{"id":71919,"date":"2022-02-15T22:58:05","date_gmt":"2022-02-15T21:58:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-edlira-cufi-perballet-me-vetingun\/2022\/02\/15\/"},"modified":"2023-04-06T16:55:29","modified_gmt":"2023-04-06T14:55:29","slug":"prokurorja-edlira-cufi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-edlira-cufi-perballet-me-vetingun\/2022\/02\/15\/","title":{"rendered":"Prokurorja Edlira Cufi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokurorja e Shkodr\u00ebs Edlira Cufi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 15 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me gjetje p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebr kryerjen e hetimeve n\u00eb konflikt interesi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Procesi i vetingut p\u00ebr Cufin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edlira Cufi e ka nisur karrier\u00ebn e saj n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Shkod\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><b>Pasuria\u00a0<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr prokuroren e Shkodr\u00ebs, Edlira Cufi filloi me gjetje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb shumti me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime p\u00ebr pasurin\u00eb, por pa probleme n\u00eb burimet e krijimit t\u00eb tyre q\u00eb nga sa u deklarua ishin nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjar\u00ebt e p\u00ebrfituar nga privatizimi dhe nj\u00eb makin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb vitin 2019 n\u00eb shum\u00ebn 2000 euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vijim relatorja Alma Faskaj evidentoi se nga analiza e p\u00ebrgjithshme financiare rezultonte balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga vlera e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb Itali.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjith\u00ebse Cufi deklaroi dhe n\u00eb seanc\u00eb se prind\u00ebrit kishin q\u00ebndruar tek motra q\u00eb jeton atje prej vitit 2000 dhe se ajo u kishte paguar dhe udh\u00ebtimet, kur u pyet n\u00ebse mundej t\u00eb dor\u00ebzonte qoft\u00eb edhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se e motra jeton n\u00eb Itali, nuk dha p\u00ebrgjigje konkrete po rip\u00ebrs\u00ebriti se e kishte shpjeguar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNuk kam pasur kurr pasuri dhe nuk e dija se duhej t\u00eb deklaroja p\u00ebr prind\u00ebrit\u201d, vijoi Cufi.<\/span><\/p>\n<p><b>Kontaktet e pap\u00ebrshtatshme<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Drejtoria e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokuroren Edlira Cufi. Por pasi Komisioni i ka k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr nj\u00eb gjetje, si dhe ka k\u00ebrkuar rifreskimin e raportit, DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb veprimatri korruptive si dhe p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb funksion t\u00eb pyetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ, lidhur me p\u00ebrdorimin e ndonj\u00eb pasurie t\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, Cufi ka sqaruar se prej vitit 2012 ka p\u00ebrdorur nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cVolks\u00ebagen Golf\u201d t\u00eb marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shitjesh makinash n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb administrim t\u00eb shtetasit A.H..\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Faskaj v\u00ebrejti se subjekti nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti q\u00eb rezulton se e ka bler\u00eb n\u00eb 2019-\u00ebn kundrejt shum\u00ebs 2000 euro. \u201cSubjekti ka deklaruar se e ka marr\u00eb automjetin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shitje dhe se nuk e njihte pronarin\u201d, tha Faksaj dhe shtoi se subjekti kishte shpjeguar se pronarin e mjetit e kishte njohur vet\u00ebm kur ishte kryer akt-shitblerja.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni e ka pyetur Cufin n\u00ebse e ka hetuar ndonj\u00ebher\u00eb administratorin e pik\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb automjeteve, por ajo e ka mohuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Edhe Prokuroria e Shkodr\u00ebs ka d\u00ebrguar fillimisht p\u00ebrgjigje se nuk rezultonte q\u00eb ndaj k\u00ebtij shtetasi t\u00eb kishte pasur procedim t\u00eb regjistruar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Relatorja Faskaj tha se nga sistemi TIMS \u00ebsht\u00eb evidentuar se A.H. kishte qen\u00eb i proceduar n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctrafikim i mjeteve motorike\u201d. Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, ky institucion ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK-s\u00eb vendimin e pushimit t\u00eb hetimit ndaj A.H., q\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb miratuar dhe nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsdrejtueses.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cProvohet se administratori i pik\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb automjeteve ka qen\u00eb i proceduar dhe se dh\u00ebnia e mjetit subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka ndodhur rreth dy muaj pasi \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i hetimit\u201d, pohoi Faskaj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatorja shtoi se nga burime t\u00eb paspecifikuara \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se pronari i mjetit ka qen\u00eb i proceduar n\u00eb Itali p\u00ebr vepra penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM ka siguruar disa vendime p\u00ebr d\u00ebnimet e pronarit t\u00eb mjetit n\u00eb Itali gjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2019 p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe shitje narkotik\u00ebsh.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDuket se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit\u201d, theksoi Faskaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokurorja Cufi kund\u00ebrshtoi q\u00eb t\u00eb kishte pasur dijeni se A.H. ishte personi p\u00ebr t\u00eb cilin kishte miratuar pushimin e hetimit. Ajo tha se e njihte me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr dhe se e kishte m\u00ebsuar identitetin tjet\u00ebr B.H. q\u00eb gjendej n\u00eb dosjen hetimore, vet\u00ebm kur ai kishte kryer deklarim p\u00ebr dh\u00ebnien e mjetit n\u00eb funksion t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E pyetur nga Faskaj se n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh A.H. i kishte dh\u00ebn\u00eb mjetin p\u00ebr 7 vjet pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, Cufi shpjegoi se njiheshin dhe makina ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kushtet e mir\u00ebbesimit. T\u00eb nj\u00ebjtin argument paraqiti subjekti edhe kur u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja e pyeti Cufin se si duhej t\u00eb kualifikohej p\u00ebrdorimi i mjetit, ajo ritheksoi se nuk e dinte q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin person, pasi e njihte si A.H. dhe jo si B.H..\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb seanc\u00eb u sqarua se Komisioni ka verifikuar dhe informacionet e DSIK-s\u00eb p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me disa shtetas, prej nga ka rezultuar se subjekti ka pasur komunikime telefonike me disa prej tyre.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga verifikimi i sistemit TIMS kan\u00eb rezultuar se subjekti ka udh\u00ebtuar me nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar q\u00eb nga sa u kuptua prej relatimit, ishte djali i kunatit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb saj. Lidhur me k\u00ebt\u00eb person, Cufi shpjegoi se e kishte par\u00eb kur takonte kush\u00ebrir\u00ebn, por shtoi se nuk ishin ulur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr kafe.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Po ashtu, ka rezultuar se ka udh\u00ebtuar drejt Malit t\u00eb Zi dhe me persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb proceduar penalisht. P\u00ebr k\u00ebto udh\u00ebtime Cufi shpjegoi se kishin qen\u00eb rast\u00ebsore, pasi kishin marr\u00eb taksi me miq apo t\u00eb af\u00ebrm p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt Malit t\u00eb Zi dhe se nuk dinin n\u00ebse drejtuesit e mjeteve kishin qen\u00eb ose jo t\u00eb proceduar.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs duke i k\u00ebrkuar t\u00eb shpjegoj\u00eb n\u00ebse kontaktet e pap\u00ebrshtatshme kan\u00eb qen\u00eb ose jo rast\u00ebsore, si dhe n\u00ebse udh\u00ebtimet me personat me precedent\u00eb penale bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e magjistratit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokurorja Cufi e kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK-s\u00eb si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb pabazuar. \u201cNuk ka nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kam bashk\u00ebpunuar me kriminel\u00eb. N\u00eb vitin 1997 isha e vetmja prokurore n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb kam dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Gjith\u00eb dosjet m\u00eb t\u00eb forta i kam pasur un\u00eb. Un\u00eb paskam b\u00ebr\u00eb korrupsion? Un\u00eb nuk kam nj\u00eb sht\u00ebpi\u201d, deklaroi Cufi.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte nga ta dinte q\u00eb pronari i mjetit q\u00eb kishte bler\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali. Dhe p\u00ebr komunikimet telefonike ajo tha se kishin qen\u00eb zyrtare. \u201c\u00c7far\u00eb lidhje kam un\u00eb kur ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Belgjik\u00eb apo n\u00eb Itali. Ky nuk \u00ebsht\u00eb kontakt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje e madhe\u201d, theksoi Cufi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan dhe disa gjetje n\u00eb aspektin profesional lidhur me konfliktin e mundsh\u00ebm t\u00eb interesit, ku subjekti rezultonte t\u00eb kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb me persona ndaj t\u00eb cil\u00ebve kishte zhvilluar hetime.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas KPK, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb rast Cufi ka hetuar nj\u00eb person me lidhje krushqie. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje subjekti shpjegoi se e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni drejtuesin, por ai i kishte sygjeruar t\u00eb vijonte hetimet pasi nuk ishte kush\u00ebri i grad\u00ebs s\u00eb pare dhe se nuk mund t\u00eb dor\u00ebhiqeshin p\u00ebr \u00e7do person q\u00eb njihnin apo q\u00eb kishin lidhje miq\u00ebsore t\u00eb larg\u00ebt. P\u00ebr tre denoncimet nga publiku nuk jan\u00eb gjetur indicie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fund relatorja Alma Faskaj e pyeti subjektin se si do ta vler\u00ebsonte ajo nj\u00eb magjistrat n\u00ebse do t\u00eb gjendej n\u00eb situat\u00ebn e saj. \u201cPak e shkujdesur\u201d, deklaroi Cufi dhe k\u00ebrkoi t\u00eb lihej n\u00eb detyr\u00eb. \u201cJo p\u00ebr gj\u00eb, por e meritoj\u201d, p\u00ebrfundoi ajo.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 17 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:30.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs Edlira Cufi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 15 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me gjetje p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebr kryerjen e hetimeve n\u00eb konflikt interesi.\u00a0 Procesi i vetingut p\u00ebr Cufin po kryhet nga trupa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71920,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[412,118,149,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_6473-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Edlira Cudi | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71919"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71919"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71919\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71921,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71919\/revisions\/71921"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}