{"id":71847,"date":"2022-03-03T18:03:03","date_gmt":"2022-03-03T17:03:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-elina-kombi-per-mungesen-e-burimeve-te-pasurive\/2022\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-06T16:45:26","modified_gmt":"2023-04-06T14:45:26","slug":"kpk-e-shkarkoi-prokuroren-elina-kombi-per-mungesen-e-burimeve-te-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-elina-kombi-per-mungesen-e-burimeve-te-pasurive\/2022\/03\/03\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi prokuroren Elina Kombi p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve t\u00eb pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elina Kombi u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 shkurt pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk kishte provuar me dokumentacion ligjor nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb deklaruara, duke \u00e7muar se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrfundua hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vendimin e arsyetuar evidentohet dhe ushtrimi i nj\u00eb aktiviteti hotelerie dhe ngrihen dyshime se nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar me q\u00ebllim mospages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb q\u00eb vendosi shkarkimin e Kombit kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin.<\/p>\n<p>Elina Kombi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi i saj dhe i bashk\u00ebshortit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn totale 49 mij\u00eb USD. Kombi ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti ka q\u00ebndruar n\u00eb SHBA gjat\u00eb viteve 2002, 2003 dhe 2004, nd\u00ebrsa ajo ka q\u00ebndruar p\u00ebr periudh\u00ebn korrik \u2013 gusht 2002 dhe gjat\u00eb lejeve vjetore t\u00eb viteve 2003 dhe 2004. Gjithashtu, ka sqaruar se kan\u00eb udh\u00ebtuar gjat\u00eb viteve 2005 dhe 2006, nd\u00ebrsa n\u00eb 2007-\u00ebn ka q\u00ebndruar disa muaj pasi ka qen\u00eb me leje lindjeje. Kombi ka shtuar se ka q\u00ebndruar n\u00eb SHBA dhe n\u00eb vitin 2009, gjat\u00eb lejes vjetore.<\/p>\n<p>Ajo deklaruar se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb SHBA ka ndjekur kurse kualifikimi n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn n\u00eb familje dhe n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb certifikuar. Duke p\u00ebrdorur si argument k\u00ebto kualifikime, Kombi ka pretenduar se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb SHBA ka ndihmuar miqt\u00eb e saj duke u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tyre q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shp\u00ebrblyer n\u00eb vlera modeste q\u00eb i ka deklaruar si t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka pretenduar se i ka ndihmuar n\u00eb pun\u00ebt e tyre, pasi kan\u00eb pasur firma pastrimi dhe mir\u00ebmbajtjeje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb deklaruara periodikisht. Subjekti ka shpjeguar se nuk i \u00ebsht\u00eb nevojtur t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb autorizim nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u2019u lejuar t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, pasi nuk e ka nd\u00ebrprer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kombi ka depozituar dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e realizuara n\u00eb SHBA, por sipas KPK, ajo ka arritur t\u00eb prvoj\u00eb me dokumentacion vet\u00ebm shum\u00ebn 16 mij\u00eb e 182 USD, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, si gjat\u00eb hetimit, ashtu edhe pas kalimi t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, provoi pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortit n\u00eb SHBA, por referuar dokumentacionit t\u00eb depozituar nuk u provuan t\u00eb ardhurat e ligjshme n\u00eb mas\u00ebn e pretenduar nga subjekti\u201d, v\u00ebren Komisioni dhe e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsi\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e deklaruara.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk provoi se dokumentet kishin humbur dhe se nuk mund t\u00eb siguroheshin p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb Kombit edhe p\u00ebr justifikimin e burimit t\u00eb nj\u00eb vlere 20 mij\u00eb USD p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se i p\u00ebrket prind\u00ebrve emigrant\u00eb n\u00eb Greqi. Shuma 20 mij\u00eb USD ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb depozite 41 mij\u00eb e 417 USD e deklaruar n\u00eb vitin 2004 prej subjektit.<\/p>\n<p>Trupa e KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se shuma 20 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me tre kate n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Pogradecit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ajo ka detyrimin ligjor t\u00eb justifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kombi ka deklaruar se n\u00eb periudh\u00ebn kur prind\u00ebrit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb USD ishte duke planifikuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament m\u00eb t\u00eb madh dhe nisur nga fakti se ata jetonin dhe punonin si emigrant prej vitit 1991 u kishin ofruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si ndihm\u00eb, pasi i kishin mund\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se nisur nga fakti se banor\u00ebt e pallatit ku jetonte u kishin propozuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese, ideja p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb ri nuk u realizua dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e ka disponuar n\u00eb vijim shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>\u201cMe kalimin e viteve prind\u00ebrit e mi nuk kan\u00eb dashur t\u2019ua kthenim k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash, por e kan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb garanci p\u00ebr kthimin n\u00eb nj\u00eb moment kur atyre do t\u2019ju nevojitej\u201d, ka deklaruar Kombi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve, subjekti ka depozituar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh, por sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e tyre p\u00ebr kursimin dhe dh\u00ebnien e shum\u00ebs 20 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet e depozituara nga subjekti, rezulton e provuar q\u00eb prind\u00ebrit e saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2002 \u2013 2004. Pra, subjekti provoi pun\u00ebsimin e prind\u00ebrve, nuk u provon q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u2019i jepnin shum\u00ebn prej 20.000 USD dhe t\u00eb p\u00ebrballonin shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb tyre\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb SHBA, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar prova.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kombi ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimet e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 69.14 m2 n\u00eb Pogradec t\u00eb bler\u00eb nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb vitin 1999, kundrejt vler\u00ebs 515 mij\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 907 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin nj\u00eb shtese me sip\u00ebrfaqe 104 m2, n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj banese.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka trash\u00ebguar nga babai i tij nj\u00eb pasuri tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 13 mij\u00eb e 280 m2, truall me sip\u00ebrfaqe 220 m2 dhe nj\u00eb nbd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 124 m2. Megjith\u00ebse trash\u00ebgimia \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjat\u00eb deklarimeve periodike prokurorja Kombi ka sh\u00ebnuar se i ka dh\u00ebn\u00eb vjehrrit shuma parash p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb objektin me tre kate.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 ka deklaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb vjehrrit shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer investime n\u00eb pron\u00ebn e tij, vler\u00eb q\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb kthyer. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2011 Kombi ka t\u00ebrhequr nga depozita n\u00eb dollar\u00eb shum\u00ebn 62 mij\u00eb e 900 USD q\u00eb ka pasur si burim dhe shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe sipas p\u00ebrshkrimi t\u00eb veprimit bankar rezulton t\u2019i jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb vjehrrit p\u00ebr investimin.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2010 dhe kan\u00eb vazhduar p\u00ebr rreth 3-4 vjet. Ajo ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vler\u00ebs totale, por ka sqaruar se shumat e t\u00ebrhequra n\u00eb vitet 2010 dhe 2011 i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vjehrrit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat, si dhe p\u00ebr mbjellje drur\u00ebsh frutor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqen tok\u00eb ar\u00eb dhe pyll, q\u00eb babai i bashk\u00ebshortit i kishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2006 me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe t\u00eb Kompensimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 979 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs tre kate n\u00eb Pogradec. Nd\u00ebrsa nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totle 5.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bujtina \u201cZ\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ve\u00e7 pamund\u00ebsive financiare, KPK ka gjetur se sht\u00ebpia reklamohet n\u00ebp\u00ebrmjet faqeve t\u00eb ndryshme n\u00eb internet si bujtin\u00eb q\u00eb ofron sh\u00ebrbime hotelerie, por ky aktivitet nuk rezulton i regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Binznesit.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00eb k\u00ebrkim i thjesht\u00eb n\u00eb gjeneruesin e t\u00eb dh\u00ebnava Google, n\u00eb faqe t\u00eb ndryshme ku reklamohen sh\u00ebrbime hotelerie, rezulton i regjistruar aktiviteti i hoteleris\u00eb bujtina \u201cZ\u201d. N\u00eb adresat vijuese duket sikur ky aktivitet \u00ebsht\u00eb ushtruar\/ushtrohet n\u00eb pasurin\u00eb e subjektit dhe bashk\u00ebshortit\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Subjekti e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke u shprehur se nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ardhura nga kjo sht\u00ebpi, ve\u00e7 produkteve bujq\u00ebsore, kryesisht fruta dhe perime p\u00ebr p\u00ebrdorim familjar. Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk disponojn\u00eb asnj\u00eb pasqyr\u00eb financiare pasi nuk kan\u00eb zhvilluar asnj\u00ebher\u00eb aktivitet tregtar.<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse q\u00ebllimi fillestar i vjehrrit mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biznes pasi qyteti i Pogradecit \u00ebsht\u00eb destinacion turistik, ndarja e tij nga jeta dhe impenjimet e bashk\u00ebshortit e t\u00eb saj, nuk e b\u00ebn t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, ka deklaruar Kombi.<\/p>\n<p>Por ve\u00e7 reklamimit n\u00eb internet si ofrues sh\u00ebrbimesh hotelerie, KPK konstaton se numrat e kontaktit t\u00eb publikuar rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb numrat personal\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb DPV periodike nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se t\u00eb gjitha kursimet e familjes s\u00eb subjektit n\u00eb vite jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bujtin\u00ebs q\u00eb rezulton t\u2019i jet\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb personi pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosregjistrimit t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, KPK ka ngritur dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb ushtruar aktivitet i paligjsh\u00ebm n\u00eb hoteleri &#8211; turiz\u00ebm, me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elina Kombi u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 shkurt pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk kishte provuar me dokumentacion ligjor nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb deklaruara, duke \u00e7muar se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrfundua hetimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71848,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[394,118,149,395],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elina-Kombi-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elina Kombi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71847"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71847"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71849,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71847\/revisions\/71849"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}