{"id":71787,"date":"2022-03-17T18:31:55","date_gmt":"2022-03-17T17:31:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pranon-provat-e-fatri-islamajt-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor\/2022\/03\/17\/"},"modified":"2023-04-06T16:40:57","modified_gmt":"2023-04-06T14:40:57","slug":"kpa-pranon-provat-e-fatri-islamajt-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pranon-provat-e-fatri-islamajt-dhe-mbyll-hetimin-gjyqesor\/2022\/03\/17\/","title":{"rendered":"KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb enjten m\u00eb 17 mars t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb gjitha provat e dor\u00ebzuara nga gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj n\u00eb funksion t\u00eb ankimit t\u00eb tij kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi nga detyra m\u00eb 10 dhjetor 2019.<\/p>\n<p>Pasi Islamaj paraqiti parashtrimet dhe k\u00ebrkimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb, KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim, q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb 31 mars.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr Islamajn, dy komisioneret n\u00eb shumic\u00eb Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga i ati n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 65 mij\u00eb euro. Sipas shumic\u00ebs, babai i subjektit nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb p\u00ebrdorur nga Islamaj.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, Lulzim Hamitaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb arsyetim me argumentin se babai i Islamajt kishte pasur burime financiare dhe se k\u00ebrkesa e shumic\u00ebs p\u00ebr dokumentim t\u00eb shk\u00ebmbimeve financiare p\u00ebr qiran\u00eb brenda familjes ishte e tepruar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb enjten, gjyqtari Islamaj paraqiti parashtrimet kund\u00ebr gjetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij, q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb konkluzionin e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes me v\u00ebllan\u00eb e saj t\u00eb krijuar para martes\u00ebs, q\u00eb subjekti nuk e ka deklaruar.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se kishte dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja me ankimin, ku dhe kishte cituar prova t\u00eb tjera q\u00eb priste t\u2019i administronte n\u00eb vijim, t\u00eb cilat i kishte dor\u00ebzuar m\u00eb pas. Sipas Islamajt, dokumentet e depozituara v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat e nj\u00eb v\u00ebllai nga puna e tij n\u00eb Zyrih t\u00eb Zvicr\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn rreth 259 mij\u00eb franga zviceriane, si dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e kuotave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie prej v\u00ebllait tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Islamaj theksoi se aktet e reja t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb KPA nuk ishin depozituar m\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK, jo p\u00ebr faj t\u00eb tij, por p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb pavarura. Ai shtoi se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb provave q\u00eb kishte dor\u00ebzuar s\u00eb fundmi, KPK nuk i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte konsideruar se shpjegimet dhe dokumentet e dor\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb prej tij kishin qen\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Komisionit p\u00ebr mosdeklarimin e qiras\u00eb, Islamaj pretendoi se kjo lloj marr\u00ebdh\u00ebnie nuk ishte e detyruar p\u00ebr t\u2019u deklaruar. Ai e cil\u00ebsoi kontradiktore KPK-n\u00eb, q\u00eb sipas tij nga nj\u00ebra an\u00eb e konsideronte si huap\u00ebrdorje marrdh\u00ebnien q\u00eb subjekti kishte pasur me apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr kishte konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shpenzimet e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Islamaj k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb ekzistonte ndonj\u00eb dyshim p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi q\u00eb prej vitit 2014 dhe n\u00eb vijim e kishte deklaruar si adres\u00eb faktike. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr qiradh\u00ebnien e banes\u00ebs, si dhe deklaratat e t\u00eb atit t\u00eb vitit 2019 lidhur me k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Islamaj deklaroi se e kishte filluar q\u00ebndrimin me qira n\u00eb apartamentin e t\u00eb atit p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr, por sipas tij rrethanat e kishin detyruar t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb gjat\u00eb. Ai shtoi se kontrata e qiras\u00eb ishte rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb n\u00eb heshtje. \u201cDeklarata noteriale e vitit 2016 ka pasur si q\u00ebllim rregullimin dhe formalizimin e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb,\u201d pohoi Islamaj.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi si gabim vler\u00ebsimin e KPK-s\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia me k\u00ebt\u00eb apartament ishte huap\u00ebrdorje dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb ta korrigjoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Islamaj u shpreh se Komisioni ka interpretuar gabim legjislacionin, duke konsideruar t\u00eb atin si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe duke i kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron. Subjekti evidentoi se ai nuk kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi apo huadh\u00ebnie me t\u00eb atin q\u00eb t\u00eb konsiderohej si person i lidhur. Islamaj solli n\u00eb v\u00ebmendje vendime t\u00eb Kolegjit, ku arsyetohej lidhur me konsiderimin e personave t\u00eb lidhur dhe k\u00ebrkoi q\u00eb trupa gjykuese ti mbaj\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe n\u00eb rastin e tij.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pretendimeve, Islamaj theksoi gjithashtu se kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs, q\u00eb vijojn\u00eb ende t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung familjar, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb pasurive dhe shpenzimeve, madje i tejkalojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Duke analizuar provat e depozituara n\u00eb Kolegj dhe ato m\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK, Islamaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb gjitha ato q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb tatuar. Ai e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb vendimarrjen e KPK-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin nga analiza financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, kur ata rezultojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Pasi renditi t\u00eb ardhurat e siguruara nga v\u00ebllez\u00ebrit nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Zyrih t\u00eb Zvicr\u00ebs dhe p\u00ebr shitjen e kuotave n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat theksoi se i kishte provuar me dokumentacion ligjor, Islamaj tha se rezultonte q\u00eb familja e prind\u00ebrve kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente nj\u00eb vler\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo e shpenzuar p\u00ebr blerjen e apartamentit. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb korrigjohet analiza financiare, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurat neto t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam ndar\u00eb nga trungu familjar q\u00eb prej vitit 2007 nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare,\u201d shtoi Islamaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai u ndal n\u00eb konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me mosdeklarimin e nj\u00eb llogarie bankare dyem\u00ebrore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe v\u00ebllait t\u00eb saj n\u00eb shum\u00ebn 260 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb krijuar p\u00ebrpara martes\u00ebs. Subjekti sqaroi se bashk\u00ebshortja kishte harruar q\u00eb e zot\u00ebronte k\u00ebt\u00eb llogari s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb dhe se mosdeklarimi nuk kishte qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, pasi nuk kishte pasur dijeni.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ai pretendoi se e kishte deklaruar sakt\u00eb pasuris\u00eb, se nuk ishte p\u00ebrpjekur ta fshihte at\u00eb dhe k\u00ebrkoi administrimin e gjith\u00eb provave t\u00eb dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>KPA vendosi me shumic\u00eb votash q\u00eb t\u2019i administroj\u00eb si prov\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet e dor\u00ebzuara nga gjyqtari Islamaj n\u00eb ankim dhe ato n\u00eb vijim, si dhe mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb enjten m\u00eb 17 mars t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb gjitha provat e dor\u00ebzuara nga gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj n\u00eb funksion t\u00eb ankimit t\u00eb tij kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb e shkarkoi nga detyra m\u00eb 10 dhjetor 2019. Pasi Islamaj paraqiti parashtrimet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71788,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj.jpg","fifu_image_alt":"Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71787"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71787"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71787\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71789,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71787\/revisions\/71789"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71787"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71787"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71787"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}