{"id":71784,"date":"2022-03-17T19:12:09","date_gmt":"2022-03-17T18:12:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/transaksionet-e-komplikuara-financiare-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-emror-kasaj\/2022\/03\/17\/"},"modified":"2023-04-06T16:40:53","modified_gmt":"2023-04-06T14:40:53","slug":"transaksionet-e-komplikuara-financiare-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-emror-kasaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/transaksionet-e-komplikuara-financiare-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-emror-kasaj\/2022\/03\/17\/","title":{"rendered":"\u2018Transaksionet e komplikuara\u2019 financiare v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin Emror Kasaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Emror Kasaj e mbylli fjal\u00ebn e tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb enjten me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera, por ai la t\u00eb kuptohej se ishte p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se kam dashur t\u00eb jem prokuror,\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Kasaj, pas seanc\u00ebs q\u00eb zgjati 4 or\u00eb \u00a0dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dha shpjegime mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh, p\u00ebr t\u00eb cilat pranoi vet\u00eb se ishte treguar \u201cshum\u00eb naiv\u201d dhe q\u00eb ishin \u201cmjaft t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u shpjeguar\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni, q\u00eb sipas relatimit i kishte kaluar prokurorit barr\u00eb prove p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe munges\u00eb burimesh financiare, analizoi se p\u00ebrfshirja e prokurorit n\u00eb k\u00ebto transaksione kishin sjell\u00eb \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori i Gjirokastr\u00ebs u hetua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Xhensila Pine, me an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin dhe relator Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Emror Kasaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000, si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>U paguan apo jo 150 mij\u00eb euro?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit, Kasaj ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb transaksion me synim blerjen e nj\u00eb prone 1000 metra katror\u00eb n\u00eb Yzberisht me shum\u00ebn 300 mij\u00eb euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, Kasaj do paguante gjysm\u00ebn dhe gjysma tjet\u00ebr e pron\u00ebs do t\u00eb blihej nga M.L, nj\u00eb biznesmen. Prona shitej nga fqinj\u00ebt e Kasajt.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto veprime q\u00eb duken nj\u00eb transaksion krejt normal rezultuan t\u00eb ishin nj\u00eb rrokopuj\u00eb veprimesh dhe konfliktesh, me pasoj\u00eb disa padi e kund\u00ebrpadi n\u00eb gjykata t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb relatim, KPK u fokusua te deklarimet e Kasajt mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Komisioni vuri n\u00eb dukje se Kasaj kishte deklaruar vet\u00ebm shpenzimin e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gjysm\u00ebn e tok\u00ebs me burim kursimet e tij dhe bashk\u00ebshortes. Kontrata e p\u00ebrpiluar e vendoste \u00e7mimin e tok\u00ebs 5 milion lek\u00eb dhe k\u00ebto ishin paguar para noterit.<\/p>\n<p>Por dokumentet gjyq\u00ebsore q\u00eb pasuan pas d\u00ebshtimit t\u00eb transaksionit zbuluan \u00a0se vlera e pron\u00ebs bashk\u00eb me nd\u00ebrtes\u00ebn mbi t\u00eb ishte 300 mij\u00eb euro. Komici tha se bazuar n\u00eb deklarimet e Kasajt p\u00ebrmes avokatit dhe n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, rezultonte se ai e kishte paguar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por Kasaj k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se nuk kishte paguar fare para p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. Ai tha se ishte r\u00ebn\u00eb dakord me shit\u00ebsin, i cili kishte pasur borxhe masive dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera, q\u00eb pjesa e tij t\u00eb paguhej vet\u00ebm pasi t\u00eb jepej leja e nd\u00ebrtimit. \u201cNuk kisha para dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb merrej leja mund t\u00eb merrja kredi apo t\u00eb k\u00ebrkoja financim,\u201d tha Kasaj, q\u00eb pretendoi se ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shitje si nd\u00ebrmjet\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebnien n\u00eb dukje nga Komici t\u00eb deklarimeve n\u00eb gjykat\u00eb ku thuhej se e gjith\u00eb shuma ishte paguar, Kasaj tha se ishte b\u00ebr\u00eb nga avokati p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur padin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohej zbatimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes dhe se ai do paguante sipas parashikimeve n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr letr\u00ebn drejtuar Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Kasaj la t\u00eb kuptohej se pretendimi aty ishte ngritur p\u00ebr t\u00eb bllokuar nd\u00ebrhyrjet e k\u00ebtij t\u00eb fundit q\u00eb kishin penguar zbatimin e veprimeve t\u00eb p\u00ebrmbarimit. \u201cMinistri i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Papa\u201d, tha Kasaj n\u00eb seanc\u00eb. Ai shtoi se nj\u00eb ish-minist\u00ebr q\u00eb kishte pasur zon\u00eb elektorale Kombinatin, kishte penguar zbatimin e vendimeve t\u00eb p\u00ebrmbarimit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me familjen e shit\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Komici vuri n\u00eb dukje se rreth gjith\u00eb k\u00ebsaj situate, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrfshinte dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh t\u00eb tjera, disa huamarrje dhe huadh\u00ebnie, \u00a0KPK kishte konstatuar \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d nga prokurori dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kishte kaluar atij barr\u00eb prove. KPK po ashtu kishte konstatuar munges\u00eb burimesh n\u00eb shum\u00eb 22 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar shum\u00ebn 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Kasaj solli si prov\u00eb pretendimet e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, p\u00ebrfshi ortakun dhe shit\u00ebsin dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Duke iu referuar emisionit \u201cSTOP\u201d n\u00eb t\u00eb cilin ai denoncohet nga v\u00ebllai i shit\u00ebsit dhe ortaku p\u00ebr mashtrim, Kasaj tha se t\u00eb dy pal\u00ebt thon\u00eb q\u00eb ai nuk kishte paguar asnj\u00eb lek. \u201cMadje drejtuesit e emisionit b\u00ebjn\u00eb humor se un\u00eb do p\u00ebrfitoja pron\u00ebn pa paguar,\u201d tha Kasaj.<\/p>\n<p><strong>L\u00ebmshi i borxheve <\/strong><\/p>\n<p>Problemet me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb nuk p\u00ebrfundonin vet\u00ebm mbi deklarimin se sa ishte paguar. KPK vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve dhe gjat\u00eb hetimit ishte zbuluar se Kasaj pretendonte se i kishte dh\u00ebn\u00eb 50 mij\u00eb euro ortakut t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, M.L.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se M.L ia kishte marr\u00eb parat\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer brenda jav\u00ebs, por m\u00eb pas kishte refuzuar dhe se pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij, kishte refuzuar edhe t\u00eb jepte kontrat\u00eb noteriale mbi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se n\u00eb deklarime, Kasaj kishte pretenduar se k\u00ebto para ishin huazuar nga vjehrra, por nga hetimi rezultoi se transaksionet bankare kishin ndodhur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb prej pyet\u00ebsor\u00ebve, Kasaj kishte pranuar se kishte marr\u00eb nj\u00eb hua 140 mij\u00eb euro nga biznesmeni i nd\u00ebrtimit, q\u00eb ai e identifikoi si Shk\u00eblqim Fusha. Kasaj tha se k\u00ebto para ishin marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij t\u00eb detyrimit n\u00eb blerjen e tok\u00ebs n\u00eb Yzberisht, por se shit\u00ebsi kishte refuzuar t\u2019i merrte, pasi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishte ndryshuar mendje dhe nuk donte ta shiste m\u00eb pasurin\u00eb. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Kasajt, ortaku q\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre parave ia kishte k\u00ebrkuar si hua, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por Komisioni ngriti dyshime mbi ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj huaje t\u00eb padeklaruar m\u00eb par\u00eb. KPK po ashtu ngriti dyshimi p\u00ebr sjellje t\u00eb \u201cpapajtueshme me detyr\u00ebn\u201d t\u00eb Kasajt si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, pasi rezultoi se ai kishte kryer veprime hetimore, p\u00ebrfshi nj\u00eb marrje d\u00ebshmie t\u00eb Fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Kasaj k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij se huaja ishte marr\u00eb. Ai dha edhe detaje t\u00eb transferimit t\u00eb shum\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se Fusha n\u00eb mir\u00ebbesim nuk i kishte k\u00ebrkuar deklarim noterial. Ai tregoi \u00a0se nj\u00eb pjes\u00eb e parave, 90 mij\u00eb euro, ai i kishte marr cash te ish hotel Sheratoni, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 50 mij\u00eb eurosh n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb. Kasaj tha se kishte plan q\u00eb t\u2019i shlyente parat\u00eb duke i kaluar Fush\u00ebs t\u00eb drejtat mbi pron\u00ebn dhe se ai vet\u00eb do merrte prej saj vet\u00ebm pjes\u00ebn q\u00eb mbetej.<\/p>\n<p>Kasaj po ashtu tha se kishte nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shtypur me makin\u00eb shkrimi t\u00eb firmosur prej tij, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pranohej marrja e shum\u00ebs. Ai tha se nuk dinte sa vlente ky deklarim, por shtoi se ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohej hetimit penal p\u00ebr t\u00eb provuar se dokumenti ishte i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, Kasaj i kishte shpjeguar KPK-s\u00eb se kishte deklaruar vet\u00ebm borxhin nga vjehrra, pasi Fush\u00ebs ia kishte kthyer parat\u00eb kur pa q\u00eb nuk ishte realizuar kontrata. Ai tha se vjehrr\u00ebs ia kishte marr\u00eb borxhin pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar shum\u00ebn, q\u00eb nga ana tjet\u00ebr ai ia kishte dh\u00ebn\u00eb hua biznesmenit M.L., me t\u00eb cilin tani ishte n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Komisioni nga ana e tij ngriti dyshime edhe mbi ekzistenc\u00ebn e huas\u00eb nga vjehrra. Komici tha se nga hetimet rezultoi se familja e vjehrr\u00ebs nuk e kishte pasur k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash dhe nuk kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb at\u00eb. Komici tha se nga l\u00ebvizjet n\u00eb llogari dhe disa transaksione t\u00eb ngjashme ishin krijuar dyshimet se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb vet\u00eb Kasajt.<\/p>\n<p>Ky i fundit e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb KPK dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se si vjehrri dhe vjehrra kishin pasur biznese me fitime dhe se ai nuk mund t\u00eb sillte dokumentacion p\u00ebr shkak se tatimet nuk e kishin ruajtur. Ai tha se kishte sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga tatimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00ebse do ishin para t\u00eb fshehura, ai \u201cnuk ishte aq budalla\u201d sa t\u2019i transferonte ato te bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion ishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe motra e Kasajt dhe nj\u00eb i af\u00ebrm i tij q\u00eb ishin ofruar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pjes\u00ebn e ortakut M.L. Sipas Kasajt, kjo ishte b\u00ebr\u00eb kur ai kishte kuptuar se M.L nuk do i kthente pas parat\u00eb q\u00eb ai i kishte marr\u00eb vjehrr\u00ebs. Ai tha se kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve q\u00eb t\u00eb financonin pjes\u00ebn prej rreth 100 mij\u00eb euro n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00ebzim edhe gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e fundit si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb ishte ende e diskutuar dhe p\u00ebr t\u00eb pritej nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. N\u00eb diskutim ishin po ashtu 50 mij\u00eb eurot e dh\u00ebna hua nga Kasaj, p\u00ebr t\u00eb cilat ai paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb telefon t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cilin pretendoi se kishte regjistruar bisedat me huamarr\u00ebsin. Ai tha se k\u00ebto biseda ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb M.L, i cili ishte vrar\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe tha se fakti q\u00eb v\u00ebllai i huamarr\u00ebsit ishte i pranish\u00ebm, d\u00ebshmonte se ato ishin b\u00ebr\u00eb para k\u00ebtij viti dhe q\u00eb mb\u00ebshtesnin d\u00ebshmin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Komisioneri Olsi Komici e pyeti Kasaj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se pse ai vazhdonte t\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, me gjith\u00eb telashet q\u00eb ajo i kishte krijuar. \u201cJu nuk keni paguar asnj\u00eb para dhe megjithat\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkoni ta merrni?\u201d, tha Komici. Kasaj tha se ai po k\u00ebrkonte zbatimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb tjera<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb relatim, Komisioni vuri n\u00eb dukje probleme edhe sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb makine. Sipas Komisionit makina ishte bler\u00eb nga nj\u00eb person me q\u00ebndrim n\u00eb Britani, por i ishte dh\u00ebn\u00eb prokurorit dhe se ky i fundit e kishte shitur p\u00ebr 4 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa nuk rezultonte q\u00eb pronari t\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Kasaj pretendoi se makina ishte bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb nga nj\u00eb person q\u00eb ishte nj\u00eb njohje rast\u00ebsore gjat\u00eb pushimeve verore. Ai tha se personi n\u00eb fjal\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebn me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb ai ta merrte n\u00eb p\u00ebrdorim kur t\u00eb ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai tha se kur e kishte pyetur p\u00ebr ta shitur, personi n\u00eb fjal\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb leje t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb t\u00eb donte dhe shtoi se nuk kishte pasur m\u00eb kontakte me k\u00ebt\u00eb person dhe nuk e dinte n\u00ebse ai do i k\u00ebrkonte para.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb shpjegime n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ai e pyeti Kasajn se si mund t\u00eb ndodhte nj\u00eb transaksion i till\u00eb me nj\u00eb person thuajse t\u00eb panjohur. Kasaj tha se kjo ishte m\u00ebnyr\u00eb shqiptare e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb gj\u00ebrave dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai e kishte besuar dhe dh\u00ebn\u00eb 50 mij\u00eb euro M.L. I pyetur nga Kesser p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, Kasaj p\u00ebrs\u00ebriti se ishte treguar \u201cnaiv i madh\u201d, di\u00e7ka q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij. Ai tha se kurr\u00eb s\u2019e kishte menduar q\u00eb ky proces do i krijonte kaq shum\u00eb probleme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hua tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb nga Kasaj prej 4 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb person me iniciale A. Sht\u00ebmbari \u00a0rezultoi po ashtu problematike, pasi sipas KPK-s\u00eb, Sht\u00ebmbari kishte qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt i pyetur nga Kasaj n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kasaj k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e hershme dhe ai nuk kishte parashikuar se do i jepte m\u00eb von\u00eb borxh k\u00ebtij personi. Ai tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk kishte sjellje t\u00eb papajtueshme.\u00a0 Ai iu p\u00ebrgjigj KPK edhe mbi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, por q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me pasurin\u00eb e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kasaj k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb rihapej hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera, duke pretenduar se provat e sjella prej tij, edhe pse tregonin nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb komplikuar, kishin rr\u00ebzuar barr\u00ebn e prov\u00ebs. Po ashtu, ai tha se nuk ishte ndonj\u00eb problem edhe n\u00ebse KPK vendoste ndryshe. \u201cNuk kam frik\u00eb nga jeta,\u201d tha Kasaj. Seanca p\u00ebr njoftimin e vendimit u caktua m\u00eb 25 mars n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Emror Kasaj e mbylli fjal\u00ebn e tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb enjten me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rihapje t\u00eb hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera, por ai la t\u00eb kuptohej se ishte p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. \u201cNuk kam ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se kam dashur t\u00eb jem [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71785,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,229],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Emror-Kasaj-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Gjirokastr\u00ebs, Emror Kasaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71784"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71784"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71784\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71786,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71784\/revisions\/71786"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}