{"id":71823,"date":"2022-03-11T16:35:27","date_gmt":"2022-03-11T15:35:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arian-xhaferraj-perballet-me-vetingun\/2022\/03\/11\/"},"modified":"2023-04-06T16:42:58","modified_gmt":"2023-04-06T14:42:58","slug":"prokurori-arian-xhaferraj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arian-xhaferraj-perballet-me-vetingun\/2022\/03\/11\/","title":{"rendered":"Prokurori Arian Xhaferraj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Arian Xhaferraj u p\u00ebrball t\u00eb premten n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Xhaferraj ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb i ishin k\u00ebrkuar shpjegime kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kryesuar nga Suela Zhegu, me an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja dhe relatore Alma Faskaj, tha se gjat\u00eb hetimit ishin gjetur po ashtu mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb b\u00ebra nga prokurori mbi gjendjen cash. Ai po ashtu u pyet mbi vendimin p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimeve p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrfshi nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb familjes Bua nga Himara ndaj \u201cpersonave me pushtet\u201d.<\/p>\n<p>Xhaferraj tha n\u00eb seanc\u00eb se ai kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara Komisionit dhe vler\u00ebsoi hetimin e kryer. Ai tha se mosp\u00ebrputhjet n\u00eb nj\u00eb deklarim kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb keqkuptim t\u00eb tijin, por k\u00ebmb\u00ebnguli se duhej mbajtur parasysh deklarimi para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe ai i b\u00ebr\u00eb n\u00eb veting. Xhaferaj po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimet e mosfillimit kishin qen\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Arian Xhaferraj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin e prokurorit pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi i Faskajt u vun\u00eb n\u00eb dukje dy probleme p\u00ebr t\u00eb cilat KPK kishte k\u00ebrkuar shpjegime nga Xhaferraj.<\/p>\n<p>Faskaj tha se prokurori kishte vendosur n\u00eb llogari bankare nj\u00eb shum\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb. Prokurori pretendonte se kjo shum\u00eb ishte pjes\u00eb e kursimeve cash dhe ishte transferuar n\u00eb bank\u00eb, por faskaj tha se ai nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn pas ardh\u00ebse pak\u00ebsimin e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Xhaferraj p\u00ebrs\u00ebriti mbrojtjen. Ai tha se shuma ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2015 si gjendje cashi nga kursimet dhe po ashtu ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting s\u00ebbashku me sqarimet. Ai tha Komisionit ta merrte parasysh n\u00eb analiz\u00eb financiare k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu i kishte k\u00ebrkuar prokurorit shpjegime mbi shitjen e nj\u00eb makine me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb se sa ajo ishte bler\u00eb dhe pages\u00ebn e tatimit mbi fitimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shitje. Por Xhaferaj tha n\u00eb KPK se diferenca n\u00eb \u00e7mim ishin shpenzimet shtes\u00eb q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrfshi pages\u00ebn e dogan\u00ebs dhe detyrime t\u00eb tjera dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00eb me k\u00ebto shpenzime \u00e7mimi i shitjes s\u00eb makin\u00ebs ishte \u201cpothuajse i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb ai kishte shpenzuar\u201d.<\/p>\n<p>Faskaj tha se KPK kishte hetuar po ashtu edhe n\u00eb lidhje me pajisjet p\u00ebr nj\u00eb klinik dentare t\u00eb bashk\u00ebshortes. Komisioni tha se ato ishin marr\u00eb me huap\u00ebrdorje nga nj\u00eb person i tret\u00eb dhe ngriti dyshime mbi qiran\u00eb dhe burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb personit q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb ato subjektit.<\/p>\n<p>Xhaferraj tha n\u00eb seanc\u00eb se personi ishte nj\u00eb dentist me lidhje familjare me t\u00eb. Ai tha se pajisjet ishin t\u00eb vjetra dhe ende funksionale dhe se bashk\u00ebshortja do i nd\u00ebrronte me t\u00eb reja. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion dhe se ai ishte i bazuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet familjare. \u201cNe i kishim mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u2019i blinim pajisjet\u201d, tha Xhaferraj dhe shtoi se huap\u00ebrdorja ishte nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb u ishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit si K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb edhe Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishin sjell\u00eb raporte pozitive p\u00ebr pun\u00ebn e Xhaferrajt.<\/p>\n<p>Por Faskaj tha se Komisioni kishte kryer hetim t\u00eb pavarur mbi disa dosje. Nga relatimi u kuptua se nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kishte t\u00eb b\u00ebnte me p\u00ebrplasjet p\u00ebr pronat n\u00eb zon\u00ebn e Himar\u00ebs. Sipas KPK prokurori kishte pasur n\u00eb hetim kall\u00ebzimin e I.B p\u00ebr shkat\u00ebrrim prone ndaj disa personave, por kishte vendosur mosfillim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes pasi e nj\u00ebjta \u00e7\u00ebshtje po hetohej n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim tjet\u00ebr. BIRN m\u00ebsoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Irini Bua, nj\u00eb prej familjeve n\u00eb konflikt pron\u00ebsie n\u00eb zon\u00ebn e Himar\u00ebs. Bua akuzon <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2018\/05\/09\/thellohet-hetimi-per-deputetin-alket-hyseni-tre-akuza-per-token-ne-dhermi\/\">ish-deputetin e partis\u00eb Socialiste Alekt Hyseni<\/a> p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Faskaj tha se vendimi i mosfillimit ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, por ishte prishur n\u00eb Apel. Sipas saj Gjykata e Apelit kishte k\u00ebrkuar kryerjen e disa veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Por prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimi i mosfillimit t\u00eb hetimeve ishte i drejt\u00eb. Ai tha se paralelisht me kall\u00ebzimin q\u00eb ai kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prokurori po hetohej nj\u00eb kall\u00ebzim i ngjash\u00ebm me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona si kall\u00ebzues dhe t\u00eb kall\u00ebzuar. Po ashtu ai tha se kall\u00ebzuesit nuk kishin sjell\u00eb dokumente q\u00eb t\u00eb provonin pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs dhe se pas d\u00ebshmive nuk ishte e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>Komisionerja Etleda \u00c7iftja nd\u00ebrhyri duke e pyetur prokurorin n\u00ebse v\u00ebrtet ishte ezauruar hetimi. \u00e7iftja tha se k\u00ebrkonte nj\u00eb sqarim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke qen\u00eb se denoncimet p\u00ebr t\u00eb ishin publike dhe se b\u00ebhej fjal\u00eb si\u00e7 e p\u00ebrshkroi ajo p\u00ebr kall\u00ebzues t\u00eb pafuqish\u00ebm para njer\u00ebzve me pushtet. \u201cAta nuk kan\u00eb asnj\u00eb mjet tjet\u00ebr\u201d, tha \u00c7iftja dhe shtoi se ndoshta hetimet duhej t\u00eb kishin filluar edhe vet\u00ebm bazuar mbi Aktin e Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb P\u00ebrdorim (AMTP).<\/p>\n<p>Por Xhaferraj k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb b\u00ebheshin hetime paralele dhe se atij nuk i ishte paraqitur asnj\u00eb dokument pron\u00ebsie, p\u00ebrfshi AMTP.<\/p>\n<p>Pyetje prokurorit iu b\u00ebn\u00eb edhe mbi mosfillimin e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr kultivim dhe trafik narkotik\u00ebsh. Faskaj tha se pas p\u00ebrgjimeve Oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore kishte ngritur dyshime t\u00eb arsyeshme mbi veprimtarin\u00eb e grupit dhe se prokurori duhej t\u00eb kishte filluar hetimet.<\/p>\n<p>Por Xhaferraj tha n\u00eb seanc\u00eb se ai kishte k\u00ebrkuar dy her\u00eb afat shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjimet dhe kishte autorizuar edhe ndjekjen e personave n\u00eb fjal\u00eb, por se nuk u gjet\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb rast indicie apo prova materiale q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb fillimin e hetimeve. Ai tha se pavar\u00ebsisht dyshimeve OPGJ kishte rekomanduar pushimin e hetimeve, nd\u00ebrsa shtoi se p\u00ebrgjimet e b\u00ebra nuk mjaftonin p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Xhaferraj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e shpalljes s\u00eb vendimit do t\u00eb mbahej n\u00eb 15 mars n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Arian Xhaferraj u p\u00ebrball t\u00eb premten n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Xhaferraj ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb i ishin k\u00ebrkuar shpjegime kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kryesuar nga Suela Zhegu, me an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[389,118,149,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3452-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arian Xhaferraj, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71823"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71825,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71823\/revisions\/71825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}