{"id":71751,"date":"2022-03-28T19:27:56","date_gmt":"2022-03-28T17:27:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/makineri-pastrimi-parash-onm-ngre-dyshime-mbi-pasurite-e-gjyqtares-elbana-lluri\/2022\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T16:38:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:38:29","slug":"makineri-pastrimi-parash-onm-ngre-dyshime-mbi-pasurite-e-gjyqtares-elbana-lluri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/makineri-pastrimi-parash-onm-ngre-dyshime-mbi-pasurite-e-gjyqtares-elbana-lluri\/2022\/03\/28\/","title":{"rendered":"\u2018Makineri pastrimi parash\u2019: ONM ngre dyshime mbi pasurit\u00eb e gjyqtares Elbana Lluri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb parashtrimet e saj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e vuri disa her\u00eb theksin te lidhja e ve\u00e7ant\u00eb me motr\u00ebn q\u00eb i kishte dhuruar disa milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Lluri i dha k\u00ebto argumente nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb q\u00eb vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb mbetej n\u00eb fuqi, pavar\u00ebsisht ankimimit t\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs ngriti dyshime mbi argumentet e gjyqtares. Pas nj\u00eb seance t\u00eb shkurt\u00ebr pyetje-p\u00ebrgjigje t\u00eb fokusuar mbi dhurimet q\u00eb Lluri pretendonte, Jacobs tha se i dukej sikur motra e gjyqtares kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb \u201cmbushur gropat\u201d n\u00eb deklaratat e saj t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Jacobs, deklarimet e Llurit p\u00ebr dhurimet nga motra ishin t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb tregonin ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj q\u00eb ose ju nuk e njihni ligjin p\u00ebr ILDKPKI, ose kjo \u00ebsht\u00eb makineria m\u00eb e madhe e pastrimit t\u00eb parave q\u00eb un\u00eb kam hasur gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja i kund\u00ebrshtoi konstatimet. Ajo tha se e motra dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin 30 milion\u00eb euro pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, dhe i konsideroi dhurimet p\u00ebr t\u00eb si normale nisur nga \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnia e ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Debati mes Llurit dhe Jacobs u zhvillua n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegji e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ku gjyqtarja po p\u00ebrballet me ankimin e Komisionerit Publik q\u00eb k\u00ebrkon rihetimin e pasuris\u00eb s\u00eb saj dhe ngre dyshime mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve dhe dy makinave.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 2 shkurt 2021, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj, duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb ose ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e vendosur tashm\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Komisioneri Publik ankimoi gjithashtu vendimin e konfirmimit duke k\u00ebrkuar rihetim p\u00ebr Llurin.<\/p>\n<p>Trupa e KPA, me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb rihap\u00eb hetimit p\u00ebr gjyqtaren, pasi pranoi disa prova t\u00eb reja prej saj dhe d\u00ebgjoi parashtrimet e pal\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet dhe mbrojtja<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i q\u00ebndroi ankimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Ai tha n\u00eb fjal\u00ebn e tij se k\u00ebrkonte nga Kolegji hetim m\u00eb t\u00eb thelluar mbi pasurit\u00eb e Llurit, konkretisht sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti 125 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb apartamenti 126 metra n\u00eb Vlor\u00eb, mund\u00ebsive t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua 25 mij\u00eb euro, burimet p\u00ebr t\u00eb mbuluar 2.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb shpenzime udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare p\u00ebr subjektin dhe t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetur n\u00eb parashikimet e nenit F, pika 3 e aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb shkaqet e parashtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankim t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb nga ana e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, duke disponuar \u00e7eljen e hetimit dhe marrjen e provave p\u00ebrkat\u00ebse, sipas k\u00ebrkimeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebsaj parashtrese\u201d, lexoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Ballhysa po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb KPA t\u00eb hetonte lidhjen mes subjektit dhe nj\u00eb Audi Q7, e bler\u00eb nga ish-vjehrri i saj dhe n\u00eb p\u00ebrdorim nga ish-bashk\u00ebshorti, gjyqtari Gerd Hoxha, vendimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit po ashtu \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb Kolegj. Ai tha se Kolegji duhej t\u00eb hetonte pretendimet e Llurit mbi munges\u00ebn e detyrimit p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u mbrojt duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje Kolegjit se pasuria e saj ishte hetuar dy her\u00eb nga dy trupa t\u00eb ndryshme t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe se n\u00eb t\u00eb dyja rastet nuk ishin gjetur probleme. Ajo tha se edhe pse procesi ndaj saj dhe procesi ndaj ish-bashk\u00ebshortit, Gerd Hoxha ishin t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasuria e saj u ishte n\u00ebnshtruar verifikimeve dhe ishte konsideruar si e ligjshme n\u00eb t\u00eb dy rastet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Lluri k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte lidhje me makin\u00ebn, nj\u00eb Audi Q7 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit, por n\u00eb p\u00ebrdorim nga bashk\u00ebshorti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ONM ka ngritur dyshime se ishte pasuri e fshehur. Lluri tha se kontrata e p\u00ebrdorimit ishte para martese dhe se ajo nuk e kishte ngar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb makin\u00ebn edhe pse kishte qen\u00eb n\u00eb udh\u00ebtime me ish-bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Lluri po ashtu pretendoi se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb saj ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 25 mij\u00eb dollar\u00eb. Ajo tha se kishte b\u00ebr\u00eb versione t\u00eb ndryshme t\u00eb analizave dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet t\u00eb ardhurat mjaftonin.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje marr\u00ebdh\u00ebnien me t\u00eb motr\u00ebn, q\u00eb sipas saj e kishte ndihmuar, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pag\u00eb mujore q\u00eb kishte variuar nga 30 mij\u00eb n\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2004, nj\u00eb dhurat\u00eb prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe i kishte dhuruar gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit 125 metra n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb sipas p\u00ebrllogaritjeve ishte 6.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja tha se shuma prej 30-40 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj i ishte dh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb form\u00eb dhurate dhe jo si pages\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit. Ajo sqaroi se deklarimi q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pag\u00eb ishte nj\u00eb lapsus dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb termi pun\u00eb ishte p\u00ebrdorur n\u00eb kuptim t\u00eb shp\u00ebrblimeve p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Lluri nd\u00ebrkoh\u00eb lexoi edhe q\u00ebndrimin e saj mbi 4 denoncime q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e saj ndodhej n\u00eb Kolegj. Gjyqtarja tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se kall\u00ebzimet kishin t\u00eb b\u00ebnin me arsyetimin e \u00e7\u00ebshtjeve, nd\u00ebrsa referoi se vendimet e saj ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta dhe se ajo kishte vendosur p\u00ebr rastet bazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p><strong>Debati me Jacobs<\/strong><\/p>\n<p>Kur trupa gjykuese u kthye pas nj\u00eb t\u00ebrheqje n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb lidhje me hapjen apo jo t\u00eb hetimeve, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs mori fjal\u00ebn p\u00ebr disa pyetje.<\/p>\n<p>Jacobs i k\u00ebrkoi Llurit detaje mbi marr\u00ebdh\u00ebniet financiare me motr\u00ebn, duke pyetur disa her\u00eb n\u00ebse kishte prova p\u00ebr dhurimin e 2 milion\u00eb lek\u00ebve apo p\u00ebr pagesat mujore. Jacobs tha se e shikonte t\u00eb dyshimt\u00eb transferimin e shumave kaq t\u00eb m\u00ebdha dhe munges\u00ebs s\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Lluri k\u00ebmb\u00ebnguli se fakti q\u00eb k\u00ebto para ishin dh\u00ebn\u00eb para marrjes s\u00eb detyr\u00ebs dhe ajo i kishte deklaruar ato si kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb, kjo duhej t\u00eb merrej si prov\u00eb nga Kolegji dhe ato duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Lluri k\u00ebmb\u00ebnguli se motra ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb financiare, k\u00ebmb\u00ebngulje s\u00eb cil\u00ebs Jacobs iu p\u00ebrgjigj se nuk ishin aty p\u00ebr t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi tha se pavar\u00ebsisht deklarimit para detyr\u00ebs, Lluri kishte pasur detyrim t\u00eb provonte me dokumentacion ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave. Ai tha se ishte po ashtu i dyshimt\u00eb fakti q\u00eb fillimisht pagesat mujore ishin deklaruar si t\u00eb ardhura pune dhe m\u00eb pas si dhurime.<\/p>\n<p>Jacobs tha se ndryshimi n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb kunatit t\u00eb gjyqtares n\u00eb vitit 2018 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se gjyqtarja ishte paguar p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe asaj t\u00eb vitit 2020 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se ajo ishte paguar si dado, dukej se ishte b\u00ebr\u00eb pasi ai ishte ndjer\u00eb ngusht\u00eb se KPA \u201cdo t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb verifikonte librat e kompanis\u00eb p\u00ebr k\u00ebto pagesa\u201d.<\/p>\n<p>Ai po ashtu tha se ishte e dyshimt\u00eb q\u00eb parat\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit e saj merrnin nga motra p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze, ishin kursyer p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pas gjyqtares. Jacobs po ashtu theksoi se marrja e kredis\u00eb dhe investimi i nj\u00eb shum\u00eb 25 mij\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb cil\u00ebn Lluri e bleu vet\u00ebm 3 vjet m\u00eb von\u00eb, ishte po ashtu jo bind\u00ebs.<\/p>\n<p>Lluri n\u00eb q\u00ebndrimet e saj p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia me motr\u00ebn e madhe ishte e ve\u00e7ant\u00eb dhe se ajo kishte qen\u00eb e larguar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe nga familja biologjike e se kishte qen\u00eb motra e madhe q\u00eb e kishte rritur. \u201cUn\u00eb isha si vajza e saj e madhe,\u201d tha ajo p\u00ebr t\u00eb shpjeguar marr\u00ebdh\u00ebnien.<\/p>\n<p>Por Jacobs i konsideroi argumentet e gjyqtares jo-bind\u00ebse. Ai p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb k\u00ebtyre parave dhe se gjyqtarja kishte detyrim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb deklaronte pasurin\u00eb, por edhe t\u00eb provonte me dokumente at\u00eb. \u00a0Ai tha se bazuar n\u00eb sa ishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb proces i dukej se motra e Llurit ishte ajo q\u00eb \u201cmbush gropat n\u00eb deklaratat e tua t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Llurit p\u00ebr gjendjen e mir\u00eb financiare t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs duke e llogaritur kapitalin e saj dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 30 milion\u00eb euro, Jacobs iu p\u00ebrgjigj me ironi. \u201cUn\u00eb kam lindur nat\u00ebn, por jo mbr\u00ebm\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij debati, KPA njoftoi hapje t\u00eb hetimit, b\u00ebrjen e nj\u00eb analize t\u00eb re financiare dhe caktimin e seanc\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs n\u00eb 4 maj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb parashtrimet e saj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e vuri disa her\u00eb theksin te lidhja e ve\u00e7ant\u00eb me motr\u00ebn q\u00eb i kishte dhuruar disa milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Lluri i dha k\u00ebto argumente nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb q\u00eb vendimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71752,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/IMG-3885-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:V.Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71751"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71751"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71751\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71753,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71751\/revisions\/71753"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}