{"id":72067,"date":"2022-01-18T12:52:14","date_gmt":"2022-01-18T11:52:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-binas-nina-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2022\/01\/18\/"},"modified":"2023-04-06T17:11:37","modified_gmt":"2023-04-06T15:11:37","slug":"kpk-prokurori-binas-nina-ka-cenuar-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-binas-nina-ka-cenuar-besimin-e-publikut\/2022\/01\/18\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Binas Nina ka c\u00ebnuar besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 16 dhjetor 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Elbasanit, Binas Nina, pasi u konkludua se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb disa raste me veprimet e tij n\u00eb p\u00ebrfitimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve me q\u00ebllim krijimin e t\u00eb ardhurave fiktive, si dhe n\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb ka mbajtur p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK sqarohet se Nina ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por nga ana tjet\u00ebr evidentohet se\u00a0k\u00ebrkesa e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shtyrje t\u00eb afateve apo seancave kan\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb tentative p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme shkarkuese n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa problemet e identifikuara p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ashtu si ILDKPKI\u00a0\u00a0q\u00eb ka konstatuar se Nina ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb dhe se se ka munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr justifikimin e tyre, Komisioni rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb penalizimin e subjektit. Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezutuar pamund\u00ebsi totale p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhura nga kund\u00ebrshp\u00ebrblimet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka pasqyruar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara si kund\u00ebrshp\u00ebrblim nga shtetasi E.K..<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2007, shtetasi E.K. s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e tij kan\u00eb deklaruar se jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb trualli n\u00eb qytetin e Elbasanit, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb pallat 8-kat\u00ebsh, p\u00ebrbri pallatit n\u00eb t\u00eb cilin banon subjekti i rivler\u00ebsimit. Sipas deklaruesve, meq\u00ebn\u00ebse subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb banon n\u00eb katin e kat\u00ebrt t\u00eb pallatit p\u00ebrbri do ti shkaktohej d\u00ebm me nd\u00ebrtimin e objektit t\u00eb ri, jan\u00eb dakord\u00ebsuar q\u00eb Nina t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehej n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, subjekti ka deklaruar se ka marr\u00eb shum\u00ebn e sip\u00ebrcituar dhe se ka hequr dor\u00eb nga e drejta e padis\u00eb p\u00ebr pengimin e shfuqizimin e aktit administrativ t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, q\u00eb e kishte depozituar n\u00eb gjykat\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb fqinj.<\/p>\n<p>Nina ka pretenduar se e ka p\u00ebrfituar d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebr penges\u00ebn e drit\u00ebs nga nd\u00ebrtimi i ardhsh\u00ebm, por q\u00eb nuk rezuton t\u00eb jet\u00eb kryer ende pas 14 vitesh. Gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit ka hequr dor\u00eb, nd\u00ebrsa padit\u00ebsi tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur. I vetmi q\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb ardhura nga k\u00ebto veprime ka qen\u00eb prokurori Nina, nd\u00ebrsa fqinji nuk ka p\u00ebrfituar asnj\u00eb lloj shp\u00ebrblimi.<\/p>\n<p>Provat q\u00eb prokurori Nina ka dor\u00ebzuar n\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar deklarimet e tij lidhur me procesin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit, kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah se ai ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>\u201cNga shqyrtimi i fotove t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga subjekti, duket se nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs 8- kat\u00ebshe, ende dhe sot pas kalimit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 14 vjet, nuk ka p\u00ebrfunduar, madje dallohet me sy t\u00eb lir\u00eb se ky nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1 kat nga toka\u201d, konstaton Komisioni dhe vler\u00ebson se p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb veprim fiktiv, pasi mungon arsyeja apo shkaku real i d\u00ebmit t\u00eb pretenduar n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky dyshim \u00ebsht\u00eb forcuar dhe n\u00eb faktin se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e E.K. p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se E.K. nuk ka pasur legjitimitet, pasi trualli q\u00eb fillimisht ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar. N\u00eb vendim sqarohet se n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb vendimit nga gjykata, pronar i truallit nuk ka qen\u00eb E.K. apo n\u00ebna e tij, por shtetasi A.B., i cili e ka bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer investimin. Edhe leja e nd\u00ebrtimit ka dal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bler\u00ebsit t\u00eb truallit dhe jo p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit E.K. i cili ka d\u00ebmshp\u00ebrblyer Nin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Ngrihen dyshime se m\u00ebnyra e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb dhurim apo huadh\u00ebnie t\u00eb kamufluar dhe\/ose si tentativ\u00eb fiktiviteti p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb t\u00eb ardhur me burim t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb &#8211; p\u00ebrpos paqart\u00ebsis\u00eb se cilat kan\u00eb qen\u00eb parametrat e vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmit t\u00eb mundsh\u00ebm &#8211; n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mungon totalisht logjika ekonomike dhe shkaku i mir\u00ebfillt\u00eb\u201d, vler\u00ebson Komisioni q\u00eb, bazuar dhe n\u00eb faktin se Nina nuk ka paguar detyrimet tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara, nuk e ka konsideruar shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nina ka p\u00ebrfituar shp\u00ebrblim dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast. N\u00eb deklaratat e viteve 2017 dhe 2018, ai ka deklaruar t\u00eb ardhura n\u00eb masat 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 1 milion e 599 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkaktim d\u00ebmi pasuror e jo pasuror nga nj\u00eb shoq\u00ebri sigurimesh, t\u00eb p\u00ebrfituara me nj\u00eb vendim t\u00eb tetorit 2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Nina ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se nuk ka pasur d\u00ebme materiale, pasi mjeti me t\u00eb cilin udh\u00ebtonte nuk ishte i tij, por ka theksuar se ka pasur d\u00ebme sh\u00ebndet\u00ebsore pasi i \u00ebsht\u00eb thyer totalisht krahu i djatht\u00eb dhe ka pasur l\u00ebvizje t\u00eb shpatull\u00ebs, q\u00eb sipas tij \u201cka lidhje me sh\u00ebmtimin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam trajtuar n\u00eb Spitalin e Elbasanit. Familjar\u00ebt e mi kan\u00eb p\u00ebrfituar d\u00ebmshp\u00ebrblim sipas ligjit p\u00ebr d\u00ebmin moral dhe ekzistencial q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar si pasoj\u00eb e aksidentimit t\u00eb familjarit t\u00eb tyre\u201d, ka vijuar ai sqarimet lidhur me shp\u00ebrblimet nga aksidenti.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren mosp\u00ebrputhje midis p\u00ebrcaktimit t\u00eb humbjes s\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb mas\u00ebn 20 % t\u00eb preteduar nga subjekti gjat\u00eb procesit civil, me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb raportin mjeko-ligjor t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vendimin e prokuroris\u00eb p\u00ebr aksidentin n\u00eb fjal\u00eb, ku d\u00ebmtimet e Nin\u00ebs jan\u00eb klasifikuar si \u201cplagosje e leht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht bind\u00ebse, pasi ato rezultojn\u00eb kontradiktore lidhur me mas\u00ebn e d\u00ebmtimit t\u00eb vler\u00ebsuar nga ekspert\u00ebt dhe mas\u00ebn e p\u00ebrfitimit ekonomik nga subjekti, duke ngjasuar m\u00eb shum\u00eb me veprime t\u00eb cilat jan\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb favorizuese, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se d\u00ebmi i shkaktuar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Duke mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje d\u00ebmshp\u00ebrblimin e pretenduar prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh, si dhe disa transaksione t\u00eb mjeteve motorrike t\u00eb konsideruara pa logjik\u00eb ekonomike, trupi gjykues konkludon se veprimet dhe q\u00ebndrimet e Nin\u00ebs \u201cp\u00ebrkojn\u00eb me p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjeneruar dhe mund\u00ebsuar vler\u00ebsime maksimale t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb tij, edhe p\u00ebrtej \u00e7ka mund t\u2019i takonte\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto kosntatime, KPK vler\u00ebson se k\u00ebto veprime t\u00eb subjektit \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin se ai ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, jan\u00eb konsideruar edhe disa rrethana t\u00eb konstatuara n\u00eb hetimin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, Komisioni v\u00ebren se indiciet e informacioneve t\u00eb klasifikuara p\u00ebr veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe korrupsion lidhur me dy dosje, mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb konfirmuara bazuar n\u00eb dinamik\u00ebn dhe konkludimin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe veprimet hetimore e q\u00ebndrimet e subjektit &#8211; shpjegimet e t\u00eb cilit p\u00ebr k\u00ebto raste gjat\u00eb hetimit administarativ nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, disa problematika t\u00eb evidentuara n\u00eb kriterin e profesionalizmit nuk jan\u00eb gjetur shkarkuese, por jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 16 dhjetor 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Elbasanit, Binas Nina, pasi u konkludua se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb disa raste me veprimet e tij n\u00eb p\u00ebrfitimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve me q\u00ebllim krijimin e t\u00eb ardhurave [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[448,370,118,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-12-16-at-10.21.25-AM.jpeg","fifu_image_alt":"Prokurori Binas Nina pas seanc\u00ebs s\u00eb njoftimit t\u00eb shkarkimit. Foto:Edmond Hoxha\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72067"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72069,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72067\/revisions\/72069"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}