{"id":72029,"date":"2022-01-25T18:22:40","date_gmt":"2022-01-25T17:22:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gentian-marku-perballet-me-vetingun\/2022\/01\/25\/"},"modified":"2023-04-06T17:02:31","modified_gmt":"2023-04-06T15:02:31","slug":"gjyqtari-gentian-marku-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gentian-marku-perballet-me-vetingun\/2022\/01\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Gentian Marku p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Gentian Marku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me disa pyetje kryesisht sa i p\u00ebrket transaksioneve me tok\u00ebn e marr\u00eb nga familja e tij p\u00ebrmes ligjit 7501 dhe iu k\u00ebrkuan shpjegime mbi nj\u00eb prej denoncimeve q\u00eb ishte marr\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Markut kryesohej nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshi dhe me an\u00ebtare Firdes Shuli. V\u00ebzhguese nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Marku si\u00e7 u tha n\u00eb seanc\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht gjyqtar\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Administrative n\u00eb Shkod\u00ebr dhe gjyqtar i deleguar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Puk\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u vu n\u00eb dukje se Marku i ishte n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Gjyqtari kishte kaluar pa probleme rivler\u00ebsimin n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa Bekteshi tha se i ishin k\u00ebrkuar shpjegime sa i p\u00ebrket disa gjetjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe denoncimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit nuk u tha n\u00ebse ishte kaluar apo jo barr\u00eb prove gjyqtarit n\u00eb lidhje me gjetjet. Bekteshi tha se kishte t\u00eb qart\u00eb se problemet e gjetura, p\u00ebrfshi pamjaftueshm\u00ebri burimesh financiare n\u00eb disa transaksione, i p\u00ebrkisnin nj\u00eb periudhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Marku tha se vler\u00ebsonte hetimin e thelluar nga Komisioni, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ky i fundit kishte tejkaluar parashikimet ligjore duke iu referuar hetimit t\u00eb pasurive para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bekteshi vuri n\u00eb dukje dhe u p\u00ebrfshi m\u00eb pas edhe n\u00eb debat me Markun n\u00eb lidhje me nj\u00eb pasuri tok\u00eb ar\u00eb dhe nj\u00eb pasuri tjetr\u00eb truall q\u00eb si\u00e7 doli ishte kaluar nga babai te subjekti p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate shitblerje. Relatorja tha se ishte e paqart\u00eb pse ishte zgjedhur ajo form\u00eb dhe i k\u00ebrkoi Markut shpjegime mbi procesin.<\/p>\n<p>Gjyqtari tha n\u00eb seanc\u00eb se forma ishte zgjedhur p\u00ebr shkak se pjes\u00ebtimi n\u00eb natyr\u00eb i pron\u00ebs nuk kishte qen\u00eb i mundur. Ai tha se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e tij, p\u00ebrfshi ato p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie ishin menaxhuar nga babai dhe se ishte ky i fundit q\u00eb kishte zgjedhur edhe m\u00ebnyrat se si ishin b\u00ebr\u00eb transaksionet.<\/p>\n<p>Marku u pyet po ashtu n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament, i cili ishte blere n\u00eb vitin 2010, ishte shitur nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, bler\u00eb s\u00ebrish po prej tij dhe shitur s\u00eb fundmi. Bekteshi tha se nd\u00ebr t\u00eb tjera ishte hetuar nj\u00eb hua q\u00eb gjyqtari kishte marr\u00eb nga vjehrra dhe p\u00ebr burimet e k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Si edhe pasuria ar\u00eb edhe kjo pasuri ishte v\u00ebn\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Nga relatimi doli se KPK kishte hetuar mbi huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb prej vjehrr\u00ebs, pasi rezultonte q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e parave ishin marr\u00eb nga nj\u00eb llogari bankare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti kishte deklaruar se ishte e p\u00ebrbashk\u00ebt mes vjehrr\u00ebs dhe v\u00ebllai t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nuk u gjet\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb llogaria prej t\u00eb cil\u00ebs ishin marr\u00eb 800 mij\u00eb lek\u00eb ishte me dy emra. N\u00eb seanc\u00eb, Marku tha se ky kishte qen\u00eb deklarimi i vjehrr\u00ebs dhe se ai nuk kishte hetuar mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij. Por n\u00eb seanc\u00eb u tha se v\u00ebllai i vjehrr\u00ebs kishte sjell\u00eb edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn konfirmohej marr\u00ebdh\u00ebnia mes tij dhe motr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Bekteshi vuri n\u00eb dukje se ishin hetuar edhe pasuri t\u00eb tjera t\u00eb subjektit, por nuk ishin gjetur probleme. Ajo pranoi n\u00eb seanc\u00eb se ishte marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimi i subjektit mbi t\u00eb ardhurat e tij dhe bashk\u00ebshortes dhe se ishte v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb gabim njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Bekteshi ndaloi gjat\u00eb m\u00eb pas n\u00eb pyetje n\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve t\u00eb b\u00ebra ndaj Markut. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se gjyqtari nuk e kishte sqaruar si duhet denoncuesen n\u00eb lidhje me vendimin e marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar nj\u00eb padi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Bekteshi k\u00ebmb\u00ebnguli se Marku duhej t\u00eb sqaronte se pse nuk e kishte marr\u00eb n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb dhe arsyetimin e tij se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte n\u00eb gjykim n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Marku k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimi i tij ishte sqarues dhe se \u00e7\u00ebshtja ishte nd\u00ebrkoh\u00eb duke u shqyrtuar n\u00eb disa gjykata t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Debati mes tij dhe Bekteshit u nd\u00ebrpre nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Ermenkova, e cila tha se gjyqtari ishte shprehur me vendim sa i p\u00ebrket rastit dhe se ajo nuk e shikonte t\u00eb arsyeshme k\u00ebrkimin e shpjegimeve mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Marku pranoi disa probleme n\u00eb lidhje me afatet q\u00eb ishin gjetur n\u00eb kriterin e profesionalizmit, por tha se nj\u00eb pjes\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me koh\u00ebn kur ai ishte duke b\u00ebr\u00eb praktik\u00ebn. Marku k\u00ebmb\u00ebnguli se plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr konfirmim n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Seanca p\u00ebr vendimin u caktua n\u00eb 28 janar n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Gentian Marku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me disa pyetje kryesisht sa i p\u00ebrket transaksioneve me tok\u00ebn e marr\u00eb nga familja e tij p\u00ebrmes ligjit 7501 dhe iu k\u00ebrkuan shpjegime mbi nj\u00eb prej denoncimeve q\u00eb ishte marr\u00eb ndaj tij. Trupa q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Markut kryesohej nga Suela Zhegu, me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72030,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[432,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Marku-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gentian Marku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72029"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72029"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72029\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72031,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72029\/revisions\/72031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}