{"id":71805,"date":"2022-03-15T18:36:59","date_gmt":"2022-03-15T17:36:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bujar-memia\/2022\/03\/15\/"},"modified":"2023-04-06T16:41:53","modified_gmt":"2023-04-06T14:41:53","slug":"kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bujar-memia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-hap-shqyrtimin-gjyqesor-per-prokurorin-bujar-memia\/2022\/03\/15\/","title":{"rendered":"KPA hap shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin Bujar Memia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA rr\u00ebzoi t\u00eb mart\u00ebn dy k\u00ebrkesa paraprake t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia q\u00eb synonin pezullimin e procesit dhe vendosi hapjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e tij ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP q\u00eb e shkarkoi nga detyra. P\u00ebr rreth gjasht\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, Memia dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, Fatmir Braka dhe Anteo Papa parashtruan shkaqet e ankimit lidhur me aspektin procedural dhe pjes\u00ebrisht p\u00ebr themelin e \u00e7\u00ebshtjes. Kolegji vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vijuar d\u00ebgjimin e pretendimeve t\u00eb pal\u00ebve nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb dy seancat parardh\u00ebse t\u00eb zhvilluara n\u00eb datat 17 dhe 18 shkurt, Memia paraqiti k\u00ebrkesa t\u00eb tjera paraprake, duke pretenduar se KPA nuk ishte gjykata kompetente p\u00ebr shqyrtimin e rastit t\u00eb tij, si dhe k\u00ebrkoi plot\u00ebsimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD. Edhe k\u00ebto k\u00ebrkesa u rr\u00ebzuan nga KPA.<\/p>\n<p>Bujar Memia u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb m\u00eb 31 mars 2021 me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Inspektorit t\u00eb \u00a0Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij pasiv ndaj vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak koh\u00eb pas lirimit, m\u00eb 11 qershor 2020.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, avokatit Fatmir Braka, ish-prokurori Memia k\u00ebrkoi konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb pjesshme t\u00eb vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit paraprak n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike. Sipas Memis\u00eb, vendimi duhej t\u00eb konstatohej absolutisht i pavlefsh\u00ebm lidhur me pjes\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb trupit gjykues. Avokati Braka argumentoi bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ai v\u00ebrejti se KPA ka vet\u00ebm 7 an\u00ebtar\u00eb dhe nuk mundet t\u00eb formoj\u00eb shumic\u00ebn e thjesht\u00eb prej 5 an\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrcaktohet p\u00ebr vendimarrjet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, u pretendua se KPA po shqyrton themelin e \u00e7\u00ebshtjes, pasi vendimi i KLP-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Memis\u00eb nuk ishte i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb trupa duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga 5 gjyqtar\u00eb, ashtu si n\u00eb rastet e rivler\u00ebsimit dhe jo me 6 an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb ka Kolegji.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KLP-s\u00eb dhe t\u00eb ILD-s\u00eb e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Sipas KLP-s\u00eb, akti i shkarkimit t\u00eb Memis\u00eb \u00ebsht\u00eb administrativ dhe se ligjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ILD-s\u00eb konstatuan se procesi nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me rivler\u00ebsimin, por ishte disiplinor.<\/p>\n<p>Avokati Braka deklaroi se Memia ka k\u00ebrkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese shfuqizimin e nj\u00eb togfjal\u00ebshi n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar q\u00eb, sipas tij ishte antikushtetues. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb argument, Memia k\u00ebrkoi pezullimin e gjykimit deri n\u00eb vendimarrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, KPA vendosi t\u00eb mos i pranoj\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebrkesat e Memis\u00eb dhe pasi hapi shqyrtimin gjyq\u00ebsor, u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqisnin parashtrimet. P\u00ebr rreth kat\u00ebr or\u00eb, avokati Anteo Papa dhe ish-prokurori Bujar Memia paraqit\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Ata e cil\u00ebsuan vendimin e KLP-s\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. Sipas Memis\u00eb, KLP nuk kishte analizuar m\u00ebnyr\u00ebn se si e kishte filluar hetimin disiplinor Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe provat e shpjegimet q\u00eb kishte paraqitur gjat\u00eb procesit. Duke e cil\u00ebsuar t\u00eb paligjsh\u00ebm gjith\u00eb procesin administrativ p\u00ebr hetimin disiplinor t\u00eb zhvilluar ndaj tij, avokati Papa dhe Memia u shpreh\u00ebn se vendimi p\u00ebr shkarkimin ishte marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, n\u00eb kund\u00ebrshtim me jurispudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe se i kishte shkaktuar diskriminim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn ata parashtruan q\u00ebndrimin e tyre edhe lidhur me dy prej kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb verifikuara nga ILD, p\u00ebr t\u00eb cilat Memia u ngarkua me p\u00ebrgjegj\u00ebsi gjat\u00eb hetimit disiplinor. Ai theksoi se nuk ishte pal\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese dhe se n\u00eb nj\u00eb rast nuk i ishte njoftuar vendimarrja e gjykat\u00ebs. Po ashtu, Memia pretendoi se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ishte kryer hetim i plot\u00eb p\u00ebr aktet e institucioneve ku gjykata dhe ai ishin bazuar p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen e t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb liruar. Sipas Memis\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kishte pasur penalizime t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb IEVP-ve apo t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kishin hartuar ktet mbi t\u00eb cilat ishte bazuar lirimi t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 16:30, Kolegji vendosi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb seanc\u00ebn dhe e shyu p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 7 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:00. Kryesuesja Albana Shtylla solli n\u00eb v\u00ebmendje se trupa gjykuese dhe t\u00eb gjitha pal\u00ebt ishin njohur me parashtrimet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe u k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, p\u00ebr shkak t\u00eb ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA rr\u00ebzoi t\u00eb mart\u00ebn dy k\u00ebrkesa paraprake t\u00eb prokurorit t\u00eb Kruj\u00ebs, Bujar Memia q\u00eb synonin pezullimin e procesit dhe vendosi hapjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e tij ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP q\u00eb e shkarkoi nga detyra. P\u00ebr rreth gjasht\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, Memia [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71806,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[112,119,236],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-memia.jpg","fifu_image_alt":"KPA hap shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin Bujar Memia","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71805"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71805"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71807,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71805\/revisions\/71807"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71806"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}