{"id":71960,"date":"2022-02-08T16:28:29","date_gmt":"2022-02-08T15:28:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ve-ne-dukje-deklarimet-kontradiktore-te-prokurorit-erind-reovica\/2022\/02\/08\/"},"modified":"2023-04-06T16:57:48","modified_gmt":"2023-04-06T14:57:48","slug":"kpk-ve-ne-dukje-deklarimet-kontradiktore-te-prokurorit-erind-reovica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ve-ne-dukje-deklarimet-kontradiktore-te-prokurorit-erind-reovica\/2022\/02\/08\/","title":{"rendered":"KPK v\u00eb n\u00eb dukje deklarimet kontradiktore t\u00eb prokurorit Erind Reovica"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit t\u00eb Fierit, Erind Reovica. \u00a0Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet p\u00ebr Reovic\u00ebn ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, kishte nj\u00eb raport negativ nga DSIK dhe denoncime p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli vuri n\u00eb dukje se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve, Reovica kishte ndryshuar q\u00ebndrimet mbi disa deklarime, nd\u00ebrsa tha se ai ishte justifikuar me pandemin\u00eb dhe nj\u00eb aksident p\u00ebr zgjatjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb disa hetimeve edhe pse k\u00ebto dosje ishin shqyrtuar para se t\u00eb fillonte situata e pandemis\u00eb dhe para se t\u00eb ndodhte aksidenti.<\/p>\n<p>Prokurori mungoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore dhe kishte paraqitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport sh\u00ebndet\u00ebsor, por u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00eb nga avokatja Antoneta Sevdari. Sevdari q\u00eb foli kryesisht sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb u evidentuan nga KPK, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh argumentet e prokurori kryesisht mbi t\u00eb ardhurat e b\u00ebra n\u00eb emigracion dhe tha se ai duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Reovica ka filluar pun\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2006 dhe n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb rrethin e Fierit.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli e ndau raportin p\u00ebr pasurin\u00eb e subjektit n\u00eb dy pjes\u00eb, duke iu referuar nj\u00eb pjese t\u00eb b\u00ebr\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror dhe pjes\u00ebs pas fillimit t\u00eb k\u00ebsaj detyre. Sipas Shulit, analiza financiare n\u00eb t\u00eb dyja pjes\u00ebt rezultonte me bilance negative.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, bilanci ishte 4.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa ajo pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb rreth 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua se pjesa m\u00eb e madhe e bilancit negativ vinte p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat si emigrant. Reovica kishte deklaruar sipas KPK-s\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 60 mij\u00eb eurosh t\u00eb ardhura nga emigrimi n\u00eb deklarimin para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si OPGJ, por nuk kishte paraqitur dokumente p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe as dokumente q\u00eb mund t\u00eb provonin pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Avokatja e tij, Antoneta Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se mungesa e dokumentacionit vinte p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb kishin emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb me siguracione. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebrkesat e ligjit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk n\u00ebnkuptonin q\u00eb p\u00ebr to duhej t\u00eb dokumentohej pagesa e tatimeve, por t\u00eb tregohej q\u00eb ato vinin nga puna.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim pyetje \u2013p\u00ebrgjigjesh, relatoja k\u00ebmb\u00ebnguli se Reovica nuk kishte arritur t\u00eb dokumentonte pun\u00ebn q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb dhe cili ishte burimi i k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Relatorja dhe Sevdari debatuan edhe mbi shum\u00ebn q\u00eb ishte deklaruar n\u00eb fillim nga Reovica si e ardhur nga emigracioni. Shuli tha se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro, e cila sipas saj ishte deklaruar fillimisht si e shpenzuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ne blerjen e nj\u00eb toke n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb impianti gazi. Shuli tha se e nj\u00ebjta shum\u00eb ishte deklaruan n\u00eb vijim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 35 metra n\u00eb Vlor\u00eb dhe p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por avokatja e prokurorit tha n\u00eb seanc\u00eb se shuma e p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e tok\u00ebs ishte e ndryshme nga 60 mij\u00eb eurot. Ajo tha se Reovica kishte deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs blerjen e tok\u00ebs me rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe pasjen gjendje t\u00eb shum\u00ebs 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por Shuli replikoi se ishte vet\u00eb Reovica q\u00eb kishte deklaruar specifikisht se 60 mij\u00eb eurot kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb blerjen e tok\u00ebs dhe q\u00eb m\u00eb pas ishin p\u00ebrdorur n\u00eb shpenzimet e tjera t\u00eb tij dhe familjes.<\/p>\n<p>Shuli po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se disa llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kursimet dhe gjendja cash, t\u00eb krijuara pjes\u00ebrisht me mb\u00ebshtetjen e prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk ishin dokumentuar. Relatorja k\u00ebmb\u00ebnguli se prind\u00ebrit e prokurorit nuk kishin t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur krijimin e llogarive bankare.<\/p>\n<p>KPK gjeti munges\u00eb burimesh edhe sa i p\u00ebrket nj\u00eb shum\u00eb 20 mij\u00eb euro t\u00eb kursyer nga Reovica prej t\u00eb ardhurave nga puna si OPGJ. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shum\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb hua nga prokurori, por KPK cil\u00ebsoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shuli theksoi se Reovica kishte ndryshuar n\u00eb deklarimet e tij burimet financiare q\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb ndryshme dhe se nuk kishte sjell\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se babai i prokurorit kishte punuar si administrator i nj\u00eb prej hoteleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Berat. Ajo tha se t\u00eb ardhurat e provuara nga dosja e pensionit t\u00eb tij dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit tregonin se ata kishin pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Reovic\u00ebn dhe disa prej shpenzimeve t\u00eb tij t\u00eb deklaruara me prejardhje nga ndihma e tyre.<\/p>\n<p><strong>Problemet e figur\u00ebs\u00a0 dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 doli n\u00eb relatim, Reovica ishte klasifikuar nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar si i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, por n\u00eb KPK kishte ardhur nj\u00eb denoncim, sipas t\u00eb cilit ai kishte kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Komisioni tha se kishte verifikuar denoncimin, por t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb nuk tregonin n\u00ebse ai kishte rezultuar apo jo i sakt\u00eb. KPK tha se prokurori kishte mohuar kontaktet dhe se n\u00eb SPAK e Prokurori nuk u gjet\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr procedime ndaj k\u00ebtyre personave apo prokurorit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shuli tha se ky informacion i ishte d\u00ebrguar DSIK, t\u00eb cil\u00ebs i ishte k\u00ebrkuar p\u00ebrdit\u00ebsimi i raportit. Pas k\u00ebtij informacioni, DSIK kishte ndryshuar q\u00ebndrim dhe kishte shpallur prokurorin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sevdari n\u00eb mbrojtje t\u00eb klientit t\u00eb saj tha n\u00eb seanc\u00eb se raporti i dyt\u00eb i DSIK ishte i pabazuar n\u00eb prova dhe i k\u00ebrkoi KPK t\u00eb mos e merrte at\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Shuli tha se subjekti ishte vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr profesionalizmin, por se KPK kishte vler\u00ebsuar nj\u00eb denoncim ndaj tij, nj\u00eb raportim n\u00eb media dhe nj\u00eb denoncim nga Ministri i Brendsh\u00ebm, nga te cilat kishin rezultuar zvarritje t\u00eb hetimeve, veprime hetimore t\u00eb pakryera, shtyrje t\u00eb hetimeve pa arsye dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Duke iu referuar tre dosjeve t\u00eb hetuara nga KPK, bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim dhe n\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj subjektit dhe nj\u00eb denoncim n\u00eb media, Shuli tha se Reovica nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime, por kishte referuar shkurtimisht se hetimet ishin penguar nga gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore pas nj\u00eb aksidenti dhe nga pandemia.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se pohimet e Reovic\u00ebs binin ndesh me rrethanat faktike. Sipas saj, n\u00eb t\u00eb tre rastet b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishin p\u00ebrfunduar para marsit t\u00eb vitit 2020, kur filluan edhe masat p\u00ebr pandemin\u00eb dhe po ashtu para se subjekti t\u00eb p\u00ebsonte aksident. Relatorja, q\u00eb tha se p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje zvarritja ishte dy vjet, vuri n\u00eb dukje se e gjente t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm referimin e Reovic\u00ebs te pandemia.<\/p>\n<p>Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se ajo nuk ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, pasi k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebnte vet\u00eb subjekti, por i vuri n\u00eb dukje Komisionit se procedurialisht nuk duhej t\u00eb kishte hetuar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb, pasi ato nuk i p\u00ebrkisnin periudh\u00ebs q\u00eb i n\u00ebnshtrohej vetingut.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Reovic\u00ebn do t\u00eb shpallet n\u00eb dat\u00ebn 10 shkurt n\u00eb or\u00ebn 10.00 nga KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit t\u00eb Fierit, Erind Reovica. \u00a0Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet p\u00ebr Reovic\u00ebn ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, kishte nj\u00eb raport negativ [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71961,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sevdari-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e subjektit, Antoneta Sevdari gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71960"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71960"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71960\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71962,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71960\/revisions\/71962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}