{"id":72055,"date":"2022-01-20T11:13:43","date_gmt":"2022-01-20T10:13:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-vata-nuk-i-hetoi-plotesisht-aksidentet-me-vdekje-ne-minierat-e-bulqizes\/2022\/01\/20\/"},"modified":"2023-04-06T17:10:59","modified_gmt":"2023-04-06T15:10:59","slug":"hysni-vata-nuk-i-hetoi-plotesisht-aksidentet-me-vdekje-ne-minierat-e-bulqizes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hysni-vata-nuk-i-hetoi-plotesisht-aksidentet-me-vdekje-ne-minierat-e-bulqizes\/2022\/01\/20\/","title":{"rendered":"Hysni Vata nuk i hetoi plot\u00ebsisht aksidentet me vdekje n\u00eb minierat e Bulqiz\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit, Hysni Vata ekspozon trajtimin e padrejt\u00eb nga ana e organit t\u00eb akuz\u00ebs, t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar dhe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb aksidentet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb ndodhura n\u00eb minierat e Bulqiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin Vata m\u00eb 9 shtator 2019, pasi gjeti shkelje n\u00eb dy prej kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, profesionalizmit dhe pasuris\u00eb, si dhe u konkludua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsisa. Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb zbardh nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb hetimet p\u00ebr aksidente n\u00eb pun\u00eb, sipas t\u00eb cilave faji u mbetet viktimave. Gjasht\u00eb dosje t\u00eb studiuara prej Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM tregojn\u00eb se hetimet pushoheshin pa verifikime t\u00eb plota, pa pyetur t\u00eb plagosurit dhe gjithmon\u00eb duke ia l\u00ebn\u00eb fajin viktimave.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb analiz\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA evidentohet e nj\u00ebjta situat\u00eb, ku pretendimet n\u00eb ankimin e ish-prokurorit Vata jan\u00eb \u00e7muar t\u00eb pabazuara dhe jan\u00eb rr\u00ebzuar, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb tij nga detyra.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb trajtuara n\u00eb kriterin e profesionalizmit, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb evidentuar probleme n\u00eb drejtim t\u00eb arsyetimit ligjor dhe njohurive ligjore t\u00eb subjektit, lidhen me hetimin e veprave penale t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Pa kryer hetime t\u00eb plota p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, Vata ka vendosur pushimin ose mosfillimin e procedimit penal, duke p\u00ebrcaktuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr aksidentet e ndodhura n\u00eb ambientet e pun\u00ebs n\u00eb minierat e Bulqiz\u00ebs, ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e viktimave t\u00eb aksidenteve, duke shmangur nga hetimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e mundshme subjektet minerare.<\/p>\n<p>\u201cPunonj\u00ebsit e minierave kan\u00eb rezultuar pala m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs, por edhe n\u00eb procedimet penale, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit me vet\u00ebdije, duke ditur njohurit\u00eb e kufizuara t\u00eb tyre dhe pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb ankimuar \u00e7\u00ebshtjen, nuk ka hetuar mbi ekzistenc\u00ebn e kontratave t\u00eb pun\u00ebs, kushtet e siguris\u00eb teknike dhe sh\u00ebndetit n\u00eb pun\u00eb, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, dhe ka vendosur mosfillimin e procedimit p\u00ebrkat\u00ebs penal, pa pritur ardhjen e aktit t\u00eb ekspertimit tekniko-minerar, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me misionin e organit t\u00eb akuz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn[\u2026]\u201d, konkludon KPA.<\/p>\n<p>Duke mos hetuar p\u00ebr vendosjen para p\u00ebrgj\u00ebgjesis\u00eb t\u00eb shkel\u00ebsve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ligjit, subjekti i ka bazuar konkluzionet e tij n\u00eb analiza sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe ka arritur konkluzione t\u00eb nj\u00ebjta duke faj\u00ebsuar viktimat, q\u00eb sipas KPA jan\u00eb konstatime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr penalizimin e Vat\u00ebs n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e Kolegjit, gjykimi dhe q\u00ebndrimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara prej subjektit, konsiderohet se ka rrezikuar apo c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vata nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb as konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe jan\u00eb rr\u00ebzuar pretendimet e tij p\u00ebr mosdh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur p\u00ebr figur\u00ebn; shkaqet e ngritura p\u00ebr mos ofrimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb KPK, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim n\u00eb seanc\u00eb publike n\u00eb Kolegj. Nd\u00ebrkoh\u00eb KPA e gjen t\u00eb padrejt\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Komisioni n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK dhe Kolegji vler\u00ebson se Vata nuk ka justifikuar dot burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 91.34 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i pabazuar pretendimi se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e gjith\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron, pasi vlera totale e t\u00eb ardhurave familjare n\u00eb vite \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se trefishi i vler\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se t\u00eb ardhurat neto t\u00eb familjes s\u00eb subjektit nuk jan\u00eb sa trefishi i pasuris\u00eb neto t\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij p\u00ebrfundimi, trupi gjykues vler\u00ebson se kontrolli i kriterit t\u00eb pasuris\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e thjeshtuar e raportit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave neto n\u00eb total dhe vler\u00ebs totale t\u00eb pasurive p\u00ebr periudh\u00ebn e marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kompleks q\u00eb p\u00ebrfshin vler\u00ebsimin financiar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuar me interpretimin ligjor t\u00eb rrethanave dhe fakteve q\u00eb lidhen me krijimin e pasuris\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, argumenton KPA dhe e konsideron t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se subjekti ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Informacionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK se Vata ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme prej Komisionit p\u00ebr t\u00eb konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e ish-prokurorit Vata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, subjekti e ka kund\u00ebrshtuar Komisionin dhe p\u00ebr figur\u00ebn duke pretenduar se nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb mbrohej pasi informacioni p\u00ebr figur\u00ebn nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb, se nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ansj\u00eb prov\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar barra e prov\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i pamund\u00ebsohej e drejta e mbrojtjes. Ai ka pretenduar gjithashtu se mbi baz\u00ebn e raportit t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb paragjykuar i gjith\u00eb procesi ndaj tij.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se nga verifikimi i dosjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se Komisioni i ka mund\u00ebsuar Vat\u00ebs garancit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u2019i siguruar mund\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes efektive. Trupi gjykues vler\u00ebson se nuk q\u00ebndron edhe pretendimi tjet\u00ebr se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb raportit t\u00eb figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb paragjykuar i gjith\u00eb i vetingut, pasi ka rezultuar i pajustifikuar e i pamb\u00ebshtetur n\u00eb asnj\u00eb fakt apo prove.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se KPK nuk e ka vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm raportin e DSIK-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit, Kolegji e \u00e7mon t\u00eb pabazuara shkaqet e ankimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Vata ka pretenduar se Komisioni n\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb vendimit nuk ka arsyetuar se cila \u00ebsht\u00eb ajo shkelje e cila ngrihet n\u00eb nivelin e dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra, por vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb citimin formal t\u00eb dispozit\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore dhe jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, Kolegji konstaton se Komisioni n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do analize p\u00ebr secil\u00ebn dosje penale p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelje e rregullave t\u00eb siguris\u00eb teknike n\u00eb pun\u00eb\u201d, ka arritur n\u00eb konkluzione konkrete sipas t\u00eb cilave vendimmarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Komisioni ka vler\u00ebsuar si shkaqe t\u00eb cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb deklarimet e pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr pasurin\u00eb; mosdeklarimin e shk\u00ebmbimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti; dyshime mbi integritetin e figur\u00ebs t\u00eb ngritura nga organet ligjzbatuese dhe t\u00eb konfirmuara nga informacionet me t\u00eb cilat jan\u00eb njohur an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues; mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe dyshime t\u00eb arsyeshme mbi favorizime t\u00eb personave n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e analizuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb profesionalizmit, q\u00eb jan\u00eb konsideruar prej Komisionit si shkak p\u00ebr shkarkim, jan\u00eb vler\u00ebsuar po ashtu se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti gjendet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe edhe n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, q\u00eb sjellin shkarkimin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese sjell n\u00eb v\u00ebmendje jurisupudenc\u00ebn e Kolegjit, sipas t\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb penalizim dy her\u00eb p\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje. \u201cN\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb mosnd\u00ebshkimit dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje, q\u00ebndrimi i Komisionit i cili kualifikon dy her\u00eb si shkak shkarkimi, p\u00ebr efekt t\u00eb k\u00ebtij procesi, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje, nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji \u00e7mon se deklarimet e pasakta t\u00eb subjektit p\u00ebr ish-pasurin\u00eb apartament banimit mund t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb nga Komisioni n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por nuk mund t\u00eb kualifikohen p\u00ebr shkarkimin e tij n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Kontradiktore jan\u00eb gjetur n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor edhe konkluzionet e Komisionit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Sipas KPA, konkluzioni i arritur nga KPK se dyshimet e arsyeshme mbi integritetin e figur\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb dhe kontradiktor me arsyetimin e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter se, informacionet dhe provat e DSIK jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi i cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb dyshime t\u00eb paprovuara, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e ligjit[\u2026]\u201d, argumenton Kolegji dhe vler\u00ebson se konkluzionet e renditura nga Komisioni p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb kualifikohen sipas nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016 p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupa gjykues e KPA e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtare Natasha Mulajn, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz kan\u00eb vendosur t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e Hysni Vat\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit, Hysni Vata ekspozon trajtimin e padrejt\u00eb nga ana e organit t\u00eb akuz\u00ebs, t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar dhe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb aksidentet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb ndodhura n\u00eb minierat e Bulqiz\u00ebs. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin Vata m\u00eb 9 shtator [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72056,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[445,112,149,335],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72055"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72055"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72057,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72055\/revisions\/72057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}