{"id":71910,"date":"2022-02-18T10:50:41","date_gmt":"2022-02-18T09:50:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpk-prokurori-artan-lulaj-cenoi-besimin-me-qendrimin-e-tij-gjate-vetingut\/2022\/02\/18\/"},"modified":"2023-04-06T16:54:40","modified_gmt":"2023-04-06T14:54:40","slug":"sipas-kpk-prokurori-artan-lulaj-cenoi-besimin-me-qendrimin-e-tij-gjate-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpk-prokurori-artan-lulaj-cenoi-besimin-me-qendrimin-e-tij-gjate-vetingut\/2022\/02\/18\/","title":{"rendered":"Sipas KPK, prokurori Artan Lulaj c\u00ebnoi besimin me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij jo bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kur ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb e tij, duke deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta e t\u00eb pasakta, ose duke mos i deklaruar fare ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor ku \u00ebsht\u00eb konkluduar c\u00ebnimi i besimit tek drejt\u00ebsia, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe gabimet procedurale dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje te hetuar nga subjekti. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Artan Lulaj u vler\u00ebsua pozitivisht.<\/p>\n<p>Shkarkimi i Lulajt u vendos unanimisht nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Alma Faskaj. Ndryshe nga Bungo dhe Faskaj, kryesuesi Hamitaj ka dal\u00eb me mendim paralel p\u00ebrsa i p\u00ebrket konkluzionit p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Hamitaj shfaq mendim se subjekti se nuk mund t\u00eb nd\u00ebshkohet dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat gjetje p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa problemet p\u00ebr profesionalizmin i konsideron t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Artan Lulaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme si dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebrpara se t\u00eb transferohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 117 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb, prokurori Lulaj ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna si noter; nga shitja e nj\u00eb apartamenti\u00a0 banimi dhe dy trojeve n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si ILDKPKI dhe Komisioni konstatojn\u00eb se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e apartamentit, pasi n\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit ka qen\u00eb 3 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa 2 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb shpenzuar n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr punime t\u00eb brendshme nuk e kan\u00eb bindur Komisionin, pasi Lulaj nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues duke mos vendosur n\u00eb dispozicion kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes. \u201c[\u2026]Dokument i cili do t\u00eb zgjidhte p\u00ebrfundimisht paqart\u00ebsit\u00eb e Komisionit n\u00eb lidhje me \u00e7mimin real t\u00eb k\u00ebtij apartamenti\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, krijohet bindja se mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ka pasur nj\u00eb p\u00ebrputhje vullneti p\u00ebr t\u00eb paraqitur si \u00e7mim t\u00eb pasuris\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ajo e realizuar, me q\u00ebllim shmangien e detyrimit tatimor mbi t\u00eb ardhurat e realizuara.<\/p>\n<p>Bazuar dhe n\u00eb faturat e pagesave p\u00ebr shum\u00ebn totale 41 mij\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me \u00e7mimin e deklaruar n\u00eb 2003-in, KPK konkludon se \u00ebsht\u00eb e provuar ekzistenca e nj\u00eb \u00e7mimi fiktiv n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes ose e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, v\u00ebrehet se subjekti ka refuzuar t\u00eb deklaroj\u00eb vler\u00ebn e mobilimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK si penges\u00eb n\u00eb kryerjen e nj\u00eb analize t\u00eb plot\u00eb financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar dhe burimet e deklaruara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, prej nga jan\u00eb konstatuar balanca negative dhe jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Prokurori Lulaj ka pretenduar se ka fituar 12 milion\u00eb lek\u00eb nga aktiviteti si noter gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-2000, por nga analiza e kryer ka rezultuar se smund t\u00eb kishte realizuar rreth 4.9 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka dor\u00ebzuar regjistrat noterial\u00eb si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat, por sipas KPK-s\u00eb nuk kishte fotokopjuar kolon\u00ebn e \u00e7mimit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb vlera 12 milion\u00eb lek\u00eb e pretenduar prej tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb as t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u00e7mimin 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb dy trojeve n\u00eb vitet 2002 dhe 2004 pasi k\u00ebto transaksione jan\u00eb kryer m\u00eb von\u00eb se pagesat p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka fshehur nj\u00eb objekt me sip\u00ebrfaqe 110 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin me sip\u00ebrfaqe 662 m2 t\u00eb shitur n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak, Lulaj ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb paditurin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim\u00a0 ka pretenduar se banesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga personi t\u00eb cilit i ka shitur truallin.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me faktet se firma zbatuese p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs ka qen\u00eb ajo n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit; se ky i fundit ka qen\u00eb kolaudator i banes\u00ebs; si dhe faktin se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb firmosur nga subjekti p\u00ebrcaktohet se pasuria q\u00eb shitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli dhe nj\u00eb objekt nj\u00ebkat\u00ebsh, Lulaj ka ndryshuar q\u00ebndrim duke deklaruar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nevojitej nj\u00eb objekt q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej regjistrimi i pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se objekti ishte nj\u00eb kat\u00ebsh dhe karabina, por KPK v\u00ebren se nga hetimi ka rezultuar se ka pasur leje shfryt\u00ebzimi q\u00eb tregon se objekti ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Duke konsideruar se subjekti ka refuzuar t\u00eb deklaroj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr banes\u00ebn e nd\u00ebrtuar mbi truallin 662 m2 n\u00eb Sarand\u00eb, Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e administruara prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se n\u00eb lidhje me truallin dhe objektin me sip\u00ebrfaqe 110 m2 gjendemi n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb deklaratat periodike, por edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019, si dhe subjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme[\u2026]\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka verifikuar edhe deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb vitit 2003, kur Lulaj ka pasqyruar si burime t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamenti dhe t\u00eb dy trojeve, por jo t\u00eb ardhurat nga aktiviteti si noter.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt prezumohet se t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i noteris\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera dhe jo p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Duke konsideruar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat deri n\u00eb vitin 2001, KPK konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa referuar deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2003 ku nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar si burim t\u00eb ardhurat nga aktiviteti noteris\u00eb, Lulaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lulaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 40 mij\u00eb euro; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 200 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe p\u00ebr disponimin e nj\u00eb gjendje cash 1.3 milion lek\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime dhe p\u00ebr dy apartamente t\u00eb bler\u00eb nga vajza e subjektit dhe bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr \u00e7mimin 9.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb vler\u00ebn 15.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenudar se vajza e tij nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e trungut familjar prej marsit t\u00eb vitit 2016 dhe se ai nuk ka asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi ekonomik. KPK e konsideron t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pretendim dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se legjislacioni p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve p\u00ebrcakton si person t\u00eb lidhur edhe f\u00ebmij\u00ebt madhor\u00eb.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar se subjekti nuk ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar burimet e k\u00ebtyre pasurive pasi ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje, Komisioni ka \u00e7muar t\u00eb mos e vazhdoj\u00eb m\u00eb tej me hetimin dhe ngre dyshime se ky q\u00ebndrim i Lulajt vjen p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb personit t\u00eb lidhur p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr fiktivitet dhe n\u00eb nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb shtetas q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit gjith\u00eb tagrat mbi nj\u00eb automjet gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2014, duke e konsideruar at\u00eb si nj\u00eb akt dhurimi.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>KPK konstaton se Lulaj nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ pasi ka refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet ose t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentacion provues, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit me provat e administruara gjat\u00eb hetimit, Komisioni vler\u00ebson se ai ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb e tij, duke deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta apo t\u00eb pasakta ose duke mos i deklaruar fare ato, me q\u00ebllim q\u00eb procesi i kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb prodhonte nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime jan\u00eb vler\u00ebsuar nga shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb se jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe te roli i subjektit si nj\u00eb funksionar i denj\u00eb i atij sistemi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 situat\u00ebs s\u00eb paraqitur n\u00eb hetimin e pasuris\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor ku konkludohet c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, shumica p\u00ebrfshin dhe problemet e konstatuara n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Faktet e sjella n\u00eb v\u00ebmendje nga denoncimi dhe t\u00eb provuara gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb procedimit penal objekt i denoncimit, pasqyrojn\u00eb gabime procedurale q\u00eb tregojn\u00eb mang\u00ebsi profesionale, munges\u00eb angazhimi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesit publik, q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb perceptimin e publikut p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Kryesuesi Lulzim Hamitaj n\u00eb mendimin paralel shprehet ndryshe, duke arsyetuar se gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy nd\u00ebshkime. \u201c[\u2026]Kjo qasje nuk do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje as me jurispundenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, q\u00eb ka qart\u00ebsuar pamund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kualifikimi t\u00eb dyfisht\u00eb mbi konstatimet dhe faktet e provuara p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ\u201d, argumenton Hamitaj.<\/p>\n<p>Ai shfaq mendim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe lidhur me p\u00ebrfshirjen e gjetjeve t\u00eb aspektit profesional. Duke i konsideruar konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb t\u00eb pap\u00ebrdorshme n\u00eb rivler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor pasi ato jan\u00eb konsideruar si shkak m\u00eb vete shkarkimi, Hamitaj argumenton se problemet e konstatuara n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vetme nuk mund t\u00eb sjellin pasoj\u00ebn e shkarkimit n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij jo bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kur ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71911,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[409,118,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Porkurori-Artan-Lulaj-Foto-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Porkurori Artan Lulaj | Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71910"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71910"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71910\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71912,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71910\/revisions\/71912"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71911"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}