{"id":71850,"date":"2022-03-03T12:18:05","date_gmt":"2022-03-03T11:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-fahrije-gjana-perfitoi-kredi-te-bute-kunder-ligjit-dhe-fshehu-nje-apartament\/2022\/03\/03\/"},"modified":"2023-04-06T16:45:48","modified_gmt":"2023-04-06T14:45:48","slug":"kpk-fahrije-gjana-perfitoi-kredi-te-bute-kunder-ligjit-dhe-fshehu-nje-apartament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-fahrije-gjana-perfitoi-kredi-te-bute-kunder-ligjit-dhe-fshehu-nje-apartament\/2022\/03\/03\/","title":{"rendered":"KPK: Fahrije Gjana p\u00ebrfitoi kredi t\u00eb but\u00eb kund\u00ebr ligjit dhe fshehu nj\u00eb apartament"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli m\u00eb 28 janar vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Fahrije Gjana Vata pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb; se kishte kryer veprime fiktive me q\u00ebllim fshehjen e pasurive; se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin; si dhe u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb disa vite. Hetimi p\u00ebr prokuroren Gjana u p\u00ebrfundua vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Gjan\u00ebn kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kredia e but\u00eb kund\u00ebr ligjit<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 77.5 m2 n\u00eb Kuk\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 4.8 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn afro 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 630 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe huamarrje n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kronologjis\u00eb s\u00eb pagesave p\u00ebr likuidimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes me kusht, rezulton se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion e 630 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar me me huan dhe kursimet familjare, nd\u00ebrsa i dyti me kredin\u00eb, q\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, si dhe ka konsideruar bind\u00ebse provat dhe shpjegimet e subjektit se kredia e but\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb &#8211; por nga ana tjet\u00ebr evidenton probleme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Trupa v\u00ebren se n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti ka paraqitur n\u00eb Bashkin\u00eb Kuk\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitim strehimi, familja e saj p\u00ebrb\u00ebhej vet\u00ebm nga tre an\u00ebtar\u00eb dhe kan\u00eb pasur t\u00eb drejta reale mbi disa apartamente, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin porositur edhe 3 apartamente t\u00eb tjer\u00eb duke kryer dhe pagesat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ato pasuri. \u201c[\u2026]Tregon se kjo familje ka pasur aq t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme sa p\u00ebr t\u00eb mos u vler\u00ebsuar n\u00eb paaft\u00ebsi paguese apo n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare\u201d, vler\u00ebson trupa e KPK-s\u00eb dhe analizon legjislacionin sipas t\u00eb cilit klasifikohen familjet q\u00eb duhen trajtuar me programe sociale t\u00eb strehimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK konstaton se prokurorja Gjana nuk ka deklaruar n\u00eb vitet 2014 dhe 2015 bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 46 m2 n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, t\u00eb fituar me trash\u00ebgimi ligjore nga babai i saj si dhe nuk e ka regjistruar n\u00eb vitin 2011 kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb &#8211; me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos rezultonte bashk\u00ebpronare n\u00eb ndonj\u00eb pasuri p\u00ebr efekt t\u00eb aplikimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb si \u201cfamilje e pastreh\u00eb\u201d nga Bashkia Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti i fshehur<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka bler\u00eb dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb, ku rreth 90% e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive rezulton t\u00eb jet\u00eb shlyer para martes\u00ebs. Megjithat\u00eb, KPK konstaton se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej apartamenteve \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2016 dhe gjith\u00eb vlera e p\u00ebrfituar 54 mij\u00eb e 500 euro i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua v\u00ebllait t\u00eb prokurores Gjana, shtetasit O.V., p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se v\u00ebllai i subjektit jeton prej 20 vjet\u00ebsh n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA dhe nga verifikimi i sistemit TIMS \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai vjen rrall\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur gjithashtu se kontrata e porosis\u00eb e vitit 2014 p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga v\u00ebllai i subjektit, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga shtetasi F.GJ., si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb dhe se t\u00eb gjitha k\u00ebstet jan\u00eb paguar n\u00eb cash. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka ngritur dyshime se ky apartamet \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb shtetasi O.V. ka paguar brenda 7 vitesh shum\u00ebn 100,000 USD, por nga ana tjet\u00ebr nuk ka mundur t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes dhe t\u00eb fitoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebto dy pasuri (apartament dhe garazh) vet\u00ebm sepse nuk ka paguar shum\u00ebn prej 9,900 USD, nuk e b\u00ebn t\u00eb besueshme nevoj\u00ebn e k\u00ebtij personi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebto pasuri dhe, si rrjedhoj\u00eb, as faktin se k\u00ebto pasuri jan\u00eb porositur dhe paguar me vullnetin dhe parat\u00eb e tij\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>Dyshimet e KPK-s\u00eb jan\u00eb forcuar dhe nga fakti se bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait t\u00eb subjektit, shtetasja L.V., ka t\u00ebrhequr personalisht vler\u00ebn e marr\u00eb hua, por nuk e ka kryer pages\u00ebn tek shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar nga motra.<\/p>\n<p>Trupa konsideron dhe faktin se v\u00ebllai i subjektit nuk ka ka bler\u00eb banes\u00eb n\u00eb SHBA ku jeton prej dy dekadash megjith\u00ebse pretendohet se ushtron aktivitet privat atje, por ka investuar n\u00eb Shqip\u00ebri ku vjen rrall\u00eb, si dhe duke p\u00ebrdorur nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do logjike ekonomike. N\u00eb vendim thuhet se Gjana nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb burimet e v\u00ebllait t\u00eb saj p\u00ebr pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni konsideron se kjo \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit, e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve fiktive dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar tre depozita dhe nj\u00eb gjendje cash, si burim krijimi p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga kalimi i t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb apartamenti 2+1 me sip\u00ebrfaqe 90.3 m2 n\u00eb objektin me 9 kate n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebs, sipas nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje t\u00eb vitit 2016, kundrejt vler\u00ebs 36 mij\u00eb euro. N\u00eb vijim KPK ka hetuar edhe transaksionet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d t\u00eb subjektit, apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010 dhe \u00ebsht\u00eb paguar shuma 36 mij\u00eb euro me k\u00ebste, me burim t\u00eb deklaruar 20 mij\u00eb euro nga pagat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe 16 mij\u00eb euro huamarrje nga shtetasja V.O., sipas nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK n\u00ebse ka p\u00ebrdorur prona n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, Gjana ka deklaruar se vijon t\u00eb banoj\u00eb prej vitit 2014 n\u00eb apartamentin q\u00eb gjendet n\u00eb pallatin me 9 kate, megjith\u00ebse e ka disponuar deri n\u00eb 2016-\u00ebn kur kjo pasuri ka kaluar n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb kunatit, F.GJ. Ajo ka shtuar se kunati jeton n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011, pasi jan\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrrimin e pasurive.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 20 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fillimisht jan\u00eb ngritur dyshime lidhur me huamarrjen 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka informuar se nuk egziston deklarata noteriale e vitit 2013 p\u00ebr dh\u00ebnie huaje n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro, e n\u00ebnshkruar midis subjektit dhe motr\u00ebs s\u00eb saj V.O., pran\u00eb noterit B.Gj, i cili ka noterizuar k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb huaje. Edhe noteri ka konfirmuar se kjo deklarat\u00eb nuk figuron e regjistruar n\u00eb regjistrin e tij notarial.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb hetimit paraprak, Komisioni ka ngritur dyshime se ky mund t\u00eb ishte dokument i krijuar vet\u00ebm me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar huan q\u00eb subjekti pretendon se ka marr\u00eb nga motra e saj.<\/p>\n<p>Por,\u00a0 bazuar n\u00eb faktin se Gjana e ka deklaruar huamarrjen n\u00eb vitin 2013, si dhe shlyrjen n\u00eb vijim, KPK vler\u00ebson se prokurorja Gjana e ka marr\u00eb realisht shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro nga motra e saj. KPK sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se noteri e ka pranuar dhe konfirmon q\u00eb ta ket\u00eb hartuar ai k\u00ebt\u00eb dokument dhe vler\u00ebson se mosregjistrimi i deklarat\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tij dhe jo e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb KPK ka vler\u00ebsuar ta konsideroj\u00eb huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 16 mij\u00eb euro si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit, megjithat\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 591 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e dyt\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli m\u00eb 28 janar vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Fahrije Gjana Vata pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb; se kishte kryer veprime fiktive me q\u00ebllim fshehjen e pasurive; se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi me kushte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71851,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[396,149,397],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_6108-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Fahrie Gjana | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71850"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71850"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71850\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71852,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71850\/revisions\/71852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}