{"id":71796,"date":"2022-03-16T18:26:35","date_gmt":"2022-03-16T17:26:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-flora-reka-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2022\/03\/16\/"},"modified":"2023-04-06T16:41:19","modified_gmt":"2023-04-06T14:41:19","slug":"prokurorja-flora-reka-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-flora-reka-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-figuren\/2022\/03\/16\/","title":{"rendered":"Prokurorja Flora Reka jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Flora Reka e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 16 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb ajo dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, q\u00eb ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb evidentuara gjat\u00eb procesit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, gjyqtarit Shp\u00ebtim Reka, i cili u shkarkua m\u00eb 22 shkurt.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo dha shpjegime dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku dhe n\u00eb media. Prokurorja Reka u p\u00ebrfaq\u00ebsua p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb Komisionit nga avokati Genci \u00c7ifligu.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtr ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa konstatime lidhur me nj\u00eb apartament 3+1 me sip\u00ebrfaqe 146.5 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro. Sipas KPK-s\u00eb, Reka nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs me rezerv\u00eb; pagimin e k\u00ebsteve n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro; burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat; detyrimin e mbetur dhe as pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sanxhaktari evidentoi se Reka ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 marrjen e kredis\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 31 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim p\u00ebrdorimin p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e KPK-s\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 744 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve n\u00eb vitin 2004 dhe 365 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu pranoi se subjekti nuk e kishte deklaruar blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2004, por argumentoi se nj\u00eb pasuri quhet pron\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb paguar gjith\u00eb \u00e7mimi. Ai theksoi se n\u00eb vijim ishte deklaruar pasi konsiderohej si pron\u00eb. \u201cPor ka deklaruar kredin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 31 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr apartamentin,\u201d v\u00ebrejti \u00c7ifligu.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti dhe familja e saj kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie nga kursimet n\u00eb vite, nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe kredia. \u00c7ifligu konstatoi se Komisioni nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb pak\u00ebsimet e llogarive bankare dhe e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb subjektit t\u00eb pasqyruar n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve TIMS duke v\u00ebrejtur se deri n\u00eb momentin e disa pagesave nuk ishin kryer udh\u00ebtime dhe nuk duhej q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb shp\u00ebrndaheshin. Po ashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrllogariteshin shpenzime p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve pas qershorit t\u00eb vitit 2006, pasi nuk kishte t\u00eb tilla. Sipas avokatit, Reka rezultonte me burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e detyrimit t\u00eb mbetur n\u00eb shum\u00ebn 7000 euro, \u00c7ifligu theksoi se subjekti ka deklaruar vler\u00ebn e apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro si dhe vler\u00ebn e paguar 60 mij\u00eb euro. \u201cDuket qart\u00eb detyrimi 10 mij\u00eb euro nga viti 2005,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e mandateve t\u00eb pagesave p\u00ebr vler\u00ebn 7000 euro, \u00c7ifligu\u00a0 solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e kishte pezulluar aktivitetin dhe kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb siguroheshin dokumente. Ai shtoi se administratori i shoq\u00ebris\u00eb kishte kryer deklarat\u00eb ku shpjegohej se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj i ishin kryer t\u00eb gjitha pagesat dhe nuk kishin detyrime.<\/p>\n<p>Reka ka deklaruar se babai i ka dhuruar n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe se ka bler\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie prej rreth 10 m2 n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo ka shpjeguar se dhurimi i pjes\u00ebs s\u00eb apartamentit nga babai \u00ebsht\u00eb i padokumentuar, pasi p\u00ebr efekt dokumentacioni \u00ebsht\u00eb kryer nga i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se babai i subjektit ka p\u00ebrfituar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli s\u00eb bashku me motr\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave t\u00eb vitit 1995 dhe n\u00eb vijim, pjes\u00ebn e tij ia ka dhuruar t\u00eb birit i cili e ka investuar. Nga objekti 8-kat\u00ebsh i nd\u00ebrtuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar dhe apartamenti t\u00eb cilin disponon prokurorja Reka.<\/p>\n<p>KPK e konsideron deklarativ pretendimin e subjektit p\u00ebr dhurimin pjes\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga babai i saj dhe blerjen e sip\u00ebrfaqes shtes\u00eb prej 10-12 m2 n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Sanxhaktarit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor, p\u00ebrfitues i nd\u00ebrtimit mbetet vet\u00ebm v\u00ebllai. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ngre dyshime dhe p\u00ebr kalimin e k\u00ebsaj pasurie vet\u00ebm tek Reka pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, duke p\u00ebrjashtuar f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu paraqiti nj\u00eb historik t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pron\u00ebs, duke theksuar se ajo \u00ebsht\u00eb e ligjshme, \u201cP\u00ebrfitimi i pasuris\u00eb ka ardhur nga veprime t\u00eb ligjshme juridike\u201d, theksoi ai dhe shtoi se edhe f\u00ebmijt\u00eb e tjer\u00eb kan\u00eb fituar nga babai n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu kund\u00ebrshtoi edhe gjetjen tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, shuma q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera dhe p\u00ebr shpenzime.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, qiramarr\u00ebsit kan\u00eb qen\u00eb subjekte tregtare dhe e kan\u00eb pasur ata detyrimin p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve. Ai shtoi, se institucionet tatimore kan\u00eb sqaruar se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb evidentohen ve\u00e7mas pagesat e subjekteve tregtare lidhur me detyrimet p\u00ebr qirat\u00eb, pasi detyrimet jan\u00eb paguar prej tyre n\u00eb total, pa u specifikuar.<\/p>\n<p>Dyshime u ngrit\u00ebn dhe mbi nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 51 m2 t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2008, pasuri t\u00eb cil\u00ebn ia ka dhuruar djalit t\u00eb prokurores Reka n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, subjekti nuk ka aritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion provues burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, megjith\u00ebse ka deklaruar se e \u00ebma kishte qen\u00eb bashk\u00ebpronare n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me tre kate n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i saj, q\u00eb fillimisht e kishte dh\u00ebn\u00eb me qira dhe e kishte shitur pas vitit 1998.<\/p>\n<p>\u201cNgrihen dyshime t\u00eb arsyeshme se kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pasuri e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit qysh prej fillimit,\u201d deklaroi Sanxhaktari lidhur me apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb Rek\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu shpjegoi se apartamenti ishte p\u00ebrfituar prej djalit t\u00eb subjektit me d\u00ebshmi testamentare nga gjyshja e tij. Ai deklaroi se ishte provuar se n\u00ebna e subjektit kishte qen\u00eb bashk\u00ebpronare e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs dhe se kjo pasuri ishte l\u00ebn\u00eb me qira dhe ishte shitur. Ai konsideroi se Reka gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e siguruara nga qiraja si dhe p\u00ebr dokumentacionin e shitjes, nd\u00ebrsa theksoi se n\u00ebna e subjektit rezultonte me t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Sanxhaktari evidentoi se Reka kishte p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 500 m2 n\u00eb fshatin Vuno t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb, q\u00eb rezulton se subjekti e ka bler\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, subjekti e ka poseduar n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb bler\u00eb nga Bashkia Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari sqaroi se kishte pasur hetime penale ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb lidhur me shitjen e trojeve, por nuk ishin gjetur probleme p\u00ebr truallin e bler\u00eb nga subjekti q\u00eb rezultonte t\u00eb kishte kryer dhe pages\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>Avokati \u00c7ifligu e cil\u00ebsoi t\u00eb pakuptim\u00eb gjetjen p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe shtoi se KPK nuk citon asnj\u00eb ligj apo dispozit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur. Ai theksoi se prona ishte bler\u00eb nga nj\u00eb autoritet publik dhe ishte kryer pagesa p\u00ebrkat\u00ebse sipas ligjit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb automjet tip Benz t\u00eb bler\u00eb nga djali i subjektit n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, KPK ka gjetur se pala shit\u00ebse e kishte bler\u00eb dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr \u00e7mimin 11 mij\u00eb e 570 euro si dhe kishte paguar 481 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Benz-it dhe rreth 800 mij\u00eb lek\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cOpel\u201d, \u00e7mimi shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7ifligu deklaroi se djali i subjektit nuk kishte arsye p\u00ebrse t\u00eb pyeste pal\u00ebn shit\u00ebse sa e kishte bler\u00eb mjetin. Ai v\u00ebrejti se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, djali i prokurores Reka e kishte shitur 650 mij\u00eb lek\u00eb, fakt q\u00eb sipas tij tregonte gjendjen jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb makin\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb kishte ndikuar dhe tek pala shit\u00ebse p\u00ebr ta shitur m\u00eb lir\u00eb nga sa e kishte bler\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu dha shpjegime dhe p\u00ebr konstatimin e KPK-s\u00eb lidhur me shitjen e nj\u00eb automjeti tip Benz nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb 2003-in p\u00ebr \u00e7mimin 2500 USD. Sipas \u00c7ifligut, bashk\u00ebshorti kishte kryer shpenzime p\u00ebr makin\u00ebn q\u00eb i kishin rritur vler\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e KPK-s\u00eb ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur burime p\u00ebr krijimin e pasurive deri n\u00eb vitin 2003, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb disa vite, konkretisht nga rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2004 dhe 2006; 120 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn; pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 750 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe rreth 360 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7ifligu e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga qiraja, gjendjet cash t\u00eb deklaruara prej subjektit, pak\u00ebsimet e tyre si dhe t\u00eb likujditetet n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e burimeve t\u00eb pasurive. Po ashtu, ai k\u00ebrkoi t\u00eb rishikohen shpezimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit si dhe t\u00eb shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, avokati \u00c7ifligu deklaroi se ishte e provuar se subjekti kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebr shpenzimet.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Reka u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb me gjetjen e Komisionit lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb mjeti nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit, ku dhe ajo kishte qen\u00eb e pranishme, q\u00eb rezultonte t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se mjeti ishte gjetur nga kunati i saj, pasi n\u00eb udh\u00ebtimin e planifikuar do t\u00eb udh\u00ebtonin dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tij. Reka deklaroi se bashk\u00ebshorti kishte pasur kontakt me personin e d\u00ebnuar vet\u00ebm n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb. Ajo shtoi se dhe dor\u00ebzimi i mjetit tek pronari ishte kryer nga babai i nipave.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo dha shpjegime dhe p\u00ebr disa gjetje lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku dhe n\u00eb media, ku n\u00eb dy raste denoncuesit kan\u00eb ngritur pretendime se subjekti me an\u00eb t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb proceduarve. K\u00ebto pretendime u kund\u00ebrshtuan nga prokurorja Reka.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari evidentoi se ndaj subjektit n\u00eb vitin 2004 ishte dh\u00ebn\u00eb prej Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm masa disiplinore \u201cv\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr largim nga detyra\u201d, lidhur me gjetjen e nj\u00eb procedimi t\u00eb vitit 2002, q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditura n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ajo deklaroi se kishte punuar gjith\u00eb koh\u00ebs me korrekt\u00ebsi, profesionaliz\u00ebm dhe ndershm\u00ebri dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Flora Reka e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 16 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb ajo dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, q\u00eb ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb evidentuara gjat\u00eb procesit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71797,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flora-Reka-me-djalin-e-saj-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Flora Reka e shoq\u00ebruar nga djali i saj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71796"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71798,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71796\/revisions\/71798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}