{"id":71781,"date":"2022-03-21T15:41:30","date_gmt":"2022-03-21T14:41:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-erind-reovica-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/03\/21\/"},"modified":"2023-04-06T16:40:28","modified_gmt":"2023-04-06T14:40:28","slug":"kpk-prokurori-erind-reovica-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-erind-reovica-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/03\/21\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Erind Reovica c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit Erind Reovica u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 shkurt 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit v\u00ebrehet se, megjith\u00ebse prokurori Reovica ka qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht bashk\u00ebpunues n\u00eb fillimet e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj tij, kur \u00ebsht\u00eb njohur me mbylljen e hetimit administrativ, ka k\u00ebrkuar shtyrje t\u00eb afatit p\u00ebr kthimin e p\u00ebrgjigjeve apo edhe t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, q\u00eb sipas KPK jo gjithomn\u00eb jan\u00eb kryer p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrligjura e t\u00eb justifikuara objektivisht.<\/p>\n<p>Komisioni shton se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues n\u00eb hetimin e kryer p\u00ebr aspektin profesional dhe k\u00ebto q\u00ebndrime jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor lidhur me konkluzionin p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Erind Reovica ka qen\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb n\u00eb vitin 2005 deri n\u00eb vitin 2014, kur ka filluar t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Procesi i rivler\u00ebsimit ndaj tij u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>KPK e ka shtrir\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe p\u00ebr pasurit\u00eb dhe likujditetet e deklaruara prej subjektit p\u00ebrpara ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, kur ai ka punuar si OPGJ.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Reovica ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 34.8 m2 n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2011 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 34 mij\u00eb e 800 euro me\u00a0kursimet e emigrimit n\u00eb Itali dhe ndihm\u00eb financiare nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, n\u00eb vitin 2014 Reovica ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb apartamentit vet\u00ebm kursimet e emigrimit n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pas em\u00ebrimit si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2005, Reovica ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb ku ka sh\u00ebnuar se dispononte gjendje cash shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro t\u00eb krijuar gjat\u00eb viteve 1997 \u2013 2005, por pa e deklaruar burimin. Nd\u00ebrsa n\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb ardhura\u201d ka deklaruar t\u00eb ardhura nga paga vjetore n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro nga emigracioni n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016 nga ILDKPKI-ja n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj gjendje cash, subjekti ka deklaruar se i kishte kursyer nga t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, t\u00eb siguruara prej pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb pyetur s\u00ebrish n\u00eb ILDKPKI dhe ka deklaruar se si burim p\u00ebr shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro, ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga emigracioni ka sh\u00ebrbyer dhe ndihma financiare nga babai, i cili ka\u00a0zot\u00ebruar nj\u00eb hotel n\u00eb Berat q\u00eb prej vitit 1994. Sipas KPK, subjekti nuk ka specifikuar se cfar\u00eb vlere vjen nga secili burim, si dhe nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor justifikues n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre deklarimeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit n\u00eb KPK, Reovica ka deklaruar se shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 1000 m2 dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb impanti gazi, por pa e p\u00ebrmendur gjendjen cash si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb. Komisioni e konsideron k\u00ebt\u00eb deklarim n\u00eb kund\u00ebrshtim me shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb ILDKPKI dhe me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ku \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese ka vler\u00ebsuar se n\u00eb rastin e Reovic\u00ebs, t\u00eb ardhurat nga emigracioni kan\u00eb mbetur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb nivel deklarativ dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i konsideron t\u00eb pabesueshme pretendimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura. Po ashtu, konstatohet se Reovica nuk ka provuar me dokumentacion edhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndihm\u00ebn e tyre financiare n\u00eb blerjen e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer transaksionet p\u00ebr apartamentin, subjekti ishte OPGJ pran\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, Komisioni \u00e7mon se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore apo q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me realitetin pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosjustifikimit t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb me t\u00eb ardhura nga emigracioni, t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb kushtet e pamjaftueshmeris\u00eb n\u00eb deklarime si dhe ekzistenc\u00ebs s\u00eb element\u00ebve q\u00eb c\u00ebnojne besimin e tij te publiku si pjese e sistemit t\u00eb drejtesis\u00eb.<\/p>\n<p>Reovica ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe nj\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb, nga k\u00ebto 500 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke dhe 1 milion lek\u00eb t\u00eb kursyera nga emigrimi n\u00eb Itali. Nisur nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave nga emigracioni n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs, shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb e deklaruar si burim nga shitja nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb provimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe vlera tjet\u00ebr 1 milion\u00eb lek\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur t\u00eb paqart\u00eb situat\u00ebn e paraqitur nga subjekti lidhur me aktivitetin p\u00ebr impantin e gazit t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb. Sipas trup\u00ebs gjykuese, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe kan\u00eb mbetur t\u00eb paqarta se kur \u00ebsht\u00eb regjistruar shoq\u00ebria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka kryer deklarime n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2005 kur ka filluar pun\u00eb si OPGJ; se cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb aksioner\u00ebt dhe sa p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve ka pasur subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri; cili \u00ebsht\u00eb statusi aktual i shoq\u00ebris\u00eb; si dhe sa ka qen\u00eb p\u00ebrqindja e fitimit t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti n\u00eb parashtrimet e veta, mungon t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb lidhje me periudh\u00ebn e procedura t\u00eb regjistrimit, ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb kapitalin e saj, periudh\u00ebn e \u00e7regjistrimit t\u00eb saj, personin me emrin \u2018B.\u2019, duke u mjaftuar vet\u00ebm me deklarimin se kjo shoq\u00ebri nuk ka funksionar asnj\u00ebher\u00eb\u201d, v\u00ebren KPK dhe shton se Reovica nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr k\u00ebrkim t\u00eb dh\u00ebnash pran\u00eb \u00e7do institucioni ligjor kompetent pran\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb regjistruar shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin se subjekti ka ushtruar veprimtari n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, mosdh\u00ebnia e shpjegimeve dhe e dokumenteve shkresore, si dhe mosdeklarimi i identitetit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb prej aksioner\u00ebve, jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sjelljeve q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Reovica \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 17 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015. Si burim p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, Reovica ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb krijuar nga kursimet e tij nga paga si OPGJ nd\u00ebr vite. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 785 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Volks\u00ebagen n\u00eb vitin 2011 dhe gjendjen e nj\u00eb llogarie bankare.<\/p>\n<p>Balancat negative t\u00eb konkluduara nga KPK p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve jan\u00eb \u00e7muar shkarkuese. Sipas trupit gjykues edhe n\u00eb qasje garantiste ndaj subjektit, duke konsideruar me burime t\u00eb ligjshme nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb likujditeteteve, s\u00ebrish balanca negative p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit do t\u00eb mbetej n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkak p\u00ebr penalzimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i par\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka qen\u00eb pozitiv p\u00ebr prokurorin Reovica. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ institucionet ligjzbatuese kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK informacione kofidenciale p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me disa persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale. K\u00ebto informacione nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar dhe n\u00eb p\u00ebrfundim Reovica \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin profesional jan\u00eb evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh q\u00eb trupa gjykuese i ka \u00e7muar penalizuese. Nga \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku dhe n\u00eb medie, KPK konstaton se subjekti ka zvarritur hetimet.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Reovica nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime, argumente dhe dokumente shkresore n\u00eb lidhje me konstatimet p\u00ebr t\u00eb cilat i ka kaluar barra e proves p\u00ebr zvarritjet e hetimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u00ebsht\u00eb justifikuar me paaft\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkohshme n\u00eb pun\u00eb si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimeve q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksident, si dhe me situat\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb COVID -19, si shkaqe p\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore jasht\u00eb afateve.<\/p>\n<p>K\u00ebto justifikime t\u00eb p\u00ebrdorura edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti p\u00ebrpara se t\u00eb ndodhte aksidenti dhe t\u00eb fillonte pandemia, jan\u00eb konsideruar si munges\u00eb serioziteti n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve dhe bashk\u00ebpunimin me Komisionin.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb ose ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb p\u00ebrcipta n\u00eb lidhje me t\u00eb gjitha konstatimet p\u00ebr zvarritjen e hetimeve, si dhe nuk ka paraqitur n\u00eb asnj\u00eb rast dokumente shkresore nga dosjet penale t\u00eb evidentuara, duke mos v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, mosprania e Reovic\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Komisionit si sjellje e subjektit p\u00ebr t\u00eb penguar dhe v\u00ebshtir\u00ebsuar procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, duke u prezumuar si shkak n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore.<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebndrimin e tij ndaj konstatimeve t\u00eb Komisionit apo dhe ndaj vet\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale ka treguar munges\u00eb etike dhe angazhim ndaj provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vlerave profesionale[&#8230;]. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues me Komisionin n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, q\u00eb sipas nenit 48 t\u00eb ligjit 84\/2016, \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vendimarrjes, n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs dispiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra\u201d, arsyeton KPK dhe e ka vler\u00ebsuar Reovic\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit Erind Reovica u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 shkurt 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, se ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71782,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[384,118,379,385],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vendimi-Reovica.jpg","fifu_image_alt":"KPK gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr prokurorin Erind Reovica. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71781"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71781"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71781\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71783,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71781\/revisions\/71783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}