{"id":71996,"date":"2022-01-28T16:20:34","date_gmt":"2022-01-28T15:20:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elina-kombi-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/01\/28\/"},"modified":"2023-04-06T17:00:50","modified_gmt":"2023-04-06T15:00:50","slug":"prokurorja-elina-kombi-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-elina-kombi-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2022\/01\/28\/","title":{"rendered":"Prokurorja Elina Kombi p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elina Kombi u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar hetimi paraprak.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Kombin po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Elina Kombi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u konstatuan pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Pogradec t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit; p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese; p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi me tre kate t\u00eb trash\u00ebguar prej bashk\u00ebshortit nga i ati, por ku ka investuar edhe subjekti; si dhe u ngrit\u00ebn dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezidenc\u00eb ushtrohej veprimtari hotelerie e paregjistruar.<\/p>\n<p>Prokurorja Kombi u paraqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me avokaten Evi Kolovani dhe i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha konkluzionet e Komisionit si t\u00eb pabazuara. Ajo ngriti gjithashtu dyshime mbi analiz\u00ebn financiare, duke u shprehur se dukej si tendencioze.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se rridhte nga nj\u00eb familje e minoteritetit grek, ku prind\u00ebrit pas viteve \u201990 ishin transferuar t\u00eb jetonin n\u00eb Greqi dhe shtoi se ndihej e nderuar q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit, sipas saj nj\u00eb \u201cfamilje bejler\u00ebsh\u201d, q\u00eb kishin trash\u00ebguar prona n\u00eb vendin e lindjes dhe g\u00ebzonin respekt.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 69 m2 n\u00eb Pogradec. Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin \u201999 n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nga subjekti, bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e tij si familje e pastreh\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Zhegu sqaroi se ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 151 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1998, por Kombi e kund\u00ebrshtoi dhe k\u00ebrkoi \u00a0q\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariten t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb prej fillimit t\u00eb pun\u00ebs nga ana e tyre para viteve \u201990 deri n\u00eb vitin 1998. Ajo e cil\u00ebsoi procesin si t\u00eb paragjykuar dhe theksoi se analiza financiare \u00ebsht\u00eb kryer nga individ\u00eb joprofesionist\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstatoi balanc\u00eb negative edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese me sip\u00ebrfaqe totale 104 m2 n\u00eb dy kate, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve papafingo. Sipas Zhegut, deklarimi i shtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer pran\u00eb ALUIZNI-t n\u00eb vitin 2005 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb llogaritur mund\u00ebsia e investimit n\u00eb 2004-\u00ebn. Ajo sqaroi se subjekti nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamjaftueshm\u00ebri burimesh n\u00eb shum\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Kombi k\u00ebmb\u00ebnguli se punimet kishin filluar n\u00eb vitin 2006 dhe kishin vijuar n\u00eb vitin 2008 dhe 2009. Subjekti sqaroi se n\u00eb vitin 2006 ishte kryer nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve t\u00eb struktur\u00ebs, nd\u00ebrsa kishin vijuar n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, pasi n\u00eb 2007-\u00ebn gjendej edhe ajo n\u00eb SHBA ku kishte lindur vajz\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, Komisioni kishte gabuar edhe n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb investimit p\u00ebr shtes\u00ebn, pasi sipas saj ishin nd\u00ebrtuar vet\u00ebm dy faqe muri, ngaq\u00eb dy muret e tjer\u00eb ishin ato t\u00eb objektit ekzistues.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor burimet e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn rreth 41 mij\u00eb USD, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pretenduar se p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr disa vite. Sipas Zhegut, \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen burimet vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn 16 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb provuar edhe mund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr kursimin e nj\u00eb vlere 20 mij\u00eb USD q\u00eb ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prokurores Kombi, q\u00eb s\u00eb bashku me depozit\u00ebn e bashk\u00ebshortit jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb nd\u00ebrtuar nga vjehrri n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Kombi deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte depozituar si prova disa lloje dokumentesh q\u00eb v\u00ebrtetonin se bashk\u00ebshorti kishte kryer pun\u00eb t\u00eb ligjshme n\u00eb SHBA. Ajo theksoi se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion ligjor p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb ardhurat, pasi kishin kaluar afro 20 vjet. Gjithashtu, subjekti deklaroi se bashk\u00ebshorti kishte punuar si kamarier dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb ardhurave ishte bakshish.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ajo sqaroi edhe p\u00ebr shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit. Subjekti deklaroi se prind\u00ebrit kishin punuar prej dekadash n\u00eb shtetin grek ku dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs. Por sipas saj, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit jo gjithmon\u00eb i deklaronin t\u00eb pun\u00ebsuarit e tyre.<\/p>\n<p>Kombi theksoi se kishte provuar me dokumentacion se prind\u00ebrit kishin disponuar likujditete n\u00eb vite dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishin pasur burime t\u00eb mjaftueshme. \u201cJam n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve,\u201d pohoi Kombi.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i prokurores Kombi ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga babai i tij pasurin\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 13 mij\u00eb e 280 m2, truall 240 m2 dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me tre kate me sip\u00ebrfaqe t\u00eb regjistruar 124 m2 n\u00eb fshatin Gurras n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, nd\u00ebrtimi i objektit \u00ebsht\u00eb kryer me leje nd\u00ebrtimi nga vjehrri i subjektit. Ajo shtoi se nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Kombi kan\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri vlerat rreth 62 mij\u00eb USD dhe 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cSubjekti ka shpjguar se k\u00ebto shuma nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua vjehrrit, por jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr investim,\u201d pohoi Zhegu.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb tjera p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat, subjekti ka deklaruar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb vjehrrit nd\u00ebr vite. Bazuar n\u00eb referencat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB, Komisioni konsideron se nd\u00ebrtimi i kryer n\u00eb vitet 2010-2012 ka pasur nj\u00eb kosto totale rreth 10 milion\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Kombi u ndal gjat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrllogaritjen e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit. \u201cDuket qart\u00eb n\u00eb fotot q\u00eb kam dor\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb ILDKPKI se kati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me gur dhe struktur\u00eb t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrsa dy katet e tjer\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar krejt\u00ebsisht vet\u00ebm me l\u00ebnd\u00eb drusore. Si mund t\u2019i referoheni EKB-s\u00eb kur ata nuk i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara k\u00ebto lloj kostosh,\u201d u shpreh Kombi dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se dy katet e sip\u00ebrme nuk kan\u00eb kolona betoni, por binar\u00eb pishe q\u00eb jan\u00eb siguruar n\u00eb Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm kati i par\u00eb, pasi dy katet e sip\u00ebrme q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar me l\u00ebnd\u00eb druri konsiderohen si konstruksion i l\u00ebvizsh\u00ebm. Kombi deklaroi se analiza financiare e Komisionit ka synim t\u00eb fryj\u00eb balancat negative dhe nuk pasqyron ato pozitive.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte qen\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb vite drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit dhe kishte p\u00ebrfituar \u00e7do muaj t\u00eb ardhura mujore n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb lek\u00eb si shpenzime p\u00ebr transportin, q\u00eb p\u00ebr arsye se jetonte pran\u00eb institucionit ku punonte dhe shkonte n\u00eb pun\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kishin sh\u00ebrbyer si t\u00eb ardhura p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin shpenzimet n\u00eb SHBA, duke u p\u00ebrllogaritur me dollar\u00eb dhe jo n\u00eb monedh\u00ebn euro, si dhe ato p\u00ebr q\u00ebndrimin n\u00eb Greqi tek familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me avokaten, ato e cil\u00ebsuan t\u00eb pakonceptueshme dhe t\u00eb patolerueshme m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte kryer analiza financiare dhe si u ishte prezantuar. Sipas tyre, analiza q\u00eb u ishte d\u00ebrguar fillimisht kishte qen\u00eb e paqart\u00eb dhe se edhe n\u00eb pasqyr\u00ebn e plot\u00eb q\u00eb ishte d\u00ebrguar m\u00eb von\u00eb prej KPK, u ishte dashur tre jav\u00eb q\u00eb t\u00eb arrinin t\u00eb kuptonin se si ishin kryer p\u00ebrllogaritjet, q\u00eb i quajt\u00ebn t\u00eb padrejta dhe t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cHoteli\u201d i padeklaruar<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera n\u00eb platform\u00ebn \u201cGoogle\u201d, Komisioni ka evidentuar disa faqe online ku sht\u00ebpia q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshoti i saj kan\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit, promovohet si \u201cguest house\u201d. Por ky aktivitet hotelerie ka rezultuar t\u00eb mos jet\u00eb i regjistruar. Zhegu pohoi se subjekti ka mohuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb ushtruar aktivitet hotelerie n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, por n\u00eb faqet online rezultojn\u00eb si kontakte numrat e pasqyruar nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb deklarimet periodike.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb ngritur dyshime se \u00ebsht\u00eb ushtruar aktivitet hotelerie dhe i paregjistruar me q\u00ebllim fshehjen e t\u00eb ardhurave\u201d, pohoi Zhegu dhe shtoi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ka qen\u00eb nj\u00eb ide e vjehrrit q\u00eb kiste nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2014, por theksoi se nuk e kan\u00eb ushtruar asnj\u00eb dit\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet. \u00a0\u201cPo t\u00eb \u2018gug\u00ebllosh\u2019 del q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ka nj\u00eb faqe. Ishte ideja e vjehrrit t\u00eb ndjer\u00eb, por nuk kemi pasur kurr\u00eb aktivitet. Aty ka banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs dhe mund t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur qoft\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb si hotel,\u201d deklaroi Kombi.<\/p>\n<p>Pasi u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier se cili e kishte krijuar faqen n\u00eb internet, Kombi pranoi se bashk\u00ebshorti e kishte kryer n\u00eb vitin 2015. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti e kund\u00ebrshtoi konstatimin se n\u00eb faqen online pasqyrohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezidenc\u00eb jan\u00eb mik\u00ebpritur rreth 8000 mysafir\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga Buatier lidhur me kostot e pishin\u00ebs q\u00eb ndodhet n\u00eb oborrin e banes\u00ebs, subjekti pretendoi se ishte me p\u00ebrmasa t\u00eb vogla dhe se nuk e dinte sakt\u00ebsisht se sa kishte shpenzuar vjehrri. Sipas saj, mund t\u00eb ishin shpenzuar rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do isha nga ato prokurore, do ta kisha p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb,\u201d deklaroi Kombi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Elina Kombi k\u00ebrkoi rregullimin e analiz\u00ebs financiare sipas shpjegimeve dhe provave t\u00eb dor\u00ebzuara prej saj dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 3 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Elina Kombi u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar hetimi paraprak. Procesi i vetingut p\u00ebr Kombin po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":71997,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elina-Kombi-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Elina Kombi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71996"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71996"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71996\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71998,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71996\/revisions\/71998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}