{"id":71972,"date":"2022-02-07T18:33:00","date_gmt":"2022-02-07T17:33:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-anita-jelles\/2022\/02\/07\/"},"modified":"2023-04-06T16:58:11","modified_gmt":"2023-04-06T14:58:11","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-anita-jelles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-anita-jelles\/2022\/02\/07\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Anita Jell\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella, si dhe d\u00ebgjoi konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Sina deklaroi se u q\u00ebndronte t\u00eb gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e prokurores Jella, kurse kjo e fundit i konsideroi konkluzionet e Komisionerit t\u00eb pabazuara dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me jurispudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, por v\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me arsyetimin se ajo duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe probleme t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Ina Rama sqaroi se Prokuroria e Durr\u00ebsit kishte kthyer p\u00ebrgjigje lidhur me \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb hetuara nga subjekti p\u00ebr periudh\u00ebn 2018-2021 q\u00eb u k\u00ebrkuan n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb denoncimi, prej nga kishte rezultuar vet\u00ebm nj\u00eb e till\u00eb. Si Komisioneri dhe prokurorja Jella nuk ngrit\u00ebn ndonj\u00eb pretendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe trupa KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqisnin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina u shpreh shkurtimisht se u q\u00ebndronte t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim dhe atyre t\u00eb parashtruara n\u00eb seancat parardh\u00ebse. \u201cPretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk provuan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit\u201d, deklaroi Sina dhe k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin e Jell\u00ebs.<\/p>\n<p>Ankimi i Sin\u00ebs bazohet kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jell\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Liridon Pul\u00ebs, drejtues i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs Durr\u00ebs dhe n\u00eb ato p\u00ebr nj\u00eb gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, q\u00eb ishte trasferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. P\u00ebr pasurin\u00eb problemet jan\u00eb fokusuar n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Sina konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjafutesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Anita Jella i paraqiti vet\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, megjith\u00ebse ishte e shoq\u00ebruar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e saj ligjore, avokaten Romina Zano.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik konstaton se Jella nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e kunatit dhe konstaton paqart\u00ebsi n\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb duke ngritur pretendime se subjekti lidhet me t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Jella e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb shkak, duke argumentuar se nuk ka rezultuar asn\u00eb veprim juridik nga ana e saj p\u00ebr fitimin e pron\u00ebsis\u00eb ose posedimit mbi apartamentin e kunatit p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2016.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka g\u00ebzuar vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. \u201cNuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb veprimi n\u00eb t\u00eb cilin un\u00eb t\u00eb kem marr\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjin argumentet e Komisionerit Publik, p\u00ebr t\u00eb lidhur me mua t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb banes\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2016\u201d, deklaroi Jella.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se me n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit me kunatin, \u00ebsht\u00eb shuar e drejta reale mbi apartamentin e prenotuar prej saj dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2011dhe \u00ebsht\u00eb krijuar e drejta reale mbi banes\u00ebn q\u00eb posedon aktualisht, veprim p\u00ebr t\u00eb cilin theksoi se e ka deklaruar n\u00eb 2016-\u00ebn. Sipas Jell\u00ebs, dakord\u00ebsia me kunatin p\u00ebr shk\u00ebmbimin ishte arritur q\u00eb prej vitit 2013 kur ai kishte hequr dor\u00eb nga porosia e apartamentit t\u00eb tij, por shkak i vones\u00ebs p\u00ebr formalizimin e k\u00ebtij veprimi kishte qen\u00eb mosregjistrimi i objektit nga ana e firm\u00ebs nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se i vetmi apartament q\u00eb un\u00eb kam p\u00ebrfituar nga marr\u00ebdh\u00ebnia juridike e shitjes me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese V-Nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb apartamenti, q\u00eb kam aktualisht, provuar kjo dhe me lejen e legalizimit q\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament\u201d, deklaroi Jella.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i tij kishin n\u00ebnshkruar dy kontrata t\u00eb ndryshme, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve t\u00eb ndryshme. Po ashtu, Jella shtoi se ata kishin marr\u00eb dy kredi t\u00eb ndryshme me shuma t\u00eb konsiderueshme q\u00eb jan\u00eb kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve bankare. Sipas subjektit, ka provuar se kunati e ka paguar rregullisht kredin\u00eb e marr\u00eb prej tij dhe vijon t\u00eb jet\u00eb ende debitor.<\/p>\n<p>Lidhur me mos pages\u00ebn e ndonj\u00eb shtese n\u00eb \u00e7mimin e apartamentit t\u00eb shk\u00ebmbyer q\u00eb m\u00eb par\u00eb e kishte porositur kunati, Jella sqaroi se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese e ka pranuar investimin e kryer prej saj n\u00eb at\u00eb banes\u00eb, ndaj dhe e ka mbajtur t\u00eb pandryshuar.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Komisionerit se investimet e kryera mbeten n\u00eb nivel deklarativ, Jella shpjegoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se nuk rezultonte asnj\u00eb vit me balanca negative dhe se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursime. P\u00ebr mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2010, ajo sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte marr\u00eb trajtim mjek\u00ebsor dhe se kishte pasur rrethana objektive p\u00ebr shkak dhe t\u00eb gjendjes psikologjike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2010 t\u00eb konsiderohet si pasakt\u00ebsi e paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, Jella pretendoi se kishte arritur t\u00eb provonte bindsh\u00ebm burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb dhe se kishte provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Konstatimin e Komisionerit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb koordinimit dhe ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb sistemi efektiv dhe eficient t\u00eb regjistrimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb procedimeve penale n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2019, prkurorja Jella e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7\u00ebshtja ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Kadastr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Sina pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb hetuar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim. Sipas subjektit, nuk ka asnj\u00eb indicie se ka pasur favorizim t\u00eb t\u00eb proceduarve.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb, ku jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore me korrekt\u00ebsi dhe brenda afateve t\u00eb parashikuara nga ligji\u201d, deklaroi Jella.<\/p>\n<p>Lidhur me pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ndaj nj\u00eb t\u00eb dyshuari p\u00ebr mbajtje narkotik\u00ebsh ku ngrihen pretendime prej Komisionerit se subjekti ka kryer hetime t\u00eb cek\u00ebta pasi nuk ishin krahasuar deklarimet e tij me rezultatet e analizave t\u00eb ekspertimit prej nga kishte rezultuar p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, prokurorja Jella solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kjo rrethan\u00eb ishte verifikuar nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vendosur arshivimi pasi nuk jan\u00eb gjetur indicie.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e Komisonerit lidhur me transferimin n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr nj\u00eb gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar, Jella sqaroi se n\u00ebse do t\u00eb kihte pasur dyshime p\u00ebr korrupsion do t\u00eb ishte hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe m\u00eb pas nga SPAK. \u201cGjykata e apelit e ka p\u00ebrkrahur ankimin e prokuroris\u00eb dhe ka vendosur pushimin\u201d, deklaroi Jella.<\/p>\n<p>Lidhur me shkaqet e ngritura p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hetuara nga prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit gjat\u00eb periudh\u00ebs kur Jella ka ushtruar funksionin e drejtueses, ajo v\u00ebrejti se nuk i p\u00ebrket periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit 2013-2016.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, pasi nd\u00ebrhyrja e saj do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte c\u00ebnim t\u00eb siguris\u00eb juridike. \u201c\u00c7do q\u00ebndrim nga ana ime si drejtuese do t\u00eb c\u00ebnonte pavar\u00ebsin\u00eb e prokuorit\u201d, pohoi Jella dhe deklaroi se udh\u00ebzimet e saj jo detyruese kishin p\u00ebrkuar gjithmon\u00eb me vendimet e gjykatave.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se denoncimet anonime ishin t\u00eb pabazuara dhe dashakeqe. Po ashtu, ajo i quajti kriminale shkrimet ndaj saj n\u00eb disa portale q\u00eb i cil\u00ebsoi \u201cjo serioze\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Antia jella k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb arrihej n\u00eb konkluzionin se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin dhe t\u00eb lihej n\u00eb fuqi konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 15 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella, si dhe d\u00ebgjoi konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces rivler\u00ebsimi. Sina deklaroi se u q\u00ebndronte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71973,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[347,112,149,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Anita Jella pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71972"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71972"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71974,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71972\/revisions\/71974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}