{"id":72073,"date":"2022-01-17T18:59:18","date_gmt":"2022-01-17T17:59:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-e-pajustifikuar-i-dha-fund-karrieres-se-gjyqtarit-rexhep-karaj\/2022\/01\/17\/"},"modified":"2023-04-06T17:11:57","modified_gmt":"2023-04-06T15:11:57","slug":"pasuria-e-pajustifikuar-i-dha-fund-karrieres-se-gjyqtarit-rexhep-karaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-e-pajustifikuar-i-dha-fund-karrieres-se-gjyqtarit-rexhep-karaj\/2022\/01\/17\/","title":{"rendered":"Pasuria e pajustifikuar i dha fund karrier\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Rexhep Karaj"},"content":{"rendered":"<p><!--more--><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me dat\u00eb 25 n\u00ebntor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat, Rexhep Karaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, i cili kreu procesin e vetingut p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrb\u00ebhej nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli an\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Hetimi adminstrativ i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga raportet e\u00a0 vler\u00ebsimit t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, Drejtorin\u00eb e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Karaj \u00ebsht\u00eb realizuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb nga tre kriteret e rivler\u00ebsimit \u2013 pasurin\u00eb familjare t\u00eb subjektit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rexhep Karaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi p\u00ebr dy dekada si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit. Paralelisht me procesin e vetingut, Karaj \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb nj\u00eb hetim disiplinor nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas raportit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit Rexhep Karaj nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, si dhe ka munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin financiar t\u00eb pasurive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrtej raportit t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nga ILDKPKI, Komisioni ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ, duke u bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, deklaratat periodike nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2017, deklaratat periodike t\u00eb vajz\u00ebs subjekt deklarues, provat dhe deklarimet me shkrim t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti dhe dokumentet e administruara nga institucionet publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni ka hetuar nj\u00eb num\u00ebr pasurish t\u00eb patundshme dhe automjetesh, likuiditetet bankare dhe n\u00eb para t\u00eb thata t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur, si dhe huamarrjet dhe huadh\u00ebniet e tyre gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb deklarimit 2004-2017.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb asetet e marra n\u00eb shqyrtim p\u00ebrfshihet nj\u00eb apartament banimi 76.17 m2 n\u00eb qytetin e Burrelit, nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe 208 m2 dhe 300 m2 truall, nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 38,864 m2 n\u00eb bashkin\u00eb Klos, si dhe tre automjete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu KPK ka hetuar nj\u00eb huadh\u00ebnie prej 50 mij\u00eb eurosh kundrejt nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare nga subjekti i rivler\u00ebsimit, llogari bankare rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, bashk\u00ebshortes dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vler\u00eb 4 mij\u00eb euro, si dhe deklarimet e kursimeve cash nd\u00ebr vite.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se apartamenti me sip\u00ebrfaqe 76.17 m2, me vendndodhje n\u00eb Mat, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave me vler\u00eb 524,608 lek\u00eb dhe pjes\u00eb takuese 83.3%. Sipas deklarimeve t\u00eb subjektit, pagesa e apartamentit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebste dhe Bono Privatizimi. Subjekti gjithashtu ka deklaruar se nga viti 1995 deri n\u00eb vitin 2007 \u2013 vit kur \u00ebsht\u00eb realizuar privatizimi, nuk \u00ebsh\u00eb kryer asnj\u00eb pages\u00eb kundrejt k\u00ebtij aseti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka rezuluar se n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004, subjekti ka deklaruar nj\u00eb apartament me vler\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb. Edhe pse gjat\u00eb pyejteve t\u00eb d\u00ebrguara nga KPK, gjyqtari ka pranuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb njejtin apartament, ai ka pretenduar se deklarata vjetore e vitit 2004 nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar nga ai, por nga bashk\u00ebshortja dhe nj\u00eb koleg i gjykat\u00ebs, p\u00ebr shkak se vet ishte jasht\u00eb vendit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Gjithashtu, hetimi i KPK-s\u00eb ka zbuluar se pagesa p\u00ebr apartamentin n\u00ebp\u00ebrmjet Raiffeisen Bank \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe jo n\u00eb vitin 2007.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analiza financiare ka rezultuar se n\u00eb vitin e deklarimit t\u00eb apartamentit, subjekti dhe personat e lidhur kishin mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb periudh\u00ebs. Komisioni nuk e konsideroi si problematik\u00eb p\u00ebr penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit blerjen e k\u00ebtij aseti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, Komisioni e ka gjetur t\u00eb pajustifikuar dhe t\u00eb paargumentuar dor\u00ebzimin e nj\u00eb deklarate periodike n\u00eb ILDKPKI q\u00eb nuk ishte e firmosur nga gjyqtari, si dhe t\u00eb papranueshme q\u00eb kjo deklrat\u00eb ishte firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit nga dikush tjet\u00ebr.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrve\u00e7 apartamentit n\u00eb Burrel, subjekti ka deklaruar gjithashtu pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 208 m2 dhe 300 m2 truall, t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit. Gjat\u00eb hetimit administrativ, KPK i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb paraqes\u00eb dokumentacionin e plot\u00eb lidhur me fitimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb mbi pasurin\u00eb e cituar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Subjekti ka dor\u00ebzuar n\u00eb KPK v\u00ebrtetime nga komuna dhe nga Zyra Vendore e Kadastr\u00ebs Mat, ku sipas t\u00eb cil\u00ebs ka t\u00eb regjistruar 96 m2 nd\u00ebrtes\u00eb dhe 300 m2 truall. Komisioni i kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs, p\u00ebr sa i p\u00ebrket origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij aseti. Pas shpjegimeve, dokumenteve dhe fotove t\u00eb v\u00ebna n\u00eb disponicion nga gjyqtari, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e pasuris\u00eb. Megjithat\u00eb, KPK ka n\u00ebnvizuar se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues p\u00ebr t\u00eb khyer p\u00ebrgjigje ndaj Komisionit. Edhe p\u00ebr tok\u00ebn prej 38,864 m2 n\u00eb Klos, Komisioni \u00ebsht\u00eb ankuar se subjekti nuk qen\u00eb bashk\u00ebpunues, edhe pse nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fshehje pasurie.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket huas\u00eb prej 50,000 euro dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare, Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb pasur munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vler\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e saj n\u00eb vitin 2016. Subjekti, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, ka sqaruar se q\u00ebllimi i kontrat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebnies hua t\u00eb shum\u00ebs 50,000 euro ka qen\u00eb pagesa p\u00ebr porosin\u00eb e nj\u00eb apartamenti pas dy vitesh. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb porosie duke e trajtuar si kontrat\u00eb huaje. Sipas KPK-s\u00eb ky veprim nuk ka pasoja juridike, por duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb funksionin e subjektit, ka \u00e7uar n\u00eb c\u00ebnimin e figur\u00ebs s\u00eb tij si gjyqtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrve\u00e7 probleme me pasurit\u00eb e patundshme, Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti Fiat Punto si dhe mosdeklarimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, ku kan\u00eb jetuar f\u00ebmij\u00ebt e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analiza financiare, Komisioni arriti n\u00eb konkluzionin se subjekti ka pasur nj\u00eb pamund\u00ebsi totale financiare nga fillimi i detyr\u00ebs deri n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 7,8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore dhe nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016, si dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjafteush\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cK\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb rastin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Rexhep Karaj p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, v\u00ebrtetohen shkaqet e parashikuara n\u00eb nenin D t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb parashikuara t\u00eb tilla q\u00eb t\u00ebzbatohet parimi i prezumimit n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit,\u201d p\u00ebrfundon Komisioni.<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":72074,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[135,107,118,449],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vendimi-per-gjyqtarin-Rexhep-Karaj.jpg","fifu_image_alt":"Seanca e shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr gjyqtarin, Rexhep Karaj | Foto: E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72073"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72073"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72073\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72075,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72073\/revisions\/72075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}