{"id":71844,"date":"2022-03-04T16:49:20","date_gmt":"2022-03-04T15:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-ankimin-e-dhurata-haverit\/2022\/03\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:45:07","modified_gmt":"2023-04-06T14:45:07","slug":"kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-ankimin-e-dhurata-haverit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-shqyrtimin-gjyqesor-per-ankimin-e-dhurata-haverit\/2022\/03\/04\/","title":{"rendered":"KPA mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr ankimin e Dhurata Haverit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten m\u00eb 4 mars t\u00eb pranoj\u00eb si prov\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb gjyqtares s\u00eb ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri dhe dokumentet e dor\u00ebzua prej tij; refuzoi administrimin e disa dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb prej subjektit; si dhe i dha fund shqyrtimit gjyq\u00ebsor duke u t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me ankimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Dhurata Haveri u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 29 shtator 2019, pasi u konstatua munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr asetesh t\u00eb deklaruara dhe se kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr kostot e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs. Vendimi i Komisionit u ankimua nga Haveri, e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera k\u00ebrkoi n\u00eb KPA q\u00eb t\u00eb administrohej si prov\u00eb d\u00ebshmia e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi p\u00ebr nj\u00eb hua q\u00eb kishte marr\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Pasi Kolegji e shqyrtoi ankimin n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, vendosi ta vijoj\u00eb gjykimin n\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb korrigjuar nj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb kryer gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK. Kryesuesi i trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Sokol \u00c7omo sqaroi n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb publike m\u00eb 18 shkurt se KPK nuk kishte asnj\u00eb vendimarrje lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr pyetjen e huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit, as p\u00ebr pranim dhe as p\u00ebr mospranim.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Vildan Volumi, prej t\u00eb cilit Haveri ka pretenduar n\u00eb Komision se ka marr\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr po at\u00eb vit, paraqiti n\u00eb seanc\u00ebn e 18 shkurtit deklarimet e tij, si dhe prova me t\u00eb cilat pretendonte t\u00eb provonte t\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Volumi rr\u00ebfeu formimin profesional si inxhinier topograf, profesion q\u00eb sipas tij e kishte ushtruar prej vitit 1979 kur ishte diplomuar pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Inxhineris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb. Ai deklaroi se kishte qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i pun\u00ebsuar n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, derisa n\u00eb vitin 1996 kishte vendosur s\u00eb bashku me dy koleg\u00eb t\u00eb regjistronin nj\u00eb shoq\u00ebri private q\u00eb ofronte sh\u00ebrbime n\u00eb fush\u00ebn e topografis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Volumit, ai ishte kontraktuar me koh\u00eb t\u00eb pjesshme n\u00eb projekte t\u00eb financuara nga USAID dhe Bashkimi Evropian gjat\u00eb periudh\u00ebs 1994-1996, prej nga pretendoi se kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb k\u00ebnaqshme; se kishte punuar dhe pas mbylljes s\u00eb aktivitetit privat n\u00eb institucione shtet\u00ebrore dhe se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme si kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr largim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7omo deklaroi t\u00eb premten se kishin vendosur t\u00eb administronin d\u00ebshmin\u00eb Volumit dhe dokumentet e dor\u00ebzuara prej tij si prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji konstatoi nj\u00eb gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u tha se i ishte njohur pal\u00ebs ankimuese, por nuk nuk u dhan\u00eb detaje se \u00e7far\u00eb trajtohej.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb subjektit lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb ONM-s\u00eb, u kuptua se kishte t\u00eb b\u00ebnte me d\u00ebshmitarin Vildan Volumi. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e gjyqtares Haveri, avokatja Romina Zano evidentoi formimin arsimor dhe kontributin profesional t\u00eb d\u00ebshmitarit, si dhe mosh\u00ebn e tij t\u00eb thyer duke theksuar se besueshm\u00ebria e tij nuk mund t\u00eb ishte e kontestueshme.<\/p>\n<p>Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje informalitetin n\u00eb periudh\u00ebn kur Volumi kishte ushtruar aktivitetin e tij privat si dhe faktin se ai nuk kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb subjekt deklarues q\u00eb t\u00eb duhej t\u00eb ruante dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat, jasht\u00eb parashikimeve ligjore. Ajo deklaroi se Volumi kishte qen\u00eb nj\u00eb person i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb pasi ai kryente veprimtarin\u00eb teknike. Sipas Zanos, sistemi hartografik p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe zona t\u00eb tjera ishte mund\u00ebsuar vet\u00ebm prej pun\u00ebs s\u00eb Volumit.<\/p>\n<p>Por, Zano u shpreh se gjendeshin n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionet q\u00eb v\u00ebrtetonin pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat, pasi sipas saj nuk i disponojn\u00eb as institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebrkatese.<\/p>\n<p>Duke ju referuar legjislacionit t\u00eb Koh\u00ebs, Zano argumentoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb deklarimet kryheshin me shkrim. Sipas saj, fakti q\u00eb d\u00ebshimtari ka disponuar kursime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb bank\u00eb tregon se ai i ka disponuar edhe pas t\u00ebrheqjes n\u00eb sht\u00ebpi, pasi nuk ka kryer shpenzime. \u201cNuk ka vend p\u00ebr t\u00eb diskutuar besueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij d\u00ebshmitari\u201d, theksoi Zano.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb administroj\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb shqyrtimit gjetjen e ONM-s\u00eb dhe q\u00ebndrimin me shkrim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u pranua pjesa m\u00eb e madhe e dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Haveri gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi n\u00eb muajt tetor dhe dhjetor 2021, pasi u konsideruan se nuk ishin dor\u00ebzuar n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse. \u00c7omo argumentoi se subjekti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova t\u00eb reja kur arrin t\u00eb provoj\u00eb se ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb depozitoheshin gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb KPK ose s\u00eb bashku me ankimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u pranua nj\u00eb vendim i KLGJ-s\u00eb I dor\u00ebzuar s\u00eb bashku me ankimin, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb cilit nuk u dhan\u00eb sqarime.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb paraqes\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Avokatja Zano n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur k\u00ebrkoi q\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb provave t\u00eb administruara t\u00eb prishet vendimi i Komisionit dhe t\u00eb ri\u00e7elet hetimi administrativ p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Ajo paraqiti si k\u00ebrkim altrenativ konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Dhurata Haveri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjyqtarja Dhurata Haveri deklaroi se ndihej e l\u00ebnduar nga vendimarrja e Komisionit dhe renditi p\u00ebrvojat e saj profesionale n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, si pedagoge dhe kryetare e Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Gjyqtar\u00ebve. \u201cQ\u00ebllimi im ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, pohoi ajo dhe v\u00ebrejti se e b\u00ebnte t\u00eb ndihej mir\u00eb fakti se n\u00eb 30 vite q\u00eb ushtronte profesionin e gjyqtares nuk kishte pasur ankesa ndaj saj.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb 15 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten m\u00eb 4 mars t\u00eb pranoj\u00eb si prov\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb gjyqtares s\u00eb ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri dhe dokumentet e dor\u00ebzua prej tij; refuzoi administrimin e disa dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb prej subjektit; si dhe i dha fund shqyrtimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71845,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[388,194,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Manjola-Kajana.jpg","fifu_image_alt":"Monitori i vendosur n\u00eb korridorin e KPA-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndjekuar seancat gjyq\u00ebsore ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71844"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71846,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71844\/revisions\/71846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}