{"id":71841,"date":"2022-03-07T18:05:40","date_gmt":"2022-03-07T17:05:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurores-lindita-ziguri\/2022\/03\/07\/"},"modified":"2023-04-06T16:44:30","modified_gmt":"2023-04-06T14:44:30","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurores-lindita-ziguri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurores-lindita-ziguri\/2022\/03\/07\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb prokurores Lindita Ziguri"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli m\u00eb 6 dhjetor 2021 vendimin p\u00ebr l\u00ebnin n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Lindita Ziguri Male, aktualisht inspektore pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash pasi shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Ndryshe nga k\u00ebrkimet e ankimit, kur Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 2 dhjetor 2021 ai k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurores Lindita Ziguri Male p\u00ebr \u2018deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi se, megjith\u00ebse nga hetimi n\u00eb KPA ishte provuar se bashk\u00ebshorti i subjektit apo shoq\u00ebria e tij nuk kishin kryer investime dhe nuk kishin pasur p\u00ebrfitime nga veprimtaria n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, nuk rezultonte t\u00eb ishte plot\u00ebsuar detyrimi p\u00ebr t\u00eb deklaruar transaksionet.<\/p>\n<p>Si shkak t\u00eb pakund\u00ebrshtuar nga subjekti gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj, Komisioneri evidentoi dhe mosdeklarimin e detyrimeve t\u00eb marra p\u00ebrsip\u00ebr nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb shum\u00ebn totale 3.8 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2002. Sipas Ballhys\u00ebs, pretendimi i subjektit se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni bie n\u00eb konflikt me faktin se m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbikqyr\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me administrator personin i cili i ka kaluar kredin\u00eb si detyrim.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas Ballhys\u00ebs nuk u provua mund\u00ebsia e daj\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien nj\u00eb huaje 5000 euro n\u00eb vitin 2008, si dhe p\u00ebr kursimet e saj n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri i kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimet e Komisionerit dhe u shpreh gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare se pavar\u00ebsisht vendimit q\u00eb do merrej, nuk mund ta humbiste kurr ndershm\u00ebrin\u00eb profesionale t\u00eb kultivuar gjat\u00eb tre dekadave q\u00eb ushtronte funksionin e prokurores. Gjithashtu, ajo paraqiti argumentet e saj p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00ebt Albana Shtylla e Ardian Hajdari, e vler\u00ebsoi t\u00eb besuesh\u00ebm shpjegimin e subjektit lidhur me arsyen e mosdeklarimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2007, me pretendimin se nuk kishte nj\u00eb detyrim t\u00eb till\u00eb pasi nuk kishin pasur asnj\u00eb p\u00ebrfitim financiar nga transaksionet.<\/p>\n<p>Gjyqtaret n\u00eb pakic\u00eb, relatorja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtarja Natasha Mulaj argumentojn\u00eb se ligji nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjashtuar nga detyrimi p\u00ebr deklarim veprimet financiare apo ato juridike t\u00eb kryera nga personat e lidhur n\u00eb aktivitetet e tyre t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Pakica konsideron se do t\u00eb kishte devijim nga logjika e fakteve n\u00ebse pranohen t\u00eb mir\u00ebqena pretendimet e subjektit se personi juridik i riaktivizuar n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2018 nuk ka krijuar asnj\u00eb t\u00eb ardhur dhe asnj\u00eb shpenzim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shoq\u00ebria shfaqet si nj\u00eb artific inekzistent.<\/p>\n<p>Schuetz dhe Mulaj e kund\u00ebrshtojn\u00eb vler\u00ebsimin t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr ndarjen e detyrimit t\u00eb deklarimit t\u00eb personit juridik nga ai si person i lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, si dhe e cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ndiqej logjika e ndarjes absolute mes detyrimeve si person juridik dhe atyre si person i lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit\/deklarues, procesi i deklarimit dhe kontrollit t\u00eb pasurive dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ai i rivler\u00ebsimit kalimtar, do t\u00eb ishte vulnerab\u00ebl dhe krejt\u00ebsisht i paaft\u00eb t\u00eb konstatonte edhe pasuri t\u00eb fshehura nga subjektet n\u00ebp\u00ebrmjet veprimtarive t\u00eb biznesit t\u00eb personave t\u00eb lidhur, p\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente, kryejn\u00eb evazion fiskal total, duke deklaruar humbje apo asnj\u00eb fitim nga veprimtari ekonomike aktive, qoft\u00eb edhe p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra\u201d, argumenton pakica dhe vler\u00ebson se kjo m\u00ebnyr\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit favorizon shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit pasuror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb penalizon subjektet q\u00eb n\u00eb raport me ligjin dhe detyrimet fiskale jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sinqerta.<\/p>\n<p>Pakica v\u00ebren se Kolegji ka jurisprudenc\u00eb t\u00eb konsoliduar, sipas s\u00eb cil\u00ebs subjektet jan\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr shkak se personat e lidhur kan\u00eb rezultuar t\u00eb deklaronin pasuri dhe t\u00eb ardhura t\u00eb cilat nuk p\u00ebrkonin me \u00e7far\u00eb deklarohej n\u00eb administrat\u00ebn tatimore apo t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, pakica vler\u00ebson se Ziguri ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa problemet e evidentuara n\u00eb veprimtarin\u00eb private konsiderohen se duhej t\u00eb ishin vler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>KPA e ka rr\u00ebzuar dhe shkakun tjet\u00ebr t\u00eb ankimit lidhur me mosdeklarimin e detyrimeve financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores, t\u00eb rrjedhura prej nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e debitorit t\u00eb vitit 2002.<\/p>\n<p>Shumica argumenton se mosdijenia e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr detyrimin financiar t\u00eb bashk\u00ebshortit v\u00ebrtetohet p\u00ebr shkak se kreditori nuk ka k\u00ebrkuar l\u00ebshimin e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit si dhe shprehet se \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se subjekti nuk ka pasur dijeni p\u00ebr vendimin gjyq\u00ebsor as kur ka dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Por pakica vler\u00ebson se Ziguri d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e fakteve se personi i lidhur ka vijuar t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb vitin 2018 n\u00eb aktivitet biznesi me debitorin t\u00eb cilin ka z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb vitin 2002 dhe p\u00ebr mosdijenin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb konkluzion, pakica v\u00ebren se bashk\u00ebshorti i subjektit ka l\u00ebshuar nj\u00eb prokur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb avokat n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e P\u00ebrmetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte pal\u00eb n\u00eb dy procese civile aty. \u201cData e prokur\u00ebs \u00ebsht\u00eb pak jav\u00eb p\u00ebrpara vendimit t\u00eb marr\u00eb nga gjykata p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e debitorit, \u2018kund\u00ebr\u2019 Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive\u201d, konstaton pakica.<\/p>\n<p>\u201cSjellim n\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb rezulton e pakuptimt\u00eb se si papritmas, n\u00eb shtator 2021 \u2013 gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u2013 subjekti rivler\u00ebsimit tregon njohuri p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e kall\u00ebzimit penal n\u00eb ngarkim t\u00eb z. I., t\u00eb ushtruar n\u00eb vitin 2010 nga ATK-ja, ashtu si \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb edhe argumentimi i tij q\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm apo q\u00eb ATK-ja nuk e ka njohur at\u00eb\u201d, v\u00ebren pakica dhe e konsideron t\u00eb pakuptimt\u00eb dhe faktin se Ziguri nuk ka treguar asnj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mir\u00ebinformuar p\u00ebr detyrimet financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit, si gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ishte subjekt deklarues, ashtu edhe n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Schuetz dhe Mulaj vler\u00ebsojn\u00eb se pakica se mungesa e deklarimit do t\u00eb duhej t\u00eb ishte shoq\u00ebruar me pasoj\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb Zigurit, e par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Pakica konsideron se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 9000 euro n\u00eb prill t\u00eb 2008-\u00ebs subjekti ka deklaruar n\u00eb KPK se kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet nga paga n\u00eb shum\u00ebn 312 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequra nga banka n\u00eb vitin 2007 dhe t\u00eb mbajtura n\u00eb banes\u00eb e plot\u00ebsuar dhe me kursime t\u00eb vitit 2008, si dhe nj\u00eb hua 5000 euro marr\u00eb nga daja i saj.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioneri, edhe shumica vler\u00ebson se daja i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro n\u00eb vitin 2008. Po ashtu, bazuar dhe n\u00eb jursipudenc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim dhe shuma 4000 euro e pretenduar si kursime p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Por, megjith\u00ebse shumica konkludon se Ziguri gjendet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se balanca negative nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb e konsiderueshme. Ve\u00e7 faktit se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e daj\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 5000 euro, pakica konstaton se subjekti rezulton me bilanc negativ n\u00eb vitin 2007 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb krijonte kursime me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb vler\u00ebs 312 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr nga llogaria e pag\u00ebs n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, mungesa financiare 1 milion lek\u00eb e tejkalon totalin e pages\u00ebs vjetore t\u00eb subjektit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u00eb ishte vler\u00ebsuar si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKjo munges\u00eb p\u00ebrb\u00ebn problem edhe m\u00eb t\u00eb spikatur p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb subjekti pretendon se t\u00eb ardhurat e tij nga paga jan\u00eb t\u00eb vetmet t\u00eb ardhura me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar pasuria dhe jan\u00eb p\u00ebrballuar gjith\u00eb shpenzimet familjare. Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb mund\u00ebsive financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vitet 2003-2016, si\u00e7 u parashtrua n\u00eb rekomandimin mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit u ushtrua ankimi, do t\u00eb rezultonte nj\u00eb diferenc\u00eb negative m\u00eb e thelluar\u201d, argumenton pakica dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gjith\u00eb shkaqeve \u00e7mon se prokurorja Lindita Ziguri Male duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli m\u00eb 6 dhjetor 2021 vendimin p\u00ebr l\u00ebnin n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Lindita Ziguri Male, aktualisht inspektore pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash pasi shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71842,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,393,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Linidta-Ziguri-Male-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Lindita Ziguri Male pas vendimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71841"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71841"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71843,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71841\/revisions\/71843"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}