{"id":72026,"date":"2022-01-25T18:44:11","date_gmt":"2022-01-25T17:44:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-per-ceshtjen-e-astrit-kalase\/2022\/01\/25\/"},"modified":"2023-04-06T17:02:24","modified_gmt":"2023-04-06T15:02:24","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-per-ceshtjen-e-astrit-kalase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-per-ceshtjen-e-astrit-kalase\/2022\/01\/25\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Astrit Kalas\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA mbylli t\u00eb mart\u00ebn hetimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Astrit Kalaja, pasi u njoh me parashtrimet dhe konkluzionet e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura prej tij duke k\u00ebrkuar shkarkimin e gjyqtarit Kalaja p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr dy prej pasurive t\u00eb tij, nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor, avokati Viktor Gumi i konsideruan t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte pretendimet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi gjyqtarin Kalaja m\u00eb 20 dhjetor t\u00eb vitit 2019 me votat e kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs Olsi Komici dhe relatorit Lulzim Hamitaj. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi votoi kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb ankim, edhe gjat\u00eb parashtrimeve Komisioneri Publik Florian Ballhysa argumentoi se gjyqtari Kalaja ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 109,5 m2, si dhe p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 379 m2 n\u00eb Velipoj\u00eb ku gjendet dhe nj\u00eb nd\u00ebrtim informal p\u00ebrdhes 60 m2.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2009 Kalaja ka deklaruar si burim nj\u00eb kredi bankare prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh, e garantuar fillimisht me hipotek\u00ebn e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por e z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb depozit\u00eb prej 3.3 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb ofruar nga shtetasi R.P.. Ky transaksion nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vite nga subjekti, por \u00ebsht\u00eb pasqyruar vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e konsideroi mosdeklarimin e k\u00ebsaj vlere dhe p\u00ebrdorimin p\u00ebr garantimin e kredis\u00eb si nj\u00eb \u201cveprim juridiko-bankar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d, por Komisioneri Ballhysa e vler\u00ebson nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje duke argumentuar se kjo shum\u00eb ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, nuk mund t\u00eb merret i mir\u00ebq\u00ebn\u00eb edhe konkluzioni i KPK-s\u00eb se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb ardhurat e siguruara prej shitjes s\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb vitin 1996. Ai deklaroi se nga verifkikimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb R.P. dhe i llogarive bankare nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Ballhysa pretendoi se shuma e cila \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si garanci \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti q\u00eb prej vitit 2008, kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, Ballhysa tha se vlera e mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari pas shlyerje s\u00eb kredis\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb t\u00ebrhequr nga subjekti rivler\u00ebsimit. Komisioneri konstatoi se Kalaja e ka disponuar lirisht k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dhe se nuk rezulton q\u00eb n\u00eb dokumentacion huadh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuar si dor\u00ebzan\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Ballhysa theksoi se subjekti ka pasur detyrimin p\u00ebr ta deklaruar marrjen e huas\u00eb; mbartjen e detyrimit n\u00eb vite dhe shlyerjet, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Parashtrimet e Kalas\u00eb u paraqit\u00ebn n\u00eb Kolegj nga avokati Viktor Gumi. Ky i fundit solli n\u00eb v\u00ebmendje se burimi i k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron subjekti, ishte kredia n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur fillimisht kolateral banesa e m\u00ebparshme. Ai sqaroi se z\u00ebvend\u00ebsimi i garancis\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb ishte kyer pasi bler\u00ebsi i apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqej si kolateral pasuria q\u00eb do t\u00eb blinte.<\/p>\n<p>Sipas Gumit, ishte e provuar me dokumentacion se transferta e vler\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb e shtetasit R.P. n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit kishte pasur si q\u00ebllim vendosjen si garanci p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb. Ai theksoi se me veprimin e dyt\u00eb bankar ku ishte depozituar p\u00ebrfundimisht vlera n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrcaktohej sakt\u00eb q\u00ebllimi i shum\u00ebs si kolateral, pasi ishte vendosur se nuk mund t\u00eb prekej nga subjekti apo nga shtetasi R.P. ve\u00e7mas, por vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb ishin t\u00eb dy t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn e t\u00ebrhequr pas shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb, Gumi v\u00ebrejti se ajo ishte kryer s\u00eb bashku me shtetasin R.P., pasi k\u00ebshtu ishte edhe e p\u00ebrcaktuar. \u201cMandati \u00ebsht\u00eb i firmosur si nga subjekti ashtu dhe nga shtetasi R.P. dhe Komisioneri Publik b\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast intepretim t\u00eb pjessh\u00ebm\u201d, pohoi Gumi.<\/p>\n<p>Avokati solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb vitit 2007 t\u00eb shtetasit R.P., t\u00eb n\u00ebnshkruar prej tij edhe n\u00eb pranin\u00eb e subjektit. Gumi deklaroi se kjo deklarat\u00eb ishte k\u00ebrkuar nga banka n\u00eb funksion t\u00eb garancis\u00eb s\u00eb kredis\u00eb. Sipas tij, nga dokumentacioni bankar rezulton se veprimet n\u00eb llogarin\u00eb e kolaterialit t\u00eb kredis\u00eb jan\u00eb kryer nga vet\u00eb banka, pasi nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb vend emri i gjyqtarit Kalaja.<\/p>\n<p>Gumi k\u00ebmb\u00ebnguli se pas depozitimit n\u00eb llogarin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb disponuar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti dhe as nga shtetasi R.P. , por vet\u00ebm nga banka. Sipas avokatit, banka ka kryer veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari pa pyetur subjektin apo shtetasin R.P. dhe kjo v\u00ebrteton se vlera 3.3 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb disponuar vet\u00ebm nga banka.<\/p>\n<p>\u201cBanka nuk e ka vendosur shtetasin R.P n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb kryer vet\u00eb veprime sa m\u00eb leht\u00eb mbi vler\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mos i duheshin miratime. Kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vite se nuk ishte hua\u201d, pohoi avokati i Kalas\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e shlyerjes s\u00eb vler\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb, ai theksoi se kjo nuk ka ndodhur pasi nuk ka qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje, si dhe vlerat e dh\u00ebna n\u00eb vite nga subjekti kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla nga sa ishte detyrimi p\u00ebr tu deklaruar.<\/p>\n<p>Gumi kund\u00ebrshtoi Komisionerin edhe lidhur me konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e shtetasit R.P. p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 3.3 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, edhe n\u00eb KPK subjekti ka dor\u00ebzuar dokumente p\u00ebr shitjen e objektit n\u00eb \u201996-\u00ebn dhe p\u00ebr depozitat bankare q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr mbulimin e shum\u00ebs s\u00eb vendosur si garanci p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2009 me burim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Sipas tij, subjekti ka qen\u00eb kontradiktor n\u00eb deklarimet p\u00ebr kursimet n\u00eb vitet 2008 dhe 2009 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shlyente k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb apartamentit me burimet e deklaruara. P\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash, Komisioneri konstatoi pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb me t\u00eb ardhura nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Gumi shpjegoi se pagesat nga bler\u00ebsi jan\u00eb kryer n\u00eb vitin 2008, megjith\u00ebse kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb 2007-\u00ebn. Sipas tij, kjo v\u00ebrtetohet dhe nga dokumentet bankare p\u00ebr kryerjen e pagesave.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e shtesave Gumi e cil\u00ebsoi si nj\u00eb gabim njer\u00ebzor. Sipas tij, subjekti ka konsideruar se deklarimi i gjendjes cash \u00ebsht\u00eb pasqyruar nga veprimet e kryera. \u201cMund t\u00eb konsiderohet si gabim njer\u00ebzor, p\u00ebrderisa mbuloj me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat dhe kursimet. I kam konsideruar si t\u00eb deklaruara n\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb fituar. K\u00ebsti i dyt\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar me burime t\u00eb ligjshme dhe disponibiliteti i t\u00eb ardhurave me burime t\u00eb ligjshme i mbulon pasakt\u00ebsit\u00eb\u201d, citoi Gumi pretendimet e gjyqtarit Kalaja.<\/p>\n<p>Avokati e cil\u00ebsoi rastin e Kalas\u00eb si unik dhe u shpreh se nuk q\u00ebndron referimi i vendimeve t\u00eb tjera t\u00eb KPA-s\u00eb nga ana e Komisionerit, pasi n\u00eb ato \u00e7\u00ebshtje subjektet kishin rezultuar me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 t\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr insvestimet dhe shpenzimet e kryera. Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit analiza rezulton me balanc\u00eb pozitive\u201d, pohoi Gumi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se balanca negative e vitit 2009 nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e burimeve, por me moskonsiderimin e balanc\u00ebs pozitive t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ballhysa parashtroi konstatime t\u00eb ngjashme p\u00ebr pamund\u00ebsi burimesh edhe p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs n\u00eb Velipoj\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb vler\u00ebn e 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve. Sipas Komisionerit, subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vitin 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2013-\u00ebn, vlera 2 milion\u00eb lek\u00eb e t\u00ebrhequr nga banka prej Kalas\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Ballhysa e konsideroi p\u00ebrfundimet e Komisionit p\u00ebr k\u00ebto dy pasuri t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb interpretimin e ligjit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se duhet shkarkuar.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr vitet 2008-2009, edhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2012-2013 avokati Gumi theksoi se subjekti ka pasur disponibilitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs. Ai v\u00ebrejti se mungesa e konstatuar nga subjekti vjen si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb gjendjes s\u00eb likujditeteve n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb tyre. Sipas Gumit, mosdeklarimet e shtesave dhe pak\u00ebsimeve n\u00eb vite kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kuptimit t\u00eb legjislacionit p\u00ebr deklarime, ashtu si thuajse n\u00eb rastet e gjith\u00eb subjekteve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Kolegji Vendosi t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Komisioneri Publik dhe Kalaja u shpreh\u00ebn se kishin t\u00eb nj\u00ebjta prova dhe q\u00ebndrime dhe u dakord\u00ebsuan me mbylljen e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cGabimet p\u00ebr mosdeklarimet jan\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, shpresoj t\u00eb konsiderohen t\u00eb tilla\u201d, p\u00ebrfundoi gjyqtari Kalaja. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 27 janar, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA mbylli t\u00eb mart\u00ebn hetimin gjyq\u00ebsor lidhur me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Astrit Kalaja, pasi u njoh me parashtrimet dhe konkluzionet e pal\u00ebve. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura prej tij duke k\u00ebrkuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72027,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[434,144,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjqytari-Astrit-Kalaja.jpg","fifu_image_alt":"Gjqytari Astrit Kalaja | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72026"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72026"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72028,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72026\/revisions\/72028"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}