{"id":71859,"date":"2022-03-01T12:28:09","date_gmt":"2022-03-01T11:28:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-drini-pali\/2022\/03\/01\/"},"modified":"2023-04-06T16:51:28","modified_gmt":"2023-04-06T14:51:28","slug":"kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-drini-pali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-drini-pali\/2022\/03\/01\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit Drini Pali"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Drini Pali u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 18 janar me shumic\u00ebn e votave t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb kryesuar nga Etleda \u00c7iftja me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. Ndryshe nga relatorja Shuli dhe komisioneri Roland Ilia q\u00eb konsideruan se subjekti kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, kryesuesja \u00c7iftja vler\u00ebson se ai ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe ngre dyshime se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shmangi nj\u00eb apartament nga verifikimi.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00c7iftja konsideron penalizuese dhe problemet profesionale p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra n\u00eb vitin 2009, si dhe ato t\u00eb konstatuara n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara. Trupa e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkuar p\u00ebr konkluzionin n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, ku nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Drini Pali p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesja e prokurorit ka deklaruar n\u00eb vitin 2009 nj\u00eb kontrat\u00eb porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 108.77 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb euro, si dhe pages\u00ebn e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro. Nisur nga fakti se n\u00eb vitet n\u00eb vijim nuk jan\u00eb pasqyruar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, KPK ka kryer verifikime.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2014 bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb nj\u00ebnashme ku deklaron revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb vitit 2009. Subjekti ka pretenduar se revokimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2011-\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb verbale dhe se \u00ebsht\u00eb kthyer shuma e paguar, q\u00eb sipas Palit u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtetuar se shuma prej 25.000 euro, paguar n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr porositjen e nj\u00eb apartamenti nga bashk\u00ebjetuesja, deklaruar prej saj n\u00eb DPV-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, nuk i \u00ebsht\u00eb kthyer as subjektit dhe as bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, por n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, e cila e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb ri bler\u00eb me kontrat\u00eb shitje n\u00eb vitin 2014, me t\u00eb cilin nuk u evidentuan lidhje t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, fakt q\u00eb p\u00ebrforcon bindjen se kjo shum\u00eb ishte kontribut i krijuar me t\u00eb ardhura t\u00eb familjes N.\u201d, \u00e7mon shumica dhe shprehet se ka krijuar bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje dhe kontribut p\u00ebr shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro t\u00eb paguar nga bashk\u00ebjetuesja n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr porositjen e apartamentit.\u00a0N\u00eb p\u00ebrfundim shumica nuk ka gjetur probleme p\u00ebr ket\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Kryesuesja \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se subjekti dhe bashk\u00ebjetuesja nuk kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsimin e shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro dhe revokimin verbal t\u00eb.\u00a0Ajo v\u00ebren se revokimi i vitit 2014 i pretenduar nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7do ndryshim \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar rregullisht nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Pakica \u00e7mon se kontrata e porosis\u00eb e vitit 2009 \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi pasi nuk \u00ebsht\u00eb shuar apo z\u00ebvend\u00ebsuar me asnj\u00eb akt t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim \u00c7iftja\u00a0\u00a0analizon zbatimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes pas vitit 2009 duke evidentuar se pagesa e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer nga n\u00ebna e bashk\u00ebjetueses me shumat e dh\u00ebna nga e bija, t\u00eb t\u00ebrhequra nga depozita n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cMbetet e pashpjegueshme arsyeja e t\u00ebrheqjes s\u00eb fondeve nga ana e bashk\u00ebjetueses dhe kryerja e transfert\u00ebs bankare n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, n\u00eb kushtet q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia kontraktore n\u00eb vitin 2009 ishte midis bashk\u00ebjetueses dhe investitor\u00ebve dhe transferta bankare mund t\u00eb ishte kryer drejtp\u00ebrdrejt nga llogaria e saj\u201d, shprehet \u00c7iftja dhe evidenton se nga hetimi ka rezultuan se n\u00ebna e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb\u00a0\u00a0shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese shum\u00ebn totale 70 mij\u00eb euro deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 &#8211;\u00a0vit, q\u00eb sipas kryesueses korrespondon me dor\u00ebzimin faktik t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshton edhe konkluzionin e shumic\u00ebs p\u00ebr rikithimin e shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit duke konsideruar se \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb mbi dokumente joligjore, pasi mandatpagesat nuk p\u00ebrmbajn\u00eb numrin serial dhe vul\u00ebn, sipas parashikimeve ligjore t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin q\u00eb sipas shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb porositur nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2011 dhe bler\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn,\u00a0\u00a0\u00c7iftja konstaton se nuk ekziston asnj\u00eb kontrat\u00eb porosie. Gjithashtu, ajo v\u00ebren se pagesat jan\u00eb kryer p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit aksioner dhe jo p\u00ebr nj\u00eb investitor t\u00eb ri ashtu si shprehet shumica.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb, natyrsh\u00ebm lind pyetja: P\u00ebr cilin apartament ka paguar B.N., nga llogaria 45.000 euro n\u00eb vitin 2009 dhe 25.000 n\u00eb vitin 2011? Un\u00eb vler\u00ebsoj se k\u00ebto pagesa jan\u00eb kryer p\u00ebr apartamentin e porositur nga bashk\u00ebjetuesja e subjektit n\u00eb vitin 2009 dhe nuk kan\u00eb lidhje me kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb vitit 2014, ku n\u00ebna e bashk\u00ebjetueses ka bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr\u201d, vler\u00ebson \u00c7iftja duke u bazuar dhe n\u00eb numrin e pron\u00ebsis\u00eb, sip\u00ebrfaqen e apartamentit dhe shum\u00ebn e paguar.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson t\u00eb palogjikshme dhe t\u00eb pabesueshme kthimin e shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011 n\u00ebp\u00ebrmjet dy mandate pagesave dhe p\u00ebr faktin se vjehrra mund t\u00eb kishte balancuar me k\u00ebt\u00eb vler\u00eb pagesat e vitit 2011, t\u00eb paguara me bank\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7iftja konstaton se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave p\u00ebr kriijimin e depozitave n\u00eb favor t\u00eb saj, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr kryerjen e pagesave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, kryesuesja \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb transaksionet q\u00eb kan\u00eb ndodhur p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2009 dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb deformoj\u00eb faktet dhe rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb lidhjen ligjore me k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe se gjendet n\u00eb kushtet munges\u00ebs s\u00eb burimeve dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, sipas parashikimeve t\u00eb pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe germave \u201ca\u201d, \u201cb\u201d e \u201cc\u201d, t\u00eb nenit 33, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, \u00c7iftja vler\u00ebson se bashk\u00ebjetuesja e subjektit nuk ka deklaruar sakt\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2015 dhe dy apartamente q\u00eb i kan\u00eb dhuruar prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2011, pasi jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje midis deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe dokumentacionit me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb fituar pron\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupa e KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit. \u00c7iftja konsideron se ka munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere si dhe k\u00ebrkon moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb vitin 2015 kur pretendohet\u00a0se \u00ebsht\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7iftja ngre dyshime lidhur me kontributin e subjektit n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 110.45 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb. Pali ka deklaruar se disponon \u00bd pjes\u00eb takuese t\u00eb k\u00ebsaj asurie, megjith\u00ebse ka kontribuar personalisht me shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebjetuesja me vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit e saj. Duke konsideruar faktin se subjekti dhe bashk\u00ebjetuesja nuk kan\u00eb regjim martesor, \u00c7iftja ngre dyshime se\u00a0subjekti mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb deklarimin e kontributit monetar t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimi t\u00eb dh\u00ebnave arkivore ka rezultuar se pas nj\u00eb procedimi disiplinor t\u00eb filluar n\u00eb vitin 2009 nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, n\u00eb maj t\u00eb 2010-\u00ebs Presidenti Republik\u00ebs ka dekretuar shkarkimin e prokurorit Drini Pali nga detyra me motivacionin: \u201cP\u00ebr kryerjen e akteve dhe veprimeve q\u00eb diskreditojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn e prokurorit\u201d. Por n\u00eb vitin 2013, subjekti \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb detyr\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se shkarkimi i Palit \u00ebsht\u00eb gjykuar i pabazuar nga gjykatat q\u00eb e kan\u00eb rikthyer n\u00eb detyr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shkeljet e konstatuara nga inspketimi shumica konsideron se ato i p\u00ebrkasin viteve 2007-2008 dhe gjenden jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb, rendit t\u00eb dh\u00ebnat e d\u00ebrguara nga KLP p\u00ebr inspektimin e kryer n\u00eb vitin 2009 nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme q\u00eb ka konstatuar se subjekti ka regjistruar procedime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe ka mbajtur padrejt\u00ebsisht n\u00eb hetim p\u00ebr disa muaj disa persona q\u00eb nuk kan\u00eb kryer vepra penale, duke shkelur t\u00eb drejtat e ligjshme t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurori Pali ka pushuar hetime p\u00ebr t\u00eb akuzuar ndaj t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb ekzistuar provat p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale apo ka k\u00ebrkuar d\u00ebnime minimale p\u00ebr t\u00eb pandehurit q\u00eb akuzohen p\u00ebr mbajtje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, arm\u00ebmbajtje pa leje, etj..<\/p>\n<p>Pakica v\u00ebren se nuk q\u00ebndron argumenti i shumic\u00ebs se p\u00ebr shkarkimin e Palit ka vendim gjykate, dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se gjykatat kan\u00eb vendosur bazuar n\u00eb pretendimet e subjektit. \u00c7iftja\u00a0\u00a0v\u00ebren se vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb apelit dhe Kolegji Civil i\u00a0Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb kan\u00eb analizuar afatet procedurale t\u00eb inspektimit, por nuk kan\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel lidhur me aspektin profesional.<\/p>\n<p>Ajo cil\u00ebson t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb shumic\u00ebs se shkeljet i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudh\u00eb jasht\u00eb asaj t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. \u201c[\u2026]Ky \u00ebsht\u00eb konkluzion \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb pik\u00ebn 4, nenin 41, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, i cili parashikon se: \u2018Vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale mund t\u00eb shtrihet nga 1 janari i vitit 2006 e n\u00eb vazhdim, sipas informacionit q\u00eb disponohet p\u00ebr etik\u00ebn dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit\u201d, v\u00ebren \u00c7iftja dhe k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto shkelje t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>Ajo ka gjetur probleme dhe n\u00eb denoncimet e kryera nga publiku, konkretisht zvarritje t\u00eb hetimeve; mosrespektim t\u00eb afateve procedurale dhe t\u00eb afateve t\u00eb l\u00ebna nga gjykata p\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore; mosarsyetim t\u00eb vendimeve p\u00ebr zgjatjen e afatit t\u00eb hetimeve, etj..<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kryesuesja Etleda \u00c7iftja \u00e7mon se subjekti ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb dob\u00ebt, nuk ka respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve dhe se duhet shkarkuar p\u00ebr problemet e evidentuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Drini Pali u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 18 janar me shumic\u00ebn e votave t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb kryesuar nga Etleda \u00c7iftja me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. Ndryshe nga relatorja Shuli dhe komisioneri Roland Ilia q\u00eb konsideruan se subjekti kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71860,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[399,118,149,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Drini-Pali.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Drini Pali n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71859"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71859"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71861,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71859\/revisions\/71861"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}