{"id":71760,"date":"2022-03-25T17:19:40","date_gmt":"2022-03-25T16:19:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-mulaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti-dhe-perdorimin-e-nje-automjeti\/2022\/03\/25\/"},"modified":"2023-04-06T16:39:07","modified_gmt":"2023-04-06T14:39:07","slug":"hysni-mulaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti-dhe-perdorimin-e-nje-automjeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-mulaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti-dhe-perdorimin-e-nje-automjeti\/2022\/03\/25\/","title":{"rendered":"Hysni Mulaj jep shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Hysni Mulaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 25 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb kunatit q\u00eb e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Nj\u00eb raport negativ i DSIK u konsiderua pa lidhje me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa Mulaj dha q\u00ebndrimin e tij edhe p\u00ebr disa konstatime p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Mulaj po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me realtore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Hysni Mulaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Bulqiz\u00ebs dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u relatua m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 101.4 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb prokurori Mulaj e ka porositur n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebns 39 mij\u00eb e 546 euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka sh\u00ebnuar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2004 dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara po nga i ati n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se subjekti kishte deklaruar si burim t\u00eb huas\u00eb dhe vler\u00ebs s\u00eb dhuruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij; aktiviteti privat i t\u00eb atit; t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb emigrim; t\u00eb ardhurat familjare nga bujq\u00ebsia e blegtoria, si dhe ato nga shitja e bim\u00ebve medicinale.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza paraprake ka rezultuar se familja e prokurorit Mulaj nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy shumat e sip\u00ebrcituara n\u00eb vitet 2004 dhe 2005.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij se ishte pjes\u00ebrisht dakort me gjetjen e Komisionit. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se babai kishte ushtruar nj\u00eb aktivitet privat nga kishte gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, pasi ishte i vetmi q\u00eb e ofronte at\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb zon\u00ebn ku jetonin. Megjith\u00ebse subjekti pranoi se biznesi i t\u00eb atit nuk kishte qen\u00eb i regjistruar, ai deklaroi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb v\u00ebrtetonte se aktiviteti kishte egzistuar dhe se ishin paguar rregullisht detyrimet n\u00eb pushtetin vendor. Duke e cil\u00ebsuar t\u00eb atin si taksapagues t\u00eb rregullt ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet t\u00eb pakt\u00ebn niveli minimal i t\u00eb ardhurave nga ky aktivitet.<\/p>\n<p>Mulaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin edhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, blegtoria dhe shitja e bim\u00ebve medicinale. Sipas subjektit, prodhimet bujq\u00ebsore dhe familjare kishin ndikuar dhe n\u00eb uljen e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, pasi pjesa m\u00eb e madhe sigurohej prej ekonomis\u00eb familjare. Ai e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb faktin se Komisioni kishte konsideruar si shpenzime jetese 66% t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ky koficent t\u00eb ulej.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, ai shpjegoi se t\u00eb ardhurat nga paga e tij i kishte dor\u00ebzuar pran\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs prej vitit 1997 deri n\u00eb 2007-\u00ebn kur kishte lidhur martes\u00eb. Ai shtoi se dhe kur ishte transferuar n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ishte ndihmuar nga familja e origjin\u00ebs me prodhime bujq\u00ebsore e blegtorale dhe se gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs edhe ai kishte kontribuar financiarisht p\u00ebr ata.<\/p>\n<p>Mulaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr burimet e huas\u00eb dhe t\u00eb dhurimit t\u00eb konsideroheshin dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb emigrim, q\u00eb sipas tij kishte punuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb vitin 2007, me burim t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs p\u00ebrpara martes\u00ebs. Zhegu tha se nga hetimi ka rezultuar se familja e bashk\u00ebshortes nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj deklaroi se familja e bashk\u00ebshortes kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga biznesi familjar n\u00eb Maqellar\u00eb. Ai sqaroi se kishte siguruar nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb vitit 1998 p\u00ebr regjistrimin e biznesit, nd\u00ebrsa shtoi se institucionet e pushtetit vendor kishin transferuar dokumentacionin p\u00ebr aktivitetet private dhe p\u00ebr shkak se nuk i kishin inventarizuar, kishte qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb gjente gjith\u00eb dokumentet.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Zhegu vijoi me gjetjet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin, n\u00eb fund t\u00eb relatimit kryesuesja Bekteshi i kujtoi se nuk kishte pasqyruar nj\u00eb prej konstatimeve, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb automjet n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb prokurorit Mulaj.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se subjekti ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes p\u00ebr \u00e7mimin 6000 euro. Sipas relatores, kunati ka autorizuar p\u00ebrdorimin e mjetit p\u00ebr nj\u00eb vit nga prokurori Mulaj. Ky i fundit ka shpjeguar p\u00ebr trup\u00ebn e KPK-s\u00eb se e kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn nga viti 2012 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se mjeti \u00ebsht\u00eb reklamuar p\u00ebr shitje n\u00eb faqe online ku gjendet si num\u00ebr kontakti ai i zot\u00ebruar nga Mulaj.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronar i automjetit dhe nuk ka provuar mund\u00ebsin\u00eb e kunatit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie\u201d, pohoi Zhegu.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim. Ai theksoi se familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga biznesi q\u00eb zot\u00ebronin prej vitesh. \u201cTej \u00e7do dyshimi konfirmohet se familja e kunatit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e automjetit\u201d, pohoi Mulaj.<\/p>\n<p>I pyetur nga Zhegu lidhur me vendosjen e numrit t\u00eb tij si kontakt n\u00eb lajm\u00ebrimin e shitjes, Mulaj shpjegoi se e kishte vendosur kunati dhe se vet\u00eb ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni. \u201cNumrin tim t\u00eb pun\u00ebs nuk do ta vendosja kurr. \u00cbsht\u00eb veprim p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs q\u00eb ka kunati. Un\u00eb dhe bashk\u00ebshortja e kemi p\u00ebrdorur automjetin, por makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej tij\u201d, deklaroi Mulaj dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos llogaritet si gjetje ky konstatim.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb prokurorit Hysni Mulaj. N\u00eb vijim ka ndryshuar q\u00ebndrim duke dor\u00ebzuar nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin e ka konsideruar subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Zhegu deklaroi se informacionet e DSIK-s\u00eb ishin verifikuar dhe rezultonin se nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin u evidentuan gjetje p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti dhe p\u00ebr nj\u00eb prej dy denoncimeve t\u00eb depozituara n\u00eb KPK nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast vendimi i mosfillimit t\u00eb procedimit ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga subjekti jasht\u00eb afatit. Mulaj shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se tejkalimi kishte ardhur pasi ishin kryer disa verifikime para vendimit t\u00eb mosfillimit. Sipas subjektit, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin pushimet dim\u00ebrore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte pasur vones\u00eb n\u00eb kryerjen e verifikimeve. Ai deklaroi se tejkalimi afatit nuk kishte sjell\u00eb pasoja n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>Zhegu evidentoi dy \u00e7\u00ebshtje ku sipas saj t\u00eb pandehurve nuk u ishte komunikuar k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim. Mulaj e kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebt\u00eb gjetje duke shpjeguar se t\u00eb pandehurve u ishin komunikuar akuzat, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim u ishte d\u00ebrguar me post\u00eb n\u00eb institucionet e paraburgimit ku ata ndodheshin.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi dhe nj\u00eb prej denoncimeve t\u00eb kyer nga shtetasja E.M., e cila ka pretenduar se subjekti me t\u00eb padrejt\u00eb ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bazuar n\u00eb kall\u00ebzimin e saj ndaj ish bashk\u00ebshortit gjyqtar, A.M., p\u00ebr vjedhjen e nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Mulaj shpjegoi se mjeti ishte fituar gjat\u00eb martes\u00ebs mes pal\u00ebs kall\u00ebzuese dhe t\u00eb kall\u00ebzuarit. Sipas subjektit, kshte nj\u00eb proces civil p\u00ebr ndarjen e pasuris\u00eb dhe nuk egzistonte vepra penale. Ai deklaroi se vendimin e pushimit ia kishte d\u00ebrguar kall\u00ebzueses me post\u00eb n\u00eb adres\u00ebn e sh\u00ebnuar prej saj, por shkresa ishte kthyer me motivin se adresa nuk kishte qen\u00eb e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Mulaj deklaroi se arsyetimet e vendimeve t\u00eb tij kishin qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb ligj e n\u00eb prova dhe se nuk kishin c\u00ebnuar asnj\u00ebher\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Hysni Mulaj i konsideroi gjetjet e Komisionit si probleme formale dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 1 prill, n\u00eb or\u00ebn 08:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Hysni Mulaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 25 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb kunatit q\u00eb e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Nj\u00eb raport negativ i DSIK u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71761,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[314,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Hysni-Mulaj-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs Hysni Mulaj | Foto: BIRN\/Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71760"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71760"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71760\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71762,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71760\/revisions\/71762"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}