{"id":72035,"date":"2022-01-24T19:18:58","date_gmt":"2022-01-24T18:18:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjen-te-pabaze-ankimin-e-komisionerit-per-ish-gjyqtarin-ibrahim-hoxha\/2022\/01\/24\/"},"modified":"2023-04-06T17:09:48","modified_gmt":"2023-04-06T15:09:48","slug":"kpa-e-gjen-te-pabaze-ankimin-e-komisionerit-per-ish-gjyqtarin-ibrahim-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjen-te-pabaze-ankimin-e-komisionerit-per-ish-gjyqtarin-ibrahim-hoxha\/2022\/01\/24\/","title":{"rendered":"KPA e gjen t\u00eb pabaz\u00eb ankimin e Komisionerit p\u00ebr ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 17 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin e Tiran\u00ebs, Ibrahim Hoxha, pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shkak se subjekti kishte humbur statusin e magjistratit pas shkarkimit nga detyra si pasoj\u00eb e d\u00ebnimit penal p\u00ebr korrupsion<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha u arrestua n\u00eb vitin 2016 n\u00ebn akuz\u00ebn se mori 600 mij\u00eb lek\u00eb ryshfet nga nj\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces civil, t\u00eb cilin policia e zbuloi p\u00ebrmes hetimeve me p\u00ebrgjim. Ai u d\u00ebnua me dy vjet burgim n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti, si dhe iu hoq e drejta p\u00ebr t\u00eb kryer funksione publike p\u00ebr tre vjet.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga Komisioneri Publik, Darjel Sina, i cili fillimisht k\u00ebrkoi ndryshimin t\u00eb pjes\u00ebs urdh\u00ebruese, q\u00eb sipas tij duhej t\u00eb dispononte nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak se ka humbur statusin e magjistratit meqen\u00ebse ishte d\u00ebnuar me vendim penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjat\u00eb parashtrimeve dhe konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, Sina k\u00ebrkoi prishjen e vendimit dhe urdh\u00ebrimin e Komisionit t\u00eb klasifikonte procesin p\u00ebr Ibrahim Hoxh\u00ebn n\u00eb kategorin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pap\u00ebrfunduara.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, k\u00ebrkimi i dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me parashikimin e situat\u00ebs n\u00ebse Hoxha fitonte pafaj\u00ebsi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Ai pretendoi se n\u00ebse do t\u00eb binte fakti penal ndaj Hoxh\u00ebs, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtij subjekti mund t\u2019i rikthehej statusi i magjistratit dhe kategorizimi si \u00e7\u00ebshtje e pap\u00ebrfunduar mund t\u2019i jepte mund\u00ebsin\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor q\u00eb ta shqyrtonte.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebrfundimtar, Kolegji ka \u00e7muar t\u00eb shtroj\u00eb p\u00ebr zgjidhje tre \u00e7\u00ebshtje. Konkretisht, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse n\u00eb koh\u00ebn e marrjes prej Komisionit t\u00eb vendimit objekt shqyrtimi subjekti i rivler\u00ebsimit e kishte humbur statusin e magjistratit; se cila do t\u00eb ishte pasoja ligjore n\u00eb procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb rastin e humbjes s\u00eb statusit t\u00eb magjistratit; si dhe cili do t\u00eb ishte legjislacioni i zbatuesh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton vendimmarrjen e Komisionit n\u00eb pjes\u00ebn urdh\u00ebruese t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, Hoxha kishte qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. \u201cPavar\u00ebsisht faktit se ai u vendos n\u00eb kushtet e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u2018arrest me burg\u2019, p\u00ebr shkak t\u00eb procedimit penal q\u00eb u regjistrua n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale korrupsion pasiv i gjyqtarit\u2026.dhe u pezullua nga detyra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye me vendim t\u00eb KLD-s\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebri g\u00ebzonte statusin e gjyqtarit\/magjistratit\u201d, konstaton trupi gjykues dhe shton se, bazuar n\u00eb k\u00ebto fakte ka filluar procesi rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kur ka nisur hetimi adiminstrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai ishte shkarkuar nga KLD-ja p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes form\u00eb t\u00eb prer\u00eb t\u00eb vendimit penal q\u00eb e kishte deklaruar at\u00eb fajtor e d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion. Hoxha nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb ish-KLD-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Kolegji konstaton se situata faktike q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit nuk ka pasur asnj\u00eb ekuivok n\u00eb drejtim t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb faktit se subjekti i rivler\u00ebsimit e kishte humbur statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se n\u00ebse n\u00eb t\u00eb ardhmen, kjo situat\u00eb faktike do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi pafaj\u00ebsie nga Gjykata e Lart\u00eb, rikthimi i tij n\u00eb detyr\u00eb dhe rifitimi i statusit t\u00eb magjistratit do ishin ngjarje krejt hipotetike.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Pretendimi i Komisionerit Publik se duhet gjykuar vendimi i Komisionit mbi ngjarje q\u00eb mund t\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb dispozitat procedurale administrative q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kufijt\u00eb dhe fush\u00ebn e kontrollit t\u00eb vendimeve t\u00eb organeve administrative prej gjykat\u00ebs,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konkluzione, Kolegji vler\u00ebson ashtu si dhe KPK, se vetingu nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi q\u00eb nuk e g\u00ebzon m\u00eb k\u00ebt\u00eb status n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb vendimit. N\u00eb vendimin e arsyetuar evidentohet se q\u00ebllimi kushtetues i vetingut \u00ebsht\u00eb pastrimi i radh\u00ebve t\u00eb magjistrat\u00ebve nga individ\u00eb q\u00eb nuk e g\u00ebzojn\u00eb besimin e publikut. \u201c\u2026Ky proces nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb jet\u00eb per se, nj\u00eb q\u00ebllim edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi\u201d, argumenton Kolegji dhe \u00e7mon se q\u00ebllimi kushtetues n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb ligjor\u00eb si\u00e7 jan\u00eb shkarkimi nga detyra dhe d\u00ebnimi penal.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji v\u00ebr\u00ebn se nuk ka nj\u00eb rregullim ligjor dedikuar k\u00ebtij rasti dhe vler\u00ebson se KPK me t\u00eb drejt\u00eb ka aplikuar nenin 95 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedurave Administrative p\u00ebr zgjidhjen ligjore t\u00eb situat\u00ebs, duke e p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Hoxh\u00ebn pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina paraqiti pretendime t\u00eb ngjashme dhe n\u00eb ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr ish-gjyqtarin Shk\u00eblqim Miri, edhe ky i shkarkuar nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit penal p\u00ebr korrupsion. N\u00eb rastin e Mirit, Komisioni kishte vendosur nd\u00ebrprjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit duke arsyetuar se shkarkimi nga KLGJ ka sjell\u00eb p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Ankimi u shqyrtua nga trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Natasha Mulajn dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari, q\u00eb me shumic\u00eb votash vendosi m\u00eb 7 tetor 2021 prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Megjith\u00ebse shumica dhe pakica e Kolegjit kan\u00eb \u00e7muar se Komisioni duhej t\u00eb kishte deklaruar t\u00eb p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn administrative pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disponimin p\u00ebrfundimtar \u2013 ku t\u00eb par\u00ebt kan\u00eb vendosur prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa pakica orienton ndryshimin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 17 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtarin e Tiran\u00ebs, Ibrahim Hoxha, pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shkak se subjekti kishte humbur statusin e magjistratit pas shkarkimit nga detyra si pasoj\u00eb e d\u00ebnimit penal p\u00ebr korrupsion Ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPA-IRma-Balli-.jpg","fifu_image_alt":"Nga nj\u00eb seanc\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72035"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72035"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72037,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72035\/revisions\/72037"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}