{"id":72017,"date":"2022-01-26T16:49:34","date_gmt":"2022-01-26T15:49:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-fahrije-gjana-perballet-me-problem-te-shumta-per-pasurine\/2022\/01\/26\/"},"modified":"2023-04-06T17:02:03","modified_gmt":"2023-04-06T15:02:03","slug":"prokurorja-fahrije-gjana-perballet-me-problem-te-shumta-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-fahrije-gjana-perballet-me-problem-te-shumta-per-pasurine\/2022\/01\/26\/","title":{"rendered":"Prokurorja Fahrije Gjana p\u00ebrballet me problem t\u00eb shumta p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Fahrije Gjana (Vata) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe me dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti e garazhi n\u00eb Tiran\u00eb; mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dokumenti t\u00eb dor\u00ebzuar prej saj p\u00ebr justifikimin e burimeve financiare; si dhe u konstatua se kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Prokurorja Gjana dha shpjegime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe u shpreh se kishte arritur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren Gjana kryesohet nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryesuesja Firdes Shuli sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr prokuroren Gjana \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, u tha se do t\u00eb trajtohet gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 77.5 m2 n\u00eb vitin 2011 kundrejt vler\u00ebs 4.8 milion\u00eb lek\u00eb, Gjana ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 630 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyera nga pagat p\u00ebr k\u00ebstin e pare, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 170 mij\u00eb lek\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare, pasi ka rezultuar se tre muaj m\u00eb von\u00eb ai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet p\u00ebr 6 an\u00ebtar\u00eb dhe p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici u shpreh se subjekti kishte pasur n\u00eb llogari bankare vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe se ishte e palogjikshme marrja e huas\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb huan\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Prokurorja Gjana deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte siguruar dhe dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi e kishte shlyer pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb prej vitit 2005, nd\u00ebrsa diferenc\u00ebn e kishte paguar n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative \u00ebsht\u00eb gjetur edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, pasi kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar 13 dit\u00eb pas kryerjes s\u00eb k\u00ebtij transaksioni.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimi \u00ebsht\u00eb gjetur se kredia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me kushte leht\u00ebsuese nga Bashkia e Kuk\u00ebsit. \u201cKur subjekti ka aplikuar p\u00ebr strehim n\u00eb Bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, ajo dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj kan\u00eb pasur t\u00eb drejta reale n\u00eb disa apartamente n\u00eb Kuk\u00ebs dhe n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, sqaroi Komici dhe renditi disa apartamente n\u00eb Kuk\u00ebs e Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjana ka deklaruar gjat\u00eb hetimit se nuk ka jetuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb apartamentin e paguar pjes\u00ebrisht me kredin\u00eb e but\u00eb. \u201cKredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese e ka p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka deklaruar se nuk ka jetuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb apartamentin e porositur prej nga duket se nuk ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr strehim\u201d, v\u00ebrejti relatori Komici.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ngre dyshime se subjekti nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga babai, si dhe ka vonuar regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>Gjana k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb apartamentin 1+1 ku jetonte me bashk\u00ebshortin dhe thjeshtrin e tij nuk kishte pasur sip\u00ebrfaqe t\u00eb mjaftueshme. \u201cBashkia arriti n\u00eb konkluzionin se un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb banes\u00eb\u201d, pohoi ajo dhe shtoi se bashk\u00ebshorti zot\u00ebronte n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb nuk e lejonte t\u00eb ushtronte si duhej detyr\u00ebn e prokurores.<\/p>\n<p>Sipas Gjan\u00ebs, nj\u00eb apartament q\u00eb kishte porositur n\u00eb vitin 2010 me sip\u00ebrfaqe 90.3 m2 nuk po p\u00ebrfundohej pasi shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte pasur probleme financiare dhe prandaj kishin vendosur t\u00eb porositnin apartamentin tjet\u00ebr, duke aplikuar dhe p\u00ebr kredin\u00eb me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se nuk kishin jetuar n\u00eb apartamentin e bler\u00eb me kredi t\u00eb but\u00eb pasi nuk kishin pasur mund\u00ebsi ta arredonin. E pyetur nga relatori Komici se si kishte mundur t\u00eb mobilonte apartamentin tjet\u00ebr ku jeton q\u00eb ia ka shitur kunatit q\u00eb ka sip\u00ebrfaqe edhe m\u00eb t\u00eb madhe, Gjana tha se kishin p\u00ebrdorur orendit\u00eb e vjetra.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosp\u00ebrdorimin e likujditeteve q\u00eb zot\u00ebronte, subjekti u shpreh se kursimet i kishte investuar n\u00eb bono thesari dhe c\u00ebnohej interesi n\u00ebse i p\u00ebrdorte para maturimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pas konstatimeve t\u00eb Komicit, Gjana pranoi n\u00eb seanc\u00eb se v\u00ebrtetimet e zyr\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb ishin l\u00ebshuar nga bashk\u00ebshorti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si regjistrues.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK ka evidentuar se n\u00eb vitin 2016, subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb krijuar disa depozita p\u00ebr t\u00eb cilat Gjana ka deklaruar si burim krijimi \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 90.3 m2 n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, t\u00eb porositur n\u00eb 2010-\u00ebn. Kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr 36 mij\u00eb euro v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit, megjithat\u00eb aty vijon t\u00eb jetoj\u00eb familja e prokurores Gjana. Ajo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se familja e kunatit jeton n\u00eb apartamentin e porositur n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr 4.8 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr likujdimin e \u00e7mimit t\u00eb t\u00eb cilit ka pretenduar se ka sh\u00ebrbyer edhe kredia e but\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar mund\u00ebsin\u00eb e Gjan\u00ebs p\u00ebr pagesat e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 90.3 m2, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro. KPK ka hetuar mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses prej nga ka rezultuar se kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb edhe dy pasuri t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri e burimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 16 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa mang\u00ebsive t\u00eb deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb dor\u00ebzuar si prove jan\u00eb ngritur dyshime se mund t\u00eb jet\u00eb krijuar p\u00ebr justifikimin e burimeve financiare p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komici sqaroi se nga verifikimet ka rezultuar se deklarata noteriale e huadh\u00ebn\u00ebsit nuk ka qen\u00eb e regjistruar. Sipas tij, nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme lidhur mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebnies. Duke mos u p\u00ebrfshir\u00eb vlera 16 mij\u00eb euro n\u00eb analiz\u00ebn financiare, Gjana \u00ebsht\u00eb gjetur me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr apartamentin 90.3 m2 n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>\u201cDuket e dyshimt\u00eb kontrata e shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2016 pasi subjekti jeton aty dhe nuk e ka deklaruar shtijen n\u00eb vite\u201d, pohoi Komici dhe theksoi se duket se depozitat nuk jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e deklaruara nga shitja e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjana k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarata e huadh\u00ebnies ishte n\u00ebnshkruar prej motr\u00ebs tek noteri dhe v\u00ebrejti se e kishte deklaruar detyrimin n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan edhe dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositua nga bashk\u00ebshorti para martes\u00ebs. Megjithat\u00eb, ka rezultuar se nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4500 USD \u00ebsht\u00eb paguar gjat\u00eb martes\u00ebs dhe KPK ka hetuar burimet e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Si burime financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij dhe ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb nga puna, nga puna n\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, si dhe nga aktiviteti si kambist i pali\u00e7ensuar. P\u00ebr shkak se burimet kryesore kan\u00eb mbetur n\u00eb nivel deklarativ, ato nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas prokurores Gjana, t\u00eb gjitha pagesat p\u00ebr dy apartamentet e bashk\u00ebshortit jan\u00eb kryer prej tij. Ajo deklaroi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr detyrimin e mbartuar pas martes\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 4500 USD dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo shum\u00eb ishte shlyer prej bashk\u00ebshortit. Subjekti sqaroi se detyrimi 4500 USD ishte shtuar si pasoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb planimetris\u00eb nga firma nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre apartamenteve bashk\u00ebshorti i subjektit e ka shitur n\u00eb vitin 2016 kundrejt vler\u00ebs 54 mij\u00eb euro, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua v\u00ebllait t\u00eb prokurores p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komici konstatoi se v\u00ebllai i subjektit nuk ka kryer ndonj\u00eb transfert\u00eb vlerash monetare nga SHBA ku jeton dhe punon familjarisht dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb ngritur dyshime se k\u00ebto dy prona jan\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb prokurores Fahrije Gjana.<\/p>\n<p>Prokurorja Gjana theksoi se vlera e dh\u00ebn\u00eb hua v\u00ebllait t\u00eb saj ishte kryer me transfert\u00eb bankare dhe ishte provuar se ishte paguar p\u00ebr apartamentin e porositur prej tij. Sipas saj v\u00ebllai nuk ka asnj\u00eb apartament dhe ka dashur t\u00eb zot\u00ebronte nj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si pjesa m\u00eb e madhe e emigrant\u00ebve. Gjana tha se bashk\u00ebshortja dhe f\u00ebmijt\u00eb e v\u00ebllait kishin ardhur \u00e7do vit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur Komici e pyeti n\u00ebse v\u00ebllai q\u00eb kishte investuar afro 190 mij\u00eb USD n\u00eb Shqip\u00ebri, zot\u00ebronte apo jo sht\u00ebpi n\u00eb SHBA, ajo u mbrojt me pretendimet se ai zhvendosej shpeshher\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit privat q\u00eb ushtronte dhe prandaj nuk kishte bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb shtetin ku jeton.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan edhe disa investime t\u00eb subjektit n\u00eb bono thesari gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2015, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb konstatuar mosdeklarime dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb vogla. Nga analiza financiare p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale, 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Gjana pretendoi se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 28 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kuk\u00ebsit, Fahrije Gjana (Vata) u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe me dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti e garazhi n\u00eb Tiran\u00eb; mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dokumenti t\u00eb dor\u00ebzuar prej saj p\u00ebr justifikimin e burimeve [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72018,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[435,118,149,397],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_6108-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Fahrie Gjana | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72017"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72019,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72017\/revisions\/72019"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}