{"id":71892,"date":"2022-02-22T16:16:29","date_gmt":"2022-02-22T15:16:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-statusin-por-u-dakordesua-per-konfirmimin-e-zhaneta-pires\/2022\/02\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:53:42","modified_gmt":"2023-04-06T14:53:42","slug":"kpk-u-nda-per-statusin-por-u-dakordesua-per-konfirmimin-e-zhaneta-pires","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-statusin-por-u-dakordesua-per-konfirmimin-e-zhaneta-pires\/2022\/02\/22\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr statusin por u dakord\u00ebsua p\u00ebr konfirmimin e Zhaneta Pir\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Inspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Zhaneta Pira u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 14 janar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi ky i fundit nuk pranoi nj\u00eb opinion t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb mos konsiderohej si subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK t\u00eb kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Alma Faskajn evidentohet fakti se\u00a0Pira ka ushtruar detyr\u00ebn e Inspektorit pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD-s\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut dhe p\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb konsiderohet si subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>KPK\u00a0paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konstatimet e ONM-s\u00eb lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr moskonsiderimin e Pir\u00ebs si subjekt.\u00a0\u201cOperacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit nuk \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb konkluzion dhe p\u00ebrkundrazi n\u00eb opinionin e tij, znj. Zhaneta Pira nuk ka cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi dhe nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i Vettingut\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, ONM \u00e7mon se dhe n\u00ebse Pira do t\u00eb ishte subjekt, ajo duhet shkarkuar pasi nuk ka respektuar dhe p\u00ebrmbushur kriteret e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 4, t\u00eb nenit 165, t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, ku p\u00ebrcaktohet se inspektori jo magjistrat duhej t\u00eb ndiqte programim teorik t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe t\u00eb kryente praktik\u00eb profesionale n\u00eb nj\u00eb prokurori ose gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa shprehet se e ka vler\u00ebsuar opinonin e ONM-s\u00eb n\u00eb raport me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe praktikat e m\u00ebparshme t\u00eb KPK-s\u00eb dhe Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme, ku subjektet jan\u00eb rivler\u00ebsuar dhe vendimet nuk jan\u00eb ankimuar dhe kan\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Komisioni ka vendosur se Zhaneta Pira \u00ebsht\u00eb subjekt i ligjit t\u00eb vetingut dhe se duhet ti n\u00ebnshtrohet rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Pira u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb nd\u00ebr vite nuk u gjet\u00ebn penalizuese.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi profesional<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin profesional \u00ebsht\u00eb konkluduar se Pira ka arritur nivel kulaifikues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter trupa e KPK-s\u00eb arsyeton edhe lidhur me statusin e subjektit, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Valbona Sanxhaktari konsiderojn\u00eb se Pira nuk e ka statusin e gjyqtares. Nd\u00ebrsa komisionerja Alma Faskaj ka shfaqur mendim paralel ku vler\u00ebson se KPK nuk ja juridiksion t\u00eb analizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe merr t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor q\u00eb e ka konfirmuar statusin e magjistratit p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deklaruara prej saj, Zhaneta Pira ka marr\u00eb titullin \u201cJurist\u201d nga Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1988 dhe n\u00eb \u201994-\u00ebn \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Dib\u00ebr. N\u00eb vitin 2003, me k\u00ebrkes\u00ebn e saj, KLD ka marr\u00eb vendim p\u00ebr ta liruar nga detyra e gjyqtares dhe e ka em\u00ebruar inspektore pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb KLD-s\u00eb t\u00eb vitit 2010 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar inspektore n\u00eb Inspektoratin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 5-vje\u00e7ar dhe n\u00eb 2016-\u00ebn \u00ebsht\u00eb riem\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse PKK ka vler\u00ebsuar se Pira duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar si inspektore pran\u00eb KLD-s\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve &#8211; nga ana tjet\u00ebr \u00e7mon se ajo nuk e ka statusin e gjyqtares q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb institucione t\u00eb tjera, pasi ka q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00ebn e inspektores p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb tejkalon disa her\u00eb afatin ligjor 3-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb \u00e7muar q\u00eb vler\u00ebsimi profesional t\u00eb kryhet mb\u00ebshtetur n\u00eb relacionet dhe mendimet ligjore t\u00eb paraqitura nga KLGJ dhe n\u00eb rezultatet e testimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs sipas prashikimeve ligjore p\u00ebr inspektor\u00ebt jo magjistrat\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nga hetimi ka rezultuar se Pira nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar testimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb KPK vler\u00ebson se nuk i plot\u00ebson k\u00ebrkesat ligjore t\u00eb nevojshmen\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative p\u00ebr rivler\u00ebsimin e saj profesional .<\/p>\n<p>Pira e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim duke pretenduar se e ka ruajtur statusin e gjyqtarit dhe e ka t\u00eb konfirmuar pasjen e k\u00ebtij statusi nga KLGJ, me vendim t\u00eb dat\u00ebs 19 dhjetor 2019, \u201cP\u00ebr deklarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr znj. Zhaneta Pira\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[&#8230;]Duke qen\u00eb se kam kaluar menj\u00ebher\u00eb nga detyra e gjyqtares n\u00eb at\u00eb t\u00eb inspektores n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, ku g\u00ebzoja statusin e gjyqtarit dhe m\u00eb pas n\u00eb detyr\u00ebn e inspektores n\u00eb ish-KLD, n\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 28, t\u00eb ligjit nr. 9877, dat\u00eb 18.2.2008, \u2018P\u00ebr organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor, i ndryshuar me ligjin nr. 114\/2013, dat\u00eb 11.4.2013\u2019 e kam g\u00ebzuar statusin e gjyqtarit p\u00ebr efekt t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe pag\u00ebs\u201d, ka shpjeguar Pira.<\/p>\n<p>Lidhur me tejkalimin e periudh\u00ebs 3-vje\u00e7are t\u00eb parashikuar nga ligji p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb institucione t\u00eb tjera, ajo ka argumentuar se ka paraqitur n\u00eb KLD tri k\u00ebrkesa p\u00ebr em\u00ebrimin si gjyqtare n\u00eb pozicionet e shpallura t\u00eb lira, por nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.\u00a0\u00a0Gjithashtu, Pira ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e Komisionit q\u00eb ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb dy inspektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb sipas saj e kishin tejkaluar afatin 3-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti ka q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej afatit ligjor, nd\u00ebrsa konstaton se tri k\u00ebrkesat e b\u00ebra prej saj nuk justifikojn\u00eb apo p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat ligjore.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK v\u00ebren se n\u00eb periudh\u00ebn pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb si inspektore n\u00eb Inspektoratin e KLD-s\u00eb subjekti ka q\u00ebndruar deri n\u00eb vitin 2016 n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion pa asnj\u00eb em\u00ebrim dhe po at\u00eb vit \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar inspektore p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKjo mbetet nj\u00eb periudh\u00eb e pambuluar me leje nga organi kompetent. Subjekti, me ushtrimin e detyr\u00ebs nga viti 2004 e n\u00eb vijim, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb trupit gjykues nuk ka ruajtur statusin, prandaj duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohej testimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Duke arsyetuar mbi faktin se n\u00eb momentin e rivler\u00ebsimit subjekti \u00ebsht\u00eb e pajisur me nj\u00eb vendim t\u00eb KLGJ-s\u00eb, i cili konfirmon bindjen e saj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inspektore magjistrate dhe se e ruan k\u00ebt\u00eb status, trupi gjykues e konsideron t\u00eb mjaftuesh\u00ebm vler\u00ebsimin profesional t\u00eb kryer nga K\u00ebshilli, q\u00eb ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr Pir\u00ebn.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Alma Faskaj ka shfaqur mendim paralel duke \u00e7muar se Pira e g\u00ebzon statusin e inspektorit magjistrat.<\/p>\n<p>Sipas Faskjat, KPK nuk ka juridiksion t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb rastin konkret \u00e7\u00ebshtjen lidhur me statusin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duke theksuar se \u00ebsht\u00eb KLGj-ja organi kompetent p\u00ebr vendimmarrjen lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Jam e mendimit se n\u00eb kushtet kur Komisioni ka nj\u00eb vendim t\u00eb KLGJ-s\u00eb q\u00eb deklaron pasjen e statusit t\u00eb magjistratit, mendoj se trupi gjykues e ka t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe nuk l\u00eb vend p\u00ebr interpretim t\u00eb kuadrit ligjor e n\u00ebnligjor dhe karrier\u00ebn e subjektit, me q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin n\u00ebse subjekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inspektor magjistrat apo jomagjistrat\u201d, argumenton Faskaj dhe v\u00ebren se p\u00ebr realizimin e vler\u00ebsimit profesional t\u00eb Pir\u00ebs nuk k\u00ebrkohet zhvillimi i provimit t\u00eb magjistratur\u00ebs, si nj\u00eb nga kushtet e vler\u00ebsimit profesional t\u00eb inspektorit jomagjistrat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Faskaj shpreh dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha konkluzionet e arritura n\u00eb vendim lidhur me t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore ka rezultuar se kryetari i ish-KLD-s\u00eb kishte k\u00ebrkuar n\u00eb vitin 2017 shkarkimin e Pir\u00ebs nga detyra, pasi kishte hequr dor\u00eb nga nj\u00eb inspektim p\u00ebr shkak se nj\u00eb prej gjyqtar\u00ebve q\u00eb ishin objekt i verifikimit kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e saj duke ngritur pretendime p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>KLD nuk e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Pir\u00ebs pasi nuk ka gjetur shkak t\u00eb p\u00ebrligjur, por subjekti nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe nuk ka n\u00ebnshkruar asnj\u00eb akt t\u00eb k\u00ebtij hetimi disiplinor.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb zhvilluar mbledhja plenare e KLD-s\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2017 ku do t\u00eb diskutohej p\u00ebr dh\u00ebnien e mas\u00ebs disiplinore ndaj Lir\u00ebs, Ajo nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur. KLGJ ka informuar se ky proces nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar dhe i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr shqyrtim Inspektorin t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e trajtuar.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se megjith\u00ebse k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje e kishte drejtuar me shkrim, nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb nga epror\u00ebt asnj\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me shkaqet e mospranimit t\u00eb saj. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e procedur\u00ebs p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore ndaj saj n\u00eb ILD dhe ka sqaruar se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb njoftim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, Komisioni vler\u00ebson se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb shqyrtohet dhe vler\u00ebsohet n\u00eb vijim nga ILD dhe KLGJ.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga\u00a0Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave,\u00a0ILDKPKI, q\u00eb ka konkluduar se Pira ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive; se i ka fshehur ato dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb; si dhe nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u2019i justifikuar &#8211; Komisioni i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit n\u00eb rastet kur ka konstatuar probleme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare nuk jan\u00eb gjetur balanca negative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK konstaton veprime ligjore t\u00eb subjektit me q\u00ebllim favorizimin e nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2002 ka porositur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 100 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, por ka rezultuar se vlera p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pala shit\u00ebse ka paguar detyrimet ka qen\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim Pira ka pretenduar se pronari i pallatit nuk donte t\u00eb pasqyronte vler\u00ebn reale n\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos paguar taks\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb 0,5% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs s\u00eb shitur. Subjekti ka deklaruar se e ka kund\u00ebrshtuar q\u00eb t\u00eb mos vendosej shifra 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, por nd\u00ebrtuesi sipas saj, ka urdh\u00ebruar noteren q\u00eb t\u00eb anulohej kontrata.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb anuloja kontrat\u00ebn e t\u00eb dilja nga apartamenti pas tre vitesh, pasi kisha kryer investime n\u00eb t\u00eb, si grila, tenda dielli, etj., prandaj u detyrova t\u00eb n\u00ebnshkruaja at\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb justifikuar Pira.<\/p>\n<p>KPK konstaton se vlera m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore ndaj shtetit, por vler\u00ebson se kjo shkelje nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin e saj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Zhaneta Pira u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 14 janar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi ky i fundit nuk pranoi nj\u00eb opinion t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb mos konsiderohej si subjekt rivler\u00ebsimi. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK t\u00eb kryesuar nga Pamela [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[405,243,118,406],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zhaneta-Pira.jpg","fifu_image_alt":"Inspektorja pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Zhaneta Pira, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71892"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71892"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71892\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71894,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71892\/revisions\/71894"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}