{"id":71946,"date":"2022-02-10T19:03:50","date_gmt":"2022-02-10T18:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kuvendi-miraton-zgjatjen-e-afateve-te-organeve-te-vetingut\/2022\/02\/10\/"},"modified":"2022-02-10T19:03:50","modified_gmt":"2022-02-10T18:03:50","slug":"kuvendi-miraton-zgjatjen-e-afateve-te-organeve-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kuvendi-miraton-zgjatjen-e-afateve-te-organeve-te-vetingut\/2022\/02\/10\/","title":{"rendered":"Kuvendi miraton zgjatjen e afateve t\u00eb organeve t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi arriti shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar t\u00eb votave t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb miratuar ndryshimin e Kushtetut\u00ebs q\u00eb parashikon zgjatjen me 36 muaj t\u00eb afatit p\u00ebr funksionimin e organeve t\u00eb vetingut, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb. Nisma mori 118 vota pro, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe 4 abstenim.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike votuan pro pas nj\u00eb vendimi politik t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb or\u00eb para seanc\u00ebs plenare, pasi kishte bojkotuar diskutimin e nism\u00ebs s\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Legjislativ t\u00eb Kuvendit. N\u00eb nj\u00eb kompromis politik me mazhoranc\u00ebn, PD futi n\u00eb rendin e dit\u00ebs dy nismat e saj p\u00ebr reform\u00ebn administrative-territoriale dhe at\u00eb elektorale, q\u00eb do t\u00eb kryhen nga dy komisione parlamentare t\u00eb posa\u00e7me. \u00a0K\u00ebrkesa p\u00ebr reform\u00ebn administrative-territoriale u dor\u00ebzua n\u00eb seanc\u00eb nga kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Enkelejd Alibeaj, nd\u00ebrsa reforma zgjedhore ishte dor\u00ebzuar gjat\u00eb sesionit parlamentar t\u00eb kaluar. T\u00eb dy k\u00ebrkesat e PD-s\u00eb u vutuan me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar, respektivisht 120 vota pro p\u00ebr Komisionin e reform\u00ebs territoriale dhe 119 vota pro p\u00ebr komisionin e reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Vendimit t\u00eb opozit\u00ebs i parapriu nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, ku i k\u00ebrkohej t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb mos e shihnin k\u00ebt\u00eb votim si \u201c\u00e7\u00ebshtje partiake\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, e argumentoi vot\u00ebn pro me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vijuar vetingun me standardin aktual dhe monitorimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk i japim vot\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Partia Sociliste sot donte q\u00eb vetingu t\u2019i kalonte KLP-s\u00eb dhe KLGJ-s\u00eb, ku Edi Rama, \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00eb krer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste kontrollojn\u00eb KLP-n\u00eb dhe KLGJ-n\u00eb n\u00eb shumic\u00eb\u201d- tha Basha pas mbledhjes s\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai akuzoi kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb se kishin b\u00ebr\u00eb tentativa p\u00ebr t\u00eb larguar Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. \u201cSot nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia q\u00eb duam, por do t\u00eb ishte akoma m\u00eb keq n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb proces i nisur me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk i mbron, por i nd\u00ebshkon politikan\u00ebt e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej n\u00eb mes dhe o k\u00ebshtu do t\u00eb nd\u00ebrprehej integrimi europian i vendit\u201d- tha ai.\u00a0 Basha theksoi se nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga k\u00ebrkesa p\u00ebr vetingun e politikan\u00ebve, nj\u00eb nism\u00eb paralele p\u00ebr ndryshime kushtetuese e PD-s\u00eb e cila po diskutohet n\u00eb k\u00ebshillin legjislativ.<\/p>\n<p>Kompromisi mes PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb u kritikua nga kryetarja e LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi, duke aluduar p\u00ebr ndonj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb mes tyre. \u201cSi ndryshoi ky vendim brenda nj\u00eb ore pa marr\u00eb pjes\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe pa shkruajtur asnj\u00eb rresht p\u00ebr oponenc\u00ebn e k\u00ebtyre ndryshimeve\u201d- ngriti ajo dyshimet e saj n\u00eb Kuvend duke rikujtuar marr\u00ebveshjen e 17 majit 2017. \u201cA do t\u00eb kemi vendime si t\u00eb 17 majit, kur gdhihemi me ministra t\u00eb opozit\u00ebs me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs?\u201d \u2013 tha Kryemadhi duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje deputet\u00ebve q\u00eb \u201ct\u00eb mos votojm\u00eb as nga frika e prokuror\u00ebve belg, as nga frika e koleg\u00ebve apo ish-koleg\u00ebve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimeve q\u00eb zgjat\u00ebn rreth 7 or\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb argumentuan nevoj\u00ebn e monitorimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb procesin n\u00ebp\u00ebrmjet ONM-s\u00eb dhe shpreh\u00ebn rezerva p\u00ebr politizimin e sistemit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga mazhoranca. Disa prej tyre shpreh\u00ebn rezerva t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb realizuar procesi i vetingut duke e cil\u00ebsuar t\u00eb politizuar dhe me standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve. \u00a0Opozita dhe vet\u00eb Basha kan\u00eb qen\u00eb vazhdimisht kritik ndaj zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila \u00ebsht\u00eb miratuar me konsensus n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ndryshimit t\u00eb q\u00ebndrimit kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj tha se p\u00ebr hir t\u00eb koherenc\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimeve q\u00eb kishte mbajtur opozita duhej t\u00eb votonte kund\u00ebr, por vota pro ishite nj\u00eb sh\u00ebrbim ndaj publikut. \u00a0\u201cEdhe pse me kosto p\u00ebr ne, jemi n\u00eb fushat\u00eb elektorale, por do ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb integrimit dhe sh\u00ebrbimit q\u00eb duhet tu b\u00ebjm\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d- tha ai duke mohuar akuzat p\u00ebr \u201cpazar\u201d me mazhoranc\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe homologu i tij i PS-s\u00eb, Taulant Balla, mohoi q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje politike gjat\u00eb nat\u00ebs para seanc\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrsh\u00ebndeti q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs. \u201cT\u00eb gjitha pal\u00ebt kan\u00eb arsyet e tyre p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb t\u00eb fituar, pasi sot fitoi Shqip\u00ebria\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs e cil\u00ebsuan nism\u00ebn si amendament rregullues t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb nuk prek thelbin e saj dhe si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vijuar rivler\u00ebsimin e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve me t\u00eb nj\u00ebjtin standard.\u00a0 \u201cDuke respektuar pavar\u00ebsin\u00eb i nxisim k\u00ebto organe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb punojn\u00eb me integritet e paanshm\u00ebri\u201d- tha relatorja e nism\u00ebs, Klotilda Bushka.<\/p>\n<p>Por ideatori i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, deputeti Fatmir Xhafaj, rip\u00ebrs\u00ebriti rezervat e tij p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb kryer vetingu deri m\u00eb tani dhe p\u00ebr integritetin e emrave t\u00eb zgjedhur n\u00eb k\u00ebto organe.<\/p>\n<p>\u201cDuke i njohur k\u00ebto merita shumic\u00ebs prej tyre n\u00eb KPK dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb KPA nuk kemi pse t\u00eb mos pranojm\u00eb se disa nd\u00ebr ta nuk e kan\u00eb merituar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me munges\u00ebn e integritetit e ndershm\u00ebris\u00eb publike kan\u00eb c\u00ebnuar vlerat e k\u00ebtij procesi. Ky \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb m\u00eb s\u00eb pari ne duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb skuqemi p\u00ebr zgjedhjet e gabuara q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb kur kemi shtypur butonin p\u00ebr ta. Gabim q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb edhe me disa zgjedhje n\u00eb KLP e KLGJ dhe q\u00eb mesa po shoh edhe sot v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahemi nga kjo praktik\u00eb me qasjen q\u00eb kemi\u201d- tha ai.<\/p>\n<p>Xhafaj tha se ka raporte q\u00eb tregojn\u00eb \u201cprobleme me ritmin, me shpejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet prioritare, me vonesat e pajustifikuara n\u00eb afatet e gjykimit deri edhe zvarritjen e q\u00ebllimshme p\u00ebr disa prej tyre\u201d si dhe p\u00ebr perceptime e akuza p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb e objektivitetit. \u201cONM mund e duhet t\u00eb luaj nj\u00eb rol shum\u00eb m\u00eb proaktiv n\u00eb gjykimin dhe nd\u00ebshkimin e praktikave t\u00eb tilla\u201d- theksoi Xhafaj, i cili p\u00ebrtej analiz\u00ebs s\u00eb vetingut argumentoi se ishte pro zgjatjes s\u00eb afatit ligjor.<\/p>\n<p>Nisma e mazhoranc\u00ebs kaloi faz\u00ebn e diskutimeve n\u00eb K\u00ebshillin Legjislativ ku u referuan edhe opinionet e ardhura nga institucionet vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p>Pro zgjatjes s\u00eb afateve t\u00eb organeve t\u00eb vetingut u shpreh Komisioni i Venecias,\u00a0 Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimi Europian, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Sruktura e Posa\u00e7me Anti Korrupsion, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe ekspert\u00eb t\u00eb thirrur nga Kuvendi. I vetmi rekomandim kund\u00ebr ishte ai i ekspert\u00ebs, Silva Caka, e propozuar nga LSI, e cila shprehej se \u00e7\u00ebshtja e vetingut ishte parashikuar n\u00eb Kushtetur\u00eb me kalimin e kompetencave tek KLGj dhe KLP.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb dyja k\u00ebto organe, q\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00eb vetingun n\u00eb qershor 2022, n\u00eb opinionet e tyre shprehnin rezerva, duke e par\u00eb si nj\u00eb detyr\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e tyre dhe si prishje e vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb standardit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga analiza e b\u00ebr\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Legjislativ nga viti 2018 deri n\u00eb fund t\u00eb 2021 organet e vetingut kan\u00eb arritur t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dosjeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, por akoma mbetet n\u00eb proces ose pa nisur 1\/3 e tyre.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi arriti shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar t\u00eb votave t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb miratuar ndryshimin e Kushtetut\u00ebs q\u00eb parashikon zgjatjen me 36 muaj t\u00eb afatit p\u00ebr funksionimin e organeve t\u00eb vetingut, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioner\u00ebve Publik\u00eb. Nisma mori 118 vota pro, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe 4 abstenim. Deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike votuan pro pas [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":71947,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,2,115],"tags":[101,118,418,419,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Senca-e-votimit-te-organeve-te-vetingu-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Senca parlamentare e votimit t\u00eb organeve t\u00eb vetingu | LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71946"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}