{"id":71937,"date":"2022-02-14T12:19:51","date_gmt":"2022-02-14T11:19:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasaktesite-ne-deklarimin-e-pasurise-penalizuan-gjyqtaren-ermira-dedjan\/2022\/02\/14\/"},"modified":"2023-04-06T16:56:23","modified_gmt":"2023-04-06T14:56:23","slug":"pasaktesite-ne-deklarimin-e-pasurise-penalizuan-gjyqtaren-ermira-dedjan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasaktesite-ne-deklarimin-e-pasurise-penalizuan-gjyqtaren-ermira-dedjan\/2022\/02\/14\/","title":{"rendered":"Pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb penalizuan gjyqtaren Ermira Dedja"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 12 janar t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Shkodr\u00ebs, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb autoveture, si dhe ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre. T\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb disa vite nga bashk\u00ebshorti i ndjer\u00eb nga aktiviteti si inxhinier projektues, nuk e kan\u00eb ndihmuar Dedjan p\u00ebr justifikimin e burimeve t\u00eb k\u00ebtyre dy pasurive, pasi sipas Komisionit nuk jan\u00eb deklaruar si gjendje cash n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse dhe as si burime p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb apartamenti, ku p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare mund\u00ebsit\u00eb e kursimeve t\u00eb mbartura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja Dedja u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe e aft\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p>Procesi\u00a0i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Dedja u krye nga trupa e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian. Ermira Dedja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punoi prej gati tre dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsi dhe munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Dedja ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 104 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb bler\u00eb me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2010 n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb e 680 mij\u00eb lek\u00eb. Por, sipas KPK, subjekti nuk ka pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb ato periodike, duke u gjendur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konkludon se Dedja nuk ka deklaruar t\u00eb drejtat reale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2008, pasi nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb bashk\u00ebshorti ka lidhur kontrat\u00ebn e furnizimit me energji elektrike n\u00eb apartamentin q\u00eb ka porositur pas dy vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Dedja ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kan\u00eb filluar t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb at\u00eb apartament vet\u00ebm n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009 kur dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar, duke argumentuar se m\u00eb par\u00eb nuk ka pasur konsumim t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Por Komisioni v\u00ebren se ka pasur faturime p\u00ebr muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2008 dhe dy muajt e par\u00eb t\u00eb 2009-\u00ebs, si dhe i \u00e7mon t\u00eb paqarta shpjegimet e subjektit lidhur me mosdeklarimin e t\u00eb drejtave reale mbi k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nuk jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr momentin e banimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, por \u00ebsht\u00eb konstatuar mosdeklarimi i marrdh\u00ebnies s\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me investitorin, q\u00eb ka nisur dy vite para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Pasakt\u00ebsi jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb deklarimin e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit. N\u00eb 2009-\u00ebn, Dedja ka deklaruar shlyerjen e vler\u00ebs 2 milion e 180 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb nd\u00ebrtuesit, por pa sh\u00ebnuar burimin e k\u00ebsaj shume si dhe as detyrimin e mbetur.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar n\u00eb shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2010 kur \u00ebsht\u00eb paguar shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti nuk ka sh\u00ebnuar burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe as detyrimin e mbetur 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ky detyrim nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe gjat\u00eb viteve 2011, 2012 dhe 2013.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti nuk ka pasqyruar burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb koh\u00ebn reale dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, KPK ka analizuar mjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave p\u00ebr pagimin e k\u00ebsteve t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit duke u bazuar n\u00eb shpjegimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Dedja ka deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebt e d\u00ebrguar nga KPK se burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerjen e k\u00ebtij apartamenti jan\u00eb t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i ligjsh\u00ebm privat i bashk\u00ebshortit t\u00eb ndjer\u00eb A.D., p\u00ebr \u201czhvillimin e projekteve p\u00ebr pasurit\u00eb e patundshme\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ka pretenduar se me deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit p\u00ebr vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011, \u00ebsht\u00eb ezauruar edhe deklarimi mbi burimin e krijimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Shkod\u00ebrk. Dedja ka k\u00ebmn\u00ebgulur se nuk do t\u00eb kishte arsye p\u00ebrse mos t\u00eb deklaronte k\u00ebt\u00eb burim krijimi p\u00ebrderisa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, t\u00eb krijuara nga puna dhe aktiviteti profesional i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se shuma 2 milion\u00eb e 180 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer cash n\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009 dhe shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb mars t\u00eb 2010-\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata. Nd\u00ebrsa shuma e mbetur 500 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2021, fakt q\u00eb sipas subjektit pasqyrohet edhe n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Por Komisioni konstaton se subjekti dhe personat e lidhur nuk kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitet 2008, 2009 dhe 2010 likuiditete apo gjendje cash jasht\u00eb sistemit bankar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK e ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 2 milion\u00eb e 180 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar-mars t\u00eb vitit 2009 dhe p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr muajt janar &#8211; mars 2010.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar lidhur me aktivitetin privat t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, nga ka rezultuar se ai \u00ebsht\u00eb regjistruar si person fizik n\u00eb maj t\u00eb vitit 2008 dhe n\u00eb 2012-\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u00e7egjistruar. Drejtoria e Tatimeve shkod\u00ebr ka informuar se fitimi tatimor i realizuar nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2008 ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2011 dhe 2012 nuk ka siguruar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb provuar me dokumentacion, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2008, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrpjestimore p\u00ebr \u00e7do muaj, ku p\u00ebr tre muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2009 ka rezultuar se ai mund t\u00eb kishte fituar 661 mij\u00eb lek\u00eb, duke rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2 milion e 180 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta metodologji \u00ebsht\u00eb ndjekur dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 798 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi KPK i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto balanca negative, subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs t\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebrllogaritja e fitimit neto \u00ebsht\u00eb kryer gjithmon\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit pasardh\u00ebs, kur dhe p\u00ebrllogaritej fitimi neto i vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Sipas Dedjas, vitimi i vitit 2008 \u00ebsht\u00eb llogaritur dhe i \u00ebsht\u00eb paguar tatimi mbi fitimin n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se pik\u00ebrisht n\u00eb muajin mars 2009, kur \u00ebsht\u00eb kryer deklarimi n\u00eb tatime t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vitit 2008 dhe \u00ebsht\u00eb paguar detyrimi tatimor p\u00ebr at\u00eb shum\u00eb, fitimi neto i p\u00ebrllogaritur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Dedja ka k\u00ebmb\u00ebngulur se deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit 2008 nuk i dispononte k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb banes\u00eb, as cash as si likuiditet, pasi ishin n\u00eb ark\u00ebn e aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas saj, gjendja e likuiditetit nga fitimi i k\u00ebtij aktiviteti p\u00ebrcaktohet n\u00eb momentin e p\u00ebrmbylljes s\u00eb llogaritjeve financiare n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb ka prtenduar gjyqtarja Dedja dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto pretendime, KPK ka analizuar legjislacionin e koh\u00ebs lidhur me momentin e deklarimit n\u00eb tatime dhe pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebrkat\u00ebse. \u201cN\u00eb rastin konkret, fitimi i realizuar gjat\u00eb vitit 2008 n\u00eb shum\u00ebn 4.184.065 lek\u00eb, pavar\u00ebsisht se kur deklarohej p\u00ebr efekt t\u00eb legjislacionit tatimor, pjesa e pashpenzuar nga fitimet e vitit 2008 do t\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb DIPP-n\u00eb e vitit 2008 si gjendje cash. Gjithashtu, fitimi i realizuar gjat\u00eb vitit 2009 n\u00eb shum\u00ebn 3.076.736 lek\u00eb, pavar\u00ebsisht se kur deklarohej p\u00ebr efekt t\u00eb legjislacionit tatimor, pjesa e pashpenzuar nga fitimet e vitit 2009 do t\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb DIPP-n\u00eb e vitit 2009 si gjendje cash\u201d, argumenton KPK<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se mosdeklarimi i t\u00eb ardhurave si shtesa t\u00eb likujditeteve cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 2008 dhe 2009, krijon bindjen se k\u00ebto t\u00eb ardhura nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr pagimin e k\u00ebsteve t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb mars t\u00eb vitit 2009 dhe n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010, duke konkluduar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00ebjtat balanca negative.<\/p>\n<p>Pasakt\u00ebsi dhe munges\u00eb burimesh Komisioni konstaton dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet tip \u201cVolks\u00ebagen Golf\u201d. Ashtu si p\u00ebr apartamentin 104 m2 edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka rezultuar se Dedja nuk e ka pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2007, si dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 590 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasurive. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, subjekti ka pasur gjendje n\u00eb llogarin\u00eb e saj vler\u00ebn 589 mij\u00eb lek\u00eb, por nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Kjo pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 balancave negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe t\u00eb automjetit, sipas KPK subjekti ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare dhe n\u00eb vitin 2016 n\u00eb shum\u00ebn 252 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 12 janar t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Shkodr\u00ebs, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb autoveture, si dhe ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e tyre. T\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara n\u00eb disa vite nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71938,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[414,132,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/F35664AE-F678-4BB5-889A-D2E5DA455F59.jpeg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Shkod\u00ebr, Ermira Dedja pasi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71937"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71939,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71937\/revisions\/71939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}