{"id":72052,"date":"2022-01-21T12:21:31","date_gmt":"2022-01-21T11:21:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndryshimi-argumenteve-te-gentian-liles-per-arsyen-e-doreheqjes-nuk-e-binden-kpa\/2022\/01\/21\/"},"modified":"2023-04-06T17:10:40","modified_gmt":"2023-04-06T15:10:40","slug":"ndryshimi-argumenteve-te-gentian-liles-per-arsyen-e-doreheqjes-nuk-e-binden-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndryshimi-argumenteve-te-gentian-liles-per-arsyen-e-doreheqjes-nuk-e-binden-kpa\/2022\/01\/21\/","title":{"rendered":"Ndryshimi argumenteve t\u00eb Gentian Liles p\u00ebr arsyen e dor\u00ebheqjes nuk e bind\u00ebn KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 23 korrik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime rr\u00ebzimin e ankimit t\u00eb ish-ndim\u00ebsit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Gjirokast\u00ebr, Gentian Lile, ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr nd\u00ebprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj tij. M\u00eb 9 dhjetor 2020, KPK vendosi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Lilen p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, si dhe t\u2019i ndaloj\u00eb em\u00ebrimin n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Lile e ankimoi vendimin e KPK duke k\u00ebrkuar ndryshimin ose rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb Komisionit. N\u00eb ankim ai ka parashtruar argumente t\u00eb ndryshme lidhur me dor\u00ebheqjen e tij nga detyra, q\u00eb jan\u00eb gjetur n\u00eb mosp\u00ebrputhje me ato t\u00eb paraqitura n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA-s\u00eb analizohet procedura e ndjekur n\u00eb Komision n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb Liles, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb s\u00eb bashku me vendimarrjen p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut dhe p\u00ebr sanksionin 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, Lile ka pretenduar se dor\u00ebheqja e tij nuk ka pasur si q\u00ebllim shmangien e vetingut dhe se ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai ka theksuar se arsyeja e dor\u00ebheqjes ka qen\u00eb mostrajtimi si subjekt rivler\u00ebsimi, pasi nuk p\u00ebrfitonte 75% t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb gjyqtarit dhe e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs themelore t\u00eb garantuar nga Kushtetuta, at\u00eb t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb trajtimit financiar.<\/p>\n<p>Lile ka shtuar se vetingu ka si q\u00ebllim t\u00eb largoj\u00eb nga sistemi ato subjekte q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb vendimmarr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb till\u00eb dhe as n\u00eb pozicion k\u00ebshillimi q\u00eb mund t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimmarrje. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur se ka qen\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i thjesht\u00eb gjykate dhe se funksioni si ndihm\u00ebs ligjor nuk mund t\u00eb ndikonte n\u00eb funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb apo n\u00eb humbjen e besimit t\u00eb publikut tek institucionet e k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Trupi gjykues v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit ka parashtruar shkaqe t\u00eb ndryshme q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje nga detyra. Konkretisht, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KLGJ-s\u00eb dhe Institucionit t\u00eb Presidentit, subjekti Gentian Lile rendit si shkak arsyet familjare, nd\u00ebrsa n\u00eb ankimin e paraqitur pran\u00eb Kolegjit, ngriti si pretendim mostrajtimin e duhur financiar gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si \u2018ndihm\u00ebs ligjor\u2019\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji \u00e7mon se nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi arsyeja e dor\u00ebheqjes nga detyra, por verifikimi i vullnetit t\u00eb tij t\u00eb pavesuar p\u00ebr t\u2019u larguar nga ushtrimi i funksionit q\u00eb e b\u00ebn subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nga verifikimi akteve ka rezultuar se dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb shqyrtuar fillimisht nga KLGJ, q\u00eb me vendim t\u00eb dat\u00ebs 21 tetor 2020 ka vendosur nd\u00ebrprjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb sh\u00ebrbimin gjyq\u00ebsor t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor t\u00eb Liles p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes. Ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Liles se nuk ka shfaqur n\u00eb asnj\u00eb moment vullnet p\u00ebr t\u2019iu shmangur apo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit dhe se sanksioni p\u00ebr ndalimin e rikthimit t\u00eb tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme \u00ebsht\u00eb penalizues, trupi gjykues mban n\u00eb konsiderat\u00eb jurispudenc\u00ebn e deritanishme t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Vullneti p\u00ebr t\u00eb mos iu shmangur procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, sipas p\u00ebrcaktimit n\u00eb dispozitat kushtetuese dhe n\u00eb ligjin nr. 84\/2016, shprehet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren KPA dhe shton se subjekti n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje i \u00ebsht\u00eb referuar pik\u00ebrisht nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku parashikohet dhe sanksioni.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, subjekti i rivler\u00ebsimit i kishte t\u00eb qarta pasojat dhe efektet juridike q\u00eb do t\u00eb sillte dor\u00ebheqja e tij nga detyra[\u2026]\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimi se ndaj tij nuk mund t\u00eb zbatohet sanksioni 15-vje\u00e7ar, pasi nuk ka qen\u00eb n\u00eb pozicion vendimmarr\u00ebs dhe as n\u00eb pozicion k\u00ebshillimi q\u00eb mund t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimmarrje. KPA thekson se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb pran\u00eb gjykatave administrative dhe ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb pran\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme do t\u00eb rivler\u00ebsohen ex officio, ashtu si gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, dhe ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga ky funksion p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, gjen vend edhe zbatimi i pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e cila p\u00ebrcakton ndalimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar si gjyqtar, prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm apo Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are\u201d, konkludon KPA dhe ka vendosur t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb ankimin e Liles duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 23 korrik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime rr\u00ebzimin e ankimit t\u00eb ish-ndim\u00ebsit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Gjirokast\u00ebr, Gentian Lile, ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr nd\u00ebprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj tij. M\u00eb 9 dhjetor 2020, KPK vendosi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72053,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[443,444,112,174],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191121_143003_211119010-5_7rWPqEn.jpg","fifu_image_alt":"Anetaret e trupes gjykuese te KPA, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, gjate nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA, me anetarin e Gjykates Kushtetuese, Besnik Muci, i cili u shkarkua nga detyra per mosjustifikim te pasurise. Muci para disa javesh u dekretua dhe u betua te Presidenti, Ilir Meta si anetar i Kushetetueses.\/r\/n\/r\/nMembers of the trial panel, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, and Member of the Constitutional Court, Besnik Muci, during a hearing of the Appeal Chamber, KPA, who dismissed the latter from duty for non-justification of his wealth. A few weeks ago Muci was decreed and sworn in by President Ilir Meta as a member of the Constitutional Court.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72052"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72052"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72052\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72054,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72052\/revisions\/72054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}