{"id":71975,"date":"2022-02-07T09:30:40","date_gmt":"2022-02-07T08:30:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-arben-dosti\/2022\/02\/07\/"},"modified":"2023-04-06T16:58:27","modified_gmt":"2023-04-06T14:58:27","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-arben-dosti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-arben-dosti\/2022\/02\/07\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur i Kuafikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 3 dhjetor 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti, pasi u konkludua se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr barr\u00ebn e proves, lidhur me balanc\u00ebn financiare negative t\u00eb konstatuar gjat\u00eb hetimit paraprak n\u00eb shum\u00ebn 36.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb padokumentuara, p\u00ebr t\u00eb cilat cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni n\u00eb Greqi, nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si dhe nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfituara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni rr\u00ebzoi raportin negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb, si dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese. Trupa e KPK q\u00eb vendosi konfirmimin e Dostit kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin.<\/p>\n<p>Arben Dosti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014 kreu stazhin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Nga tetori 2015 kur u em\u00ebra si gjyqtar e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kontestimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me balancat negative, KPK ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se burimet e pasurive jan\u00eb pasqyruar si n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d duke mos u deklaruar vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Q\u00ebndrimi konsistent i subjektit se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nuk i justifikon dot me dokumentacion ligjor pasi jan\u00eb krijuar nga marr\u00ebdh\u00ebnie pune t\u00eb paformalizuara, ka bindur trup\u00ebn se Dosti ka qen\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb gjith\u00eb deklarimet e tij.\u00a0Nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebson se pasurit\u00eb e pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d i n\u00ebnshtrohen kontrollit t\u00eb plot\u00eb mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga emigracioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000 n\u00eb shum\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat Dosti ka pretenduar se jan\u00eb t\u00eb padokumentuara, KPK vler\u00ebson se duhet mbajtur parasysh fakte t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, konkretisht se \u201cremitancat nga jasht\u00eb n\u00eb ato vite kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe kryesisht t\u00eb pashoq\u00ebruara me burime legale t\u00eb pages\u00ebs nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb pataksuara n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr deklarimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb shtet dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Komisioneri vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat nga emigracioni, nuk plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat e nenit D, pika 3, t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi mbeten ne nivel deklarativ si me koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn, ashtu edhe territorin ku jan\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs duhet q\u00eb pretendimet t\u00eb mb\u00ebshteteshin me dokumentacion provues p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb burimi real t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme, si dhe vler\u00ebn reale. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim ai e bazon edhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit n\u00eb raport me trajtimin e remitancave, sipas s\u00eb cil\u00ebs jo gjithmon\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura mund t\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb d\u00ebrgesa t\u00eb vlerave monetare t\u00eb krijuara nga burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se Dosti nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb proves p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe \u00e7mon se ato nuk duhen konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebpunimi i paformalizuar me nj\u00eb shoq\u00ebri private n\u00eb shum\u00ebn prej 8 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ka krijuar bindjen se Dosti ka shpjeguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, edhe p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura Ballhysa konstaton se mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe se nuk provohet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb realizuar nga nj\u00eb burim i ligjsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e lokalit n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni e ka vler\u00ebsuar bind\u00ebs shpjegimin e Dostit se n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u00e7mimi 3.9 milion\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb bler\u00ebsit dhe me orientim t\u00eb noterit. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk jan\u00eb paguar plot\u00ebsisht detyrimet tatimore p\u00ebr \u00e7mimin e pretenduar.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se ky transaksion \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2005-\u00ebn dhe nga n\u00ebna e subjektit, kur ky i fundit nuk ishte ende n\u00eb detyr\u00eb, KPK ka \u00e7muar se Dosti nuk duhet t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ballhsya vler\u00ebson ndryshe duke konsideruar se t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e lokalit p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb paguar detyrimet, nuk p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat p\u00ebr tu konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, n\u00eb rezultatet e hetimit administrativ, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura gjat\u00eb hetimit administrativ, ka konkluduar se t\u00eb ardhurat t\u00eb cilat subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur t\u2019i provonte me dokumentacion ligjor, kan\u00eb vler\u00ebn 10.246.150 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria e deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, me burim k\u00ebto t\u00eb ardhura, rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 195.000 euro dhe 4.950.000 lek\u00eb (n\u00eb total rreth 31.000.000 lek\u00eb)\u201d, v\u00ebren Ballhysa dhe \u00e7mon se Dosti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve nga publiku, jan\u00eb ngritur pretendime se gjytari Dosti ka vendosur\u00a0lirimin me kusht t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d dhe p\u00ebr \u201cProdhim dhe mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionit lidhur me kriteret n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb bazuar p\u00ebr lirimin me kusht, Dosti ka shpjeguar se t\u00eb dyja d\u00ebnimet ndaj t\u00eb pandehurit ishin bashkuar n\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb thuhej se ai po kryente nj\u00ebrin nga d\u00ebnimet dhe ishte p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se nuk v\u00ebren problematika n\u00eb vendimmarrjen e subjektit,\u00a0por sipas Komisionerit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb gjente zbatim verifikimi i kryer nga subjekti n\u00ebse i pandehuri ishte ose jo p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb kryerjen e veprave penale.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi i d\u00ebnimeve n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm nuk mund t\u00eb interpretohet si rrethan\u00eb e cila karakterizon personin i cili ka kryer disa vepra penale, si person jop\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs dhe t\u00eb legjitimoj\u00eb dh\u00ebnien e mas\u00ebs lirim me kusht\u201d, konstaton Ballhysa dhe k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast subjekti ose t\u00eb konsiderohet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht, ose kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer nga nj\u00eb shoq\u00ebri, e cila pretendon mbi disa procese gjyq\u00ebsore me objekt shp\u00ebrblim d\u00ebmi, kund\u00ebr Operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, dhe persona t\u00eb tret\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimit, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se, nga verifikimi i denoncimit duket se ankimi i p\u00ebrket shqyrtimit t\u00eb themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb verifikohet nga gjykata m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik konstaton se n\u00eb vendimin e Dostit, rezulton se p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i pal\u00ebs padit\u00ebse n\u00eb proces ka qen\u00eb nj\u00eb avokat me t\u00eb cilin subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje dhe interesi financiar n\u00eb vitin 2012. Sipas Ballhys\u00ebs duhej q\u00eb KPK ta kishte vler\u00ebsuar rastin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Dosti rezulton t\u00eb ket\u00eb pezulluar d\u00ebnimin e nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckultivimi i bim\u00ebve narkotike\u201d, duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit mbrojt\u00ebs s\u00eb t\u00eb proceduarit.\u00a0\u00a0Por, pas ankimit t\u00eb vendimit nga prokuroria, Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit lidhur me pezullimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>&#8220;Argumentimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se bima narkotike \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb inkubatori apo arsyetimi se veprat penale n\u00eb fsheht\u00ebsi nuk dihen dhe nuk ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike, duke mos referuar baz\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse ligjore ose ndonj\u00eb jurisprudenc\u00eb unifikuese, duket se tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs dhe argumentimit logjik&#8221;, vler\u00ebson Komisioneri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit n\u00eb KPK jan\u00eb trajtuar edhe\u00a0informacioneve nga burimet e hapura. Konkretisht \u00ebsht\u00eb verifikuar nj\u00eb vendimarrje e subjektit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb &#8220;arrest sht\u00ebpie&#8221; p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb arrestuar me 58 kg cannabis sattiva. Edhe ky vendim \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli q\u00eb ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb &#8220;arrest n\u00eb burg&#8221;.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb ka vler\u00ebsuar se subjekti \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb bindjen e brendshme, Komisioneri Publik \u00e7mon se kjo gjetje duhet konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe konstatimet e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr mang\u00ebsi profesionale t\u00eb Dostit lidhur me veprime apo mosveprime t\u00eb kryera n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe at\u00eb Penal. Sipas Ballhys\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebto mang\u00ebsi duhet t\u00eb konstatohet pap\u00ebrshtatshm\u00ebria n\u00eb kriterin e profesionalizmit ose t\u00eb trajtohen n\u00eb vler\u00ebsimjn t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik e cil\u00ebson t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebrfundimin e Komisionit p\u00ebr profesionalizmin dhe i konsideron mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara si shkarkuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb kryhet n\u00eb Kolegj vler\u00ebsim edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e Figur\u00ebs. Ai v\u00ebren se gjat\u00eb hetimit administrativ KPK i \u00ebsht\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion pran\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore t\u00eb Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr Dostin, por nga ana tjet\u00ebr ka zhvilluar seanc\u00ebn d\u00ebgjimore dhe ka shpallur vendimin e konfirmimit t\u00eb subjektit pa mb\u00ebrritur p\u00ebrgjigjet nga autoritetet e k\u00ebtyre dy shteteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vijim KPK ka p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb Komisionerit p\u00ebrgjigjen nga autoritetet italiane prej nga nuk kan\u00eb rezultuar probleme, nuk \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion ende ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga shteti grek. Gjithashtu, Ballhysa i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb informacionet e institucioneve verifikuese lidhur me figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ballhysa konkludon se gjyqtari Dosti nuk arrin\u00a0nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00eb tria kritereve t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkon shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur i Kuafikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. KPK vendosi m\u00eb 3 dhjetor 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71976,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[426,427,230,107,101],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-i-Gjykates-se-Rrethit-Gjirokaster-Arben-Dosti.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjirokast\u00ebr Arben Dosti | Foto : LSA\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71975"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71977,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71975\/revisions\/71977"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}