{"id":71880,"date":"2022-02-23T19:01:59","date_gmt":"2022-02-23T18:01:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpetim-reka-perballet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2022\/02\/23\/"},"modified":"2023-04-06T16:52:58","modified_gmt":"2023-04-06T14:52:58","slug":"shpetim-reka-perballet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shpetim-reka-perballet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2022\/02\/23\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebtim Reka p\u00ebrballet me probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit, Shp\u00ebtim Reka u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 23 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Reka n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit t\u00eb tij, Genci \u00c7ifligu paraqiti nj\u00eb mbrojtje t\u00eb gjat\u00eb duke kund\u00ebrshtuar konstatimet p\u00ebr balancat negative; dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura; gjendjen n\u00eb konfliktin e interesit me nd\u00ebrtuesit e pallateve ku ka bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb tjet\u00ebr i \u00ebsht\u00eb dhuruar t\u00eb birit nga gjyshja; dyshime p\u00ebr veprime fiktive n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti; si dhe huap\u00ebrdorja pa afat e nj\u00eb makine nga nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Procesi vetingut p\u00ebr gjyqtarin Reka po kryhet nga trupa KPK-s\u00eb e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtim Reka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs Rek\u00ebs p\u00ebr disa konstatime lidhur me nj\u00eb apartament 3+1 me sip\u00ebrfaqe 146.5 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr \u00e7mimin 70 mij\u00eb euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 31 mij\u00eb euro; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi, n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, kursime nga pagat dhe nga qiraja prej nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga i ati.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve t\u00eb krijimit, Komisioni konstatoi se ai nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve me vler\u00eb 63 mij\u00eb euro.\u00a0KPK ka konsideruar t\u00eb ardhura nga qiraja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore n\u00eb vler\u00ebn totale 2.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, u evidentua se ka ngelur e paqart\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shlyer k\u00ebsti i fundit n\u00eb shum\u00ebn 7 mij\u00eb euro, q\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake t\u00eb vitit 2004 ishte dakor\u00ebd\u00ebsuar t\u00eb shlyhej pasi apartamenti t\u00eb dor\u00ebzohej i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Reka ka shqyrtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese p\u00ebr l\u00ebshimin e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me truallin ku gjendet objekti. Reka rezulton t\u00eb ket\u00eb disponuar me pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese ku ka bler\u00eb apartamentin. \u201cVler\u00ebsohet se vendimi ka qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;u pajisur me certifikat\u00eb pron\u00ebsie,\u201d theksoi Bungo dhe shtoi se urdh\u00ebri \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Kjo gjetje \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjyqtarit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe p\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb vitin 2004 t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs paraprake p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifliku sqaroi se subjekti kishte konsideruar t\u00eb mos e deklaronte n\u00eb 2004-\u00ebn blerjen e apartamentit, pasi nuk zot\u00ebronte ende certifikat\u00eb pron\u00ebsie. Ai shtoi se n\u00eb at\u00eb vit ishte deklaruar marrja e kredis\u00eb p\u00ebr blerje banese.<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebrkoi t\u00eb konsideroheshin n\u00eb analiz\u00eb gjendjet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe likujditetet bankare.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga qiraja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, \u00c7ifligu shpjegoi se qiramarr\u00ebsit ishin subjekte dhe jo individ\u00eb dhe pretendoi se legjislacioni ngarkon ata p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimet. Ai pohoi se provohej se prej vitit 2000, subjekti kishte p\u00ebrfituar qira mujore nga 350 USD.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebstin e fundit 7000 euro, \u00c7ifligu deklaroi se ishte shlyer pjes\u00eb pjes\u00eb nga subjekti, por shtoi se nuk kishin siguruar dot mandat pagesat pasi shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e kishte pezulluar aktivitetin, nd\u00ebrsa administratori gjendej jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb firm\u00ebn nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2010, me pretendimin se ishin shlyer t\u00eb gjitha detyrimet nga subjekti. \u00c7ifligu argumentoi se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themeli ku gjykoheshin mosmarr\u00ebveshjet, por nj\u00eb vendim formal p\u00ebr l\u00ebshimin e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit, q\u00eb sipas tij nuk mund t\u00eb ket\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 51 m2 i bler\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortes s\u00eb Rek\u00ebs n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 3 milion\u00eb 450 mij\u00eb lek\u00eb dhe q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar djalit t\u00eb tyre n\u00eb vitin 2016, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti i \u00ebsht\u00eb dhuruar djalit t\u00eb subjektit nj\u00eb muaj pasi ishte regjistruar ne em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb u kuptua se bashk\u00ebshortja e gjyqtarit \u00ebsht\u00eb prokurorja e Durr\u00ebsit, Flora Reka, edhe ajo subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Bungo evidentoi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb porositur nga vjehrra e prokurorit Reka kur ajo ishte n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se kjo banes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb vitin 2019 pasi nuk ka pasur shpenzim t\u00eb energjis\u00eb elektrike. \u201cNuk q\u00ebndron pretendimi i subjektit se vjehrra e ka p\u00ebrdorur apartamentit p\u00ebr pushime gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs,\u201d theksoi Bungo.<\/p>\n<p>Reka ka pretenduar se vjehrra ka lindur n\u00eb vitin 1932 n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs dhe se ka qen\u00eb trash\u00ebgimtare e nj\u00eb banese me tre kate dhe 14 dhoma n\u00eb at\u00eb qytet me pjes\u00eb takuese 1\/4 &#8211; pasuri q\u00eb sipas tij i ka siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga qiraja dhe nga shitja n\u00eb vitin 1998 e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs. Por, KPK vler\u00ebson se nuk jan\u00eb provuar k\u00ebto burime dhe ka konstatuar balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prej vitit 2011 e n\u00eb vijim gjyqtari Reka ka shqyrtuar shtat\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese prej nga vjehrra ka bler\u00eb apartamentin, duke i dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vendimarrjet e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka rezultuar se ai ka udh\u00ebtuar dy her\u00eb jasht\u00eb shtetit me administratorin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, Komisioni ngre dyshime p\u00ebr fshehje pasurie dhe gjendjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu deklaroi se kishin depozituar prova indirekte q\u00eb v\u00ebrtetonin se vjehrra e subjektit kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga qiraja dhe shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs. Ai theksoi se apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs ishte p\u00ebrdorur n\u00eb ver\u00eb dhe kund\u00ebrshtoi pretendimin p\u00ebr konflikt interesi, duke arugmentuar se apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjet ishin shqytuar nga viti 2011 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr fshehje u ngrit\u00ebn dhe p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip &#8220;Benz&#8221; n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb ishte nj\u00eb nj\u00eb prej mjeteve p\u00ebr t\u00eb cilat u konstatuan probleme n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Reka ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb periudha t\u00eb shkurtra dhe se nuk ka kryer asnj\u00eb shpenzim, KPK konstaton se nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton se subjekti e ka p\u00ebrdorur n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb prej pronarit.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr fshehje t\u00eb mjetit dhe theksoi se kunati subjektit kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Transaksionet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb \u201cBenz-i\u201d tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2000, e kan\u00eb p\u00ebrballur subjektin me barr\u00eb prove p\u00ebr etik\u00ebn e tij si gjyqtar. Sipas bungos, subjekti e ka bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e tij automjetin tip \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga hetimi ka rezultuar se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb ajo e ka bler\u00eb nga subjekti, i cili rezultonte se e kishte bler\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Dyseldrof t\u00eb Gjermanis\u00eb. Pasi subjekti \u00ebsht\u00eb rib\u00ebr\u00eb pronar i mjetit, rezulton t\u00eb ket\u00eb denoncuar n\u00eb polici humbjen e targave dhe e ka pajisur makin\u00ebn me targa t\u00eb reja. \u201cDuket se subjekti ka p\u00ebrdorur dokumente jo t\u00eb rregullta dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me etik\u00ebn e tij si gjyqtar\u201d, konstatoi Bungo.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se nuk ka qen\u00eb subjekti ai q\u00eb e ka bler\u00eb makin\u00ebn n\u00eb Gjermani, por nj\u00eb person tjet\u00ebr t\u00eb cilit Reka i kishte dh\u00ebn\u00eb autorizim p\u00ebr kryerjen e transaksioneve, si dhe dokumente p\u00ebrfshi dhe fotokopje t\u00eb pasaort\u00ebs. Sipas tij, kishte qen\u00eb ai person q\u00eb i kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me blerjen e mjetit n\u00eb Gjermani dhe pages\u00ebn e detyrimeve doganore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr autovetur\u00eb tip \u201cBenz\u201d q\u00eb subjekti e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 2500 USD, e ka shitur dy vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 10 mij\u00eb euro, por nuk ka paguar detyrimet p\u00ebr fitimin e realizuar. Avokati Rek\u00ebs deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se subjekti kishte kryer sh\u00ebrbime p\u00ebr makin\u00ebn dhe se nuk kishte pasur fitim.<\/p>\n<p>Rek\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb \u201cBenz-i\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit n\u00eb vitin 2012 n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, me burime kursime familjare dhe nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr tip \u201cOpel\u201d. Nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsi e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 11 mij\u00eb e 500 euro si dhe ka paguar detyrime doganpore n\u00eb shum\u00ebn 481 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit \u00c7ifligu, subjekti nuk mund t\u00eb dinte \u00e7mimin q\u00eb kishte paguar pala shit\u00ebse p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs dhe as mundej ta pyeste. Ai v\u00ebrejti se makina ishte shitur n\u00eb shum\u00ebn 665 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb disa defekteve q\u00eb i kishte pasur q\u00eb n\u00eb momentin kur ishte bler\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr blerjen e pasurive dhe shpenzimeve, avokati k\u00ebrkoi konsiderimin e gjendjes cash n\u00eb analiz\u00ebn financiare si dhe t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb likujditeteve bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, ve\u00e7 konstatimeve p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb administrator\u00ebt e dy shoq\u00ebrive nd\u00ebrtuese, u evidentua dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku subjekti kishte tejkaluar afatet e gjykimit. Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Reka u justifikua se vonesa kishte ardhur si pasoj\u00eb e muajit gusht q\u00eb ishin me pushime.<\/p>\n<p><strong>Kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Shp\u00ebtim Reka. Por hetimi i KPK ka zbuluar se ai ka udh\u00ebtuar n\u00eb vitin 2012 me nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, pasi ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se e ka marr\u00eb me qira, por nga verifikimi i dokumenteve ka rezultuar se ka qen\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim dhe pa afat. \u201cDuket marrdh\u00ebnie e posa\u00e7me\u201d, pohoi Bungo dhe shtoi se ky konstatim konsiderohej si nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i fshehur nga gjyqtari Reka.<\/p>\n<p>Avokati \u00c7ifligu shpjegoi se subjekti duhej t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb Greqi me familjen e tij q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb dhe me dy nip\u00ebrit e bashk\u00ebshortes. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebto kushte u \u00ebsht\u00eb nevojitur dhe nj\u00eb mjet tjet\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e ka zgjidhur kunati i bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u00c7ifligu deklaroi se kishte qen\u00eb kunati i bashk\u00ebshortes t\u00eb subjektit q\u00eb kishte kontaktuar me shtetasin Xh.T. dhe se Reka sa kishte shkuar t\u00eb firmoste kontrat\u00ebn e huap\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit, policat e sigurimit t\u00eb mjetit figuronin \u00e7do vit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Xh.T. dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb provohej se Reka kishte vijuar ta p\u00ebrdorte mjetin pas kthimit prej udh\u00ebtimit n\u00eb Greqi. \u201cNuk ka pap\u00ebrshtatshm\u00ebri. Konstatimi \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb\u201d, theksoi avokati \u00c7ifligu.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Shp\u00ebtim Reka deklaroi se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kishin punuar me p\u00ebrkushtim, profesionaliz\u00ebm dhe ndershm\u00ebri, si dhe kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. \u201cRrjedh nga nj\u00eb familje q\u00eb e kam p\u00ebr nder, familje e thjesht\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e p\u00ebrkushtuar me pun\u00ebn\u201d, deklaroi Reka dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 25 shkurt, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Durr\u00ebsit, Shp\u00ebtim Reka u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 23 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs t\u00eb kaluar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Reka n\u00ebp\u00ebrmjet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71881,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[180,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpetim-Reka-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Shp\u00ebtim Reka dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71880"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71880"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71882,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71880\/revisions\/71882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}