{"id":71931,"date":"2022-02-14T17:27:09","date_gmt":"2022-02-14T16:27:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-rrezoi-te-gjitha-pretendimet-e-anila-galanxit-ndaj-vendimit-te-komisionit\/2022\/02\/14\/"},"modified":"2023-04-06T16:56:08","modified_gmt":"2023-04-06T14:56:08","slug":"kpa-i-rrezoi-te-gjitha-pretendimet-e-anila-galanxit-ndaj-vendimit-te-komisionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-rrezoi-te-gjitha-pretendimet-e-anila-galanxit-ndaj-vendimit-te-komisionit\/2022\/02\/14\/","title":{"rendered":"KPA i rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e Anila Galanxhit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha pretendimet e ish-prokurores Anila Galanxhi (Pappa) t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e saj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj nd\u00ebpreru procesin e rivler\u00ebsimit, si dhe i ndaloi riem\u00ebrimin n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA-s\u00eb renditen gjith\u00eb procedurat e hetimit administrativ t\u00eb kryera prej Komisionit, deri n\u00eb vendimarrjen e nd\u00ebrprjes s\u00eb vetingut p\u00ebr Galanxhin dhe vendosjen e sanksionit ndaj saj.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-prokuroren Galanxhi u fillua n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019 dhe u nd\u00ebpre dy vjet e gjysm\u00eb me von\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, kur ajo dha dor\u00ebheqjen pasi u njoh me barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe pas disa shtyrjeve t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me pretendimin p\u00ebr t\u00eb siguruar prova dhe se ishte e s\u00ebmur\u00eb nga COVID-19.<\/p>\n<p>Pasi K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb i ka njoftuar Komisionit vendimin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr prokuroren Galanxhi p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj dhe \u00ebsht\u00eb konfirmuar marrja e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendimi, subjekti \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, por ajo e ka refuzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, trupi gjykues i KPK, i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan vendosi m\u00eb 13 korrik 2021 t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Galanxhin dhe i ka hoqi asaj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15-viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Galanxhi ushtroi ankim ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit, duke pretenduar se sanksioni q\u00eb e ndalon t\u00eb riem\u00ebrohet s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb funksion n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor, parashikuar nga neni 6 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Ajo e bazoi k\u00ebt\u00eb shkak ankimi n\u00eb pretendimin se trupi gjykues i Komisionit nuk kalon testin e pavar\u00ebsis\u00eb dhe paan\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr arsye se dy an\u00ebtare t\u00eb tij nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e zgjedhshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Parashikimin e nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb sanksionon ndalimin e rikthimit n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet, subjekti e ka konsideruar jo proporcional dhe ka pretenduar se nuk mund t\u00eb zbatohet apriori duke paragjykuar faktin e dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se \u201ckjo mas\u00eb nd\u00ebshkimore ka karakter m\u00eb nd\u00ebshkues se \u00e7do d\u00ebnim tjet\u00ebr plot\u00ebsues i parashikuar nga Kodi Penal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Galanxhi ka pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr p\u00ebr t\u2019ju shmangur procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb situate t\u00eb mbartur nga shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK, q\u00eb sipas saj i kan\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb shqet\u00ebsuese dhe stresuese duke i c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs familjare.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se shkaku p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb parimeve p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk e lidh me shkelje t\u00eb kryera nga Komisioni gjat\u00eb hetimit administrativ, por ua atribuon dyshimeve mbi pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e Komisionit me pretendimin se nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e zgjedhshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto pretendime, KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut q\u00eb n\u00eb vendimin q\u00eb i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ish-an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ku nuk jan\u00eb konstatuar shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit mund t\u00eb hiqen nga detyra vet\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb shkeljeje disiplinore, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedur\u00ebn e parashikuar nga ligji, nuk v\u00eb n\u00eb dyshim garancit\u00eb e nevojshme p\u00ebr mosheqjen e tyre nga detyra, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb\u201d, v\u00ebren Kolegji dhe e quan t\u00eb pabazuar pretendimin se mandati i kufizuar dhe mungesa e pandryshueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb komisioner\u00ebve n\u00eb rast t\u00eb shkeljeve nga ana e tyre c\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, sillet n\u00eb v\u00ebmendje fakti se Galanxhi e ka ngritur pretendimin p\u00ebr mosplot\u00ebsimin e kritereve t\u00eb zgjedhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs, rreth dy vjet e gjysm\u00eb pasi kishte filluar hetimi administrative ndaj saj. N\u00eb vendim thuhet se kontrolli i plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve t\u00eb zgjedhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Kolegjit, pasi ligji ngarkon institucione t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon t\u00eb pabazuar edhe pretendimin se nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK gjendej n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb gjykim, pasi po shqyrtonte dhe \u00e7\u00ebshtjen e kunatit t\u00eb saj subjekt rivler\u00ebismi.<\/p>\n<p>Sipas KPA, argumenti i p\u00ebrdorur nga subjekti nuk kualifikohet n\u00eb kushtet e situat\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb vendimi KPK p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Galanxhi nuk ka mbajtur q\u00ebndrim konsekuent lidhur me arsyet e dor\u00ebheqjes nga detyra, pasi n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar KLP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se i \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsi e re profesionale p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re pune n\u00eb sektorin privat. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb ankim pretendon se dor\u00ebheqja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb situate t\u00eb mbartur nga shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues. Gjithashtu, ajo ka pretenduar se si pasoj\u00eb i \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb shqet\u00ebsuese e stresuese q\u00eb i ka c\u00ebnuar dhe t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs familjare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes faktin e shprehjes s\u00eb vullnetit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb mos vijuar me procesin e rivler\u00ebsimit, duke mos qen\u00eb subjekt p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes nga statusi i magjistratit. N\u00eb vendim theksohet se nd\u00ebrprerja e vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, sjell p\u00ebr pasoj\u00eb dhe zbatimin e nenit G, pika 2 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilit subjekti i rivler\u00ebsimit q\u00eb dor\u00ebhiqet nuk mund t\u00eb em\u00ebrohet gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar pretendimi Galanxhit p\u00ebr shfuqizimin e sanksionit, si dhe \u00ebsht\u00eb konsideruar i pabazuar pretendimi se nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb sanksioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkues me normat maksimale t\u00eb d\u00ebnimeve plot\u00ebsuese t\u00eb parashikuara n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti nuk ka paraqitur argumente e prova dhe p\u00ebr pretendimin tjet\u00ebr se i \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar e drejta p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private apo familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit dhe e ka l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha pretendimet e ish-prokurores Anila Galanxhi (Pappa) t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e saj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb saj nd\u00ebpreru procesin e rivler\u00ebsimit, si dhe i ndaloi riem\u00ebrimin n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71932,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[413,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_2441.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit | Foto : B. Likmeta","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71931"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71933,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71931\/revisions\/71933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}