{"id":72058,"date":"2022-01-19T18:06:30","date_gmt":"2022-01-19T17:06:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndodh-njehere-ne-jete-mbrojtja-e-kapedanit-per-pasurine-denoncimet-dhe-videot-ne-tiktok\/2022\/01\/19\/"},"modified":"2023-04-06T17:11:12","modified_gmt":"2023-04-06T15:11:12","slug":"ndodh-njehere-ne-jete-mbrojtja-e-kapedanit-per-pasurine-denoncimet-dhe-videot-ne-tiktok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndodh-njehere-ne-jete-mbrojtja-e-kapedanit-per-pasurine-denoncimet-dhe-videot-ne-tiktok\/2022\/01\/19\/","title":{"rendered":"\u2018Ndodh nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb\u2019: Mbrojtja e Kapedanit p\u00ebr pasurin\u00eb, denoncimet dhe videot n\u00eb TikTok"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr gati dy or\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse relatimi i Komisionit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kishte t\u00eb b\u00ebnte me pes\u00eb denoncime t\u00eb reja t\u00eb depozituara pas zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 15 n\u00ebntor 2021, Kapedani iu rikthye fillimisht gjetjeve t\u00eb Komisionit p\u00ebr transaksionet e kryera nga bashk\u00ebjetuesi lidhur me blerjen e nj\u00eb kamioni dhe shitjen e k\u00ebsaj pasurie pas disa muajve n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti parashtroi q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr denoncimet si dhe vendimarjen e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ lidhur me procedimin e nisur ndaj saj p\u00ebr publikimin e disa materialeve video n\u00eb rrjetin social Tik Tok &#8211; ku gjyqtarja shfaqej duke b\u00ebr\u00eb parad\u00eb n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs n\u00ebn tingujt e k\u00ebng\u00ebs \u201cMafia\u201d t\u00eb Don Xhonit si dhe duke filmuar veten teska drejtonte makin\u00ebn.<\/p>\n<p>KLGJ miratoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn marr\u00ebveshjen q\u00eb sanksionon pezullimin e Kapedanit nga detyra p\u00ebr 6 muaj, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm pag\u00ebn minimale &#8211; vendimarrje q\u00eb u p\u00ebrdor prej subjektit n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb mos e vler\u00ebsonte p\u00ebr videot e publikuara n\u00eb Tik Tok, me pretendimin se tashm\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e gjykuar.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet p\u00ebr kamionin<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM u ndal\u00ebn gjat\u00eb me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashk\u00ebjetuesi i subjektit n\u00eb blerjen dhe shitjen e nj\u00eb kamioni. Relatorja Bekteshi sqaroi at\u00ebher\u00eb se bashk\u00ebjtuesi i Kapedanit e kishte bler\u00eb kamionin p\u00ebr 950 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe e kishte shitur disa muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 32 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb huadh\u00ebnie nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb favor t\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb kamionit L.L., n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro. Kapedani ka deklaruar se huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe si burim ka qen\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e kamionit.<\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime p\u00ebr transaksionet p\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs s\u00eb madhe mes \u00e7mimit t\u00eb blerjes me at\u00eb at\u00eb shitjes s\u00eb kamionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e tatimit n\u00eb koh\u00eb reale, KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e kamionit, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Kapedani theksoi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs se u kishte k\u00ebrkuar tatimeve informacion se kur i kishte paguar bashk\u00ebjetuesi detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga ky transaksion, prej nga kishte rezultuar se ishte kryer n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>\u201cPor kam pasur dhe kam bindjen se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk paguhet tatim. Bashk\u00ebjetuesi e ka paguar tatimin me iniciativ\u00ebn e tij, pa m\u00eb pyetur mua, duke menduar se mund t\u00eb m\u00eb d\u00ebmtonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb process,\u201d deklaroi Kapedani dhe vijoi se n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr pages\u00ebn q\u00eb do kryente bashk\u00ebjetuesi, do t\u2019i kishte k\u00ebrkuar ta b\u00ebnte m\u00eb par\u00eb, q\u00eb ta p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur q\u00ebndrimin e saj, Kapedani solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendim t\u00eb KPA-s\u00eb, ku sipas saj ishte konstatuar se p\u00ebr vlerat e dhuruara nuk paguhej tatim. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, megjith\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhura nga shitja e mjetit, tatimet kishin konfirmuar p\u00ebr bashk\u00ebjetuesin n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pergjigje me shkrim, se k\u00ebto lloj t\u00eb ardhurash jan\u00eb t\u00eb patatueshme.<\/p>\n<p>Kryesuesja Genta Tafa Bungo v\u00ebrejti se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, pasi n\u00eb rastin e vlerave t\u00eb dhuruara konsiderohet se detyrimet tatimore jan\u00eb shlyer prej dhuruesve. Por sipas subjektit, ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2008 e kishin hequr detyrimin p\u00ebr pagimin e tatimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e pasurive t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kapedani u ndal n\u00eb periudh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore. Kapedani evidentoi se n\u00eb disa vendime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KPK-s\u00eb ishte pranuar se dhe n\u00eb rastet kur detyrimet tatimore paguheshin me vones\u00eb ato konsiderohen burime t\u00eb ligjshme, pasi institucionet e tatimeve i kishin pranuar duke vendosur penalitet financiar.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb penalizohet nj\u00eb qytetar se nuk pagoi nj\u00eb tatim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar ta paguaj\u00eb,\u201d argumentoi Kapedani.<\/p>\n<p>Shitjen e kamionit n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes ajo e konsideroi si nj\u00eb rast sporadik. \u201cMund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i till\u00eb,\u201d deklaroi Kapedani dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se k\u00ebt\u00eb shprehje e kishte pohuar nj\u00eb prej v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore p\u00ebr nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Kapedanit, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishte shprehur q\u00ebndrimin e tij lidhur me tre raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura kur subjekti tjet\u00ebr i rivler\u00ebsimit kishte shitur tre makina m\u00eb lir\u00eb nga sa i kishte bler\u00eb, duke deklaruar: \u201cMund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por jo tre her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtimi i denoncimeve<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Kapedani i quajti denoncimet e kryera ndaj saj dashakeqe dhe t\u00eb pav\u00ebrteta. Ajo deklaroi se n\u00eb disa raste kishte komunikuar me denoncuesit dhe ata i kishin th\u00ebn\u00eb se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kishin kryer denoncime, duke n\u00ebnshkruar dhe deklarata noteriale, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pohoi se i ka dor\u00ebzuar si prova n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs, Pamela Qirko e pyeti Kapedanin se si kishte komunikuar me denoncuesit dhe n\u00ebse kishte ushtruar presion q\u00eb ata t\u00eb ndryshonin q\u00ebndrim. Subjekti shpjegoi se kishte komunikuar n\u00ebp\u00ebrmjet avokates s\u00eb saj dhe se personat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ishin kryer disa prej denoncimeve, nuk ishin denoncuesit e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ata u indinjuan kur e m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pasi than\u00eb se nuk kan\u00eb lidhje me k\u00ebto denoncime dhe kan\u00eb n\u00ebnshkruar deklarata noteriale q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt,\u201d pohoi subjekti dhe shtoi se p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb Komisionin, kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb th\u00ebrriteshin si d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet e KPK-s\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve, nga ka rezultuar se subjekti ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs n\u00eb prill t\u00eb vitit 2020 duke disponuar me vendim pushimi t\u00eb asaj \u00e7\u00ebshtje, Kapedani u mbrojt me aktin normativ. Sipas saj, akti normativ parashikonte se dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs mund t\u00eb zhvilloheshin gjykime n\u00ebse k\u00ebrkohej nga i pandehuri, ashtu si\u00e7 kishte ndodhur sipas saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr pretendohet se subjekti ka ndryshuar mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb vendosur nga Apeli p\u00ebr dy administrator\u00ebt e nj\u00eb shoq\u00ebrie, nga \u2018ndalim p\u00ebr udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit\u2019 n\u00eb \u2018detyrim paraqitje\u2019. Kapedani sqaroi se shoq\u00ebria e ushtronte aktivitetin dhe jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, administrator\u00ebt kishin k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqej masa e siguris\u00eb q\u00eb i ndalonte t\u00eb udh\u00ebtonin jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb e kishte rr\u00ebzuar, por pasi ata kishin dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja e kishte pranuar, duke vendosur mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018detyrim paraqitje\u201d, q\u00eb sipas saj ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb nga ajo e caktuar prej Apelit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e prokuroris\u00eb se subjekti kishte shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e ndryshimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb proceduarve jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb saj, pasi \u00e7\u00ebshtja ishte d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim dhe duhej t\u00eb trajtohej nga gjyqtari seanc\u00ebs paraprake, Kapedani u mbrojt duke pretenduar se legjislacioni ishte i paqart\u00eb p\u00ebr k\u00ebto situata dhe sipas saj, gjykata t\u00eb ndryshme kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej saj nga gjykata m\u00eb e lart\u00eb, subjekti u shpreh se nuk mund ta ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrderisa nuk kishte t\u00eb provuar nj\u00eb q\u00ebllim dhe nuk kishte sjell\u00eb pasoja p\u00ebr pal\u00ebt apo n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi dhe nj\u00eb denoncim ku ngrihen pretendime se subjekti dhe bashk\u00ebjetuesi i saj mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb korruptive n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb avokati p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs s\u00eb sekuestros s\u00eb nj\u00eb firme. Denoncuesi ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision nj\u00eb foto ku shfaqet bashk\u00ebjetuesi i Kapedanit me nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>\u201cDenoncuesi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb avokat. E kam kontaktuar dhe ai e mohon t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb foton. Kam depozituar dhe deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar prej tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt,\u201d pohoi Kapedani dhe e quajti informacionin t\u00eb rrem\u00eb. Sipas subjektit, bashk\u00ebjetuesi i ka sqaruar se fotoja \u00ebsht\u00eb realizuar dit\u00ebn q\u00eb jan\u00eb publikuar videot e saj n\u00eb Tik Tok dhe se ai kishte shkuar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje morale, ashtu si dhe koleg\u00eb t\u00eb saj, prokuror\u00eb dhe avokat\u00eb.<\/p>\n<p>Kapedani deklaroi se pasi bashk\u00ebjetuesi kishte dal\u00eb nga zyra e saj, disa avokat\u00eb e kan\u00eb takuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje morale. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se takimi ka qen\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe se nuk ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb minut\u00eb. Subjekti dha shpjegime t\u00eb zgjeruara dhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb denoncuara nga publiku pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi p\u00ebr videot e Tik Tok<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Enkeleda Kapedani e cil\u00ebsoi publikimin e videove n\u00eb rrjetin social Tik Tok si nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb gjykuar nga KLGJ. \u201cInspektori i Lart\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb nuk provoi se videot jan\u00eb publikuar prej meje. I kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, por nuk i kam publikuar. KLGJ dhe ILD kan\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar besimi i publikut,\u201d deklaroi Kapedani dhe ngriti dyshime se videot mund t\u2019i jen\u00eb marr\u00eb kur e ka \u00e7uar telefonin p\u00ebr servis.<\/p>\n<p>Ajo e quajti si sulm ndaj saj publikimin e videove dhe denoncimet. \u201cE di shum\u00eb mir\u00eb kush i b\u00ebn k\u00ebto denoncime. E gjith\u00eb kjo pasi nuk b\u00ebj kompromis dhe nuk p\u00ebrdorem nga disa gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb Elbasanit q\u00eb vendosin gjoba,\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Kapedani dhe i k\u00ebrkoi trupi gjykues dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mos bien n\u00eb grack\u00ebn e tyre. Kryesuesja Bungo i t\u00ebrhoqi disa her\u00eb v\u00ebmendjen subjektit, duke theksuar faktin se Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar zot\u00ebrojn\u00eb profesionalizmin e duhur q\u00eb t\u00eb mos ngrihen dyshime t\u00eb tilla prej saj.<\/p>\n<p>Kapedani i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb mos e vler\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn e videove, pasi sipas saj do t\u00eb c\u00ebnoheshin parimet kushtetuese t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar, si dhe do t\u00eb c\u00ebnohej besimi i publikut tek KLGJ, q\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj drejt\u00ebsi dhe shpifja e balta t\u00eb mos ndikojn\u00eb. Thjesht k\u00ebrkoj q\u00eb mos t\u00eb m\u00eb hyni n\u00eb hak,\u201d deklaroi Kapedani.<\/p>\n<p>Kryesuesja Genta Tafa Bungo evidentoi faktin se KLGJ kishte miratuar nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe e pyeti subjektin n\u00ebse k\u00ebt\u00eb vendimarrje e konsideronte si gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe se cila ishte shkelja e paprovuar.<\/p>\n<p>Kapedani k\u00ebmb\u00ebnguli se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb gjykuar dhe pohoi se shkelja e paprovuar ishte publikimi i videove. E pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Gerrit Sprenger, se kush e kishte mbyllur llogarin\u00eb e saj n\u00eb Tik Tok nj\u00eb dit\u00eb pas publikimit t\u00eb videove n\u00eb media, subjekti tha se nuk e dinte.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Qirko dhe Bungo u ndal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mandat pagese n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb depozituar si prov\u00eb nga subjekti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar servisin e telefonit. Bungo evidentoi se duhej q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ishte pajisur me kupon tatimor ose m\u00eb e pakta me mandat ark\u00ebtim, nd\u00ebrsa shtoi se blloqet me fatura mandat pagese gjenden r\u00ebndom n\u00eb pika shitje. \u201cKjo m\u00eb lind dyshime ekstra,\u201d pohoi Bungo, nd\u00ebrsa Kapedani u mbrojt se \u00e7\u00ebshtja e Tik Tok nuk ka lidhje fare me k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Bungo i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb sqaronte gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur n\u00eb parashtrime ku shprehej me fraza: \u201cMjaft m\u00eb!\u201d; \u201cStop!\u201d; \u201cBoll m\u00eb!\u201d, etj.<\/p>\n<p>Kur Kapedani tha se u drejtohej t\u00eb tret\u00ebve q\u00eb sipas saj i kishin r\u00ebn\u00eb m\u00eb qaf\u00eb k\u00ebto tre muaj, Bungo u shpreh se deri n\u00eb k\u00ebto momente e kishte marr\u00eb p\u00ebr presion.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Enkeleda Kapedani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. \u201cMendoj se e meritoj,\u201d u shpreh ajo. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 21 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr gati dy or\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj saj. Megjith\u00ebse relatimi i Komisionit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kishte t\u00eb b\u00ebnte me pes\u00eb denoncime t\u00eb reja t\u00eb depozituara pas zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72059,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkeleda-Kapedani-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Enkeleda Kapedani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72058"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72058"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72060,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72058\/revisions\/72060"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}