{"id":72005,"date":"2022-01-27T19:12:39","date_gmt":"2022-01-27T18:12:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ndryshoi-konkluzionet-e-kpk-por-jo-shkarkimin-per-gurali-brahimllarin\/2022\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-06T17:01:11","modified_gmt":"2023-04-06T15:01:11","slug":"kolegji-ndryshoi-konkluzionet-e-kpk-por-jo-shkarkimin-per-gurali-brahimllarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ndryshoi-konkluzionet-e-kpk-por-jo-shkarkimin-per-gurali-brahimllarin\/2022\/01\/27\/","title":{"rendered":"Kolegji ndryshoi konkluzionet e KPK, por jo shkarkimin p\u00ebr Gurali Brahimllarin"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gurali Brahimllari korri disa fitore me ankimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbyste vendimin e shkarkimit t\u00eb marr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 21 qershor 2019.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, Kolegji vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni lidhur me pasurit\u00eb e krijuara para vitit 2002 dhe i konsideron jo penalizuese gjetjet p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara n\u00eb vitin 1995, kur Brahimllari nuk e kishte filluar ende detyr\u00ebn. Gjithashtu, Kolegji ka pranuar si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga klinika dentare, t\u00eb cilat nuk ishin konsideruar m\u00eb par\u00eb prej Komisionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 36 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 1.5 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat nga pjesa takuese e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti nga bashk\u00ebshortja n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhura nga aktiviteti i saj si stomatologe n\u00eb periudh\u00ebn janar 1996 &#8211; dhjetor 1998, si dhe nga paga e tij si ndihm\u00ebsgjyqtar efektiv n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Ku\u00e7ov\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2003 jan\u00eb deklaruar kursimet nga pagat e tij dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes si stomatologe.<\/p>\n<p>Brahimllari ka shpjeguar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1997 me sip\u00ebrfaqe fillestare 20 m2 dhe se ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 16 m2, me leje nd\u00ebrtimi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb vitit 1998.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Brahimllari kishte deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs, si dhe ka konstatuar munges\u00eb t\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>Subjekti e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konkluzion, duke pretenduar se Komisioni nuk ka vler\u00ebsuar me objektivitet provat dokumentare t\u00eb depozituara prej tij, si dhe nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes si stomatologe p\u00ebr periudh\u00ebn janar-mars t\u00eb vitit 1998 n\u00eb shum\u00ebn prej 216.667 lek\u00ebsh dhe t\u00eb ardhurat e tij nga bursa n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn prej 44 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji vler\u00ebson se k\u00ebto t\u00eb ardhura p\u00ebrmbushin standardet e ligjshm\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb konsideruar t\u00eb palidhura me munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se analiza n\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-1998, duke p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e pasuris\u00eb me sip\u00ebrfaqe 20 m2 n\u00eb 97-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb dhe shtes\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebn 298 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPA, Komisioni duhej q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr shtes\u00ebn 16 m2 t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes p\u00ebr tre muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 1998, si dhe ato nga bursa e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, prej nga rezulton balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>KPA ka vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 116 m2 t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 3 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Brahimllari ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i bashk\u00ebshortes si stomatologe n\u00eb periudh\u00ebn janar 1999 &#8211; gusht 2000 dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 186 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga klinika dentare p\u00ebr vitin 2000 n\u00eb shum\u00ebn 312 mij\u00eb lek\u00eb, ato nga bursa e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2000 n\u00eb shum\u00ebn totale 397 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat nga interesat e depozit\u00ebs. Nd\u00ebrsa Kolegji vler\u00ebson se duke konsideruar gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara nga subjekti q\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb ligjshme, ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kryerien e investimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare Kolegji konsideron se Brahimllari nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm gjith\u00eb burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00eb apartamenti me garazh dhe papafingo me sip\u00ebrfaqe 250 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, vler\u00ebson ndryshe nga KPK lidhur me nj\u00eb prej burimeve t\u00eb deklaruara, t\u00eb ardhurat nga shitja e klinik\u00ebs dentare n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se klinika \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sipas lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vitit 1995 n\u00eb funksion t\u00eb pun\u00ebs si dentiste t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Duke i vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pasurit\u00eb e krijuara para vitit 2003, p\u00ebrfshi edhe nd\u00ebrtimin e klinik\u00ebs, KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 951 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, KPK ka vler\u00ebsuar se Brahimllari ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e klinik\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konstatime duke pretenduar se ka patur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Klinik\u00ebs. Ai e konsideron jologjik dhe kontradiktor konkluzionin e KPK-s\u00eb se t\u00eb ardhurat nga klinika neutralizojn\u00eb shpenzimet familjare. Brahimllari ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 1996 shpenzimet konsiderohen n\u00eb mas\u00ebn 40% t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr gjith\u00eb pasurit\u00eb e krijuara deri n\u00eb vitin 2002, duke u pranuar t\u00eb ardhurat e krijuara nga aktiviteti i bashk\u00ebshortes dhe puna e subjektit t\u00eb provuara me dokumentacion ligjor, si p\u00ebrllogaritur shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb dhe krijimin e pasurive, sipas vlerave t\u00eb pranuara nga Komisioni, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 243 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se pasurit\u00eb ku jan\u00eb gjetur probleme prej KPK-s\u00eb, jan\u00eb krijuar n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte filluar t\u00eb ushtronte funksionet gjyq\u00ebsore, n\u00eb vitin 1995. Sipas trupit gjykues, nisur nga ky fakt, balanca negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb konsideruar problematike krijimin e pasurive deri n\u00eb vitin 2002, n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb do t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb shkak shkarkimi p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Kolegji arsyeton edhe mbi konkluzionet p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb arritura prej Komisionit lidhur me kostot e k\u00ebtyre pasurive. Sipas KPA, p\u00ebrderisa ka rezultuar i paqart\u00eb p\u00ebrcaktimi i kostove t\u00eb k\u00ebtyre pasurive edhe pas hetimit administrativ, do t\u00eb ishte e paarsyeshme dhe e padrejt\u00eb t\u00eb konkludohej p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>\u201cKolegji e shqyrtoi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe n\u00eb kontekst t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb parcelizuar t\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit, sipas parashikimit t\u00eb nenit 52, pika 1 e ligjit nr. 84\/2016, dhe nuk e konsideroi at\u00eb si t\u00eb mundur p\u00ebr kualifikimin e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm,\u201d argumenton Kolegji dhe e vler\u00ebson t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb fakte q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebto pasuri n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme dhe p\u00ebr nj\u00eb klinik\u00eb dentare n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 74.32 m2, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vler\u00ebn 93 mij\u00eb euro. Komisioni kishte arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, duke arsyetuar se nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e ka p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr destinacion, konkretisht p\u00ebr blerjen e aparturave dentare.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb tjet\u00ebr depozit\u00eb, nd\u00ebrsa ajo n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar gabimisht. Nisur nga fakti se kjo pasakt\u00ebsi ka rezultuar e pashoq\u00ebruar me problematika t\u00eb tjera referuar burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se kjo pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi.<\/p>\n<p><strong>Problemet shkarkuese<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rr\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit, Kolegji konkludon se subjekti nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e disa pasurive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti + papafingo + garazh n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 160 mij\u00eb euro, Kolegji konkludon pamjaftueshm\u00ebri p\u00ebr kryerjen e disa pagesave. Konkretisht \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 899 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008, si pjes\u00eb e nj\u00eb k\u00ebsti prej 49 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji e ka rr\u00ebzuar Komisionin p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb prej subjektit nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes A.S. n\u00eb shum\u00ebn 19 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim shlyerjen e k\u00ebstit 49 mij\u00eb euro. Sipas KPA, \u00ebsht\u00eb provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti n\u00eb shum\u00ebn 41 mij\u00eb euro t\u00eb paguara n\u00eb vitin 2009, Brahimllari ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, Kolegji konkludon se subjekti nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e dy huave t\u00eb marra nga v\u00ebllai B.B n\u00eb shumat 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 10 mij\u00eb euro, si dhe 1 milion lek\u00eb nga v\u00ebllai tjet\u00ebr P.B., q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit 250 m2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016 t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb gjendur balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 749 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, balanca negative e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 793 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb klasifikuar si shkarkuese, duke vulosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit p\u00ebr Brahimllarin.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gurali Brahimllari korri disa fitore me ankimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbyste vendimin e shkarkimit t\u00eb marr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 21 qershor 2019. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, Kolegji vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni lidhur me pasurit\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72006,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[194,103,433,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gurali Brahimllari n\u00eb KPK | Foto nga LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72005"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72005"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72007,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72005\/revisions\/72007"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}