{"id":72046,"date":"2022-01-21T14:45:30","date_gmt":"2022-01-21T13:45:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/luan-hasneziri-deshtoi-te-provonte-burimet-e-apartamentit-edhe-ne-kpa\/2022\/01\/21\/"},"modified":"2023-04-06T17:10:31","modified_gmt":"2023-04-06T15:10:31","slug":"luan-hasneziri-deshtoi-te-provonte-burimet-e-apartamentit-edhe-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/luan-hasneziri-deshtoi-te-provonte-burimet-e-apartamentit-edhe-ne-kpa\/2022\/01\/21\/","title":{"rendered":"Luan Hasneziri d\u00ebshtoi t\u00eb provonte burimet e apartamentit edhe n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i ish-Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 2019, me argumentin se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb vetme t\u00eb paluajtshme q\u00eb zot\u00ebronte, nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 5.9 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, ish-gjyqtari kishte dh\u00ebn\u00eb tre alternativa t\u00eb ndryshme t\u00eb shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u konsiderua se Hasneziri gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs reale t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb automjeti gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016, si dhe p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb e deklarimeve t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vite dhe n\u00eb at\u00eb veting. P\u00ebr kriterin e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin u hetua, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, u konkludua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hasneziri e ankimoi vendimin e Komisionit duke e konsideruar absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor e procedurave, pa u analizuar provat e paraqitura prej tij.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr marrjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs t\u00eb akteve bashk\u00ebngjitur ankimit, pasi sipas trupit gjykues, subjekti nuk ka provuar se k\u00ebto dokumente nuk jan\u00eb paraqitur gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, pa fajin e tij. Po ashtu, trupi gjykues ka konkluduar se jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar pretendimet e subjektit p\u00ebr mosofrim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, si dhe i ka \u00e7muar t\u00eb pabazuara pretendimet p\u00ebr mosanalizimin e provave t\u00eb paraqitura prej tij, pasi n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisoionit ka rezultuar se aktet n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb shqyrtuar.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e burimeve<\/strong><\/p>\n<p>Hasneziri ka pretenduar se Komisioni ka kryer shkelje ligjore lidhur me vler\u00ebsimin e gabuar t\u00eb gjendjes faktike n\u00eb lidhje me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 135 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, duke moskonsideruar kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj prone si t\u00eb lidhur n\u00eb rrethana t\u00eb ve\u00e7anta, pasi t\u00eb dy pal\u00ebt njiheshin dhe kishin besim te nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>Sipas tij, vler\u00ebsimi si alternativ\u00eb e vetme p\u00ebr pagimin totalisht t\u00eb \u00e7mimit versioni formal q\u00eb parashikon kontrata e shitblerjes \u201cse \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb paguar para lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale\u201d, e ka \u00e7uar Komisionin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gabuar. Hasneziri ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb jet\u00eb shlyer i gjithi n\u00eb nj\u00eb moment.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai kund\u00ebrshton q\u00ebndrimin e KPK, se dhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej alternativa e subjektit p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb pasuris\u00eb, s\u00ebrish rezultonte me balanc\u00eb negative. Hasneziri v\u00ebren se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast balanca negative do t\u00eb ishte 386 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente si shkak shkarkimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimet e tij, Hasneziri ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse, ku theksohet se dinamika e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit ka qen\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb shpjeguar p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga subjekti dhe jo sipas kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs shit\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb ish-subjekt rivler\u00ebsimi, Kolegji, si edhe Komisioni, ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe deklarimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit lidhur me modalitetet e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj prone, t\u00eb cilat ai i ka kryer p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Shtetasi Luan Hasani m\u00eb ka kontaktuar mua duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se kishte siguruar parat\u00eb p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, nd\u00ebrsa isha i pajisur me prokur\u00eb nga pronar\u00ebt e apartamentit, A. P. dhe S. H., un\u00eb kam lidhur n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb tyre kontrat\u00ebn e shitjes nr. {***}, dat\u00eb 12.12.2006. \u00c7mimi i shitjes s\u00eb banes\u00ebs, prej 5.900.000 lek\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb paguar cash nga ana e bler\u00ebsit Luan Hasani\u201d, ka deklaruar p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs shit\u00ebse gjat\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, ky element i shton besueshm\u00ebri kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes p\u00ebr sa i p\u00ebrket momentit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pagimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes. Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e mbajtur nga Komisioni se analiza financiare p\u00ebr vitin 2006 duhet t\u00eb kryhet duke konsideruar t\u00eb paguar t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimin e blerjes prej 5.9 milion\u00eb lek\u00ebsh para dat\u00ebs s\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb version si t\u00eb vetmin t\u00eb bazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer sipas p\u00ebcaktimeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioni, edhe Kolegji nuk i ka konsideruar pretendimet e subjektit se t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga emigracioni kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, Hasneziri ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pamohueshme q\u00eb v\u00ebllai i tij, A. H., ka punuar n\u00eb Greqi dhe ka kursyer para nga puna e tij si emigrant, nga viti 1995 deri n\u00eb vitin 2006, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 5,9 milion\u00eb lek\u00eb, por p\u00ebr shkaqe objektive e ka t\u00eb pamundur t\u00eb paraqes\u00eb dokumentacionin nga organet fiskale greke q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat neto dhe m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave mujore.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA v\u00ebren se nga aktet e p\u00ebrcjella n\u00eb Komision nga subjekti, rezulton se p\u00ebr periudh\u00ebn e pun\u00ebsimit q\u00eb v\u00ebllai i tij figuron me dokumentacion t\u00eb rregullt, ka realizuar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn afro 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, shuma 5.9 milion\u00eb lek\u00eb e pretenduar ka mbetur e pajustifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb t\u00eb gjitha pretendimeve t\u00eb subjektit n\u00eb drejtim t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit prej 135 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se nuk provohet se blerja e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb jet\u00eb realizuar me t\u00eb ardhurat e deklaruara nga Hasneziri, nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb Raiffaisen Bank dhe huaja e v\u00ebllait t\u00eb tij, A.H..<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej subjektit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 dhe jo n\u00eb dhjetor t\u00eb 2006-\u00ebs, si dhe \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij A.H., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit nga puna n\u00eb emigracion kan\u00eb mbetur t\u00eb paprovuara.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji ka shqyrtuar edhe shkaqet e tjera t\u00eb ankimit kund\u00ebr konkluzioneve t\u00eb Komisionit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit tip Benz dhe kursimet cash nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konkluduar se subjekti ka kyer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb rastin e mosdeklarimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb automjetit Benz, pasi nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike si dhe nuk ka provuar mund\u00ebsin\u00eb e pronarit t\u00eb makin\u00ebs p\u00ebr blerjen e saj, Kolegji v\u00ebren se kjo gjetje nuk mund t\u00eb konsiderohet shkarkuese.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit D, pika 5 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb nenit 31 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, sipas t\u00eb cilave objekt i kontrollit p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb deklarata \u2018veting\u2019, KPA \u00e7mon se pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb deklarimet periodike nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019u kualifikuar si deklarime t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb lidhje me kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb dhe si shkak shkarkimi.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se megjith\u00ebse Komisioni e ka konsideruar pronarin e mjetit si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur nuk rezulton q\u00eb subjektit t\u2019i jet\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr ndonj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte te hipoteza e nj\u00eb pasurie t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se parashikimet ligjore p\u00ebrcaktojn\u00eb person t\u00eb lidhur personat me t\u00eb cil\u00ebt ekziston nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huadh\u00ebnieje, huamarrjeje apo dhurimi dhe shton se n\u00eb k\u00ebto raste subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit do tu duhet t\u00eb justifikojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i automjetit, si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huap\u00ebrdorjeje del jasht\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb cilat do ta vendosnin shtetasin B. H. n\u00eb statusin e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur\u201d, \u00e7mon Kolegji dhe i konsideron t\u00eb pabazuara konkluzionet e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim edhe shkakun e ankimit lidhur me kursimet n\u00eb cash, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendon se Komisioni ka kryer shkelje ligjore q\u00eb lidhen me vler\u00ebsimin e gabuar t\u00eb gjendjes faktike p\u00ebr gjendjen e tyre<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti tenton t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e viteve 2003 e 2004 kursime n\u00eb cash t\u00eb cilat nuk i ka deklaruar, q\u00eb n\u00eb total tejkalojn\u00eb edhe vler\u00ebn e deklaruar si kursim prej vet\u00eb subjektit n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni nuk ka konsideruar si gjendje cash vler\u00ebn prej 1.1 milion lek\u00eb t\u00eb pretenduar nga subjekti n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion gjendje e mbartur kursimesh nga dy vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Sipas KPA, duket se deklarimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr kursimet cash n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim justifikimin e aft\u00ebsis\u00eb likujduese p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2006. Megjithat\u00eb, Kolegji konkludon se k\u00ebto pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb vendosin subjektin n\u00eb situat\u00ebn e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka shqyrtuar dhe shkakun e ankimit kund\u00ebr konstatimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb pasyqrimin e gjendjes cash n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe ato n\u00eb vite, deri n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPA, pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet periodike lidhur me deklarimin e shtimit dhe t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb kursimeve n\u00eb cash, nuk mund t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb provimit t\u00eb burimeve t\u00eb apartamentit, Kolegji ka vendosur n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Luan Hasneziri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i ish-Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 2019, me argumentin se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb vetme t\u00eb paluajtshme q\u00eb zot\u00ebronte, nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 5.9 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, ish-gjyqtari kishte dh\u00ebn\u00eb tre [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72047,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[439,107,112,440],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtari i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72046"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72046"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72046\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72048,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72046\/revisions\/72048"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}