{"id":71856,"date":"2022-03-01T18:57:02","date_gmt":"2022-03-01T17:57:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ervin-beqiri-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2022\/03\/01\/"},"modified":"2023-04-06T16:46:30","modified_gmt":"2023-04-06T14:46:30","slug":"prokurori-ervin-beqiri-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ervin-beqiri-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2022\/03\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori Ervin Beqiri jep shpjegime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Ervin Beqiri u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 1 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr afro kat\u00ebr or\u00eb, dha shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr Beqirin ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Beqiri kryesohet nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrjashtimi i relatores<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, relatorja Valbona Sanxhaktari sqaroi ecurin\u00eb e faz\u00ebs hetimore p\u00ebr rivler\u00ebsimin e prokurorit Beqiri. Ajo tha se subjekti kishte paraqitur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs dhe t\u00eb relatores \u2018p\u00ebr konflikt interesi\u201d, pasi i ishin komunikuar rezultatet e hetimit dhe ishte ftuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Sanxhaktari shpjegoi se m\u00eb 10 shkurt, nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb e KPK-s\u00eb ka pranuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit, duke p\u00ebrjashtuar relatoren nga ky proces. Megjith\u00ebse Komisioni dhe subjekti nuk b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb seanc\u00eb emrin e relatores s\u00eb m\u00ebparshme, sipas njoftimit n\u00eb faqen online t\u00eb KPK-s\u00eb, an\u00ebtarja e z\u00ebvend\u00ebsuar e trup\u00ebs \u00ebsht\u00eb komisionerja Pamela Qirko.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn, Beqiri k\u00ebrkoi rikryerjen e analiz\u00ebs financiare si dhe \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, por trupa e KPK-s\u00eb vendosi ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Prokurori Ervin Beqiri e konsideroi hetimin e KPK-s\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj, t\u00eb paragjykuar dhe tendencioz. Sipas tij, Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb deklarimet vjetore dhe at\u00eb \u2018veting\u2019, si dhe provat dhe parashtrimet e dor\u00ebzuara prej tij.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj k\u00ebrkova p\u00ebrjashtimin e relatores,\u201d tha Beqiri.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se subjektit i ka kaluar barr\u00eb prove lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 104.18 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur nga subjekti n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr 90 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat ka shlyer shum\u00ebn 87 mij\u00eb euro dhe me detyrim t\u00eb mbetur n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019, subjekti ka sh\u00ebnuar kursimet personale para martese; kursimet familjare gjat\u00eb martes\u00ebs; dhe hua n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai pa interes, t\u00eb shlyer plot\u00ebsisht n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2013 ka sqaruar se ka shlyer shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro me burim kursimet familjare t\u00eb atij viti n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 263 mij\u00eb lek\u00eb; 4.8 milion\u00eb lek\u00eb nga kursimet familjare t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme dhe 5.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marra hua nga i ati. N\u00eb 2014-\u00ebn, subjekti ka deklaruar se ka paguar shum\u00ebn 7 mij\u00eb euro dhe se detyrimi i mbetur ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb 3000 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb cash n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs; k\u00ebsti i dyt\u00eb 30 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tansferte bankare n\u00eb korrik t\u00eb atij viti dhe k\u00ebsti i tret\u00eb 7000 euro \u00ebsht\u00eb kryer cash n\u00eb gusht t\u00eb 2014-\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb, KPK konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga babai, subjekti ka deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ edhe burime t\u00eb tjera ve\u00e7 atyre t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar se si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet e prind\u00ebrve nd\u00ebr vite; shumat q\u00eb ata kan\u00eb marr\u00eb nga dy vajzat si dhe marrja hua nga i ati tek dy t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 1 milion lek\u00eb dhe 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari v\u00ebrejti se subjekti i ka pretenduar huat\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ, duke u justifikuar me shpjegimin se nuk e ka ditur k\u00ebt\u00eb fakt dhe se e ka m\u00ebsuar kur e ka pyetur baban\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se subjekti ka pasur detyrimin ligjor q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 t\u00eb pasqyronte gjith\u00eb burimet t\u00eb shoq\u00ebruar me dokumentacion justifikues ligjor dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato vlera nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn paraprake.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se babai n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb huave ka pasur depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb, ku ka shtuar dhe vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga i ati, subjekti ka deklaruar shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier m\u00eb dat\u00eb 22 shtator 2000.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se babai ka porositur nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 4.2 milion\u00eb lek\u00eb, nga rezulton t\u00eb ket\u00eb shlyer shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provvuar se t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Beqiri ka depozituar si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb dat\u00ebs 18 shtator 2000 t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit n\u00eb kryeqytet, i cili ka deklaruar se e ka marr\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Por KPK konstaton se babai i sbujektit nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2000 me t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Duke ju referuar dhe gjendjeve t\u00eb tjera t\u00eb likujditeteve dhe veprimeve t\u00eb kryera nga subjekti, si dhe faktit se babai kishte dal\u00eb n\u00eb pension n\u00eb vitin 2006 nd\u00ebrsa n\u00ebna n\u00eb \u201999-\u00ebn, KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare pa p\u00ebrfshir\u00eb dy huamarrjet nga t\u00eb af\u00ebrmit, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro. Sanxhaktari theksoi se analiza financiare \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Prokurori Beqiri theksoi se n\u00eb raportin e KPK-s\u00eb jan\u00eb hequr elemente q\u00eb i cil\u00ebsoi thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb deklarimet vjetore e kishte p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb ardhur dhe pag\u00ebn e muajit dhjetor, megjith\u00ebse ajo paguhej n\u00eb fillim t\u00eb muajit pasardh\u00ebs. Subjekti sqaroi se kishte ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji dhe n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes prej aktivitetit privat, megjith\u00ebse detyrimet tatimore paguheshin n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb kursimet e vitit 2011 t\u00eb p\u00ebrfshihej dhe nj\u00eb shum\u00eb rreth 600 mij\u00eb lek\u00eb e fituar n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, megjith\u00ebse pagesa ishte kryer n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Beqiri deklaroi se n\u00eb vitin 2012 gjendja cash q\u00eb kishte disponuar kishte qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 930 mij\u00eb lek\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryheshin rillogaritje p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e kursimeve sipas metodologjis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr \u00e7do vit q\u00eb kishte qen\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti shpjegoi se deri n\u00eb vitin 2013 kishin jetuar s\u00eb bashku me prind\u00ebrit dhe dy motrat n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi 2+1, por kur kishin m\u00ebsuar s\u00eb bashk\u00ebshortja ishte shtatz\u00ebn\u00eb, kishin qen\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb siguruar strehimin.<\/p>\n<p>\u201cKemi mbledhur \u00e7far\u00eb kishim duke marr\u00eb dhe tek t\u00eb af\u00ebrmit,\u201d pohoi Beqiri dhe theksoi se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro ishte mbuluar nga gjendja cash q\u00eb dispononte, kursimet e prind\u00ebrve dhe t\u00eb motrave, si dhe huat\u00eb e marra nga t\u00eb af\u00ebrmit prej t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se vlera e p\u00ebrfituar nga apartamenti n\u00eb Fier kishte qen\u00eb realisht n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe se prind\u00ebrit nuk i kishin p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, prind\u00ebrit kishin pasur dhe aktivitete t\u00eb tjera, por theksoi se vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej vlera e apartamentit n\u00eb Fier, at\u00ebher\u00eb rezultonte se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Beqiri k\u00ebmb\u00ebnguli se dhe motrat kishin pasur t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb tre vitet e fundit.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se trupa e m\u00ebparshme nuk i kishte konsideruar huat\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. \u201cN\u00eb pun\u00ebn time si prokuror nuk p\u00ebrdor \u2018duket se \u00ebsht\u00eb\u2019. Them \u2018\u00ebsht\u00eb\u2019 ose \u2018nuk \u00ebsht\u00eb\u2019\u201d, theksoi Beqiri dhe e krahasoi legjislacionin p\u00ebr vetingun q\u00eb i kalon barr\u00ebn e pov\u00ebs subjektit me legjislacionet e posa\u00e7me p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar apo \u201cmafioz\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb prej 30 mij\u00eb euro, Beqiri ka deklaruar si burime t\u00eb gjitha depozitat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, s\u00eb bashku me nj\u00eb hua nga babai n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn totale 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka shpjeguar se huan\u00eb e marr\u00eb nga i ati e ka shlyer brenda atij viti.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb disa vite, kur jan\u00eb kryer shtesa n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij kan\u00eb rezultuar balanca negative. Lidhur me huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga babai, evidentohet se ky i fundit nuk e kishte konfirmuar dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume n\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb funksion t\u00eb pyet\u00ebsorit nr.2, megjith\u00ebse subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2021 ku i ati shprehet se i ka dh\u00ebn\u00eb djalit shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka konstatuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb. Relatorja Sanxhaktari u shpreh se deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, analiza financiare pasqyron situat\u00ebn bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb ato periodike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Beqiri u pyet gjat\u00eb nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Valbona Sanxhaktari dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Beqiri k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb e 930 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe theksoi se prov\u00eb p\u00ebr disponimin e k\u00ebsaj vlere ishin deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, Beqiri shpjegoi se e kishte shlyer me shumat e gjith\u00eb depozitave q\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja zot\u00ebronin dhe huan\u00eb nga babai 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Ai sqaroi se kjo vler\u00eb ishte kthyer brenda vitit 2013 dhe prandaj nuk ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Lidhur me huat\u00eb e marra nga babai tek t\u00eb af\u00ebrmit, Beqiri sqaroi se halla zot\u00ebronte farmaci dhe ka pasur t\u00eb ardhura vjetore rreth 50 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa i af\u00ebrmi i tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb administrator i nj\u00eb firme nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Ervin Beqiri k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb provat dhe parashtrimet e tij, si dhe t\u00eb \u00e7elet hetimi p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Ervin Beqiri u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 1 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr afro kat\u00ebr or\u00eb, dha shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2013. Hetimi administrativ p\u00ebr Beqirin ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71857,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Beqiri-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ervin Beqiri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71856"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71856"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71856\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71858,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71856\/revisions\/71858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}