{"id":71826,"date":"2022-03-10T18:14:02","date_gmt":"2022-03-10T17:14:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-pasurine-e-prinderve\/2022\/03\/10\/"},"modified":"2023-04-06T16:43:17","modified_gmt":"2023-04-06T14:43:17","slug":"gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-pasurine-e-prinderve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bevis-shehaj-jep-shpjegime-per-profesionalizmin-dhe-pasurine-e-prinderve\/2022\/03\/10\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime p\u00ebr profesionalizmin dhe pasurin\u00eb e prind\u00ebrve"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Bevis Shehaj i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 10 mars me pyetje mbi kriterin profesional n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore 4-or\u00ebshe me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. N\u00eb seanc\u00eb u konstatuan gjithashtu balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara prej prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, p\u00ebrpara se ky i fundit t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar.<\/p>\n<p>Shehaj k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasurin\u00eb e prind\u00ebrve. N\u00eb seanc\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Bevis Shehaj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2016 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Bevis Shehaj po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici v\u00ebrejti se denoncimet nga publiku p\u00ebr gjyqtarin Shehaj ngrinin probleme t\u00eb disponimit me vendimarrja jasht\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb apo vendimarrje ku nuk konsideroheshin t\u00eb gjitha k\u00ebrkimet.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb disa raste duket se subjekti nuk ka kryer proces t\u00eb rregullt ligjor dhe nuk ka respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Relatori tha gjithashtu se nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara rezulton se subjekti ka konkluduar n\u00eb disa raste se padit\u00eb kishin qen\u00eb abuzive dhe i kishte gjobitur padit\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cDukeni se i keni qej\u2019 gjobat p\u00ebr padit\u00eb abuzive,\u201d v\u00ebrejti relatori Komici n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Komici sqaroi se n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb padi t\u00eb kryer nga avokati A.Gishto, subjekti jo vet\u00ebm q\u00eb kishte dal\u00eb jasht\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb, por dukej se kishte gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi e paditura ishte nj\u00eb gjyqtare dhe shoqe klase me t\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJu thoni se padia nuk duhej t\u00eb pranohej se po gjykohej n\u00eb Apel. Por padia nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me themelin, por me nj\u00eb togfjal\u00ebsh q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjyqtarja duke e b\u00ebr\u00eb avokatin t\u00eb ndihet i fyer. Gjyqtarja \u00ebsht\u00eb shprehur se Gishto manifeston pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i fyer. Ju e keni rr\u00ebzuar dhe i keni vendosur gjob\u00eb,\u201d tha Komici.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj deklaroi se nuk e kishte rr\u00ebzuar padin\u00eb, por nuk e kishte pranuar at\u00eb, duke refuzuar t\u2019i hynte shqyrtimit n\u00eb themel. Ai argumentoi se nj\u00eb padi t\u00eb till\u00eb mund ta shqyrtonte vet\u00ebm n\u00ebse vendimi i gjyqtares do t\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai nuk pranoi t\u00eb ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me argumentin se nuk kishte miq\u00ebsi me gjyqtaren n\u00eb fjal\u00eb dhe se nuk e kishte takuar prej vitit 2016. Shehaj deklaroi se n\u00eb raste t\u00eb tjera, q\u00eb kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen p\u00ebr shok\u00eb t\u00eb gjimnazit me t\u00eb cil\u00ebt kishte miq\u00ebsi dhe p\u00ebr nj\u00eb pedagog q\u00eb punonin bashk\u00eb, nuk ishin pranuar.<\/p>\n<p>Komici evidentoi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr rast, kur Shehaj kishte marr\u00eb vendim jasht\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb lidhur me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ekezekutimi p\u00ebrmbarimor. Nga relatimi u kuptua se spitali rajonal i Vlor\u00ebs kishte k\u00ebrkuar ndryshimin e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar nga p\u00ebrmbaruesi dhe pezullimin e ekzekutimit, por Shehaj kishte vendosur ta rr\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ekzekutim.<\/p>\n<p>Shehaj tha se nuk e kishte rr\u00ebzuar, por pasi kishte par\u00eb se vlera e k\u00ebrkuar nga p\u00ebrmbaruesi ishte e ekzagjeruar n\u00ebse do t\u00eb krahasohej me detyrimin real, i kishte hyr\u00eb shqyrtimit n\u00eb themel. Ai u shpreh se kishte konstatuar se ishte urdh\u00ebruar ekzekutimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i vendimit p\u00ebr shp\u00ebrblimin, kur sipas nj\u00eb udh\u00ebzimi duhej t\u00eb kryhej n\u00eb vitin pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se babai i subjektit punonte n\u00eb Spitalin Rajonal Vlor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb nga verifikimi n\u00eb platform\u00ebn sociale Facebook, KPK ka gjetur se gjyqtari Shehaj \u00ebsht\u00eb mik me drejtoresh\u00ebn e k\u00ebtij siptali, si dhe ka b\u00ebr\u00eb p\u00eblqime n\u00eb postimet n\u00eb llogarin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo gjetje, KPK ka hetuar dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb gjykuara nga subjekti ku Spitali Rajonal Vlor\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pal\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast, subjekti ka vendosur gjob\u00eb ndaj nj\u00eb juristeje t\u00eb spitalit lidhur me mosekzekutimin e nj\u00eb vendimi p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim, megjith\u00ebse ajo nuk e p\u00ebrfaq\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb pse \u00ebsht\u00eb ngarkuar me gjob\u00eb juristja, kur nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00eb firme dhe nuk ka qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb padi, por ishte drejtoresha,\u201d konstatoi Komici dhe e pyeti subjektin se p\u00ebrse nuk e kishte thirrur juristen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, por e kishte penalizuar financiarisht pa qen\u00eb pjes\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komici evidentoi se nga t\u00eb dh\u00ebnat duket se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak se babai punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital, ku sipas relatorit duket se vendimet jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb drejtoresh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj u shpreh se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte \u2018thelb\u00ebsisht ligjore\u2019. Ai pretendoi se pengesa p\u00ebr ekzekutimin e vendimit p\u00ebr shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit nuk vinte nga spitali, por nga juristja, e cila sipas tij kishte krijuar ngat\u00ebrresa duke k\u00ebshilluar keq.<\/p>\n<p>Shehaj sqaroi se 33-vje\u00e7arja q\u00eb kishte p\u00ebrfituar shp\u00ebrblimin nga spitali ishte d\u00ebmtuar nga mjekimi i pakujdessh\u00ebm q\u00eb e pengonte p\u00ebr shtat\u00ebzani n\u00eb rrug\u00eb natyrale. Sipas tij, p\u00ebr shkak dhe t\u00eb mosh\u00ebs, e d\u00ebmtuara rrezikonte q\u00eb t\u00eb mos mbetej shtatzan\u00eb dhe duhej vepruar shpejt, nd\u00ebrsa juristja k\u00ebshillonte keq duke mos e mund\u00ebsuar ekzekutimin e vendimit p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin. Subjekti pretendoi se fal\u00eb vendimarrjes s\u00eb tij ishte b\u00ebr\u00eb e mundur t\u00eb ekzekutohej nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe e d\u00ebmtuara tani \u00ebsht\u00eb shtatzan\u00eb.<\/p>\n<p>Shehaj nuk pranoi q\u00eb t\u00eb gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me drejtoresh\u00ebn e spitalit. Ai deklaroi se e njihte, por nuk ishte miq\u00ebsi mes tyre. Edhe p\u00ebr t\u00eb atin ai tha se ishte koleg me drejtoresh\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka rast q\u00eb kur gjykon pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e prind\u00ebrve duhet t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqjen,\u201d pohoi Shehaj dhe theksoi se sipas praktik\u00ebs dhe legjislacionit, dor\u00ebheqja jepet kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njohje e miq\u00ebsi t\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb familjes, bashk\u00ebshortit, bashk\u00ebshortes dhe f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi Petkovic lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si e njeh drejtoresh\u00ebn e spitalit, Shehaj tha se e njihte si nj\u00eb mjeke t\u00eb njohur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. \u201cEdhe babai im \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjek i njohur n\u00eb qytet. Jam n\u00ebnkryetar gjykate dhe m\u00eb th\u00ebrrasin ende \u2018djali i doktorit,\u2019\u201d ilustroi ai dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishin pasur asnj\u00ebher\u00eb marrdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me drejtoresh\u00ebn e spitalit.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb nj\u00eb rast kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ishte i p\u00ebrfshir\u00eb dhe bashk\u00ebshorti i drejtoresh\u00ebs s\u00eb spitalit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mjekut ortoped dhe kishte vendosur kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehaj dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb bashkimit t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera me t\u00eb tij\u00ebn, q\u00eb sipas relatorit Komici e kishte kryer pa i njoftuar koleg\u00ebt q\u00eb ishin duke shqyrtuar dy padit\u00eb e tjera. Sipas KPK, vendimarrja e m\u00ebvonshme e subjektit \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi jo t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor, duke cenuar dhe t\u00eb drejtat e pal\u00ebve. Shehaj k\u00ebmb\u00ebnguli se i kishte njoftuar gjyqtar\u00ebt p\u00ebr bashkimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Komici relatoi edhe konstatime p\u00ebr denoncimet publike n\u00eb media dhe faktin se ndaj tij kishte pasur hetim disiplinor n\u00eb ILD.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimet n\u00eb media, gjyqtari Bevis Shehaj deklaroi se n\u00eb vitin 2021 ishte anatemuar nga televizioni Top Channel. Ai u shpreh se gjith\u00e7ka kishte ndodhur pasi kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim, ku pal\u00eb kishte qen\u00eb dhe nj\u00eb drejtor i Top Channel, q\u00eb k\u00ebrkonte sipas tij sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme toke n\u00eb Dh\u00ebrmi. Subjekti deklaroi se vendimarrja e tij nuk kishte qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb drejtorit t\u00eb televizionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb gjyqtari Shehaj ishte duke shpjeguar versionin e tij lidhur me denoncimet n\u00eb media, kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Valbona Sanxhaktari i k\u00ebrkoi t\u00eb mos vijonte pasi nuk i kishin kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb si dhunues publikisht dhe dua t\u00eb sqaroj dhe p\u00ebr v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar,\u201d tha Shehaj, i cili nuk u lejua t\u00eb jepte shpjegime t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb q\u00eb u relatuan n\u00eb seanc\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb burimet financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, t\u00eb deklaruara prej tij gjat\u00eb hetimit administrativ se kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2016, gjyqtari Shehaj ka rezultuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung familjar me prind\u00ebrit, por at\u00eb vit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb ve\u00e7mas. Kur relatori Komici e pyeti se p\u00ebrse ishte ndar\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb vit prej trungut familjar, Shehaj shpjegoi se e kishte kryer me q\u00ebllim q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb mos p\u00ebrfshiheshin n\u00eb procesin e vetingut q\u00eb pritej t\u00eb zhvillohej.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti + garazh n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2011 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, si burime krijimi t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat familjare.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare e prind\u00ebrve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb vitin 2002 q\u00eb p\u00ebrdoret akutalisht nga subjekti; p\u00ebr nd\u00ebrtimin n\u00eb vitin 1996 t\u00eb nj\u00eb objekti me dy kate po n\u00eb qytetin bregdetar q\u00eb i ati p\u00ebrdor si klinik\u00eb private; si dhe t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie pushimi me dy kate n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Dh\u00ebrmi. Sipas Komicit, nuk \u00ebsht\u00eb depozituar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e kryera p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pasurive t\u00eb paluajtshme. Po ashtu, n\u00eb seanc\u00eb u tha se babai i subjektit kishte rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb Benz-i n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 12 mij\u00eb e 600 euro.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimet p\u00ebr studimet e larta t\u00eb subjektit dhe t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Varshav\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb. Sipas Komicit, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme paraprake prej vitit 1994 e n\u00eb vijim ka rezultuar balanc\u00eb negative e fondeve n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 61 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shehaj shpjegoi se babai ka ushtruar gjith\u00eb jet\u00ebn profesionin si mjek obstet\u00ebr gjinekolog dhe se vitet e fundit ka administruar dhe klinik\u00ebn e tij private. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve kishin rrjedhur nga aktivitet i ligjsh\u00ebm, por i paformalizuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos penalizohej p\u00ebr pasurit\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb krijuara p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, kur ishte f\u00ebmij\u00eb i mitur apo student.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Bevis Shehaj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr objektivitetin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 16 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Bevis Shehaj i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 10 mars me pyetje mbi kriterin profesional n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore 4-or\u00ebshe me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. N\u00eb seanc\u00eb u konstatuan gjithashtu balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara prej prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, p\u00ebrpara se ky i fundit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71827,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[231,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bevis-Shehaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Bevis Shehaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71826"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71826"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71826\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71828,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71826\/revisions\/71828"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}