{"id":72082,"date":"2022-01-14T14:43:44","date_gmt":"2022-01-14T13:43:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-drini-pali-jep-sqarime-per-te-tre-kriteret-ne-kpk\/2022\/01\/14\/"},"modified":"2023-04-06T17:18:09","modified_gmt":"2023-04-06T15:18:09","slug":"prokurori-drini-pali-jep-sqarime-per-te-tre-kriteret-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-drini-pali-jep-sqarime-per-te-tre-kriteret-ne-kpk\/2022\/01\/14\/","title":{"rendered":"Prokurori Drini Pali jep sqarime p\u00ebr t\u00eb tre kriteret n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Drini Pali.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u vu n\u00eb dukje se Palit, i cili i ishte n\u00ebnshtruar hetimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret, i ishin k\u00ebrkuar sqarime sa i p\u00ebrket dy apartamenteve me vler\u00eb 6.6 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebshortja i kishte marr\u00eb si dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e saj.<\/p>\n<p>Atij po ashtu iu k\u00ebrkuan sqarime bazuar mbi kat\u00ebr denoncime dhe nj\u00eb informacion konfidencial q\u00eb KPK kishte marr\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p>Prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se dy apartamentet, p\u00ebr t\u00eb cilat mes bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj ishin n\u00ebnshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata. Ai kund\u00ebrshtoi gjetjet n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat n\u00eb hetim vinin nga kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjeve dhe ngarkesa n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja e tij, Antoneta Sevdari tha se ata besonin q\u00eb pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ishin k\u00ebrkuar sqarime nuk verifikoheshin nga vetingu, pasi ishin pasuri t\u00eb ndara t\u00eb bashk\u00ebshortes, por se subjekti kishte pranuar t\u00eb jepte sqarime p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Roland Ilia an\u00ebtar dhe Firdes Shuli relatore.<\/p>\n<p>Drini Pali p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Hetimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Firdes Shuli vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb leximit t\u00eb raportit se n\u00eb pasurit\u00eb e deklaruara nga vet\u00eb prokurori nuk ishin gjetur probleme. Sipas relatimit, prokurori kishte pasur burime dhe kishte deklaruar sakt\u00eb k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Por Shuli tha se KPK kishte gjetur probleme dhe kishte k\u00ebrkuar sqarime sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb deklaruar ve\u00e7mas nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Sipas Shulit, babai i bashk\u00ebshortes i kishte dhuruar asaj 2 apartamente q\u00eb ishin p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi mbi nj\u00eb truall n\u00eb Yzberisht, ku ishin nd\u00ebrtuar pallate. Por KPK kishte gjetur se para dhurimit, mes vjehrrit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit kishte pasur nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerjeje. Sipas k\u00ebsaj kontrate dy apartamentet i ishin shitur bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 6.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb vitin 2011 Pali rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej gati 7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 doli n\u00eb proces, pas k\u00ebsaj kontrate babai i bashk\u00ebshortes kishte ngritur padi n\u00eb gjykat\u00eb dhe kishte k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto kontrata t\u00eb anuloheshin. Gjykata kishte rr\u00ebzuar padin\u00eb, por n\u00eb arsyetim gjykata pranonte se bazuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e pal\u00ebve, kontratat n\u00eb fjal\u00eb ishin t\u00eb simuluara dhe se pal\u00ebt kishin pasur q\u00ebllim nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi dhe jo nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje. Shuli tha se ishte habitur nga vendimi i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, mes bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit dhe babai i saj ishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Pali k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb proces se ai kishte qen\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie, por tha se ajo ishte marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi. Ai vuri n\u00eb dukje se i nj\u00ebjti proces ishte b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr motrat e bashk\u00ebshortes. Ai tha se kur kishte m\u00ebsuar p\u00ebr kontrat\u00ebn e simuluar t\u00eb shitjes ishte shqet\u00ebsuar dhe kishte qen\u00eb ai q\u00eb kishte k\u00ebrkuar anulimin e saj n\u00eb gjykat\u00eb. \u201cI k\u00ebrkoj trup\u00ebs t\u00eb mbaj\u00eb parasysh q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut,\u201d tha Pali n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shtoi se ai nuk e kishte par\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte apelim t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs dhe se konsideronte q\u00eb vendimi e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kontratat e shitjes ishin t\u00eb stimulura dhe se n\u00eb fakt pasuria ishte e dhuruar.<\/p>\n<p>Problem KPK kishte gjetur edhe te nj\u00eb kontrat\u00eb porosie e vitit 2007 b\u00ebr\u00eb po ashtu nga bashk\u00ebshortja e subjektit. Sipas Shulit, ajo kishte porositur nj\u00eb apartament dhe kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parapagim prej 25 mij\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb u b\u00ebn\u00eb publike n\u00eb seanc\u00eb, kjo kontrat\u00eb ishte anuluar. Shuli vuri n\u00eb dukje se parat\u00eb ishin paguar s\u00ebrish nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe se pas anulimit t\u00eb kontrat\u00ebs nd\u00ebrtuesi ia kishte kthyer ato n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit. Kjo e fundit kishte bler\u00eb me k\u00ebto para dhe t\u00eb tjera nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Por Shuli tha se KPK kishte k\u00ebrkuar sqarime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion dhe po ashtu edhe dokumentim t\u00eb burimeve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro. Shuli tha se nga analiza financiare rezultonte se ata nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Avokatja Antoneta Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se ata kishin sjell\u00eb prova shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pasurin\u00eb e vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit. Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se ata kishin pasur t\u00eb ardhura dhe se kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Megjithat\u00eb, Sevdari vuri n\u00eb dukje se subjekti nuk e kishte p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Duke iu referuar dyshimeve t\u00eb KPK p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur, Sevdari theksoi se ata ishin sjell\u00eb si prov\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbim telefonie n\u00eb apartament q\u00eb ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve te bashk\u00ebshortes dhe theksoi se kjo tregonte q\u00eb apartamenti nuk ishte shfryt\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti.<\/p>\n<p><strong>Raporti negativ i DSIK-s\u00eb dhe denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Shuli vuri n\u00eb dukje se ndaj Palit, pas nj\u00eb raporti pozitiv kishte ardhur nj\u00eb raport i dyt\u00eb negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb raport prokurori ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Shuli tha se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte hetuar nga SPAK dhe se p\u00ebr t\u00eb kishte nj\u00eb vendim pushimi nga Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit. Sipas vendimit, vepra penale e korrupsionit nuk kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga relatimi, Pali kishte referuar si prov\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs, duke shtuar se ai nuk kishte informacione t\u00eb tjera mbi raportin e DSIK dhe nuk mund t\u00eb mbrohej. KPK nuk u shpreh n\u00eb seanc\u00eb n\u00ebse kishte arritur nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj mbi kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shuli tha se \u00e7\u00ebshtja mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte ngritur informacioni ishte hetuar m\u00eb pas n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Sipas relatimit dukej se Pali kishte favorizuar nj\u00eb t\u00eb hetuar p\u00ebr akuz\u00ebn e vrasjes me dashje, duke e zbutur akuz\u00ebn n\u00eb vrasje n\u00eb kushte t\u00eb tronditjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb psiqike. Shuli relatoi se Pali n\u00eb sqarime kishte pretenduar se akuza ishte p\u00ebrcaktuar mbi baz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb mbledhura.<\/p>\n<p>Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur asnj\u00eb favorizim. Ajo tha n\u00eb seanc\u00eb se q\u00ebndrimi i Palit p\u00ebr akuz\u00ebn ishte pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb prokurorit bazuar n\u00eb provat dhe bindjen e brendshme. Sipas saj, gjykata kishte dh\u00ebn\u00eb si d\u00ebnim at\u00eb q\u00eb ishte k\u00ebrkuar nga Pali.<\/p>\n<p>KPK kishte hetuar po ashtu edhe kat\u00ebr denoncime, n\u00eb t\u00eb cilat Pali akuzohej p\u00ebr moskryerje t\u00eb veprimeve hetimore, zvarritje t\u00eb hetimeve dhe probleme t\u00eb ngjashme. Shuli tha se disa nga problemet ishin konstatuar edhe nga hetimi, p\u00ebrfshi sipas saj zgjatjen e hetimeve pa arsyetime dhe mos kryerjen e veprimeve hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara nga gjykata.<\/p>\n<p>Shuli lexoi se n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij prokurori kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se arsyetim p\u00ebr shtyrjen kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe kishte k\u00ebmb\u00ebngulur se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb nuk ishin kryer ishin ose t\u00eb pamundura ose nuk ishin kryer nga Oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore pavar\u00ebsisht se ishin urdh\u00ebruar prej tij.<\/p>\n<p>Sevdari tha se shkeljet e gjetura nuk ishin \u201cshkelje serioze\u201d dhe k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se ato nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr vler\u00ebsim negativ.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Drini Pali k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua m\u00eb 18 janar n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb premten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Drini Pali. Gjat\u00eb seanc\u00ebs u vu n\u00eb dukje se Palit, i cili i ishte n\u00ebnshtruar hetimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret, i ishin k\u00ebrkuar sqarime sa i p\u00ebrket dy apartamenteve me vler\u00eb 6.6 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebshortja i kishte marr\u00eb si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Drini-Pali-pas-seances-111-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Drini Pali pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72082"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72084,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72082\/revisions\/72084"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}