{"id":72049,"date":"2022-01-21T14:04:27","date_gmt":"2022-01-21T13:04:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-financat-e-ish-gjyqtarit-ilir-mustafaj-u-thelluan-ne-kolegj\/2022\/01\/21\/"},"modified":"2023-04-06T17:10:35","modified_gmt":"2023-04-06T15:10:35","slug":"problemet-me-financat-e-ish-gjyqtarit-ilir-mustafaj-u-thelluan-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-financat-e-ish-gjyqtarit-ilir-mustafaj-u-thelluan-ne-kolegj\/2022\/01\/21\/","title":{"rendered":"Problemet me financat e ish-gjyqtarit Ilir Mustafaj u thelluan n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e ish-gjyqtarit Ilir Mustafaj e gjet\u00ebn vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e tij t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Rezarta Schuetz, Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Sokol \u00c7omon, arsyetuan se Mustafaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Ata rr\u00ebzuan pretendimet e ish-gjyqtarit p\u00ebr shkelje n\u00eb procesin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPK dhe po ashtu edhe pretendimet e tij p\u00ebr t\u00eb ardhura shtes\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia apo \u201ckafet\u201d e l\u00ebna pas vdekjes s\u00eb t\u00eb \u00ebm\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e kryer n\u00eb Kolegj, subjekti i rivler\u00ebsimit rezulton me nj\u00eb diferenc\u00eb negative m\u00eb t\u00eb thelluar sesa ajo e kryer n\u00eb Komision\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs. Shumica arsyeton se nuk e mori parasysh bilancin e p\u00ebrkeq\u00ebsuar, por vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPK, q\u00eb nj\u00ebsoj sillte shkarkimin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Natasha Mulaj k\u00ebrkoi zbatim\u00a0 t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat nga m\u00ebsimdh\u00ebnia duhej t\u00eb ishin konsideruar bazuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb Mustafajt, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb reputacionit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksionit t\u00eb tyre, nuk mund t\u00eb l\u00ebshonin deklarata noteriale n\u00ebse informacioni nuk do t\u00eb ishte i sakt\u00eb\u201d, arsyeton Mulaj, q\u00eb shprehet n\u00eb pakic\u00eb se k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb vendosej n\u00eb seanc\u00eb publike dhe jo n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 18 korrik 2019 nga trupi gjykues i KPK-s\u00eb i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Valbona Shanxhaktarin, pasi u gjet me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Ky vendim u konfirmua nga KPA n\u00eb 22 korrik 2021.<\/p>\n<p>Ilir Mustafaj ka p\u00ebrfunduar fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar deri n\u00eb vitin 2000 si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Ai ushtronte funksionin e gjyqtarit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs prej vitit 2000, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb edhe an\u00ebtar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Deri n\u00eb momentin e shkarkimit ai ishte kandidat p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi mbi procedur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPA Mustafaj n\u00eb ankimin e tij pretendoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh nga Komisioni i Pavarur i Kualifkimit, p\u00ebrfshi paragjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, mosmarrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb provave t\u00eb dor\u00ebzuara prej tij, shkelje proceduriale n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb relatores dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Por shumica n\u00eb Kolegj i gjeti t\u00eb pabazuara k\u00ebto pretendime. \u201cTrupi gjykues i Kolegjit, v\u00ebren se pretendimi p\u00ebr paragjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Ilir Mustafaj p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjes dhe hetimit administrativ vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter, \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Sipas KPA vendimi i Komisionit edhe pse i marr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kriter ishte i bazuar n\u00eb ligj dhe pretendimet e Mustafajt se shkarkimi ishte i paracaktuar nuk q\u00ebndronin. KPA thot\u00eb se ish-gjyqtari nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb provonte se KPK kishte paragjykuar \u00e7\u00ebshtjen e tij. \u201cNga shqyrtimi i akteve t\u00eb administruara, trupi gjykues i Kolegjit nuk v\u00ebren t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb provojn\u00eb ose sugjerojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb q\u00eb vendimmarrja p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb e paracaktuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin e Mustafajt p\u00ebr refuzimin nga KPK t\u00eb th\u00ebrriste si d\u00ebshmitar\u00eb administratorin e nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi. KPA thot\u00eb se Komisioni kishte k\u00ebrkuar dy her\u00eb d\u00ebshmi nga kompania e nd\u00ebrtimit dhe kjo e fundit kishte d\u00ebrguar fillimisht nj\u00eb punonj\u00ebse q\u00eb nuk kishte dijeni p\u00ebr rrethanat dhe m\u00eb pas nj\u00eb punonj\u00ebse tjet\u00ebr q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegimet e saj. KPA e cil\u00ebsoi t\u00eb mjaftueshme k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi edhe pretendimet e ish-gjyqtarit se KPK kishte mbajtur standarde t\u00eb dyfishte duke iu referuar rastit t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori. Kolegji arsyeton se nuk ishte puna e KPK t\u00eb vendoste precedent\u00eb dhe se ishte Kolegji ai q\u00eb p\u00ebrcaktonte standardet t\u00eb cilat Komisioni duhej t\u00eb zbatonte.<\/p>\n<p>Dukje iu referuar rastit KPA shprehet se Zaganjori edhe pse u konfirmua n\u00eb Komision u shkarkua nga Kolegji. \u201cTrupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren s\u00eb pari, q\u00eb vendimi i referuar nga subjekti, q\u00eb i p\u00ebrket subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Xh. Z., i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar juridiksionit kontrollues t\u00eb Kolegjit dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar\u201d , thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA shprehet n\u00eb vendim se fakti q\u00eb Komisioni n\u00eb rastin e Mustafajt kishte aplikuar mas\u00ebn e shkarkimit tregonte se kishte ndjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast orientimin e dh\u00ebn\u00eb nga Kolegji. \u201cN\u00eb kushtet kur ky vendim i referuar nga subjekti i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb Kolegjit dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar, ky aspekt i vendimmarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr vendimin e sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje konsiderohet i kryer\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Natasha Mulaj k\u00ebmb\u00ebngul se KPK nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbrohej ish-gjyqtarit dhe se \u00e7\u00ebshtja do duhej t\u00eb ishte shqyrtuar n\u00eb seanc\u00eb publike. Mulaj e bazon arsyetimin e saj te mos marrja n\u00eb konsiderat\u00eb e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna nga koleg\u00eb t\u00eb Mustafajt dhe student\u00eb t\u00eb tij n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat nga m\u00ebsimdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtares k\u00ebto d\u00ebshmi edhe pse t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk ishin thjesht deklarime noteriale nga personat me lidhje pasurore me subjektin dhe duhej t\u00eb ishin konsideruar nga KPA.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se mosshqyrtimi i k\u00ebtyre deklaratave noteriale n\u00eb Kolegj dhe mos\u00e7elja e debatit gjyq\u00ebsor kan\u00eb cenuar t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019u mbrojtur p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton Mulaj.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Kolegj gjeti t\u00eb drejta p\u00ebrfundimet e arritura nga KPK sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare dhe asaj t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme. Madje shumica shprehet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrfundimet e mb\u00ebrritura nga Kolegji e r\u00ebndonin situat\u00ebn e Mustafajt edhe pse k\u00ebto nuk do t\u00eb merreshin parasysh p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se nj\u00ebsoj si Komisioni kishte gjetur se babai i subjektit ishte n\u00eb munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb truall dhe nd\u00ebrtuar nj\u00eb kat t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie private n\u00eb vitin 1998. Sipas KPA mungesa e burimeve ishte n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion, nd\u00ebrsa n\u00eb Komision ajo ishte vler\u00ebsuar n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se KPK kishte qen\u00eb dor\u00ebl\u00ebshuar n\u00eb rastin e Mustafajt, pasi nd\u00ebrsa kishte rezultuar se familja ishte me bilanc negativ, nj\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrfituar prej ish-gjyqtarit nga transaksionet mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ishte konsideruar n\u00eb analiz\u00eb financiare. \u201cKy fakt rezulton t\u00eb jet\u00eb abstraguar dhe Komisioni ka vler\u00ebsuar vet\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb shum\u00ebs prej 30.000 eurosh, si pjes\u00eb e transaksionit n\u00eb drejtim t\u00eb detyrimeve tatimore, ka pranuar pretendimet e subjektit dhe k\u00ebto fonde jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2011. N\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb mosp\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb ankim, trupi gjykues n\u00eb Kolegj ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebtij viti\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj KPA i ka cil\u00ebsuar ta paprovuara t\u00eb ardhurat e pretenduara nga Mustafaj nga puna n\u00eb nj\u00eb ish univeristet. Shumica arsyeton se nuk u provua me dokumentacion ligjor ekzistenca dhe ligjshm\u00ebria e k\u00ebtyre burimeve financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Mulaj argumenton n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se d\u00ebshmit\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb Mustafajt duhej t\u00eb ishin marr\u00eb parasysh dhe po ashtu duhej t\u00eb ishte marr\u00eb parasysh fakti q\u00eb universiteti i kryente pagesat me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shumica rr\u00ebzoi pretendimet e Mustafajt p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar sipas tij \u201csipas s\u00eb drejt\u00ebs zakonore\u201d, n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebr vdekjen e t\u00eb \u00ebm\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, kjo shum\u00eb e p\u00ebrfituar nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar as n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsim, veting, dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb periodik\u00eb 2011, apo n\u00eb deklaratat e viteve n\u00eb vijim si shtes\u00eb, pak\u00ebsim apo e p\u00ebrdorur gjat\u00eb vitit p\u00ebr ndonj\u00eb shpenzim si\u00e7 pretendon subjekti n\u00eb p\u00ebrgjigjet e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb nuk shprehet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash.<\/p>\n<p>Kolegji nj\u00ebsoj rrezoi pretendimet e Mustafajt sa i p\u00ebrket hetimeve t\u00eb kryera nga Komisioni. Shumica arsyeton n\u00eb vendim se ishte detyrim i subjektit q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonte barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se KPK nuk kishte pasur detyrim t\u00eb hetonte bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e tij.<\/p>\n<p>Shumica i kujton Mustafajt n\u00eb arsyetim se trupat e vetingut nuk kishin detyrim t\u00eb provonin t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb tij dhe as burimet e tij financiare, nd\u00ebrsa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ishte vet\u00eb gjyqtari q\u00eb duhej t\u2019i kishte deklaruar ato sakt\u00ebsisht n\u00eb vite. \u201cP\u00ebr k\u00ebto arsye, pretendimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhura t\u00eb cilat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb deklarohen gjat\u00eb hetimit, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendon pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr dokumentacion, vite pasi ka pasur minimalisht nj\u00eb detyrim periodik p\u00ebr t\u2019i deklaruar dhe provuar ato t\u00eb ardhura, mbetet i pabazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Mulaj nuk i kund\u00ebrshton t\u00eb gjitha gjetjet e arritura nga KPK dhe shumica, por k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurave nga universiteti, bazuar kryesisht n\u00eb deklaratat noteriale t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb Mustafajt.<\/p>\n<p>\u201cHarmonizimi i informacionit t\u00eb k\u00ebtyre akteve me deklarimet n\u00eb deklaratat noteriale t\u00eb sip\u00ebrcituara, m\u00eb krijuan bindjen q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimet e tij lidhur me t\u00eb ardhurat nga m\u00ebsimdh\u00ebnia\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Mulaj arsyeton se hetimi p\u00ebr ish-gjyqtarin duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy kriteret e tjera. Sipas saj kjo do kishte \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pasi \u201cky subjekt dallon duksh\u00ebm nga subjekte t\u00eb tjera t\u00eb rivler\u00ebsuara deri aktualisht, p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim gjyqtarja shprehet se Mustafaj kishte p\u00ebrfunduar studimet me medalje t\u00eb art\u00eb, kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb titujsh n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe kishte botuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb librash. Mulaj shpehet po ashtu se fakti q\u00eb ndaj Mustafajt nuk kishte denoncime tregonte q\u00eb ai g\u00ebzonte reputacion t\u00eb mir\u00eb dhe se kjo ia p\u00ebrforconte bindjen \u201cq\u00eb ky subjekt rivler\u00ebsimi duhet t\u00eb vijonte t\u00eb ishte pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mulaj thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPA duhej t\u00eb ishte \u201cudh\u00ebhequr nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit\u201d dhe se duhej ta kishte konfirmuar Mustafajn n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e ish-gjyqtarit Ilir Mustafaj e gjet\u00ebn vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e tij t\u00eb drejt\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Rezarta Schuetz, Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Sokol \u00c7omon, arsyetuan se Mustafaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[111,107,442,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Ilir-Mustafaj-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ilir Mustafaj pas seances ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72049"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72051,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72049\/revisions\/72051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}