{"id":71922,"date":"2022-02-15T20:53:27","date_gmt":"2022-02-15T19:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kastriot-gramshi-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-babait-dhe-ato-ne-shba\/2022\/02\/15\/"},"modified":"2023-04-06T16:55:36","modified_gmt":"2023-04-06T14:55:36","slug":"kastriot-gramshi-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-babait-dhe-ato-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kastriot-gramshi-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-babait-dhe-ato-ne-shba\/2022\/02\/15\/","title":{"rendered":"Kastriot Gramshi jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait dhe ato n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 15 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb krijimin e pasurive si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga\u00a0 aktiviteti tregtar i babait para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhura nga puna e tij dhe e familjar\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, ku ka jetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si azilant duke p\u00ebrfituar dhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Gramshi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa gjetje p\u00ebr profesionalizmin lidhur me tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb gjykimit argumentoi se gjith\u00e7ka kishte ndodhur p\u00ebr shkaqe objektive t\u00eb pashmangshme dhe dor\u00ebzoi si prova dosjet e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Gramshi po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Kastriot Gramshi e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtar n\u00eb vitin 1999 n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb vitin 2004 \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra me k\u00ebrkes\u00ebn e tij. Ai ka punuar si pedagog i s\u00eb drejt\u00ebs penale n\u00eb SHBA p\u00ebrpara se t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb riniste karrier\u00ebn si gjyqtar n\u00eb vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Balancat negative<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dy apartamente ku gjyqtari Gramshi \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 50% &#8211; nj\u00eb t\u00eb bler\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Ne\u00eb York n\u00eb SHBA kundrejt vler\u00ebs 290 mij\u00eb USD dhe tjetrin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me baban\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr k\u00ebto pasuri subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1999 p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte pun\u00eb si gjyqtar dhe t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb SHBA dhe kredi t\u00eb marr\u00eb atje para riem\u00ebrimit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00eb prove gjyqtarit Gramshi p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Ne\u00eb York n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb dhe p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri financiare. Sipas Shulit, subjekti ka deklaruar se p\u00ebr apartamentin kan\u00eb paguar s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb nj\u00eb k\u00ebst fillestar n\u00eb shum\u00ebn 29 mij\u00eb USD dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 261 mij\u00eb USD e kan\u00eb marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Por, nga hetimi i KPK ka rezultuar se kredia e disbursuar ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 217 mij\u00eb USD dhe nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti dhe i v\u00ebllai nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 73 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Gramshi k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin 2014 kur kishte rifilluar detyr\u00ebn e kishte deklaruar kredin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 217 mij\u00eb USD, nd\u00ebrsa kishte kuptuar se k\u00ebshtu ishte e qart\u00eb se pagesa p\u00ebr vler\u00ebn tjet\u00ebr. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka mosdeklarim t\u00eb k\u00ebsaj pagese apo fshehje\u201d, theksoi subjekti dhe v\u00ebrejti se \u00e7do e ardhur n\u00eb SHBA prej vitit 2003 e n\u00eb vijim ishte certifikuar \u00e7do vit nga ana tatimore.<\/p>\n<p>Gramshi ka deklaruar t\u00eb ardhura mujore 1700 USD t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja e apartamentit n\u00eb Ne\u00eb York nga viti 2015 e n\u00eb vijim. Sipas KPK, ai i ka deklaruar rregullisht k\u00ebto t\u00eb ardhura si burime p\u00ebr investime dhe shpenzime t\u00eb kryera n\u00eb vite. Shuli deklaroi se Gramshit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e detyrimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016. \u201cEdhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2020 jan\u00eb t\u00eb paqarta pagesat e detyrimeve\u201d, deklaroi Shuli.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi dhe k\u00ebt\u00eb gjetje duke sqaruar se p\u00ebr kryerjen e deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb SHBA, ai dhe familjar\u00ebt kishin pajtuar nj\u00eb eksperte kontab\u00ebl. Ai sqaroi se kontabilistja kishte gabuar duke moskryer deklarimet e t\u00eb ardhurave nga qiraja e apartamentit n\u00eb Ne\u00eb York p\u00ebr vitet 2015-2016, por m\u00eb pas e kishte amenduar.<\/p>\n<p>Duke ju referuar legjislacionit n\u00eb SHBA, subjekti shpjegoi se p\u00ebr shkak se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja nuk e arrijn\u00eb vler\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb tatueshme, edhe pas amendimit s\u00ebrish ato nuk jan\u00eb tatuar.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi balanca negative t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 63.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2016 kundrejt shum\u00ebs 48 mij\u00eb euro, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie Gramshi ka deklaruar 13 mij\u00eb euro t\u00eb paguara prej tij, nga t\u00eb cilat 12 mij\u00eb USD i jan\u00eb dhuruar prej babait n\u00eb vitin 2003 dhe pjesa tjet\u00ebr nga kursimet prej pun\u00ebs si gjyqtar \u2013 si dhe shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro t\u00eb paguara nga i ati.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb shumave 35 mij\u00eb euro t\u00eb paguara nga babai dhe 12 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebna po prej tij, gjyqtari Gramshi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nga i ati prej aktivitetit tregtar n\u00eb fush\u00ebn e shitjes s\u00eb karburanteve n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1999.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli u shpreh se subjekti nuk ka aritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vlerat 35 mij\u00eb euro dhe 12 mij\u00eb USD nuk jan\u00eb konsiderur n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Por ajo sqaroi se subjekti kishte dor\u00ebzuar dokumentacion lidhur me depozita t\u00eb disponuara nga babai n\u00eb vitin 1996 n\u00eb shum\u00ebn totale 20 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat kishte p\u00ebrfituar interesa dhe rreth 25 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Lidhur me moskonsiderimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, Gramshi k\u00ebmb\u00ebnguli se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentet e k\u00ebrkuara. Ai v\u00ebrejti se edhe institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se nuk disponojn\u00eb dokumente p\u00ebr periudh\u00ebn para viteve 2000 dhe theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe autoritet publike gjendeshin n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dokumentet q\u00eb v\u00ebrtetonin pages\u00ebn e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gramshi v\u00ebrejti se kishte provuar me dokumentacion bankar se babai kishte disponuar depozita me vler\u00eb 20 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1996 q\u00eb i kishte t\u00ebrhequr at\u00ebher\u00eb s\u00eb bashku me interesat n\u00eb shum\u00ebn rreth 25 mij\u00eb USD p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb shfaqura n\u00eb ish-firmat piramidale dhe se i kishte depozituar n\u00eb llogari t\u00eb tjera. \u201cJan\u00eb veprime bankare q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe jam me fat q\u00eb i kam gjetur. Familjar\u00ebt nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb lloj detyrimi p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb dokumentacion t\u00eb till\u00eb pas nj\u00eb afati t\u00eb caktuar. Ata nuk g\u00ebzonin at\u00ebher\u00eb statusin e personit t\u00eb lidhur\u201d, argumentoi subjekti.<\/p>\n<p>P\u00ebr investimet e kryera p\u00ebr rikonstruksionin dhe arredimin e apartamentit n\u00eb shum\u00ebn rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb, Gramshi ka deklaruar si burime 20 mij\u00eb USD nga kursimet e tij dhe 10 mij\u00eb USD kursimet e babait.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 4800 USD t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebto investime, Gramshi ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga qiraja e banes\u00ebs n\u00eb Ne\u00eb York, por dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb burim.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Gramshi ka mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim n\u00eb KPK ku pretendohet se ai ka kryer nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se denoncimi ishte kryer nga nj\u00eb person i proceduar ndaj t\u00eb cilit kishte caktuar masat e sigurimit. Ai sqaroi se leja e nd\u00ebrtimit ishte k\u00ebrkuar n\u00eb 2016-\u00ebn, nd\u00ebrsa punimet kishin filluar n\u00eb vitin 2017 kur dhe kishin p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gramshi kund\u00ebrshtoi konstatimin e KPK-s\u00eb se ishte trajtuar me \u00e7mim preferencial n\u00eb blerjen e apartamentit. Sujekti argumentoi se q\u00eb sht\u00ebpia t\u00eb b\u00ebhej e banueshme ishte nevojitur edhe rikonstruksioni dhe sipas tij \u00e7mimi p\u00ebrfundimtar i apartamentit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i zon\u00ebs ku gjendet.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip BM\u00cb n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 2005, por subjekti e ka kund\u00ebrshtuar dhe k\u00ebt\u00eb gjetje duke shpjeguar se n\u00eb vitin 2003 kan\u00eb mb\u00ebrritur atje me rreth 20 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Gramshi argumentoi n\u00eb seanc\u00eb se ai dhe familjar\u00ebt kishin shkuar me viz\u00eb n\u00eb SHBA dhe sipas tij ishte kusht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb secili duhej t\u00eb kishte rreth 3000 USD me vete. Ai shtoi se kishin punuar gjat\u00eb viteve 2003 dhe 2004 kur nuk ishin pajisur ende me dokumente dhe argumentoi se legjislacioni n\u00eb SHBA lejon deklarimin e t\u00eb ardhurave dhe pages\u00ebn e detyrimeve edhe p\u00ebr emigrant\u00ebt e paregjistruar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamjaftueshm\u00ebri financiare dhe p\u00ebr krijimin e tre depozitave n\u00eb SHBA me burim nga puna n\u00eb vite dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se gjyqtari Gramshi rezulton aksioner n\u00eb dy shoq\u00ebri, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn zot\u00ebron 25 % t\u00eb kuotave dhe n\u00eb tjet\u00ebr 50%. Sipas Shulit, nj\u00eb prej shoq\u00ebrive rezulton me status pasiv q\u00eb prej vitit 2011, nd\u00ebrsa tjetra n\u00eb 2014-\u00ebn, rreth tre muaj pasi subjekti kishte filluar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gramshi sqaroi se k\u00ebto shoq\u00ebri ishin hapur n\u00eb koh\u00ebn kur ai jetonte n\u00eb SHBA dhe nuk punonte si gjyqtar. Ai theksoi se k\u00ebto subjekte nuk kishin pasur asnj\u00ebher\u00eb fitime dhe se nuk kishte n\u00ebnshkruar asnj\u00eb dokument n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ortakut. Sipas subjektit, kishte qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kryhej \u00e7regjistrimi i k\u00ebtyre aktiviteteve pasi ortak\u00ebt jetonin jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, Gramshi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohej analiza financiare duke e konsideruar t\u00eb gabuar. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat nga qiraja; t\u00eb ardhurat e babait nga pensioni i parakohsh\u00ebm; rimbursimi i taksave p\u00ebr \u00e7do vit; si dhe t\u00eb uleshin shpenzimet e jetes\u00ebs sipas an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p><strong>Azil p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cpresioneve\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionet q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Komisionit nga ONM, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2004 Gramshi ka filluar procedurat si azilk\u00ebrkues n\u00eb SHBA. Subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit se arsyeja reale e largimit nga detyra kishte qen\u00eb refuzimi i tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00ebn presion. Shuli pohoi se Gramshi ka sqaruar se presionet i jan\u00eb ushtruar babait t\u00eb tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb largohen t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Gramshi u pyet gjt\u00eb seanc\u00ebs nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesja Ermenkova lidhur me k\u00ebrc\u00ebnimet apo presionet konkrete, por ai refuzoi t\u00eb jepte m\u00eb shum\u00eb detaje duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se legjislacioni n\u00eb SHBA i jep k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kishte qen\u00eb sjellja e kriminel\u00ebve q\u00eb e kishte detyruar t\u00eb largohej, pasi kishte pasur tentativa t\u00eb ushtrohej ndikim p\u00ebrmes familjar\u00ebve. Gramshi solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb SHBA kishte fituar azilin dhe n\u00eb vijim n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Kastriot Gramshi i konsideroi t\u00eb plota dhe shteruese shpjegimet dhe provat e tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK Njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 21 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 15 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb krijimin e pasurive si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga\u00a0 aktiviteti tregtar i babait para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71923,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[111,107,380,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Kastriot-Gramshi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Kastriot Gramshi | Foto: BIRN\/ Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71922"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71922"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71924,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71922\/revisions\/71924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}