{"id":71772,"date":"2022-03-24T15:39:27","date_gmt":"2022-03-24T14:39:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-komisioni-kreu-shkelje-te-renda-procedurale-gjate-vetingut-te-edmond-hykes\/2022\/03\/24\/"},"modified":"2023-04-06T16:39:34","modified_gmt":"2023-04-06T14:39:34","slug":"kpa-komisioni-kreu-shkelje-te-renda-procedurale-gjate-vetingut-te-edmond-hykes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-komisioni-kreu-shkelje-te-renda-procedurale-gjate-vetingut-te-edmond-hykes\/2022\/03\/24\/","title":{"rendered":"KPA: Komisioni kreu shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale gjat\u00eb vetingut t\u00eb Edmond Hyk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Seanca publike e zhvilluar t\u00eb enjten m\u00eb 24 mars n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA lidhur me shqyrtimin e ankimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edmond Hyka kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij, zbuloi shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb kryera gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. Pasi u pranuan nj\u00eb pjes\u00eb e provave dhe u rr\u00ebzua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e subjektit p\u00ebr thirrjen e familjar\u00ebve si d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr t\u2019u pyetur p\u00ebr shumat e deklaruara si t\u00eb trash\u00ebguara nga babai i ndjer\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim.<\/p>\n<p>Edmond Hyka u shkarkua nga detyra m\u00eb 20 dhjetor 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr dhuratat nga prind\u00ebrit n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha, blerjen e nj\u00eb apartamenti, si dhe investimet n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Hyka u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi. Hyka u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin mori not\u00eb minimale kualifikuese.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Rezarta Schuetz sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb enjten se \u00e7\u00ebshtja u kalua p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb korrigjuar gabimet e KPK-s\u00eb. Sipas Shuetz, Komisioni e ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr Hyk\u00ebn n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale duke mos i dh\u00ebn\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar prova.<\/p>\n<p>Hyka dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor, avokati Jordan Daci sqaruan n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tyre pretendimet e ngritura n\u00eb ankim. Sipas Dacit, KPK jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte mund\u00ebsuar marrjen e provave t\u00eb reja, por as provat e dor\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb nuk i kishte n\u00ebnshtruar n\u00eb debatin gjyq\u00ebsor duke mos arsyetuar mbi to.<\/p>\n<p>Daci theksoi se megjith\u00ebse KPK i kishte kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs, nuk i kishte shqyrtuar shpjegimet dhe dokumentet e dor\u00ebzuara prej tij. \u201cShkeljet pocedurale e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb mos rrij\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, v\u00ebrejti Daci dhe k\u00ebrkoi q\u00eb subjekti t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai parashtroi arsyet p\u00ebrse babai i ndjer\u00eb i subjektit ia kishte l\u00ebn\u00eb atij pasurin\u00eb e krijuar dhe pse motrat kishin hequr dor\u00eb. Sipas avokatit Daci, n\u00eb vitin 1991 v\u00ebllai i prokurorit Hyka kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb tragjikisht dhe subjekti i kishte vendosur t\u00eb nj\u00ebjtin emr\u00ebr djalit q\u00eb kishte sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb m\u00eb von\u00eb. Sipas tij, nisur nga ky fakt babai kishte krijuar nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb shpirt\u00ebrore me nipin dhe me subjektin.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb depozite dyem\u00ebrore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Hyka dhe babait t\u00eb tij, Daci shpjegoi se subjekti nuk kishte pasur dijeni, nd\u00ebrsa kur e kishte m\u00ebsuar pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit e kishte deklaruar menj\u00ebher\u00eb. \u201cAto shuma kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe subjekti i ka deklaruar p\u00ebrpara se t\u00eb dinte q\u00eb do fillonte procesi vetingut. Nuk ka fshehje apo parregullsi\u201d, arugmentoi Daci.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Hyk\u00ebs u ndal tek t\u00eb ardhurat nga puna si avokat deri n\u00eb vitin 2005, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ai shpjegoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb detyrimet tatimore p\u00ebr avokatin\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00eb fikse dhe se subjekti ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr tatimet dhe sigurimet shoq\u00ebrore q\u00eb ka shlyer. Sipas Dacit, subjekti ka paraqitur 135 vendime gjyq\u00ebsore ky rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb avokat. \u201cSikur t\u00eb p\u00ebrllogaritej edhe tarifa minimale p\u00ebr sh\u00ebrbimin e avokatis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb lek\u00eb, at\u00ebher\u00eb rezulton se vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb provuara ka siguruar t\u00eb pakt\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb nga vendimet rezulton se disa \u00e7\u00ebshtje subjekti i ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb tregon se ka pasur pagesa n\u00eb vlera edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, sqaroi Daci dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb vler\u00eb i gjith\u00eb bilanci negativ p\u00ebrmbyset dhe rezulton pozitiv.<\/p>\n<p>Daci deklaroi se ishin provuar dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga pensionet, nga aktiviteti tregtar i babait, si dhe nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb objekti. Sipas mbrojt\u00ebsit t\u00eb Hyk\u00ebs, qiramarr\u00ebsi ishte subjekt tregtar dhe se kishte qen\u00eb detyrimi i tij ligjor p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimit tatimor. Por, sipas tij, subjekti ka dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton pages\u00ebn e k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>Avokati Daci v\u00ebrejti se gjitha veprimet financiare ishin kryer n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar edhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga subjekti.<\/p>\n<p>Prokurori Hyka theksoi se Komisioni jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte konsideruar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve dhe ato nga shitja e nj\u00eb prone, por edhe ato nga pensionet dhe nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga i ati me vendim gjyq\u00ebsor. Subjekti shtoi se p\u00ebr ekzekutimin e k\u00ebitj vendimi kishte dor\u00ebzuar dokumentacionin p\u00ebrmbarimor.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb pranoj\u00eb si prova nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjera u sqarua se mund t\u00eb aksesohen drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga trupi gjykues, n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Relatori \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtari Sokol \u00c7omo i drejtoi prokurorit Hyka disa pyetje lidhur me likujditetet bankare dhe ato cash t\u00eb babait nd\u00ebr vite, si dhe p\u00ebr raportin nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2005, para filimit t\u00eb detyr\u00ebs, Hyka shpjegoi se ishte krijuar nga t\u00eb ardhurat familjare dhe prej pun\u00ebs s\u00eb tij si avokat. Ai shpjegoi se gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes, p\u00ebrfshi dhe t\u00eb tijat administroheshin nga babai.<\/p>\n<p>Hyka sqaroi se n\u00eb vitin 2005, ai kishte pasur dhe nj\u00eb llogari ve\u00e7mas n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, se n\u00eb 2006-\u00ebn ishin kursyer 500 mij\u00eb lek\u00eb nga famija dhe n\u00eb 2008-\u00ebn kishin mbledhur n\u00eb total 4.2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i kishin transferuar p\u00ebr bono thesari n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas Hyk\u00ebs, n\u00eb vitin 2009, kishin shtuar dhe interesat n\u00eb vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe vlera totale e depozit\u00ebs kishte shkuar 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 35 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 25 mij\u00eb euro si gjendje cahs n\u00eb sht\u00ebpi dhe pjesa tjet\u00ebr e depozituar n\u00eb bank\u00eb, Hyka shpjegoi se kjo vler\u00eb ishte krijuar nga t\u00eb ardhurat e familjes, aktivitti tregtar i t\u00eb atit dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si t\u00eb trash\u00ebguar nga babai, Hyka shpjegoi se 2.5 milion\u00eb lek\u00eb i ishin dor\u00ebzuar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij nga ortaku i ndjer\u00eb i babait, pas vdekjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr shpjegoi se ishte gjendur n\u00eb llogarin\u00eb dyem\u00ebrore me t\u00eb atin, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte pasur dijeni para se babai t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit me ato t\u00eb motrave n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale lidhur me k\u00ebto shuma, Hyka k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb thirren si d\u00ebshmitare p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn. \u201cDeklarimi notarial \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe nuk ka pasur si q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb deformuar realitetin\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli avokati Daci.<\/p>\n<p>Por kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua nga trupi gjykues si e panevojshme dhe e pap\u00ebrshtatshme. Pasi Kolegji vendosi t\u00eb mbylli hetimin gjyq\u00ebsor, avokati Daci deklaroi se situatat p\u00ebr shumat e trash\u00ebguara nga babai kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pavarura nga subjekti i rivler\u00ebsimit. \u201cMendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej debatit gjyq\u00ebsor. Nuk ka tendenc\u00eb p\u00ebr fshehje dhe konsiderojm\u00eb se me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara bilanci financiar rezulton pozitiv\u201d, u shpreh Daci dhe k\u00ebrkoi q\u00eb trupi gjykues t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit duke e konfirmuar Hyk\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 7 prill n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca publike e zhvilluar t\u00eb enjten m\u00eb 24 mars n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA lidhur me shqyrtimin e ankimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edmond Hyka kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij, zbuloi shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb kryera gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. Pasi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71773,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[303,112,149,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4164.jpg","fifu_image_alt":"Avokati Jordan Daci dhe trupa e KPK gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr prokurorin Edmond Hyka. FOTO:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71772"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71774,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71772\/revisions\/71774"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}