{"id":71993,"date":"2022-01-31T18:13:38","date_gmt":"2022-01-31T17:13:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arqile-basho-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/01\/31\/"},"modified":"2023-04-06T17:00:16","modified_gmt":"2023-04-06T15:00:16","slug":"kpk-arqile-basho-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arqile-basho-fshehu-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2022\/01\/31\/","title":{"rendered":"KPK: Arqile Basho fshehu pasurit\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Vlor\u00ebs Arqile Basho u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 dhjetor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb disa pronave; si dhe u \u00e7mua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikimit me veprime dhe mosveprimet e tij n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK evidentohet se subjekti nuk ka siguruar prova ligjore p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar deklarimet p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb pasurive, konkretisht t\u00eb nj\u00eb depozite 3.8 milion\u00eb lek\u00eb, gjendjes cash 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Basho ka deklaruar se i ka krijuar k\u00ebto pasuri me kursimet n\u00eb vite prej t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-2016. Konkretisht, ai ka deklaruar t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb t\u00eb zez\u00eb si emigrant n\u00eb vitet 1991-1992; pagat n\u00eb vite si ndihm\u00ebs gjyqtar e gjyqtar; pensionin e n\u00ebn\u00ebs; t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e pemtaria; t\u00eb ardhura nga nj\u00eb kontrat\u00eb kund\u00ebrshp\u00ebrblimi p\u00ebr pem\u00ebt; subvension p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb; si dhe t\u00eb ardhura nga puna e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Basho nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion, si edhe ato nga puna e vajz\u00ebs. \u201c[\u2026.]Nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet koha, m\u00ebnyra, shuma e marr\u00eb, si dhe pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues dhe nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e deklaruara n\u00eb vite sit \u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia. KPK konstaton se bashk\u00ebshortja e subjektit \u00ebsht\u00eb pajisur me kart\u00ebn e fermerit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015 dhe me certifikat\u00eb t\u00eb regjistrimit n\u00eb tetor t\u00eb po atij viti. \u201c[\u2026]Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pasja e k\u00ebsaj karte, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe ISSH-ja nuk disponon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kontribute sigurimesh t\u00eb paguara duke filluar nga viti 2012\u201d, konstaton KPK dhe vler\u00ebson se pushteti vendor nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb aktivitet \u201ctregtar\u201d apo \u201cfamilje bujq\u00ebsore\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendon subjekti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia t\u00eb dokumentuara prej Bashos n\u00eb vitin 2016 jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn totale 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb krahasuar me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb gjyqtarit jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. \u201cK\u00ebto t\u00eb ardhura rezultojn\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb ardhurat e deklaruara periodikisht nga subjekti n\u00eb periudh\u00ebn 2004 \u2212 2014 dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb komisionit kalojn\u00eb kufijt\u00eb e besueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb aktiviteti \u2018modest\u2019 t\u00eb pretenduar p\u00ebr nj\u00eb \u2018familje bujq\u00ebsore\u2019\u201d, v\u00ebren KPK dhe konkludon se Basho nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga vet\u00ebpun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortes n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bashos i jan\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave nga nj\u00eb mini-grant p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb. Komisioni konstaton se shuma e p\u00ebrfituar nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar si e ardhur apo shpenzim n\u00eb vitin 2011 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se shuma e pretenduar nuk ka pasur efekt n\u00eb krijimin e kursimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar edhe t\u00eb ardhurat e pretenduara nga nj\u00eb kund\u00ebrshp\u00ebrblim lidhur me prishjen e pem\u00ebve frutor\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se kontrata e qiras\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn ku jan\u00eb paguar 800 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e 400 rr\u00ebnj\u00ebve lajthi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar mes shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nga paga si ndihm\u00ebs gjyqtar, gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb periudh\u00ebn 1995-2017 jan\u00eb dokumentuar rreth 16 milion\u00eb lek\u00eb, aq sa ka deklaruar edhe subjekti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb zbritur zhpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, pasi subjekti ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb trajtimin e n\u00ebn\u00ebs me pension pleq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Si problem \u00ebsht\u00eb gjetur edhe deklarimi i pasakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 120 m2 dhe truall 300 m2 n\u00eb fshatin e lindjes s\u00eb gjyqtarit Basho, pron\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe rikonstruktuar nga prind\u00ebrit para viteve \u201890.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti e ka regjistruar k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, kur ishte ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve, duke anashkaluar dispozitat e Kodit Civil mbi trash\u00ebgimin\u00eb, q\u00eb ka sjell\u00eb shmangien e v\u00ebllez\u00ebrve dhe motr\u00ebs nga pjesa e tyre takuese.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>F\u00ebmija madhor i subjektit, vajza V.B., e konsideruar si person tjet\u00ebr i lidhur, ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb interesave privat\u00eb t\u00eb vitit 2015 disa pasuri, konkretisht dy ngastra tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe totale 725 m2 dhe nj\u00eb magazin\u00eb me sip\u00ebrfaqe rreth 250 m2, me burim kursimet e pun\u00ebs n\u00eb emigracion gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-2008.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk ka dokumentuar burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vajz\u00ebs madhore dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ka kryer vet\u00eb transaksionet p\u00ebr pages\u00ebn p\u00ebr tatimin mbi trasferimin e pron\u00ebsis\u00eb dhe detyrimet p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>\u201cKryerja e pagesave t\u00eb tatimit p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d nga subjekti, jan\u00eb sjellje q\u00eb kan\u00eb si rezultat p\u00ebrfundimtar se ai \u00ebsht\u00eb pronari de facto i k\u00ebsaj prone\u201d, \u00e7mon trupa e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb forcuar dhe nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb provuar marr\u00ebdh\u00ebnia e vajz\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me k\u00ebto pasuri, pasi ata kan\u00eb jetuar prej vitesh n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka deklaruar si vendq\u00ebndrime edhe dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe tjetri n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb hetimit administrativ Basho ka shpjeguar se prej vitit 2014 e n\u00eb vijim kan\u00eb marr\u00eb me qira nj\u00eb apartament 2+1 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit B.P.(A.P.), me q\u00ebllim sistemimin e f\u00ebmij\u00ebve. Ai ka shtuar se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament si adres\u00eb, pasi e p\u00ebrdorte n\u00eb fundjav\u00eb, kur shkonte t\u00eb takonte f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se B.P. e ka porositur k\u00ebt\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe totale 112.8 m2 n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 92 mij\u00eb e 700 euro, duke e likuiduar totalisht n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga vendndodhja dhe sip\u00ebrfaqja e apartamentit dhe \u00e7mimi i blerjes nga qiradh\u00ebn\u00ebsi, duket se edhe vlera e deklaruar e qiras\u00eb prej 18.000 lek\u00ebsh\/muaj, e pandryshuar q\u00eb nga viti 2012 e n\u00eb vazhdim, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimeve t\u00eb tregut nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb logjik\u00eb ekonomike dhe ngre dyshime p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tej asaj t\u00eb qiras\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron se ekziston marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me apartamentin p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit nd\u00ebr vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar bindsh\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnia e porosit\u00ebsit, pasi rezulton se ai jeton jasht\u00eb shtetit dhe vjen n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm gjat\u00eb festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin se porosit\u00ebsi i apartamentit nuk ka kryer as regjistrimin e pasuris\u00eb, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar mbi 10 vjet, Komisioni shprehet se \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se B.P. nuk \u00ebsht\u00eb pronari de facto i k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Situat\u00eb t\u00eb ngjashme KPK ka konstatuar edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur me qira prej vitesh, nd\u00ebrsa ka rezultuar se porosit\u00ebsi nuk ka pasur asnj\u00eb lloj marrdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasurive n\u00eb p\u00ebrdorim nga subjekti n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, vler\u00ebson se subjekti ka kryer transaksione p\u00ebrdorimi p\u00ebr pasuri me vlera t\u00eb konsiderueshme dhe se shpjegimet e tij lidhur me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre banesave nuk jan\u00eb bind\u00ebse, duke krijuar dyshime se duket se k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorjeje jan\u00eb kryer nga subjekti vet\u00ebm p\u00ebr arsye se e ka pasur t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb justifikuar me t\u00eb ardhura blerjen e pasurive\u201d, argumenton trupa gjykuese dhe konkludon se jan\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar se Basho ka pasakt\u00ebsi n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin t\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk ka deklaruar nj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar ndaj tij n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar po at\u00eb vit nga Prokuroria e Fierit. DSIK e ka konsideruar si fshehje dhe ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Bashos p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka shkuar m\u00eb tej kur ka verifikuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Basho \u00ebsht\u00eb proceduar. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti ka arsyetuar nj\u00eb vendim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb deklaruar n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike ose impulseve telefonike\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga vendimi i deklaruar n\u00eb seanc\u00eb kur Basho e ka deklaruar fajtor t\u00eb pandehurin, n\u00eb vendimin e arsyetuar \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb gjetur i pafajsh\u00ebm. N\u00eb vijim, Basho ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb me objekt ndreqje gabimi material t\u00eb vendimit penal. Pasi ka njoftuar pal\u00ebt, subjekti ka vendosur ndreqjen e gabimit material, duke ndryshuar pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb k\u00ebtij vendimi dhe pjes\u00ebn e dispozitivit.<\/p>\n<p>Prokuroria ka regjistruar procedim lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb kaluar p\u00ebr kompetenc\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit. Nga verifikimet e tabultateve telefonike ka rezultuar se Basho ka komunikuar me avokaten e t\u00eb pandehurit 24 her\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb gjykimit. Megjithat\u00eb, Prokuroria e Fierit ka vendosur ta pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioni vler\u00ebson se subjekti me veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb shqyrtimin dhe vendimarrjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Vlor\u00ebs Arqile Basho u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 dhjetor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb disa pronave; si dhe u \u00e7mua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikimit me veprime dhe mosveprimet e tij n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71994,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[431,107,118,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Basho-ne-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arqile Basho i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71993"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71993"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71993\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71995,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71993\/revisions\/71995"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}