{"id":71886,"date":"2022-02-22T17:25:45","date_gmt":"2022-02-22T16:25:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-flutura-hoxha-perballet-me-vetingun\/2022\/02\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:53:27","modified_gmt":"2023-04-06T14:53:27","slug":"gjyqtarja-flutura-hoxha-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-flutura-hoxha-perballet-me-vetingun\/2022\/02\/22\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Flutura Hoxha p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb, Flutura Hoxha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i kishte kaluar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin nuk u evidentuan gjetje dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit ndaj gjyqtares Hoxha po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Flutura Hoxha ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistem gjyq\u00ebsor shqiptar. Nga viti 1998 deri n\u00eb vitin 2006 ajo ka sh\u00ebrbyer si kryetare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore n\u00eb ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb 2012-\u00ebn \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs, ku dhe e ushtron detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Sipas relatorit Ilia, gjyqtarja Hoxha ka shpjeguar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 se ka krijuar kursime deri n\u00eb vitin 2015 q\u00eb ua ka dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve, por pa deklaruar vlerat konkrete t\u00eb kursyera n\u00eb deklarimet periodike. Gjithashtu, nuk ka deklaruar as pak\u00ebsimet e gjendjeve cash p\u00ebr shumat q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve q\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb disa depozita prej t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Relatori Ilia sqaroi se subjekti nuk ka deklaruar ndonj\u00ebher\u00eb pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim apo zot\u00ebrim t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve kan\u00eb rezultuar disa pasuri t\u00eb paluajtshme, dy n\u00eb qytetin e Puk\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfituara para se gjyqtarja Hoxha t\u00eb fillonte detyr\u00ebn dhe dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstaton se sht\u00ebpia q\u00eb prind\u00ebrit zot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Puk\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si adres\u00eb banimi nga subjekti rezulton t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1982 dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb vitit 1994. Objekti i dyt\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit e zot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Puk\u00eb, nj\u00eb magazin\u00eb, rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 1996, po p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ilia deklaroi se subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebrse nuk ka deklaruar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim dhe burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Gjytarja Hoxha i pranoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime dhe shpjegoi se ka jetuar dhe jeton me prind\u00ebrit, nisur dhe nga fakti se nuk ka krijuar familjen e saj. Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Puk\u00eb, subjekti shpjegoi se aty kishte lindur dhe ishte rritur dhe se e kishte sh\u00ebnuar gjithmon\u00eb si adres\u00eb banimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga babai n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se ka kontribuar, por nuk ka specifikuar vler\u00ebn konkrete t\u00eb shpenzuar prej saj. \u201cSubjekti ka shpjeguar se burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve\u201d, tha Ilia.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur dhe t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi me familjar\u00ebt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebfinancueses s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin. Ilia sqaroi se analiza financiare \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-1997, ku sipas tij jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e subjektit, nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr strehimin e gjyqtares Hoxha kur ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si inspektore pran\u00eb ish-KLD-s\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri si dhe burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim, KPK ka verifikuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, por pasi \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua dhe shpjegua gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u kuptua se v\u00ebllai i ndjer\u00eb i gjyqtares Hoxha ishte oficeri i policis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Saimir Hoxha, i cili humbi jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs m\u00eb 28 shtator 2021, pasi skuadra q\u00eb ai drejtonte u sulmua me arm\u00eb zjarri nga Aldi Rama, 21 vje\u00e7. Saimir Hoxha u p\u00ebrcoll n\u00eb banes\u00ebn e fundit si \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtares Flutura Hoxha i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove dhe p\u00ebr burimet financiare t\u00eb disa depozitave t\u00eb krijuara nga babai prej vitit 2004 dhe n\u00eb vijim. Relatori Ilia tha se nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn rreth 6.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe e konsideroi t\u00eb gabuar metodologjin\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e mia jan\u00eb t\u00eb njehsuara me ato t\u00eb prind\u00ebrve. Duke qen\u00eb nj\u00eb familje patriarkale, t\u00eb ardhurat jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb familje. Ato nuk jan\u00eb konsideruar si dhurat\u00eb, por si detyrim,\u201d deklaroi Hoxha. Ajo shtoi se mosdeklarimet e pak\u00ebsimve t\u00eb cashit kur babai kishte investuar n\u00eb depozita kishin ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se ishte me gjendje civile e ndar\u00eb q\u00eb prej vitit 1993, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e gjyqtares.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb dy apartamenteve t\u00eb blera n\u00eb Tiran\u00eb nga prind\u00ebrit dhe t\u00eb depozitave bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, Hoxha shpjegoi se kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga pagat e pensionit, t\u00eb ardhurat nga pagat e saj, t\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebllait, si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai nga puna si topograf n\u00eb subjekte private, pasi kishte dal\u00eb n\u00eb pension, q\u00eb sipas saj ishin n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e babait si topograf pas daljes n\u00eb pension, Hoxha pretendoi se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb gjetur dokumentacion ligjor, pasi kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe institucionet nuk i dispononin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn Jordan Mija n\u00eb Tiran\u00eb e porositur nga babai n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 63 mij\u00eb euro kan\u00eb investuar t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt. Jan\u00eb t\u00eb gjitha kursimet nga t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve, t\u00eb miat, t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb motr\u00ebs\u201d, theksoi Hoxha.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se sht\u00ebpia ishte bler\u00eb pasi ajo dhe motra jetonin me qira n\u00eb Tiran\u00eb dhe ky investim shmangte shpenzimet mujore q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb paguanin p\u00ebr qiran\u00eb. \u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr pjes\u00eb takuese apo kontribut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Do t\u00eb p\u00ebrdorej nga \u00e7dokush an\u00ebtar i familjes q\u00eb do jetonte n\u00eb Tiran\u00eb. Babai nuk kishte detyrim ta deklaronte. Edhe un\u00eb nuk kisha detyrim, se nuk ishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare\u201d, argumentoi Hoxha.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohej qart\u00eb kontributi i saj, pasi kishte dor\u00ebzuar \u00e7do muaj pag\u00ebn e saj n\u00eb familje, por nuk kishin b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrllogaritje se cili ishte kontributi i secilit. \u201cKur kam deklaruar gjendjen cash kam deklaruar di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me mund\u00ebsin\u00eb e kursimit, por un\u00eb nuk kam pasur gjendje cash se e dor\u00ebzoja pag\u00ebn n\u00eb familje,\u201d pohoi subjekti. Ajo theksoi se ndihej e keqardhur p\u00ebr konstatimin e Komisionit p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, pasi nuk kishte pasur detyrimin e deklarimit as ajo dhe as prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se metodologjia e ndjekur nga Komisioni n\u00eb kryerjen e analiz\u00ebs financiare ishte e gabuar dhe se nuk pasqyronte gjendjen faktike. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve, q\u00eb sipas saj jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe p\u00ebr kryerjen e gjith\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>\u201cTek analiza e apartamentit b\u00ebhet analiz\u00eb dhe p\u00ebr familjar\u00ebt, por ju i referoheni gjendjes s\u00eb cashit t\u00eb deklaruar nga un\u00eb. Nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb gjendjen e cashit \u00ebsht\u00eb ndikuese n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme. Duhej t\u00eb ishin marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e familjar\u00ebve dhe jo deklarimet e mia periodike,\u201d v\u00ebrejti Hoxha dhe k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat dhe balancat pozitive t\u00eb konstatuara n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se KPK kishte kryer gabime dhe n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb saj dhe t\u00eb v\u00ebllait nga pagat. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga interesat e depozitave t\u00eb investuara nga babai.<\/p>\n<p>Hoxha deklaroi se kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb hartuar nga nj\u00eb ekspert, ku ishin shpjeguar t\u00eb gjith\u00eb burimet dhe investimet e shpenzimet e kryera, prej nga rezultonte me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Flutura Hoxha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me 25 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb, Flutura Hoxha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr mbi barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i kishte kaluar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin nuk u evidentuan gjetje [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71887,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[369,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flutura-Hoxha-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Flutura Hoxha pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71886"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71886"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71886\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71888,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71886\/revisions\/71888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}