{"id":72061,"date":"2022-01-18T18:00:19","date_gmt":"2022-01-18T17:00:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-valbona-seknaj-deshtoi-te-rrezonte-problemet-me-pasurine\/2022\/01\/18\/"},"modified":"2023-04-06T17:11:25","modified_gmt":"2023-04-06T15:11:25","slug":"vendimi-i-kpa-valbona-seknaj-deshtoi-te-rrezonte-problemet-me-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-valbona-seknaj-deshtoi-te-rrezonte-problemet-me-pasurine\/2022\/01\/18\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Valbona Seknaj d\u00ebshtoi t\u00eb rr\u00ebzonte problemet me pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valbona Seknaj Durraj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, me konkluzionin se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive; kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme si dhe kishte kryer veprime fiktivite me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore; si edhe ka kryer nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb truall n\u00eb Velipoj\u00eb.<\/p>\n<p>Seknaj e konsideroi t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj dhe iu drejtua Kolegjit me ankim. Ajo pretentoi se vendimi i dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb hetimi administrativ t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb paracaktuar, i realizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me normat kushtetuese, ato procedurale dhe n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs materiale. N\u00eb p\u00ebrfundim, Seknaj k\u00ebrkoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kalohej n\u00eb seanc\u00eb publike dhe t\u00eb vazhdohej hetimi p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshi dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Valbona Seknaj Durraj e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ajo punoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013 u dekretua n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr, ku mbajti edhe pozicionin e kryetares. Me vendim t\u00eb KPA-s\u00eb t\u00eb 14 korrikut 2021 ajo u largua p\u00ebrfundimisht nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i KPA<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i konsideron t\u00eb pabazuara pretendimet e Seknajt p\u00ebr parregullsi procedurale gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPA e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb pasuris\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb konkluduar se Seknaj nuk ka deklaruar burimet e krijimit t\u00eb secil\u00ebs prej pasurive t\u00eb deklaruara. Gjithashtu, jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e subjektit se \u201cmosevidentimi nga ana e ILDKPKI-s\u00eb e problematikave n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasurive gjat\u00eb tri procedurave t\u00eb kontrollit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kryera prej tij nd\u00ebr vite, mund t\u00eb justifikonte deklarimin e saj jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Seknaj nuk ka arritur ta bind\u00eb Kolegjin as p\u00ebr mungesat financiare t\u00eb konstatuara nga Komisioni p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 115,3 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2004. KPK ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 -2010 ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn &#8211; 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Seknaj ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti 66 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, transaksion p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb hartuar dy kontrata shitje me \u00e7mime t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb n\u00ebnshkruara para dy noter\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej kontratave rezultonte vlera 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dhe ka paguar detyrimet tatimore, prej nga jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr evazion fiskal.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se nuk ndodhet n\u00eb situat\u00ebn e shmangies nga detyrimet tatimore, p\u00ebr sa koh\u00eb ato jan\u00eb shlyer pjes\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb reale dhe pjesa tjet\u00ebr gjat\u00eb vetingut. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb pretendim ajo ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se KPK i ka njohur si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e krijuara nga dh\u00ebnia me qira e apartamentit t\u00eb banimit n\u00eb Tiran\u00eb, megjith\u00ebse dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast tatimet jan\u00eb shlyer po gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se konkluzioni i Komisionit p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri burimesh t\u00eb ligjshme mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb rezultatin negativ financiar t\u00eb vitit 2004 dhe analiza \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb transaksionin e shitjes s\u00eb apartamentin n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb ardhurat e t\u00eb cilit jan\u00eb pretenduar prej subjektit n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr vler\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni si t\u00eb ligjshme, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb jan\u00eb paguar tatimet n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se ka qen\u00eb vet\u00eb subjekti q\u00eb ka kryer pages\u00ebn e tatimit mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2005, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb fakt si p\u00ebrforcues t\u00eb konkluzionit se kontrata n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshruar me q\u00ebllim shmangien e detyrimit tatimor.<\/p>\n<p>\u201cKy fakt hedh posht\u00eb gjithashtu edhe pretendimet e vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se vlera prej 2.000.000 lek\u00ebsh n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shitblerjes ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i noterit\u201d, vijon argumentimin KPA.<\/p>\n<p>Pretendimet p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb detyrimit tatimor gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb gjykuar pa efekt n\u00eb vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes konkrete dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7muar i drejt\u00eb konkluzioni i KPK p\u00ebr t\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara dhe pretendimet e tjera t\u00eb subjektit p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen nga Komisioni t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave nga pagat dhe dietat, si dhe ato p\u00ebr periudh\u00ebn kur do t\u00eb duhej t\u00eb shtrihej analiza financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar petendimet e Seknajt lidhur me t\u00eb ardhurat e saj nga ushtrimi aktivitetit t\u00eb avokatis\u00eb p\u00ebr vitet 1992 \u20131997, si dhe t\u00eb ardhurat e realizuara nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-2015, q\u00eb nuk jan\u00eb provuar t\u00eb gjitha me dokumentacion ligjor.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se m\u00ebnyra e p\u00ebrllogaritjes nga ana e Komisionit sipas metodologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb fitimit mbi baz\u00ebn e nj\u00eb marzhi mbi qarkullimin e kryer nuk ka cenuar nivelin e t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr sa koh\u00eb ato paraqiten n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb larta sesa ka qen\u00eb fitimi i realizuar\u201d, evidentohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pasi trupi gjykues ka rr\u00ebzuar edhe pretendimet p\u00ebr p\u00ebrllogaritje t\u00eb pasakta matematikore t\u00eb kryera nga Komisioni, ka konkluduar se Seknaj nuk arriti q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultatit p\u00ebr balanc\u00ebn negative p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, Kolegji ka konkluduar se Seknaj nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani m sip\u00ebrfaqe 46 m2 n\u00eb prill t\u00eb vitit 1997 p\u00ebr \u00e7mimin 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti nuk ka pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka sqaruar se prona \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga t\u00eb ardhurat e siguruara prej saj nga puna si avokate dhe nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>KPK ka konsideruar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat, pasi kan\u00eb rezultuar mosp\u00ebrputhje me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga organet tatimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kolegji vler\u00ebson ndryshe duke konsideruar vet\u00ebm pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime. \u201c\u2026N\u00eb kushtet kur p\u00ebr disa vite t\u00eb aktivitetit privat mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e plota zyrtare t\u00eb organit kompetent mbi fitimet neto t\u00eb personit fizik E. S., duhet pranuar pretendimi i subjektit se nuk jemi para nj\u00eb deklarimi t\u00eb rrem\u00eb\u201d, vler\u00ebsontrupi gjykues i KPA dhe shton se pamund\u00ebsia e subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat nga aktiviteti bashk\u00ebshortit b\u00ebn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Seknaj nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb n\u00eb Kolegj konkluzionin e KPK p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00eb toke-truall me sip\u00ebrfaqe 360 m\u00b2 n\u0451 fshatin Pulaj n\u00eb Velipoj\u0451, me vler\u00eb t\u00eb deklaruar prej 881 mij\u00eb lek\u0451sh n\u00eb vitin 2012, ku n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt me dy kate.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konstatuar se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb investitor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar objektin me dy kate, Kolegji vler\u00ebson se ata nuk mund t\u00eb konsiderohen persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i gabuar ky konkluzion i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Lidhur me nd\u00ebrtimin e objektit pa leje, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se leja p\u00ebr legalizim \u00ebsht\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorti i subjektit, si dhe dakord\u00ebsin\u00eb mes tyre dhe investitor\u00ebve q\u00eb me marjen e lejes, do t\u00eb hartohej kontrata p\u00ebrfundimtare ku do t\u00eb sakt\u00ebsoheshin sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtimit q\u00eb i takonin pronarit. Sipas KPA, k\u00ebto fakte konfirmojn\u00eb se subjekti dhe bashk\u00ebshorti ishin n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb q\u00eb nuk ishte nxjerr\u00eb asnj\u00eb leje nd\u00ebrtimi dhe se objekti po nd\u00ebrtohej n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdarin, Ina Ram\u00ebn dhe Natasha Mulajn, vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr shkarkimin e Seknajt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valbona Seknaj Durraj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019, me konkluzionin se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm e t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive; kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme si dhe kishte kryer veprime fiktivite me q\u00ebllim shmangien [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72062,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[432,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/valbona-durraj.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administriave Shkod\u00ebr, Valbona Seknaj Durraj gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb KPK-s\u00eb m\u00ebr 03.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72061"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72061"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72061\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72063,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72061\/revisions\/72063"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}