{"id":71907,"date":"2022-02-18T18:14:34","date_gmt":"2022-02-18T17:14:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-deshmitarin-e-thirrur-nga-dhurata-haveri-per-te-sqaruar-nje-hua\/2022\/02\/18\/"},"modified":"2023-04-06T16:54:30","modified_gmt":"2023-04-06T14:54:30","slug":"kpa-degjon-deshmitarin-e-thirrur-nga-dhurata-haveri-per-te-sqaruar-nje-hua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-deshmitarin-e-thirrur-nga-dhurata-haveri-per-te-sqaruar-nje-hua\/2022\/02\/18\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon d\u00ebshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri p\u00ebr t\u00eb sqaruar nj\u00eb hua"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA d\u00ebgjoi t\u00eb premten deklarimet e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb gjyqtares s\u00eb ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2011, i thirrur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit. Kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Sokol \u00c7omo sqaroi se marrja e k\u00ebsaj d\u00ebshmie ishte nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb subjektit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte vler\u00ebsuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kalohej p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me 29 shtator 2019, shkarkimin nga detyra t\u00eb Haverit pasi u konstatua munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr asetesh t\u00eb deklaruara dhe se kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr kostot e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs. Vendimi i Komisionit u ankimua nga Haveri n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Dhurata Haveri e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtare n\u00eb vitin 1991 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Ajo u em\u00ebrua n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2004 dhe prej 15 vitesh e ushtroi detyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin institucion.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit t\u00eb premten u pyet shtetasi Vildan Volumi, prej t\u00eb cilit Haveri ka pretenduar n\u00eb Komision se ka marr\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u00c7omo sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK rezulton q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb vendimmarrje lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr pyetjen e huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit, as p\u00ebr pranim dhe as p\u00ebr mospranim. \u201cSubjekti ka k\u00ebrkuar t\u00eb pyeteni. Komisioni nuk ka vendosur as po, as jo\u201d, ju drejtua kryesuesi \u00c7omo d\u00ebshmitarit, i cili kreu fillimisht betimin se do t\u00eb thoshte vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb pyetjet e drejtuara prej p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Haverit, avokates Romina Zano, d\u00ebshmitari Volumi rr\u00ebfeu formimin e tij profesional si inxhinier topograf, profesion q\u00eb sipas tij e kishte ushtruar prej vitit 1979 kur ishte diplomuar pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Inxhineris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se kishte qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i pun\u00ebsuar n\u00eb institucione shtet\u00ebrore, derisa n\u00eb vitin 1996 kishte vendosur s\u00eb bashku me dy koleg\u00eb t\u00eb regjistronin nj\u00eb shoq\u00ebri private q\u00eb ofronte sh\u00ebrbime n\u00eb fush\u00ebn e topografis\u00eb. Sipas Volumit, ai ishte kontraktuar me koh\u00eb t\u00eb pjesshme n\u00eb projekte t\u00eb financuara nga USAID dhe Bashkimi Evropian gjat\u00eb periudh\u00ebs 1994-1996, prej nga pretendoi se kishte siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb k\u00ebnaqahme.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit, pasi kishin krijuar shoq\u00ebrin\u00eb private, kishin arritur t\u00eb fitonin edhe tendera publik\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme. \u201cKemi fituar dhe tendera 20 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, tha Volumi &#8211; megjith\u00ebse u pyet disa her\u00eb nga trupa lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si i referohej monedh\u00ebs lek, ku ai qart\u00ebsoi se fliste \u201cme lek\u00eb t\u00eb vjetra\u201d.<\/p>\n<p>Volumi deklaroi se prej vitit 2002, kur aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb private ishte n\u00eb r\u00ebnie, kishte filluar pun\u00eb pran\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Shkod\u00ebr, ku kishte punuar deri n\u00eb 2009. Ai sqaroi se largimi nga puna kishte qen\u00eb i padrejt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte fituar kund\u00ebrshp\u00ebrblim nga gjykata n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb e kishte p\u00ebrfituar pjes\u00ebrisht n\u00eb 2010-\u00ebn dhe pjes\u00ebn me t\u00eb madhe n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari pretendoi se pas largimit nga puna deri n\u00eb vitin 2014, kishte punuar n\u00eb dy firma nd\u00ebrtuese dhe se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, ku prej vitesh ushtronte detyr\u00ebn e drejtoresh\u00ebs s\u00eb statistikave n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Volumi deklaroi se n\u00eb vitin 1997 kishte \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb dhe se n\u00eb vitin 2002 kur i kishte t\u00ebrhequr ishin afro 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai pretendoi se n\u00eb vitin 2011, kishte pasur n\u00eb sht\u00ebpi rreth 6.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb cilat i kishte p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, por kur subjekti i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs s\u00eb saj, i kishte dh\u00ebn\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb do t\u2019i kthente pasi t\u00eb merrte kredi. Sipas d\u00ebshmitarit, ai nuk kishte kryer shpenzime n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se \u00ebsht\u00eb kunati i subjektit, por theksoi se q\u00eb prej ndarjes nga jeta t\u00eb babait t\u00eb Haverit kur ajo ishte n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, e kishte konsideruar gjithmon\u00eb veten si v\u00ebllain e madh t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Volumi dor\u00ebzoi si prova vendimin e gjykat\u00ebs dhe dokumentacionin p\u00ebr ekzekutimin e kund\u00ebrshp\u00ebrblimit p\u00ebr largimin nga puna, si dhe dokumente t\u00eb tjera me t\u00eb cilat pretendon t\u00eb provoj\u00eb disponiblitetin e shumave t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Kur d\u00ebshmitari u pyet nga trupa n\u00ebse dispononte dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar gjith\u00eb t\u00eb ardhurat dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1999, ai u shpreh se nuk kishte arritur t\u2019i siguronte t\u00eb gjith\u00eb list\u00ebpagesat dhe kontratat e n\u00ebnshkruara kur ushtronte aktivitetin privat.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim nga tatimet q\u00eb sqaronin se nuk i kishin t\u00eb ruajtura dokumentet.<\/p>\n<p>\u201cPor ne nuk mund t\u00eb merrnim pjes\u00eb n\u00eb procedurat e tenderimeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebse nuk kishim paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike detyrimet tatimore\u201d, deklaroi Volumi dhe theksoi se kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendeshin dokumentet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Subjekti dhe avokatja Zano u pyet\u00ebn prej Kolegjit se p\u00ebrse i kishin dor\u00ebzuar tani dokumentet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshp\u00ebrblimit nga ana e huadh\u00ebn\u00ebsit dhe jo m\u00eb par\u00eb. Zano sqaroi se nuk kishin qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti dhe se e kishin m\u00ebsuar s\u00eb fundmi nga komunikimi q\u00eb kishin pasur me d\u00ebshmitarin.<\/p>\n<p>Kolegji deklaroi t\u00eb p\u00ebrfunduar faz\u00ebn e pyetjeve t\u00eb d\u00ebshmitarit dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 4 mars n\u00eb or\u00ebn 10:00, kur pritet t\u00eb vendos\u00eb lidhur me administrimin ose jo si prov\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara prej d\u00ebshmitarit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA d\u00ebgjoi t\u00eb premten deklarimet e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb gjyqtares s\u00eb ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2011, i thirrur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit. Kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Sokol \u00c7omo sqaroi se marrja e k\u00ebsaj d\u00ebshmie ishte nj\u00eb prej [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71908,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[388,194,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dhurata-Haveri-dhe-avokatja.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Dhurata Haveri dhe avokatja e saj n\u00eb sean\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb 24 korrikut 2019. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71907"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71907"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71909,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71907\/revisions\/71909"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}