{"id":71943,"date":"2022-02-10T19:35:36","date_gmt":"2022-02-10T18:35:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-lule-permbysi-barren-e-proves-per-konfliktin-e-interesit\/2022\/02\/10\/"},"modified":"2023-04-06T16:56:46","modified_gmt":"2023-04-06T14:56:46","slug":"prokurorja-silvana-lule-permbysi-barren-e-proves-per-konfliktin-e-interesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-silvana-lule-permbysi-barren-e-proves-per-konfliktin-e-interesit\/2022\/02\/10\/","title":{"rendered":"Prokurorja Silvana Lule p\u00ebrmbysi barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr konfliktin e interesit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 29 tetor 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokuroren e Tiran\u00ebs, Silvana Lule, pasi arriti n\u00eb konkluzionin se ajo kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel kualisikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar renditen disa gjetje p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave nuk jan\u00eb konkluduar probleme pasi kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb argument, Lule ka shmangur edhe disa dyshime t\u00eb ngritura nga Komisioni p\u00ebr gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi persona me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebjetuesi ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh juridike, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kall\u00ebzimeve t\u00eb verifikuara apo t\u00eb hetuara prej saj.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesi i prokurores Lule, Florjan Hajdini, ish-drejtues i ALUIZNI-t n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb dh\u00ebnien e disa lejeve t\u00eb legalizimit dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale, por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar m\u00eb von\u00eb nga Apeli.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se kjo vep\u00ebr penale nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb ato t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb pushimit t\u00eb akuz\u00ebs ndaj Hajdinit, KPK nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb gjetje si problem n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, duke konkluduar se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb para kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Silvana Lule p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e publikoi vendimin p\u00ebr konfirmimin e Lules m\u00eb dat\u00eb 24 janar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Institucioni Komisioner\u00ebve Publik\u00eb vendosi t\u00eb mos e ankimoj\u00eb m\u00eb dat\u00eb 9 shkurt.<\/p>\n<p><strong>Veprimet e t\u00eb hetuarve me bashk\u00ebjetuesin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh juridike t\u00eb personit t\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores Silvana Lule t\u00eb kryer me persona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kall\u00ebzimeve ose procedimeve penale t\u00eb hetuara nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, shtetasi R.N. i cili \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00eb vitin 2010 nga prokurorja Lule p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cplagosje e leht\u00eb me dashje\u201d m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, ka k\u00ebrkuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011 transferimin e dosjes s\u00eb nj\u00eb mjeti nga DRSHTRR-ja Tiran\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs 6 dit\u00eb p\u00ebrpara se ta blinte bashk\u00ebjetuesi i subjektit, megjith\u00ebse nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lloj lidhje me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se pal\u00eb shit\u00ebse ishte nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe jan\u00eb ngritur dyshime se p\u00ebrse k\u00ebrkesa p\u00ebr transferimin e dosjes s\u00eb mjetit q\u00eb do t\u00eb blihej nga bashk\u00ebjetuesi i subjektit, \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb personi i hetuar prej saj pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, ky mjet ka rezultuar dhe i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga INTERPOL i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb vitin 2015 pasi \u00ebsht\u00eb denoncuar si i vjedhur, por bashk\u00ebjetuesi i subjektit ka kryer shitje n\u00eb vitin 2016, q\u00eb sipas Lules \u00ebsht\u00eb revokuar pasi makina ka pasur problem.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Lules p\u00ebr shtetasin q\u00eb ka kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr trasnferimin e dosjes jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Komisioni, q\u00eb n\u00eb fund nuk ka gjetur problem. \u201cN\u00eb lidhje me shtetasin R. N., ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb bashk\u00ebjetuesi dhe i v\u00ebllai z. G.H. e njohin apo kan\u00eb pasur ndonj\u00eb lidhje. Gjithashtu, un\u00eb nuk e kujtoj procedimin penal n\u00eb t\u00eb cilin ky person ka pasur cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit, por gjithsesi k\u00ebrkoj t\u00eb shpjegoj se si koha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam hetuar \u00e7\u00ebshtjen penale (viti 2010), ashtu edhe ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rezulton nga dosja e mjetit, se ky person ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mjetin me targa *** (viti 2011), i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e njihja bashk\u00ebjetuesin\u201d, ka deklaruar Lule para Komisionit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur n\u00eb mbrojtje nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb DRSHTRR-s\u00eb se sh\u00ebnimi se k\u00ebrkesa p\u00ebr rtansferimin e dosjes s\u00eb mjetit \u00ebsht\u00eb kryer nga shtetasi R.N. mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb gabim material, Lule ka pretenduar se ky person nuk njihet nga bashk\u00ebjetuesi i saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, Lule e ka bindur Komisionin dhe p\u00ebr nj\u00eb gjetje tjet\u00ebr t\u00eb ngjashme, ku bashk\u00ebjetuesi ka bler\u00eb nj\u00eb automjet tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2014 nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka si administrator nj\u00eb person q\u00eb ka kryer kall\u00ebzim penal lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Sipas KPK, kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb kryer nga shtetasi S.GJ. dhe jo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe dy vite pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb mjeti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me shtetasin S.Gj. k\u00ebrkoj t\u00eb shpjegoj edhe nj\u00eb her\u00eb se ky nuk person nuk njihet prej bashk\u00ebjetuesit tim, por nisur edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e ekstraktit historik p\u00ebr \u2018***\u2019 sh.p.k., ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb administrator i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb vitin 2020 dhe nuk ka qen\u00eb i till\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb bashk\u00ebjetuesi ka bler\u00eb mjetin apo un\u00eb kam vler\u00ebsuar kall\u00ebzimin penal, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ai\u201d, ka deklaruar Lule.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncim i depozituar pran\u00eb Komisionit p\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi procedimi t\u00eb marr\u00eb nga subjekti lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr vjedhje pronash dhe manimulim t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, ka ngritur dyshime p\u00ebr gjendjen e Lules n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb verifikimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Komisioni ka konstatuar se avokat i nj\u00eb prej t\u00eb paditurve n\u00eb procesin civil prej nga ka derivuar n\u00eb vijim kall\u00ebzimi penal i mosfilluar, ka qen\u00eb v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Vendimi i mosfillimit nga Lule \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 1 tetor 2012, nd\u00ebrsa tri jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 24 tetor ajo ka udh\u00ebtuar drejt Italis\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebjetuesin p\u00ebr t\u00eb takuar v\u00ebllain e saj.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjat\u00eb viteve 2013 &#8211; 2014 jan\u00eb kryer veprime juridike p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme nga v\u00ebllez\u00ebrit e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb subjektit, G. dhe E. H., me bashk\u00ebpronar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pal\u00eb e pal\u00eb e paditur n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore civile.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit; p\u00ebr kontratat e shitblerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, t\u00eb lidhura para dhe pas vendimit t\u00eb mosfillimit midis v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebjetuesit dhe bashk\u00ebpronar\u00ebve S. t\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb kall\u00ebzimin penal p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti ka vendosur mosfillimin; se nj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit nuk e ka paguar \u00e7mimin n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme pasi kjo kontrat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shp\u00ebrblimin e tij p\u00ebr pun\u00ebn si avokat; si dhe faktin se vendimi n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb pasqyruar se v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit \u00ebsht\u00eb avokat i nj\u00ebrit prej t\u00eb paditurve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dokumantacionit t\u00eb dosjes p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ka gjetur se kall\u00ebzimi penal ishte p\u00ebr manipulim t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet provave false, por subjekti nuk ka kryer asnj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me falsifikimin dhe ka vendosur mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, me arsyetimin se nuk pretendohen dokumente konkrete t\u00eb falsifikuara dhe se ndodhet para nj\u00eb konflikti me natyr\u00eb civile.<\/p>\n<p>Lule ka pretenduar se v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit, G.H. nuk ka qen\u00eb avokat i pal\u00ebs s\u00eb kall\u00ebzuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale, pasi ai nuk ka pasur asnj\u00eb pozit\u00eb procedurale n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas saj, gjat\u00eb kryerjes s\u00eb verifikimit t\u00eb materialit kall\u00ebzues, v\u00ebllai i bashk\u00ebjetuesit nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur ndonj\u00ebher\u00eb si mbrojt\u00ebs apo p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i tyre apo t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi m\u00eb ka shpjeguar se p\u00ebr k\u00ebta persona ka prokur\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet civile dhe kurdoher\u00eb ka ndjekur vet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb fundit\u201d, ka deklaruar Lule.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo ka kund\u00ebrshtuar dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Lule ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje parashikimet ligjore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me bashk\u00ebjetes\u00ebn duke theksuar se kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi i mosfillimit nuk ka ekzistuar marr\u00ebdh\u00ebnia e bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb udh\u00ebtim i p\u00ebrbashk\u00ebt nuk p\u00ebrb\u00ebn bashk\u00ebjetes\u00eb pasi nuk ka karakter t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm. [\u2026]Njohja me nj\u00eb person nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht njohjen me v\u00ebllain e tij, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore ku ky person (v\u00ebllai) ka pasur cil\u00ebsin\u00eb e avokatit. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje fakti dhe nuk mund t\u00eb prezumohet\u201d, ka argumentuar Lule duke arritur t\u00eb bind\u00eb Komisionin.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer gjat\u00eb hetimit paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, por pas kalimit t\u00eb prov\u00ebs pamund\u00ebsia financiare ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 426 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur penalizuese.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 29 tetor 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokuroren e Tiran\u00ebs, Silvana Lule, pasi arriti n\u00eb konkluzionin se ajo kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel kualisikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale. N\u00eb vendimin e arsyetuar renditen disa gjetje [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71944,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,149,122,417],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20211027_191042_271021002-2_LZ2dmE5.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Silvana Lule ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71943"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71943"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71945,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71943\/revisions\/71945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}