{"id":71895,"date":"2022-02-22T15:24:57","date_gmt":"2022-02-22T14:24:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analize-e-gabuar-e-fakteve-vendimi-i-kpa-per-rikthimin-e-prokurorit-ndini-tavani\/2022\/02\/22\/"},"modified":"2023-04-06T16:53:46","modified_gmt":"2023-04-06T14:53:46","slug":"analize-e-gabuar-e-fakteve-vendimi-i-kpa-per-rikthimin-e-prokurorit-ndini-tavani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analize-e-gabuar-e-fakteve-vendimi-i-kpa-per-rikthimin-e-prokurorit-ndini-tavani\/2022\/02\/22\/","title":{"rendered":"\u201cAnaliz\u00eb e gabuar e fakteve\u201d: Vendimi i KPA p\u00ebr rikthimin e prokurorit Ndini Tavani"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 4 n\u00ebntor 2021, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ndini Tavani dhe e riktheu at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Kolegjit, Komisioni kishte vendosur m\u00eb par\u00eb shkarkimin e tij n\u00eb \u2018analiz\u00eb t\u00eb gabuar t\u00eb fakteve dhe legjislacionit\u2019.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb 11 tetorit 2019 t\u00eb KPK-s\u00eb, Tavani kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016. Po ashtu u konkludua munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua si i pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb fakte nga prokurori Ndini Tavani dhe vendimi i Kolegjit i dha atij t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nga subjekti dhe nj\u00eb automjeti tip \u201cCitoren C5\u201d n\u00eb vitin 2016, Komisioni ka konkluduar se Tavani ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar si burim, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb krijuar prej t\u00eb ardhurave nga avokatia p\u00ebr vitet 2003-2004.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb shum\u00ebn 673 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2016, blerjen e automjetit po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, si dhe p\u00ebr t\u00eb kryer shpenzimet e tjera familjare.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar n\u00eb ankim se shuma prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh e disponuar cash para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar dhe shtuar gjat\u00eb viteve dhe n\u00eb vijim ka sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Komisioni e ka mb\u00ebshtetur arsyetimin n\u00eb deklarimin e subjektit mbi kursimet cash n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb kryer para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006. \u201cKomisioni, n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave nga avokatia p\u00ebr vitet 2003-2004, nuk i \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb asnj\u00eb moment deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstaton Kolegji dhe vler\u00ebson se kontrolli duhet t\u00eb filloj\u00eb nga deklarata \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Tavani ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se t\u00eb ardhurat nga profesioni i avokatit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 839 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2004. Ai ka sqaruar se kjo vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhurat bruto dhe se pas pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve ka mbetur neto shuma 1 milion e 394 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Komisioni ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb lidhje me detyrimet e paguara nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga avokatia, duke mos u gjendur k\u00ebshtu n\u00eb kushtet e aplikimit t\u00eb marzhit t\u00eb fitimit 80%. \u201cRasti konkret nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me \u2018eksperiencat me subjekte t\u00eb tjera\u2019, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Komisioni n\u00eb vendim\u201d, vler\u00ebson trupa e Kolegjit.<\/p>\n<p>KPA e konsideron kontradiktor q\u00ebndrimin e KPK me t\u00eb dh\u00ebnat e rezultuara nga dokumentacioni, pasi ka pranuar vler\u00ebn totale t\u00eb qarkullimit t\u00eb deklaruar, por nuk ka pranuar shumat e paguara si detyrime tatimore q\u00eb rezultojn\u00eb referuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, t\u00eb ardhurat neto nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 395 mij\u00eb lek\u00eb s\u00eb bashku me ato t\u00eb fituara si avokat i caktuar kryesisht n\u00eb shum\u00ebn 274 mij\u00eb lek\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb shum\u00ebn totale 1 milion e 669 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 534 mij\u00eb lek\u00eb sa ka p\u00ebrllogaritur Komisioni n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb ndjekur nga Komisioni, por duke konsideruar shum\u00ebn 1 milion e 669 mij\u00eb lek\u00eb si kursim cash para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb shum\u00ebn 536 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, kjo balanc\u00eb negative nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr t\u2019u kualifikuar si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji e ka rr\u00ebzuar dhe konkluzionin e KPK-s\u00eb se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me pak\u00ebsimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2009, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsia n\u00eb shum\u00ebn 611 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjti tip Mercedes Benz.<\/p>\n<p>Tavani ka theksuar n\u00eb ankim se KPK n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2009 krijimin e nj\u00eb depozite prej 5.200 eurosh, pasi ajo \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb janar t\u00eb atij viti me burim t\u00eb ardhurat familjare nga kursimet e vitit 2008.<\/p>\n<p>KPA ka vler\u00ebsuar q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb burimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorura nga subjekti i p\u00ebr krijimin e pasurive gjat\u00eb vitit 2009, konkretisht p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vler\u00ebn 7.000 euro dhe krijimin e depozit\u00ebs bankare dhe m\u00eb pas t\u00eb verifikoj\u00eb mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2009, subjekti ka sh\u00ebnuar si burim krijimi t\u00eb depozit\u00ebs 5.200 euro t\u00eb ardhurat nga kursimet e vitit 2008, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn e viteve 2008 dhe 2007 nuk ka sh\u00ebnuar shtesa ose pak\u00ebsime t\u00eb parave cash t\u00eb akumuluara n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se deklarimi i subjektit n\u00eb vitin 2009 duhet lexuar e kuptuar si korrigjim i atij t\u00eb vitit 2008. Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr 2008-\u00ebn \u00ebsht\u00eb konkluduar se Tavani ka pasur nj\u00eb tepric\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 652 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb konsiderohet se e mbulon depozit\u00ebn 5.200 euro t\u00eb krijuar n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb analiza e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr vitin 2009 ka rezultuar pozitive dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e Benz-it.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ka rr\u00ebzuar Komisionin dhe n\u00eb konkluzionin se prind\u00ebrit e subjektit jan\u00eb persona t\u00eb lidhur dhe se prokurori Tavani ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb lidhur me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrpara se ai t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Komisioni nuk ka vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive faktet e provuara gjat\u00eb hetimit administrativ, pasi nga t\u00ebr\u00ebsia e tyre nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb krijimin e pasuris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit se prind\u00ebrit e subjektit jan\u00eb persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>\u201cPrind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, pasi, \u2026 nuk u provua q\u00eb nd\u00ebrmjet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe prind\u00ebrve tij t\u00eb ket\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie interesi n\u00eb lidhje me krijimin e pasuris\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 65 m2, n\u00eb Tiran\u00eb, apo dhe t\u00eb ndonj\u00eb pasurie tjet\u00ebr, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk u provua q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb ket\u00eb pasur cil\u00ebsin\u00eb e dhuruesit, huadh\u00ebn\u00ebsit dhe huamarr\u00ebsit kundrejt prind\u00ebrve t\u00eb tij, lidhur me k\u00ebto pasuri\u201d, arsyeton KPA dhe vler\u00ebson se KPK nuk ka kualifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur dhe t\u00eb plot\u00eb situat\u00ebn faktike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi profesional<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me kontrollin e aft\u00ebsive profesionale, Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se jan\u00eb konstatuar hetime t\u00eb paplota, mosadministrim i procedimeve penale dhe mosrealizimin i tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, me q\u00ebllim garantimin e drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve. Gjithashtu, KPK ka konkluduar se jo n\u00eb pak \u00e7\u00ebshtje t\u00eb adresuara nga nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb i denoncuesve, ka rezultuar se vendimmarrjet e subjektit ishin prishur nga organet e gjyq\u00ebsorit, madje edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar k\u00ebto veprime dhe mosveprime t\u00eb kryera jo p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb subjektit, por q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb tij n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb pozicionin e prokurorit, duke c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr pasurin\u00eb, Kolegji i ka gjetur t\u00eb drejta shumic\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Tavanit p\u00ebr aspektin profesional, i cili ka pretenduar se konstatimet e Komisionit jan\u00eb t\u00eb pabazuara, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe pa lidhje me \u00e7\u00ebshtjet.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, q\u00ebndrimi i Komisionit n\u00eb lidhje me kontrollin e k\u00ebtij kriteri nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb harmoni me dispozitat ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cKolegji konstaton se konkluzionet e Komisionit n\u00eb lidhje me disa prej dosjeve penale t\u00eb analizuara, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsime e q\u00ebndrime n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb objektit t\u00eb organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me kontrollin e k\u00ebtij kriteri\u201d, shprehet KPA, nd\u00ebrsa disa konstatime t\u00eb Komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb bazuara, i vler\u00ebson t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar subjektin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vler\u00ebsoi se prokurori Ndini Tavani ka aritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe e riktheu at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 4 n\u00ebntor 2021, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ndini Tavani dhe e riktheu at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Kolegjit, Komisioni kishte vendosur m\u00eb par\u00eb shkarkimin e tij n\u00eb \u2018analiz\u00eb t\u00eb gabuar t\u00eb fakteve dhe legjislacionit\u2019. Sipas vendimit t\u00eb 11 tetorit 2019 [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71896,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ndini Tavani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71895"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71895"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71895\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71897,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71895\/revisions\/71897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}