{"id":72041,"date":"2022-01-24T15:07:59","date_gmt":"2022-01-24T14:07:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/provat-e-arben-vrionit-ne-kpa-u-vleresuan-te-pamjaftueshme\/2022\/01\/24\/"},"modified":"2023-04-06T17:10:02","modified_gmt":"2023-04-06T15:10:02","slug":"provat-e-arben-vrionit-ne-kpa-u-vleresuan-te-pamjaftueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/provat-e-arben-vrionit-ne-kpa-u-vleresuan-te-pamjaftueshme\/2022\/01\/24\/","title":{"rendered":"Provat e Arben Vrionit n\u00eb KPA u vler\u00ebsuan t\u00eb pamjaftueshme"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka vler\u00ebsuar t\u00eb bazuara nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arben Vrioni, por ato u vler\u00ebsuan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Elbasan dhe balancat negative n\u00eb dy vite.<\/p>\n<p>Me vendimin e 12 n\u00ebntorit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi nga detyra gjyqtarin Vrioni pasi u konkludua se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve; u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr mosdekdeklarim t\u00eb vler\u00ebs reale t\u00eb blerjes s\u00eb automjetit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, duke u konsideruar si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte fshehje pasurie; si dhe u ngrit\u00ebn dyshime se subjekti ka deklaruar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fiktive huaje, me q\u00ebllim mbulimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb pajustifikuara q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arben Vrioni e quajti t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar vendimin e KPK dhe ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh me natyr\u00eb procedurale dhe ndaj konkluzioneve p\u00ebr pasurin\u00eb duke k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrfundim konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi procesit t\u00eb rregullt ligjor<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA i kryesuar Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Albana Shtylla dhe Sokol \u00c7omo, e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shkaku e ngritur n\u00eb ankim p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb drejtim t\u00eb mosgarantimit t\u00eb zbatimit t\u00eb dispozitave procedurale.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se dispozitivi i vendimit t\u00eb KPK ishte n\u00ebnshkruar nga t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs, kryesuesja Firdes Shuli, relatorja Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Alma Faskaj, nd\u00ebrsa vendimi i plot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga kjo e fundit. Sipas KPA, mungesa e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Faskajt n\u00eb vendimin e plot\u00eb afektonte vet\u00ebm pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, KPA ka kthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rishqyrtim me q\u00ebllim korrigjimin e gabimit procedural nga ana e Komisionit, si dhe e ka kaluar p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike duke lejuar marrjen e provave t\u00eb subjektit lidhur me pretendimet e ngritura prej tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, trupi gjykues zgjidhi pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me shkeljen procedurale nga ana e Komisionit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, edhe pse vler\u00ebsohet se mungesa e n\u00ebnshkrimit n\u00eb vendim t\u00eb nj\u00ebrit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit, nuk afektonte t\u00eb gjith\u00eb vendimin objekt shqyrtimi\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet procedurale<\/strong><\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar pretendimin e subjektit se p\u00ebrfundimi i hetimit administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. \u201cKomisioni dhe Kolegji kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar me vendim, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebrin nga kriteret[\u2026]\u201d, v\u00ebren Kolegji.<\/p>\n<p>Jan\u00eb \u00e7muar si t\u00eb pabazuara edhe pretendimet se nuk \u00ebsht\u00eb gjykuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur dhe e paanshme pasi ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, si dhe nuk i jan\u00eb garantuar t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Sipas KPA, nga verifikimi dosjes rezulton se Vrionit i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb dhe garancit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur e pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb gjetur i pab\u00ebshtetur n\u00eb ligj e prova dhe shkaku i ankimit se vendimi shkarkimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb ku an\u00ebtar\u00ebt nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriterin kushtetues p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtar. Sipas trupit gjykues, pretendimi i ngritur lidhur me mosp\u00ebrmbushjen e kritereve ligjore p\u00ebr zgjedhshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb komisioner\u00ebve, tejkalon kompetencat juridiksionale t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA ka rr\u00ebzuar pretendimin e Vrionit se vendimi i KPK ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn kur i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs duke e detyruar t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e dyshimeve dhe konstatimeve me prova q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, q\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cI takonte plot\u00ebsisht subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgatiste m\u00eb mir\u00eb mbrojtjen dhe t\u00eb siguronte \u00e7do dokument n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij. Ishte detyr\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tregonte se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapat p\u00ebr t\u00eb siguruar prova n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb t\u00eb cilave Komisioni do t\u00eb p\u00ebrcaktonte n\u00ebse mosmarrja e ndonj\u00eb dokumenti mb\u00ebshtet\u00ebs ishte justifikuar p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme\u201d, argumenton KPA.<\/p>\n<p>Vrioni \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe n\u00eb pretendimin se Komisioni ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marr\u00eb edhe atributet e mjekut kardiolog dhe t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb gjendjes s\u00eb tij shendet\u00ebsore, pasi ka konkluduar se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore nuk do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr tu mbrojtur me avokat, p\u00ebr shkak se problemet sh\u00ebndet\u00ebsore kishin ndodhur pes\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Ai e cil\u00ebson t\u00eb padrejt\u00eb dhe n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb t\u00eb drejtave themelore e lirive t\u00eb njeriut rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr avokat mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se subjekti ka paraqitur tre k\u00ebrkesa n\u00eb seanc\u00ebn e 20 n\u00ebntorit 2019, kur fillimisht ka k\u00ebrkuar rihapjen e hetimit administrativ edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera, t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit profesional. Pas refuzimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese nga Komisioni ai ka k\u00ebrkuar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues dhe n\u00eb vijim ka k\u00ebrkuar t\u00eb mbrohet me avokat p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb cilat ka rezultuar se i dinte prej pes\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se kjo sjellje e subjektit krijon bindjen se ai me \u00e7do kusht tentonte t\u00eb zvarriste procesin. Ky konstatim ka rr\u00ebzuar edhe pretendimin tjet\u00ebr ndaj konstatimit t\u00eb KPK, se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues. \u201c[\u2026]\u00cbsht\u00eb evidentuar tendenca e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr zvarritjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, dhe me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni nuk e ka vler\u00ebsuar bashk\u00ebpunues[\u2026], citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit Vrioni p\u00ebr blerjen me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 157 m2 n\u00eb Elbasan. Megjith\u00ebse subjekti ka pretenduar se konkluzioni i KPK nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat e administruara, Kolegji v\u00ebren t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me provat e administruara gjat\u00eb procesit administrativ, \u00ebsht\u00eb deklarimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb pyet\u00ebsorin nr. 2 n\u00eb lidhje me regjistrimin e k\u00ebsaj prone nga ana e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb administratori i shoq\u00ebris\u00eb, sipas konfirmimit t\u00eb ZVRPP-s\u00eb Elbasan, e ka regjistruar apartamentin q\u00eb n\u00eb vitin 2004, sh\u00ebnuar n\u00eb kartel\u00ebn e pasuris\u00eb\u201d, konstaton KPA.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar nga Komisioni, ka rezultuar e nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ka konsideruar t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit lidhur me balancat negative n\u00eb vitet 2005 dhe 2009. Sipas KPA, subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr k\u00ebto vite gjendje cash dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rrezulton me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vler\u00ebson t\u00eb pabazuar konkluzionin e KPK se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb \u00e7mimin real t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip Benz Mercedes n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr vler\u00ebn 12 mij\u00eb USD, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb shkarkimit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e Kolegjit evidentohen t\u00eb gjitha transaksionet e kryera me k\u00ebt\u00eb mjet, derisa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej Vrionit. Makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb fillimisht n\u00eb maj t\u00eb 2016-\u00ebs nga shtetasi A.D. n\u00eb Gjermani, p\u00ebr shum\u00ebn 16 mij\u00eb e 500 euro, si dhe \u00ebsht\u00eb kryer zhdoganimi p\u00ebr shum\u00ebn 460 mij\u00eb lek\u00eb. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, A.D. rezulton t\u2019ia ket\u00eb shitur makin\u00ebn nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se mjeti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje pune. Pas pes\u00eb muajve, subjekti e ka bler\u00eb Benz-in prej shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me shitblerjen e k\u00ebsaj pasurie, rezulton i paqart\u00eb me variacion t\u00eb duksh\u00ebm \u00e7mimi i saj nga kontrata n\u00eb kontrat\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nga verifikimi i llogaris\u00eb bankare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, rezultoi se kishte disponibilitet financiar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin, i cili v\u00ebrtetohet me t\u00ebrheqjen prej 20.000 USD nga llogaria e tij bankare, si rrjedhoj\u00eb kjo e b\u00ebn t\u00eb besuesh\u00ebm faktin q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit e ka bler\u00eb automjetin me \u00e7mimin e referuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes\u201d, vler\u00ebson KPA dhe \u00e7mon se subjekti nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb penalizim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situtat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i padrejt\u00eb dhe konkluzioni tjet\u00ebr i Komisionit, p\u00ebr deklarimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fiktive huaje, me q\u00ebllim mbulimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb pajustifikuara q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs s\u00eb deklaruar, nd\u00ebrsa\u00a0 transaksionet mbi t\u00eb cilat jan\u00eb bazuar dyshimet e KPK, jan\u00eb vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka vler\u00ebsuar t\u00eb bazuara nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arben Vrioni, por ato u vler\u00ebsuan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Elbasan dhe balancat negative [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72042,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[437,116,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191120_150909_201119033-3_mZb72q1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arben Vrioni, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72041"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72043,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72041\/revisions\/72043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}