{"id":71868,"date":"2022-02-25T17:28:39","date_gmt":"2022-02-25T16:28:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-edhe-per-profesionalizmin\/2022\/02\/25\/"},"modified":"2023-04-06T16:52:05","modified_gmt":"2023-04-06T14:52:05","slug":"prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-edhe-per-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-edhe-per-profesionalizmin\/2022\/02\/25\/","title":{"rendered":"Prokurorja Violeta Shkurta jep shpjegime edhe p\u00ebr profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb premten m\u00eb 25 shkurt p\u00ebr drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta, u relatuan m\u00eb s\u00eb shumti gjetjet p\u00ebr kriterin profesional, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti dha shpjegime.<\/p>\n<p>Kjo seanc\u00eb u zhvillua pasi KPK vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Shkurt\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 n\u00ebntor, KPK konstatoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive nga prokurorja e Fierit, Violeta Shkurta, si dhe e vler\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte dy apartamente. Ajo tha se pasurin\u00eb e kishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e prokurores Violeta Shkurta kryesohet nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p><strong>Prova e re p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici e pyeti prokuroren Shkurta n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs lidhur me nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re q\u00eb ajo kishte dor\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti prej shitjes s\u00eb pajisjeve t\u00eb nj\u00eb bingoje n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si nj\u00eb pej burimeve p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 180.3 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici v\u00ebrejti se deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb nuk ishte dor\u00ebzuar asnj\u00eb prov\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2005 nga shitja e bingos dhe se dokumenti i pretenduar p\u00ebr shitjen n\u00eb pajisjeve n\u00eb vitin 2004 ishte dor\u00ebzuar pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cJu keni deklaruar se bashk\u00ebshorti e ka shitur bingon n\u00eb vitin 2005 dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e pages\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer rreth pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr efekt garancie. Duket se transaksioni ka filluar dhe ka p\u00ebrfunduar gjat\u00eb vitit 2005\u201d, konstatoi Komici dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se edhe bler\u00ebsi i bingos shprehet n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale se transaksioni ishte kryer po n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7udit\u00ebrisht tani na sillni nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb vitit 2004 n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shitje t\u00eb pajisjeve t\u00eb bingos\u201d, shtoi Komici dhe pyeti p\u00ebrse nuk ishte deklaruar ky transaksion n\u00eb vitin 2004, kur dhe bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb vit kishte qen\u00eb subjekt deklarues.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta shpjegoi se kishte deklaruar se pages\u00ebn k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb e kishte kryer n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e dor\u00ebzimit me vones\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dokumenti, ajo sqaroi se kishte k\u00ebrkuar tek disa noter\u00eb derisa kishte arritur t\u00eb gjente. \u201cDel q\u00eb p\u00ebr 6 muaj e kam marr\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d, pohoi prokurorja Shkurta dhe u shpreh se mendonte se dokumenti mund t\u00eb kishte humbur gjat\u00eb nj\u00eb aksidenti t\u00eb bashk\u00ebshrotit n\u00eb vitin 2007, pasi mund t\u00eb ishte ndodhur n\u00eb makin\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonte at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos vler\u00ebsohej p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebshortit. \u201cDua t\u00eb vler\u00ebsohem p\u00ebr veprimet e mia\u201d, k\u00ebrkoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr profesionalizmin\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP kishte dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr profesionalizmin. Po ashtu nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe p\u00ebr tre prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short nga Komisioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb seanc\u00eb u relatuan gjetjet p\u00ebr dy prej dosjeve t\u00eb shortuara dhe p\u00ebr disa denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>Komici konstatoi se subjekti ka shtyr\u00eb hetimet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje me argumentin se do t\u00eb kryente hetime shtes\u00eb, por nga verifikimi dosjes ka rezultuar se nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor. Sipas relatorit, megjith\u00ebse prokuroria ka konkluduar p\u00ebr kryerjen e nd\u00ebrtimit pa leje, pas shtyrjes s\u00eb afateve, e ka pushuar hetimin p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit t\u00eb vitit 2014 \u201cP\u00ebr dh\u00ebnie` amnistie\u201d.<\/p>\n<p>Shkurta shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte hetuar fillimisht nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror dhe se i kishte kaluar fizikisht m\u00eb von\u00eb nga data e caktimit t\u00eb saj si prokurore e \u00e7\u00ebshtjes. Ajo pretendoi se kishte qen\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb studionte dosjen pasi disa prokuror\u00eb kishin hequr dor\u00eb. \u201cNuk isha n\u00eb kushte objektive t\u00eb njihesha me materialet dhe t\u00eb merrja nj\u00eb vendim benda afatit ligjor\u201d, pohoi Shkurta dhe sqaroi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr projekt-ligjin p\u00ebr amnistin\u00eb dhe se kishin trajtuar fillimisht \u00e7\u00ebshtjet me p\u00ebrpar\u00ebsi. \u201cKa qen\u00eb dhe ngarkesa\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb evidentuar nga ato t\u00eb shortuara, KPK ka konstatuar se prokurorja ka zgjatur hetimet pasi ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr-porosi autoriteteve greke, por e ka pushuar procedimin pa e pritur mb\u00ebrritjen e atij dokumenti. Po ashtu, u relatuan pasakt\u00ebsi n\u00eb dokumentacionin e dosjes.<\/p>\n<p>Shkurta sqaroi se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00e7\u00ebshtja i ishte caktuar fillimisht nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr. Subjekti deklaroi se n\u00eb momentin q\u00eb ishte caktuar ajo si prokurore, rezulton t\u00eb ishte regjistruar emri i personit t\u00eb proceduar dhe se duhej trajtuar me p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb, Shkurta sqaroi se kishte administruar akte nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr ku hetohej i nj\u00ebjti person, shtetasi F.H. dhe se t\u00eb dh\u00ebnat u p\u00ebrkasin vendimarjeve s\u00eb dosjes tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e pushimit t\u00eb hetimit pa pritur let\u00ebr-porosin\u00eb, Shkurta deklaroi se kjo situat\u00eb zgjidhej kur t\u00eb mb\u00ebrrinte let\u00ebr-porosia me an\u00eb t\u00eb shfuqizimit t\u00eb vendimit t\u00eb pushimit.<\/p>\n<p>\u201cTransfrimi i \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00eb prokuror tek tjetri ka sjell\u00eb tejkalim t\u00eb afateve\u201d, theksoi Shkurta.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti dha shpjegime p\u00ebr disa prej denoncimeve t\u00eb publikut. Denoncuesi A.\u00c7upa ka pretenduar se prokurorja p\u00ebr tre vjet nuk ka zbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr kthimin e pasaport\u00ebs q\u00eb i ishte sekuesturar m\u00eb par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb mase sigurimi q\u00eb i ndalonte daljen jasht\u00eb vendit. \u201cDuket se subjekti nuk e ka zbatuar vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr kthimin e pasaport\u00ebs\u201d, deklaroi Komici.<\/p>\n<p>Shkurta deklaroi se nuk ishte ajo prokurorja q\u00eb kryente ekzekutimin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs dhe v\u00ebrejti se personi n\u00eb fjal\u00eb e kishte marr\u00eb pasaport\u00ebn kur ishte kryer ekzekutimi.<\/p>\n<p>Denoncuesi A.\u00c7upa ka pretenduar gjithashtu se subjekti nuk ka kryer hetime ndaj nj\u00eb shtetasi p\u00ebr t\u00eb cilin ai ka pretenduar se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb ndaj tij. Sipas Komisionit, ndaj denoncuesit A.\u00c7upa jan\u00eb kryer hetime pasi \u00ebsht\u00eb dyshuar se kishte marr\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb nxjerrjen nga burgu t\u00eb shtetasit A. \u00c7uka., q\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesi A. \u00c7upa ka kryer kall\u00ebzim ndaj B. \u00c7uk\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb duke pretenduar se nuk ka pasur asnj\u00eb marrdh\u00ebnie p\u00ebr ti marr\u00eb lek\u00eb A.S. ashtu si \u00ebsht\u00eb pretenduar. Si prov\u00eb ai ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shtetasit A.S.. Komici konstatoi se subjekti e ka zgjatur hetimin lidhur me kall\u00ebzimin e kryer nga shtetasi A. \u00c7upa p\u00ebr gjasht\u00eb muaj pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb argumentuar dhe vepra penale ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, prokurorja Shkurta shpjegoi se ishte hetuar m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror. Ajo deklaroi se kall\u00ebzuesi nuk e kishte pretenduar asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb hetimit deklarimin e rrem\u00eb t\u00eb B. \u00c7uk\u00ebs. Sipas subjektit, denoncuesi e kishte kryer kall\u00ebzimin vet\u00ebm pasi ishte d\u00ebnuar vet\u00eb me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb shtetasit A.S., Shkurta argumentoi se nuk mund t\u00eb konsiderohej si prov\u00eb, pasi nuk ishte marr\u00eb prej organit procedues sipas Kodit t\u00eb procedur\u00ebs Penale. \u201cShtetasi A. \u00c7upa \u00ebsht\u00eb ankuar dhe pran\u00eb ILD-s\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb arkivuar\u201d, pohoi Shkurta.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatuan disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat gjykata kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat apo vendimarrjet e subjektit p\u00ebr pushim ose mosfillim t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, megjith\u00ebse n\u00eb nj\u00eb rast gjykata ka pranuar ankimin e kryer nga Sindikata e Pavarur e Naft\u00ebs Patos kund\u00ebr nj\u00eb vendimi t\u00eb Shkurt\u00ebs p\u00ebr mosfillimin e hetimeve t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb kryer prej tyre dhe e ka urdh\u00ebruar subjektin t\u00eb kryej\u00eb hetime, rezulton se ajo nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor.<\/p>\n<p>Pasi dhe Gjykata e Apelit Vlor\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi urdh\u00ebrimet p\u00ebr kryerjen e hetimeve, subjekti rezulton se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen. Komici v\u00ebrejti se vendimi i mosfillimit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb tej afatit 15 ditor t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Shkurta pranoi se vendimi ishte marr\u00eb jasht\u00eb afatit, por ajo pretendoi se kjo nuk e c\u00ebnonte vlefshm\u00ebrin\u00eb. Subjekti theksoi se nuk kishte k\u00ebrkuar heqjen dor\u00eb, por kishte k\u00ebrkuar pala q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb hetohej nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve \u00ebsht\u00eb ankuar ndaj prokurores Shkurta lidhur me pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb personi t\u00eb hetuar p\u00ebr drejtim t\u00eb automjetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, q\u00eb kishte sjell\u00eb edhe vdekjen e nj\u00eb personi.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebllait t\u00eb viktim\u00ebs, subjekti e ka bazuar vendimarrjen e saj n\u00eb nj\u00eb akt ekspertimi jo t\u00eb sakt\u00eb dhe pa analizuar n\u00ebse drejtuesi mjetit q\u00eb kishte shkaktuar aksidentin e r\u00ebnd\u00eb kishte qen\u00eb ose jo n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave q\u00eb qarkullimit rrogur. Subjekti ka refuzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb riekspertimi. Po ashtu, pala e d\u00ebmtuar ka pretenduar se Shkurta nuk ka thirrur d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb vendngjarje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb deklarimet e tyre.<\/p>\n<p>Nga akt ekspertimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se drejtuesi mjetit q\u00eb kishte shkaktuar aksidentin udh\u00ebtonte me 70 km\/or\u00eb, nga 60 km\/or\u00eb q\u00eb ishte shpejt\u00ebsia maksimale e lejuar dhe pasi kishte dal\u00eb n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs kishte goditur mjetin p\u00ebrball\u00eb duke shkaktuar aksidentin tragjik.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta deklaroi se kishte vler\u00ebsuar se nuk nevojitej nj\u00eb akt-ekspertim i ri, pasi ishte konkluduar se shkak nuk kishte qen\u00eb shpejt\u00ebsia, por kushtet atmosferike si pasoj\u00eb e reshjeve t\u00eb shitur. Ajo pretendoi se do t\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kryhej eksperiment n\u00eb vendjgjarje, pasi nuk do t\u00eb ishin kushtet atmosferike t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, megjith\u00ebse gjykata e kishte pranuar ankimin e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr kryerjen e riekspertimit, situata nuk kishte ndryshuar. Ajo sqaroi se megjith\u00ebse shpejt\u00ebsia n\u00eb aktekspertimin e dyt\u00eb rezultonte 100 km\/or\u00eb nga 70 km n\u00eb or\u00eb q\u00eb ishte konstatuar n\u00eb ekspertimin e par\u00eb, s\u00ebrish shkak i aksidentit nuk ishte konkluduar shpejt\u00ebsia por lag\u00ebshtia.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se kishte hequr dor\u00eb nga hetimi \u00e7\u00ebshtjes pasi familjar\u00ebt e viktim\u00ebs kishin regjistruar ato \u00e7far\u00eb ajo kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb dhe i kishin publikuar n\u00eb media. Sipas subjektit, ajo i kishte k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs dhe prokuroris\u00eb q\u00eb t\u00eb hetonin k\u00ebto veprime dhe n\u00eb k\u00ebto kushte kishte hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Violeta Shkurta pretendoi se pasuria e familjes s\u00eb saj ishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme dhe se kishte v\u00ebrtetuar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 28 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb tret\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb premten m\u00eb 25 shkurt p\u00ebr drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta, u relatuan m\u00eb s\u00eb shumti gjetjet p\u00ebr kriterin profesional, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti dha shpjegime. Kjo seanc\u00eb u zhvillua pasi KPK vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71869,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkurta-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71868"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71870,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71868\/revisions\/71870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}