{"id":71978,"date":"2022-02-04T16:21:52","date_gmt":"2022-02-04T15:21:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-ardian-yllit-per-shkak-te-bilancit-negativ\/2022\/02\/04\/"},"modified":"2023-04-06T16:58:43","modified_gmt":"2023-04-06T14:58:43","slug":"kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-ardian-yllit-per-shkak-te-bilancit-negativ","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-ardian-yllit-per-shkak-te-bilancit-negativ\/2022\/02\/04\/","title":{"rendered":"KPA la n\u00eb fuqi shkarkimin e Ardian Yllit p\u00ebr shkak t\u00eb bilancit negativ"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00eb llogarit\u00eb, nga t\u00eb cilat sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit rezultonte me 4.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pa justifikuara me burime t\u00eb ligjshme n\u00eb 9 vjet, ish-prokurori Ardian Ylli k\u00ebmb\u00ebnguli, n\u00eb ankimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, se provat e paraqitura prej tij nuk ishin vler\u00ebsuar drejt.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb \u00a0KPA, e cila m\u00eb 29 korrik 2021 la n\u00eb fuqi vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e Yllit, thuhet se Komisioni n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishte favorizuar ish-prokurorin n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun. Kolegji megjithat\u00eb arsyeton se pavar\u00ebsisht k\u00ebtij favorizimi bilancet e Yllit mbet\u00ebn negative dhe se vendimi i shkarkimit ishte i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga shqyrtimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb fashikujve dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb vendimit, rezulton n\u00eb fakt e kund\u00ebrta. Konkretisht, n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet q\u00eb p\u00ebrcakton neni 49, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016 p\u00ebr ta bazuar vendimin n\u00eb dokumente dhe prova t\u00eb besueshme, Komisioni ka pranuar deklarime t\u00eb paprovuara me akte dhe dokumente shkresore t\u00eb subjektit, n\u00eb favor t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb pretenduar prej tij\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit q\u00eb la n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 18 korriku 2019.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdarin, Natasha Mulajn dhe Sokol \u00c7omon, rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e Yllit, p\u00ebrfshi ato p\u00ebr shkelje proceduriale, duke arsyetuar se atij i ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjykim i drejt\u00eb dhe se masa e marr\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me gjetjet.<\/p>\n<p>Ardian Ylli punonte si prokuror prej 25 vitesh, duke mbajtur edhe postet drejtuese n\u00eb Fier dhe m\u00eb pas n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ankimi<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimin e KPA Ylli u ankua kryesisht sa i p\u00ebrket mos marrjes parasysh nga KPK t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij p\u00ebr shpenzimet dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat. Kolegji shprehet n\u00eb vendim se ish-prokurori pretendoi se vendimi i KPK ishte \u201cpasoj\u00eb e nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb provave t\u00eb paraqitura prej tij, e nj\u00eb interpretimi t\u00eb gabuar t\u00eb dispozitave t\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim Ylli k\u00ebmb\u00ebngulte se nuk ishin marr\u00eb parasysh nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave, kursime t\u00eb babait t\u00eb tij nga pensioni n\u00eb vitet 1982-2002, si dhe 750.000 lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2012 pas ceremonis\u00eb mortore t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka k\u00ebrkuar KPA q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb parasysh se bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten kishin vet\u00ebm nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe kjo e krijuar nga babai i tij.<\/p>\n<p>Ish-prokurori po ashtu k\u00ebrkon t\u00eb merret parasysh fakti se ai ishte vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebr t\u00eb tjera ai k\u00ebmb\u00ebngul se KPK nuk kishte qen\u00eb e drejt\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e rastit t\u00eb tij dhe se kishte gabur n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonkluzionet e Komisionit jan\u00eb jologjike, pasi nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive t\u00eb tij n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, e q\u00eb jan\u00eb realizuar me burime t\u00eb ligjshme, \u00ebsht\u00eb konkluduar p\u00ebr balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 4.197.149 lek\u00eb\u201d, citohet subjekti n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Ylli po ashtu ka pretenduar se e vetmja pasakt\u00ebsi e tij ishte \u201cajo e mosdeklarimit t\u00eb dy kredive t\u00eb marra n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb periodik\u00eb, gjendjen e tyre nd\u00ebr vite dhe mbylljen e tyre respektivisht n\u00eb vitet 2005 dhe 2012, e cila nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore, referuar edhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb deritanishme\u201d.<\/p>\n<p>Ish-prokurori k\u00ebrkon n\u00eb ankim hapje t\u00eb hetimit n\u00eb seanc\u00eb publike dhe k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr disa shkelje proceduriale, p\u00ebrfshi mosmarrjen parasysh t\u00eb argumenteve q\u00eb ai kishte paraqitur para KPK.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i KPA<\/strong><\/p>\n<p>Por Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb dosjes dhe vendimit t\u00eb KPK arsyeton se k\u00ebto pretendime nuk q\u00ebndronin. N\u00eb argument KPA citon vet\u00eb subjektin. \u201cN\u00eb parim, konstatoj q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb elementet thelb\u00ebsore t\u00eb transaksioneve t\u00eb kryera nga un\u00eb, pra p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ka disa elemente q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb apo kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sakt\u00ebsime t\u00eb m\u00ebtejshme\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb subjekti n\u00eb shk\u00ebmbimet me Komisionin<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se ky pohim d\u00ebshmon q\u00eb atij i ishin ofruar \u201ct\u00eb gjitha garancit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor\u201d, \u00a0dhe se ai vet\u00eb i ka vler\u00ebsuar k\u00ebto mund\u00ebsi e garanci t\u00eb dh\u00ebna nga Komisioni.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi po ashtu edhe pretendimet e Yllit p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb publike duke arsyetuar se provat e paraqitura prej tij n\u00eb ankim mund t\u00eb ishin paraqitur edhe n\u00eb KPK dhe se nuk sillnin ndryshime sa i p\u00ebrket gjykimit.<\/p>\n<p>Kolegji nj\u00ebkoh\u00ebsisht rr\u00ebzoi pretendimet e ish-prokurorit mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh financiare q\u00eb ai ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i dokumentonte me kontrata noteriale t\u00eb marra pas fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. KPA arsyeton se kishte nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi k\u00ebto raste dhe se deklaratat e tilla nuk mund t\u00eb merreshin si prova.<\/p>\n<p>Madje Kolegji qorton KPK sa i p\u00ebrket pranimit si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb t\u00eb pretendimit t\u00eb Yllit mbi nj\u00eb shum\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfituar nga pensioni i babait n\u00eb vitin 2002 dhe p\u00ebrfshirjen e k\u00ebsaj shume n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2003 dhe po ashtu zbritur disa shpenzime p\u00ebr blerje jasht\u00eb vendit edhe pse k\u00ebto ndryshime nuk bazoheshin mbi prova, por mbi deklarime.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni po ashtu ka zbritur shpenzimet p\u00ebr blerje jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas pretendimit t\u00eb subjektit se jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00eb, ashtu si dhe reduktimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve familjare, bazuar n\u00eb deklaratat noteriale t\u00eb paraqitura nga subjekti gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA nga ana tjet\u00ebr ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Ylli kishte ndryshuar disa her\u00eb deklarimet mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpenzimesh, duke i p\u00ebrshtatur pretendimet e tij me analiz\u00ebn financiare. Kolegji\u00a0 k\u00ebmb\u00ebngul se kjo u ulte k\u00ebtyre pretendimeve besueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst rrethanash, trupi gjykues i Kolegjit konkludon se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka konstatuar se shpjegimet e subjektit nuk u duk\u00ebn bind\u00ebse, pasi vlerat financiare jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebr vite, duke iu referuar situat\u00ebs financiare negative nga analiza e kryer. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbeten t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu rr\u00ebzoi k\u00ebmb\u00ebnguljen e Yllit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se disa kredi t\u00eb marra prej tij dhe bashk\u00ebshortes ishin shpenzuar edhe p\u00ebr nevoja familjare dhe ishin shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebr vite. KPA arsyeton se mos deklarimi i tyre n\u00eb koh\u00ebn kur ishin kryer si ndryshime i b\u00ebnte pretendimet e ish-prokurorit t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre provave, n\u00eb kushtet kur subjekti ka qen\u00eb n\u00ebn detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht gjendjen e fondeve t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr vitet n\u00eb fjal\u00eb, pretendimet e tij n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, jan\u00eb t\u00eb pabazuara\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji si n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb ngjashme thot\u00eb se KPK sidoqoft\u00eb e kishte favorizuar subjektin duke i pranuar t\u00eb ardhura pa pasur dokumentim t\u00eb tyre apo duke ulur shpenzimet bazuar n\u00eb deklarime t\u00eb ish-prokruroit. Kolegjit v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb KPA bilancet e ish-prokurorit kishin rezultuar me vlera negative m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ato t\u00eb gjetura n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>KPA megjithat\u00eb thot\u00eb se kjo analiz\u00eb q\u00eb rezultonte me bilanc t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nuk do merrej parasysh p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrkeq\u00ebsuar pozit\u00ebn e Yllit dhe se KPA do bazohej mbi analiz\u00ebn e KPK n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs bilanci negativ ishte 4.1 milion. Trupa e KPA shprehet n\u00eb vendim se edhe n\u00ebse merreshin parasysh disa prej pretendimeve t\u00eb Yllit bilanci negativ \u201c p\u00ebr t\u00eb kryer shpenzimet dhe krijuar kursimet e likuiditetet me burime t\u00eb ligjshme, n\u00eb totalin prej 3.759.120 lek\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>KPA arsyeton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb vendimi i KPK p\u00ebr shkarkimin e tij ishte i duhuri. Kolegji argumenton se ish-prokurori shkarkohej pavar\u00ebsisht rezultateve pozitive n\u00eb dy kriteret e tjera. Sipas KPA k\u00ebto vler\u00ebsime nuk ndikonin n\u00eb \u201cfaktin se subjekti ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00eb llogarit\u00eb, nga t\u00eb cilat sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit rezultonte me 4.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pa justifikuara me burime t\u00eb ligjshme n\u00eb 9 vjet, ish-prokurori Ardian Ylli k\u00ebmb\u00ebnguli, n\u00eb ankimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, se provat e paraqitura prej tij nuk ishin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":71979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[428,112,149,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190709_192448_090719_1_02-2_SWlN6Jp.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e re e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit Albana Shtylla. Foto:LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71978"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71980,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71978\/revisions\/71980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}